Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,377
    Postimet në Bllog
    22

    Kongres apo cirk socialist? Rama refuzon zgjedhjet për drejtuesit e Partisë!

    Referendumi, PS sqaron akuzat e Blushit: Kongresi është mbi Kodin

    “Asambleja nuk mund të dalë mbi këtë institucion madhor”

    ARTEMISA HOXHA

    Emri:  edi-rama-768x546.jpg

Shikime: 495

Madhësia:  54.8 KB

    Miratimi nga Kongresi i kërkesës së kryesocialistit Edi Rama për ta dërguar anëtarësinë në referendum më 9 prill, për të marrë aprovimin e tyre apo jo në lidhje me legjitimitetin e tij për mandatin si kryetar i PS-së, kur në një kohë është votuar dhe ka fituar si kryeministër, rihap një debat tjetër në parti në lidhje me atë çfarë parashikon statuti i miratuar më 19 mars. Data 9 prill, që sipas statutit, duhet t’iu njoftohej kongresit dhe anëtarësisë nga kreu i Asamblesë Kombëtare mbetet në pikëpyetje nëse është një datë në respektim të kushtetutës së PS-së. Janë nenet 55 dhe 56, ku sanksionohet mënyra e procedimit në rast referendumi. Por a është në përputhje me Kodin Zgjedhor data e referendumit 9 prill 2016, e cila vjen vetëm tre javë nga dita kur u organizua kongresi?

    Këtë shqetësim e ngriti edhe vetë kandidati për kreun e PS-së, Ben Blushi, i cili e quajti datën e referendumit një tjetër shkelje, duke iu referuar nenit 56, ku janë parashikuar kufizimet e ushtrimit të së drejtës së referendumit në pikat a, b dhe c. “Neni 56 i kodit të zgjedhjeve në PS thotë se referendumi nuk mund të zhvillohet dy muaj para dhe dy muaj pas Kongresit të PS. Kodi e shfuqizon zgjedhjet”, tha Blushi në emisionin “Top Story”, duke iu referuar asaj çfarë ka miratuar edhe kongresi, statutin e ri të PS-së. Por a është shkelur pika A e këtij neni të Kodit Zgjedhor në PS? Një nga juristët e Komisionit të Garancive Statutore i dha “Top Channel” këtë shpjegim: “Vendimi i Kongresit është një nga aktet më të larta në hierarkinë e normave partiake. Është Kongresi që po me vendim miraton/ndryshon statutin. Kurse Kodi i Zgjedhjeve është i miratuar me vendim nga Asambleja Kombëtare, si i tillë është një normë inferiore në hierarkinë e normave partiake. Absolutisht që prevalon vendimi i Kongresit dhe kjo nuk ka vend fare për diskutim”. Ndërkohë që neni 56 i statutit të ri të ndryshuar saktëson edhe rastet kur nuk mund të mbahet Referendum në parti. “Referendum në PSSH nuk mund të zhvillohet; dy muaj para dhe dy muaj pas Kongresit të Partisë; një muaj para fillimit të fushatës për zgjedhjet në parti, si dhe një muaj para fillimit të fushatës për zgjedhjet parlamentare dhe organet e qeverisjes vendore”, thotë neni. Ndërkohë që një tjetër shkelje e statutit ashtu siç e përcaktuan një pjesë e grupit të majtë parlamentar në mbledhjen e së hënës ishte edhe fakti se nuk ishte përcaktuar pyetja të cilën do të votonin anëtarësia e PS-së më 9 prill. Kërkesa e një pjese të grupit parlamentar ka marrë përgjigjen e kreut të Asamblesë Kombëtare të PS-së. “Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe kryetari i saj është kryeministër a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit”? Kjo është pyetja së cilës do të duhet t’i përgjigjen me ‘Po’ ose ‘Jo’. Ndërkohë që Statuti i ri përcakton në të njëjtën kohë se modalitetet kryesore për zhvillimin e referendumit përcaktohen në Kodin e Zgjedhjeve në PS. “Asambleja Kombëtare miraton një rregullore të veçantë për procedurat e ushtrimit të së drejtës së referendumeve të brendshme dhe formave të tjera të konsultimeve dhe pjesëmarrjes në vendimmarrjen e partisë, duke përfshirë ato që ndodhin nëpërmjet sistemit online të informacionit. Referendumi zhvillohet me vendim të Kongresit të partisë, me iniciativë të Asamblesë Kombëtare dhe me kërkesën e 20% të anëtarësisë së partisë. Referendumi njoftohet nga kryetari i Asamblesë Kombëtare, pas konsultimit në favor të legjitimitetit të garancisë nga Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës. Organizimi dhe mbikëqyrja e referendumit kryhet nga strukturat zgjedhore të partisë”, thuhet në statutin e partisë.


