-
Tre mënyra të thjeshta për të eliminuar erën e pakëndshme të këpucëve
Era e pakëndshme e këpucëve është diçka vërtet e tmerrshme që bezdis këdo. Shumë faktorë mund ta shkaktojnë erën e pakëndshme të këpucëve, një ndër to është lagështira apo prania e baktereve në çdo ambient.
Për ta pasur gjithmonë nën kontroll këtë situatë, mjafton të ndjekësh tre hapa fare të thjeshtë dhe pa shpenzime:
Sodë buke – Ke dëgjuar për mbajtjen e sodës në frigorifer apo jo? Është pothuaj e njëjta gjë edhe për këpucët. Spërkati këpucët me pak sodë buke dhe lëri ashtu gjatë gjithë natës. Para se t’i veshësh në mëngjes, pastroji nga soda, shkruan “revistaclass”.
Mbeturina prej letre – Zakonisht janë materiale që përdoren për të bllokuar hapësirat e dyerve, por pse të mos i përdorësh edhe për këpucët? Një sasi letrash të bëra shuk vendosi në këpucë gjatë natës. Ato do të thithin të gjithë lagështirën dhe do ta largojnë erën e keqe të këpucëve.
Në akull – Futi këpucët në një qese të erret dhe futi në frigorifer. Temperaturat e ulëta do të vrasin të gjitha bakteret, kështu që frigoriferi është mënyra më e mirë për të larguar erën e keqe.
(el.sp/BalkanWeb)
-
-
i/e regjistruar
Për: Tre mënyra të thjeshta për të eliminuar erën e pakëndshme të këpucëve
-
-
Për: Tre mënyra të thjeshta për të eliminuar erën e pakëndshme të këpucëve
Cmendurira po lexojme,te fusesh kepucet ne frigorifer,artikull idiot i ballkan web-it.
Eshte shume e thjeshte ti heqesh eren kepuceve
Merr nje pecete fshirese buzesh lage peceten e letres me uthull dhe mbulo gryken e kepuces(aty ku futet kemba)
me peceten e lagur me uthull
dhe e len gjithe naten ashtu.Letra e lagur do bllokoje daljen e eres nga kepuca dhe era e uthulles do eleminoje
gradualisht eren e keqe te kepuces.
Ne mengjez do e gjesh letren e buzeve te thare dhe era e kepuceve eshte hequr komplet.
Nuk duhet hedhur leng uthulle direkt ne kepuce sepse kjo mund te intensifikoje me vone
rritjen e numrit te bakterieve te siperfaqja e tabanit te kepuces dhe mund te cliroje ere te keqe.
Me fjale te tjera jo kontakt direkt te uthulles me pjesen e brendshme te kepuces.(fotografija ne postin 1 eshte keshille e keqe)
Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 09-04-2016 më 13:25
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt