Emri:  222747_m.jpg

Shikime: 917

Madhėsia:  13.9 KB

Ėshtė ndarė nga jeta nė Kroaci historian dhe albanologu i njohur kosovar, akademiku Zef Mirdita, nė moshėn 80 vjeēare.

Mirdita do tė mbahet mend si njė shkencėtar i rrallė, historian i devotshėm dhe njeri i madh i letrave shqipe.

Vepra e fundit e Mirditės, monografia shkencore “Dardanėt dhe Dardania nė Antikė”, u promovua mė 14 mars nė Institutin kroat tė Historisė.

Zef Mirdita u lind nė Prizren, mė 13 mars tė vitit 1936.

Nė vitin 1966, punoi si profesor nė gjimnaz, nė shkollėn e mesme tė muzikės dhe nė shkollėn e mesme tė mjekėsisė.

Nė vitin 1967 kaloi nė Prishtinė, si asistent nė Katedrėn e Historisė, Dega e Historisė Antike, kurse nė vitin 1972 doktoroi nė Fakultetin Filozofik tė Zagrebit, me temėn “Dardanci i Dardanija u antici” (Dardanėt dhe Dardania nė Antikė).

Nė vitin 1991 Mirdita u zgjodh anėtar me korrespondencė i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės.

Ka punuar si kėshilltar shkencor nė Institutin e Historisė tė Kroacisė.

Pėrveē dhjetė librave nė shqip, shqip-gjermanisht dhe nė kroatisht, ka botuar nė gjuhėn shqipe, kroate, frėnge, angleze, gjermane dhe italiane, nė revistat shkencore tė vendit dhe tė huaja, mbi 100 studime, shqyrtime dhe punime – artikuj, recensione, kritika, shėnime, polemika, etj., po ashtu pėrktheu disa libra nga kroatishtja nė shqip dhe nga shqipja nė kroatisht.

Nė vitin 2004, Presidenti Mojsiu e dekoroi pėr kontributin e dhėnė albanologjisė dhe pėr pėrfaqėsim tė denjė tė komunitetit shqiptar nė Republikėn e Kroacisė.

Mė 2005 u nderua me ēmimin e Akademisė Kroate tė Shkencave dhe Arteve, pėr librin “Vlasi u historiografiji”.

Me rastin e pėrvjetorit tė tetė tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, Presidentja e Republikės sė Kosovės, Atifete Jahjaga, e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale tė Meritave.

Shqiptarja