    Neni 55

    Referendum në PSSH nuk mund të zhvillohet

    Dy muaj para dhe dy muaj pas Kongresit të Partisë.
    Një muaj para fillimit të fushatës për zgjedhjet në parti.
    Një muaj para fillimit të fushatës për zgjedhjet parlamentare dhe organet e qeverisjes vendore.

    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,377
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kongres apo cirk socialist? Rama refuzon zgjedhjet për drejtuesit e Partisë

    BIRN: Lideri socialist i Shqipërisë po “gërryen demokracinë e partisë”

    Emri:  edi-rama-533x400.jpg

Shikime: 160

Madhësia:  26.1 KB

    Kryeministri dhe lideri socialist Edi Rama po nxit dobësimin e parimit “një anëtar, një votë”, që më parë ai e konsideroi si mënyrën e duhur të përmirësimit të demokracisë së brendshme të partisë.

    Nga Fationa Mejdini – BIRN

    Rama, që ka drejtuar Partinë Socialiste që nga viti 2005, ka shprehur qëllimin e heqjes së pjesshme të parimit “një anëtar, një votë” për zyrtarët e partisë.

    Dikur i konsideruar si njeriu që do të kthente demokracinë e brendshme në parti, Rama organizoi zgjedhjet “një anëtar, një votë” për kryetar të një partie politike në Shqipëri në vitin 2007 – të cilat i fitoi vetë, duke marrë 97 për qind të votave ndaj rivalit Shkëlqim Meta.

    Ai e përsëriti procesin në vitin 2009 dhe mundi kundërshtarin Maqo Lakrori dhe fitoi 93 për qind të votave të anëtarëve.

    Por të dielën, përpara kongresit elektoral të partisë në 19 mars, Fatmir Xhafaj, kryetar i komisionit për reformën statusore të partisë i tha gazetarëve se sistemi do të ndryshonte.

    Ai tha se sistemi “një anëtar, një votë” do të përdorej në të ardhmen kur një kryeministër, që është gjithashtu lider partiak do të humbiste zgjedhjet e përgjithshme.

    “Në thelb, lideri i Partisë Socialiste do të zgjidhet sipas këtij parimi… por ne kemi bërë një dallim në rastet kur partia është në pushtet apo në opozitë,” tha Xhafaj.

    Në situata të tjera, zyrtarët e partisë do të zgjidhen nga kongresi, jo nga anëtarësia e plotë.

    Mbetet ende e panjohur nëse ndryshimet do të hyjnë në fuqi për kongresin e Partisë Socialiste të këtij muaji apo në tjetrin.

    Shumica e deputetëve socialistë duket se janë dakord me planin e Ramës.

    Xhafaj, që është gjithashtu deputet socialist veteran, argumentoi se ndryshimet do të ndihmojnë partinë t’i shërbejë më mirë interesit publik.

    “Ne po i bëjmë këto ndryshime për të pasur një parti dinamike… Ky statut i ri është një reflektim mbi eksperiencat e të shkuarës, të mirave si dhe gabimeve që kemi bërë në të shkuarën,” tha ai.

