Si shkruanin paraardhėsit

Emri:  u3_fishta.jpg

Shikime: 1043

Madhėsia:  16.6 KB
Gjergj Fishta

Botuar mė 1917

Pėr me njoftė burimin e tagrit e t’detyrės s’shtetit, na do t’shofim ma para se n’ē’t’pėrpjekuna ase n’ē’t’kundershtisur gjindet nieri me familje, e familja me nieri; pse tuj kenė qė shteti perbahet prej familjesh, target e detyret e tija, nė perftim t’vet, janė njapernja me ato t’familjes, qi asht themeli i shoqnis s’gjytetnueme ase e shtetit. E mos t’thotė kush se kto tregime janė jashta vendit n’fletore tonė, pse gjytetnia pėrbahet prej mnyret t’pėrdorimit t’tagrit e t’kryemit t’detyrės; prandej as nieri as familja, as shtetit s’munden me kenė pernjimend t’gjytetnuem po s’njoften ma parė target e detyret e veta.

Nieri, si fenomen natyret, kuptohet dy mnyresh: ma para si bethje e veēantė – persona individuum; – s’dyti si pjesė a gjymtyrė shoqniet. Si vehtje e veēantė nieri nuk asht i nėnshtruem i pushtetit t’kerkujė tjeter vetem t’Njatij qi e ka shkaktue mi botė, t’Perendis, edhč asht i zoti i botės mare. Nieri, me pasė per t’xanė nji peshk n’det, me vra nji shpez n’mal, me pre nji landė, me rrotullue nji gur, a me gropue nji humnere n’dhe, aj-per me folė prej pikpamjet tagrore — kerkujė n’natyrė s’do t’i pergjegjet per kto punė t’veta; pse asnjigjasend n’natyre s’ka ndoj tager m’nieri, i cili, prandej, s’ka kurrnji detyrė ndaj sendeve tjera, tuj kenė qi t’gjitha gjinden tė nėnshtrueme nėn pushtet t’tij.

Por, tuj kene qi n’natyrė nuk gjindet kurgjāsend pa nji qellim , kshtu edhe nieri, masi nuk asht prej vedvedi, porse i shkaktuem, do ta ket nji qellim, ndaj t’cilit natyra e vet ta shtyjė. Veē shka se ky qellim i nierit nuk mundet me kenė permrźna rrethit t’natyrės, masi t’gjitha sendet e natyrės gjinden t’nenshtrueme pushtetit t’nierit: nuk mund t’thohet se ka kush per qellim nji gjasend, qi tash e ktu ta ket nen pushtet t’vet; edhe nieri, tuj kenė i shkaktuem, s’mund t’ket per qellim vedvedin, kshtu arsyja vetė na thotė se qellimi i nierit asht jashta rrethit t’natyrės, ase mi natyrė, e qi s’mundet me kenė tjetėr veē Zoti; pse masi fuqia e mendes e vullnetit t’nierit shtrihet e pacaktueme, kshtu per me ba me pushue e per me plotnue ket mende e vulinet t’nierit, duhet qi qellimi i tyne t’jet i pakufi e i pacak, shka s’mundet me kenė tjetėr gja veēse Zoti. Veē shka se tuj kčnė qi qellim i nierit gjindet, si thamė mi rreth tnatyrės, kshtu nieri, si asht sod me sod, s’mundet prej vedvedi me dijt pa gabim mnyren e rrugen per me u kapė te qellimi i vet te Zoti; prandej vetė Zoti masi e pat shkaktue nierin per vedi ja ka diftue mnyren e rrugen se si me mrrijtė n’qellimn t’vet. E kjo mnyrė e rrugė, qi me u kapė nieri n’qellim t’vet, nuk asht tjetėr veēse Feja. Prandej e para detyrė qi nieri, i kuptuem si vehtje e veēantė, ka n’ket jetė, asht Besimi ase Feja.

