Rama-mashtruesi demode…

Emri:  edi-rama-kastriot-islami.jpg

Shikime: 351

Madhësia:  30.0 KB

Nga Kastriot Islami

Pa largimin e Ramës nuk mund të ketë as reformë të drejtësisë, as dekriminalizim, as reformë zgjedhore, as zgjedhje të lira e të ndershme… kurse dialog apo marrëveshje me kryeoligarkun as që mund të mendohet… dhe as që duhet të bëhet fjalë…! Opozita që po përballon gjithçka dhe e vetme në kushtet e oligarkisë, banditizmit dhe krimit duhet të mos pranojë të kthehet në fasadë…

****

Rama provokon opozitën dhe mashtron ndërkombetarët…Rama shkroi sot një letër përmes se cilës kërkoi dje të mashtronte komisionerin Hahn dhe me të njëjtën letër synon të mashtrojë pas dy javësh edhe zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden…

****

Është po Ai mashtrues demode që është bërë kryeministër me votat ilegjitime të individëve me rekorde kriminale dhe të kusareve të aseteve publike…Pra një qeveri e një shteti antiligjor kriminal e hajdut…

****

Është po Ai mashtrues demode që realizoi kriminalizimin e maxhorancës e të PS, që “vrau” të gjithë profesorët dhe njerëzit e ndershëm, që vonoi dhe po minon procesin e dekriminalizimit…që po tenton të rikthejë të njejtët individë me rekorde kriminale duke deklaruar se ai nuk ka asnjë të tillë apo duke sjelle në mënyrë të maskuar të tjerë, si ata apo kukulla të tyre…

****

Eshte po Ai mashtrues demode qe ka kercenuar opoziten me shprehjen lapidare: “S’keni pare gje akoma!” dhe nuk le rast pa e fyer dhe ofenduar me nje gjuhe prej rrugaci opoziten ne teresi dhe kryetarin e saj ne vecanti…Pra nje dhunim i opozites ne nje shtet kriminal qe vetem shtet ligjor s’mund te konsiderohet…

****

Eshte po Ai mashtrues demode qe vetem tri dite me pare arrestoi drejtuesit e opozites me forca policore me maska ne mes te qytetit, ne mes te festes se Pashkeve, me ulurimat e borive te makinave dhe motorreve te nderhyrjes se shpejte, Ai qe la per 3 ore kryetarin e opozites te priste perballe nje policie medioker, injorante dhe klienteliste…Nje shtet policor qe ka marre peng shtetin ligjor…

****

Eshte po Ai mashtrues demode se bashku me Erjon Veliajn qe jo vetem po shkaterrojne parkun e Tiranes por po dhunojne shoqerine civile e opoziten vetem e vetem se kerkojne qe ndertimi i tyre i paligjshem se bashku me ndertuesit klienteliste te mos preke mjedisin ne parkun e vetem natyror te Tiranes…Nje shtet antiligjor qe permes antiligjit keqtrajton mjedisin dhe dhunon shoqerine civile…

****

Eshte po Ai mashtrues demode qe ka marre peng Kushtetuten dhe ka kryer grusht shteti kunder Gjykates Kushtetuese duke mos pranuar te respektoje vendimet e saj…Nje shtet antiligjor, kriminel kushtetues….

****

Eshte po Ai mashtrues demode qe pasi percolli John Kerry u takua dhe i dha mesazhe qetesimi individeve me rekorde kriminale dhe i premtoi se ata do te jene teresisht te angazhuar ne fushaten e ardhshme zgjedhore…nje shtet antiligjor i inkriminuar dhe qe kerkon te fitoje zgjedhjet permes blerjes se votave me kercenimet e individeve me rekorde kriminale, parate e kusareve te aseteve publike dhe mashtrimet e kercenimet e medias gebelsiane…

****

Dhe pas te gjitha ketyre sjelljeve Rama dje hodi nje hap tjeter mashtrimi e provokimi, thjesht per ti hedhur hi syve komisionerit Hahn por qellimi kryesor eshte per te mashtruar pas dy javesh Zevendes Presidentin amerikan, Joe Biden duke u paraqitur si gjoja i angazhuar per dialog dhe i moderuar per bashkepunim per opoziten. Genjeshter.

****

Opozita e cila po prej kohesh sakrifikon gjithcka per te mbrojtur rendin kushtetues, shtetin ligjor dhe demokracine e brishte, per te mos u kthyer ne fasade apo kukull te Rames duhet ti beje te qarte partnereve nderkombetare gjithcka ndodh ne Shqiperi pas vitit 2013…Me gjuhe te thjeshte e troc…

****

Me Edi Ramen, qe eshte bere kryeminister pasi ka ideuar e realizuar rregjimin e oligarkise, krimit dhe banditizmit, s’do te mund te kete as dekriminalizim, as zgjedhje te lira e te ndershme, as reforme reale te drejtesise…Per kete s’duhet te kete me asnje iluzion…Letra e tij eshte nje shenje e qarte e synimit te tij per ti hedhur sy europianeve dhe amerikaneve dhe vazhduar skenarin e tij demode te oligarkise me qytetaret shqiptare…Kjo nuk duhet lejuar…

****

Pa largimin e Rames, vendi nuk do te mund te qetesohet, ai do te vazhdoje te lengoje dhe zhytet ne honet e oligarkise, bandtizimit e krimit, duke i krijuar te gjithe hapsirat faktoreve te trete te penetrojne duke vene ne rrezik deri edhe stabilitetin, sigurine, sovranitetin e integritetin e vendit…

Syri