    Por Marko Bello, ish-deputet socialist dhe një kritik i stilit të drejtimit të partisë nga ana e Ramës, pretendoi se lideri socialist ka standarde të dyfishta.

    “Ai sillet si një reformator në opozitë dhe si një diktator kur ka pushtetin,” tha për BIRN Bello.

    Ai gjithashtu akuzoi Ramën se po përpiqet t’i kthejë socialistët në “parti të një njeriu”.

    Luljeta Progni, një redaktore televizive dhe autore e librit “Trashëgimtarët” një libër rreth historisë së Partisë Socialiste, i tha BIRN se Rama është tërhequr nga premtimi për të demokratizuar partinë.

    “Me kalimin e viteve Rama po bëhet më shumë një kopje e Berishës, duke e drejtuar partinë me të njëjtin autoritarizëm,” tha Progni.

    “Mbështetësit e tij nuk mund ta mbrojnë më, të gjithë argumentet të çojnë te fakti se ai do të mbledhë çdo pushtet të partisë në duart e tij,” shtoi ajo.

    BIRN

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,377
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kongres apo cirk socialist? Rama refuzon zgjedhjet për drejtuesit e Partisë

    Edhe Ruçi pa mandat në PS, Kongresi “harron” ta votojë

    Emri:  Deputeti-i-PS-Gramoz-Ruci-Kryeminitri-Edi-Rama-768x579.jpg

Shikime: 226

Madhësia:  39.2 KB

    PS: Do ta diskutojmë në mbledhjen e radhës të Asamblesë së re

    Një prej organeve vendimmarrëse më të rëndësishme në Partinë Socialiste, siç është Asambleja Kombëtare, edhe pse rifreskoi 174 anëtarët e saj, vijon të mbetet ende me kryetarin e vjetër, Gramoz Ruçin, mandati i të cilit, sipas statutit, ka qenë 4-vjeçar. Kështu, numri 2 i partisë më të madhe, e cila deri më tani i ka dhënë një zgjidhje debatit për mandatin e kryetarit, duke e hedhur në votim legjitimitetin e tij në rast se partia ka fituar zgjedhjet e përgjithshme, pritet që të ketë në fokus edhe zgjedhje të tjera brenda saj. Duke filluar që nga kreu i Asamblesë Kombëtare, i cili njëherësh është edhe sekretari i përgjithshëm i partisë, PS pritet të rifreskojë edhe Kryesinë e saj si dhe sekretariatet e partisë, pasi të gjithë anëtarët e këtyre strukturave janë pa mandat. Por teksa kjo çështje është anashkaluar në PS, duke u fokusuar më së shumti te mandati i kryetarit të partisë dhe ndryshimet që janë bërë në statutin e partisë, burime pranë së majtës bëjnë me dije se në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë Kombëtare, tashmë e rifreskuar, do të ngrihen si çështje pikërisht zgjedhjet për kreun e ri të saj, që njëherësh është dhe sekretari i përgjithshëm i partisë apo dhe strukturave të tjera.

    Por çfarë parashikon statuti i partisë për kreun e Asamblesë Kombëtare dhe sekretarin e përgjithshëm?