Por nieri s’do t’jetojė vetun; tjerė t’gjashem me tė, ase tjerė njerz do t’gjallojshin me tė bashkė mi tokė. Tuj kenė, tashti, qi sejcilli ksi njerzsh do t’ishte zot mi gjith boten marė, si mujte me u ba qi n’shekull e n’jete t’nierit t’mahej urdhen e rregull, masi, ku janė shum zota mi nji gjasend, aty bin kundershtirn e pshtjellim? U lyp qi t’u caktote tahri i secilit nieri mi botė. Veē shka se tuj ju caktue tagri nierit, nieri vetem me fuqi t’veta nuk mund do t’i mjaftote vedit, e prandej do t’ishte i mjerė e i pavullnuem. Per me bā, pra, qi nieri t’i vuete t’gjitha nevojėt e jetės, t’cillat atij do t’i vijshim prej caktimit t’tagrit, e kshtu me kenė i lum si e lypte natyra e tij, u desht qi nieri t’u lidhte me lidhni natyret me do njerz tjerė, me nimė t’cillve do t’mujtė me rujtė tagret e veta, edhe mas ktyne tagreve, me ja reshė vedit sendet e nevojshme per me jetue mi shekull e me u mbajtė gjithmone n’fille t’udhės s’qellimit. E shtu u perba familja njerzore, e cillia ka per qellim:

a) t’ruejtunt e tagreve t’do njerzve, qi permrena, me interese, etj.b) t’pertrimit e sendeve t’nevojshme per gjallim t’paqtė e t’amel t’ktyne njerzve. Por, tuj kenė qi nieri asht para familjes, e se familja ka kenė ndertue per nieri e jo nieri per familje, kshtu familja, pose atij qellimit themeluer t’vetvetsis morale t’veten, ka per qellim edhe shelbimin e amshueshem tė t’gjith njatyne vehtjeve t’veēanta prej t’cillash gjindet e perbame. Tash, masi e prum burimin e familjes prej gurret t’natyrės s’nierit edhč i caktuem qellimet e saja, t’shofim se n’ē’t’perpjekun, ase c’t’kundershtisun e relacjon kan ndermjet vedit nieri e familja.

Diten, qi len nieri n’dritė, aj ēpohet ase paraqitet n’familje, si pjesė a gjymtyrė i sajė; e prandej, si pjestarė familjet, nieri, diten qi t’lej, ven dy detyrė mi vedi: a) me u rregullue mas tagrit, si gjindet i caktuem n’familje; b) me zhdrivillue fuqit e veta per dobi t’veten e t’atyne njerzve me t’cillt perban familjen, pse arsyja, qi e ban nierin me jetue n’familje, asht kjo qi me pasė tagrin e suguruem edhe pasunin e nevojshme, per me jetue n’paq e me rregull e kshtu ma udobisht me u kapė n’qellim t’vet. Kshtu edhe familja do ta kuptojė nierin dy mnyresh: a) si pjestar a gjymtyrė t’vetin; b) si vehtje t’veēantė. Familja do ta kuptojė nierin si pjestar t’vetin, pse masi ky tė rregullohet mas tagrir t’sajė e t’zhdrivillojė fuqit e veta per dobi t’familjes marė familja asht e detyrueme me ja ruejt tagrin edhe me ja qitė majen e nevojshme per nji jete t’paqtė e t’kandshme. Por tuj kenė qi nieri si vehtje e veēantė, ka per qellim shelbimin e arnshueshem, kshtu familja, per nė dashtė me e kndellė e me ba t’lum nierin pernjimend, e ka me detyrė me ja dhanė t’gjitha mjetet qi me u shelbue; pse nieri, pa uzdajė t’shelbimit t’amshueshem, nuk mundet kurr me u kndellė e me u vullnue plotsisht. Prandej familja asht e detyrueme me ja msue nierit t’vet Fen, e jo veē me ja msue Fe me fjalė, por edhe ma tepėr me ba qi t’gjitha ligjet e punėt e saja t’pelqejnė me Fe n’nji mnyre, qi nierit t’i bahet ma i let shelbimi i amshueshem. Nji familje, pra, qi s’dishmon Fe para njerzve t’vet e qi nuk punon gjithmonė n’pelqim me parime t’Fes asht nji familje e keqe; pse e rren nierin tuj i thane se don me e ba t’lum. Tash, tuj kenė qi shteti asht i perbam prej familjesh rrjedhė prej vedi se shteti do t’jet ndaj familjes shka asht familja ndaj nierit; ase prandej, si familja qi s’dishmon e s’man Fe asht e keqe, kshtu edhe shteti i pafe asht i keq.

Nga libri “Pėrndritje”, Tiranė 2000
Publikuar tek gazeta Tirana Observer