    ‘Kushtetuta’ e PS-së parashikon në nenin 47 të saj gjithë procedurat për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të partisë, por edhe kreut të Asamblesë Kombëtare, të cilët saktësohet se kanë një mandat 4- vjeçar, si dhe kush e zgjedh. Kështu pika 5 e nenit 40 që përcakton kompetencat e Kongresit të partisë është dhe ajo e zgjedhjes së Sekretarit të Përgjithshëm, pikë e cila mesa duket u anashkalua nga Kongresi i mbajtur më 19 mars. Ndërkohë që në statutin e vjetër të partisë, zgjedhja e kreut të AK-së nuk ka qenë kompetencë e Kongresit, por e vetë Asamblesë. Në nenin 27, statuti parashikonte që “AK me propozim të kryetarit të partisë zgjedh kryetarin e saj”. Lidhur me këtë ndryshim, nuk dihet se kujt do t’i referohet e majta për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të saj, pasi mbledhja e kongresit është ezauruar. “Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste zgjidhet nga Kongresi Zgjedhor i partisë dhe është përgjegjës për drejtimin dhe funksionimin organizativ të partisë. Sekretari i Përgjithshëm ka këto detyra kryesore: Drejton mbledhjet e AK; Drejton Sekretariatin Ekzekutiv; Në mungesë dhe me porosi të Kryetarit të partisë drejton mbledhjet e Kryesisë së partisë; Ndjek dhe përgjigjet për zbatimin e Statutit, vendimeve të miratuara nga Kongresi dhe rregulloreve e udhëzimeve të forumeve drejtuese të partisë apo dhe i propozon Asamblesë Kombëtare për shqyrtim e miratim dokumentet për projekt-statutet, projekt-aktet e ndryshme pjesë të Librit të Rregullave të partisë”, thuhet në statutin e PS, teksa një kompetencë tjetër e rëndësishme është dhe kryerja e funksioneve të kryetarit të partisë për periudhën kur vendi i tij mbetet vakant.

    Vendimet

    Asambleja e re do të jetë njëherësh edhe struktura që do të zgjedhë Kryesinë e re të PS-së, por edhe librin e rregullave brenda partisë, për të cilin ka punuar një grup i posaçëm pune, i ngritur me vendimin e Asamblesë të mbledhur në korrik të vitit të kaluar. “Zgjedh Kryesinë, Sekretariatin Ekzekutiv, Komisionin e Zgjedhjeve, Kryefinancierin si dhe Këshillin e Mbikëqyrjes Financiare. Procedurat e votimit të forumeve drejtuese që zgjedh Asambleja Kombëtare përcaktohen me vendim të veçantë të saj”, thuhet në nenin 44 të statutit. Në të njëjtën kohë, Asambleja e re do të zgjedhë edhe tre zëvëndëskryetarët dhe sekretarin e saj. Të drejtën e propozimit e ka Kryetari i partisë si edhe 5% e anëtarëve”, thuhet në statutin e partisë në lidhje me Asamblenë.



    Neni 47

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste zgjidhet nga Kongresi Zgjedhor i partisë dhe është përgjegjës për drejtimin dhe funksionimin organizativ të partisë.
    Sekretari i Përgjithshëm ka këto detyra kryesore:
    Drejton mbledhjet e AK.
    Drejton Sekretariatin Ekzekutiv.
    Në mungesë dhe me porosi të Kryetarit të partisë, drejton mbledhjet e Kryesisë së partisë.
    ç. Ndjek dhe përgjigjet për zbatimin e Statutit, vendimeve të miratuara nga Kongresi dhe rregulloreve e udhëzimeve të forumeve drejtuese të partisë.

    I propozon Asamblesë Kombëtare për shqyrtim e miratim dokumentet për projekt-statutet, projekt-aktet e ndryshme pjesë të Librit të Rregullave të partisë.
    Ndihmon dhe kontrollon organet drejtuese të strukturave vendore të partisë për zbatimin e vendimeve të organeve qendrore të partisë si dhe miraton programet e trajnimeve dhe aftësimin e të zgjedhurve në to.
    Parashtron kërkesën për pezullimin e vendimeve të Asamblesë Socialiste të bashkisë, kur ato bien ndesh me Statutin dhe Programin e partisë.
    ë. Propozon organigramën dhe strukturën e aparatit politik dhe administrativ të Asamblesë Kombëtare, të institucioneve të tjera qendrore të partisë dhe të Asambleve Socialiste të bashkive.

    Kryen funksionet e Kryetarit të partisë për periudhën kur vendi i tij mbetet vakant.
    Kandidatët për Sekretar të Përgjithshëm të partisë duhet të kenë të paktën një mandat si anëtar të Asamblesë Kombëtare ose të jenë mbi 10 vjet anëtar të partisë.

    Shqip

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,377
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kongres apo cirk socialist? Rama refuzon zgjedhjet për drejtuesit e Partisë

    Kongresi i PS me regji qëndrore, Blushi zhduket nga kamerat

    Kongresi i Partisë Socialiste ka nisur që prej orës 10:00 të ditës së sotme dhe po vazhdon ende me fjalime të deputetëve. Kongresi u hap nga Erion Veliaj dhe pas disa përshëndetjeve nga personalitete të huaja, fjalën e mori kryetari Edi Rama.

    Por, siç ndodh në të gjitha eventet e qeverisë, pra me regji qëndrore, edhe Kongresi i sotëm i PS është i mbuluar me regji qëndrore. Pra, të gjitha pamjet janë të kontrolluara. Këtë herë, përgjegjësit janë kujdesur më shumë që të mbajnë të mënjanuar Ben Blushin.

    Deri në punimet e deritanishme të Kongresit, deputeti Ben Blushi nuk është fokusuar për asnjë moment nga kamerat, duke e lënë në hije deputetin i cili prej kohësh kritikon Edi Ramën dhe i ka hapur garë për kryetar të PS.

    Syri

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,377
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kongres apo cirk socialist? Rama refuzon zgjedhjet për drejtuesit e Partisë

    Socialistët dhe kongresi i PS, Shpëtim Gjika ka një mesazh për Koço Kokëdhimën

    Emri:  shpetim-gjika-koco-kokedhima.jpg

Shikime: 176

Madhësia:  30.8 KB

    Ish-kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka dënuar gjuhën me të cilën Koço Kokëdhima ka folur publikisht për degën e PS-së së Vlorës. Ai thotë se partia dhe anëtarësimet nuk janë çështje dokumentesh, por aktesh reale angazhimi.

    Në këtë mori këshillash, Gjika ka dhe një akuzë për deputetin, duke i kujtuar faturat e kripura që duhet të paguante PS për reklamat në kompanitë e Kokëdhimës.

    Ja shënimi i plotë i Gjikës:

    E po kur ka gojë e flet ky për PS-në e Vlorës?!

    Nuk kanë qenë në letra anëtarët or ti mik, jo!

    Kanë qenë në ballë të fushatave, të cilat, këta anëtarë, së bashku me militantët, simpatizantët dhe shumicën e qytetarëve të Vlorës, i kanë fituar bindshëm!

    Me këtë PS të Vlorës u bëre deputet or ti mik!

    Po me këtë PS të Vlorës fitove dhe zgjedhjet vendore të 2015 or ti mik!

    Nuk është anëtarësi dhe Parti në letër, por reale dhe fituese or ti mik!

    Mbaje gojën dhe mati mirë llafet kur të flasësh për PS e Vlorës or ti mik!

    Një problem kishim ne anëtarësia e PS-së së Vlorës në kohë fushatash!

    Nuk ta ulëm që nuk ta ulëm dot çmimin që na vije për të paguar sloganet e Partisë Socialiste në billboard-et e kompanisë tënde, or ti mik!!


    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 31-03-2016 më 01:25

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,377
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kongres apo cirk socialist? Rama refuzon zgjedhjet për drejtuesit e Partisë

    Kongresi në ovacione për Blushin!… Deputeti socialist: Zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje, Edi Rama të vijë në garë

    Emri:  ben-blushi111.jpg

Shikime: 208

Madhësia:  20.7 KB

    Deputeti kritik Ben Blushi e ka marrë fjalën e tij në kongresin e Partisë Socialiste. Në nisje të fjalës së tij, Blushi u prit me duartrokitje.

    “Sot kam ardhur këtu si i barabartë në mes të barabartëve. Ajo që duhet të them sot është se jemi pronar të një prone të përbashkët dhe kjo quhet PS. Por PS ka shqisat e saj, barazia është e saj, bashkim është muskuli i saj, drejtësia është dora e saj, liria është shpirti i saj. Ne socialistët kemi vetëm një detyrë, ti mbajmë këto shqisa në harmoni”.

    “Në këtë parti si çdo parti, ka një shumicë ka dhe një pakicë. Ka një shumicë absolute që kërkon parti të përbashkët për të gjithë, ka dhe një pakicë që kërkon parti për vete. Kam ardhur sot të flas në emër të kësaj shumice që mund të jetë e heshtur, por ekziston. Është duke pritur aty të çlirohet. Është një zemër e zënë ngrohtë në grusht.

    Të gjithë bashkë, duhet të kemi një gjë të përbashkët, kjo është e vërteta. A jemi të barabartë në këtë parti? A po respektojmë rregullat që kemi vendosur bashkarisht? A po i japim dikujt më shumë fuqi? A ka shkelje në jetën e PS? A ka pasur shkelje gjithë këto vite?

    A mund të fajësohet dikush se po flet në emër të kësaj të vërtetë? Për fat të keq unë mendoj se po ndodh. E vërtetat po mbytet në PS. Një pakicë po kthehet shumicë pa votim në këtë parti.

    “Sot do të ju them disa të vërteta”, u shpreh Blushi.

    Nuk ka zgjedhje prej 3 vitesh.

    Rama i vetmi kryetar në Europë ka mandat 7-vjeçar.

    Që referedumet nuk bëhen për persona por vetëm për çështje.

    Që asnjë ndryshim statutor nuk do ketë fuqi prapavepruese.

    Që në PS janë futur pa votim njerëz me precedentë penalë.

    Që borxhi është rritur.

    Që taksat për të pasurit nuk janë rritur.

    Që ekonomia nuk është rritur siç prisnim.

    Që arsimi i mesëm nuk është i detyrueshëm siç duhet të ishte.

    Që shëndetësia falas nuk është bërë.

    Që kemi naftën më shtrenjtë se çdo vend.

    Që ndërtimet janë bllokuar për arsye që nuk janë arsye.

    Që nuk kemi hapur dot 300 mijë vende pune.

    Që emigracioni është shtuar.

    Që unë nuk jam Saliu, por po qeverisim si Saliu pa Saliun.

    Të gjitha kanë ndodhur në 3 vjet.

    Ne nuk jemi vetëm, ky nuk është opinion, është fakt.

    Zgjedhje po pengohen, ky është fakt.

    Nëse doni të provojmë kush është shumica dhe pakica, ka një rrugë, të shkojmë në zgjedhje.

    Asgjë më shumë dhe asgjë më pak se sa zgjedhje.

    T’i heqësh të drejtën e votës një partie është njësoj si t’i heqësh zemrën. Çfarë ka këtu për t’u mos u kuptuar, për t’u ndarë?

    Asgjë nuk ka kur nuk bën zgjedhje. Prandaj unë ju ftoj për zgjedhje.

    I gatshëm të njoh çdo zgjidhje që buron nga zgjedhjet. E ftoj Edi Ramën në zgjedhje sepse do ishte në nderin e ne të dyve dhe në dinjitetin e PS.

    Shqipëria ka dhe do të ketë të drejtë me apo pa ne, sepse Shqipëria është më shumë se partia. Ju ftoj dhe njëherë në zgjedhje. Faliminderit!

    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 31-03-2016 më 01:25

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,377
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kongres apo cirk socialist? Rama refuzon zgjedhjet për drejtuesit e Partisë

    FOTO/ “Dikur baballarët tanë tani ne”. Kushëriri i Lenka Çukos dhe djali i Sul Bushatit, gëzojnë sëbashku në Kongresin e PS-së

    Emri:  viktor-davidi.jpg

Shikime: 187

Madhësia:  33.6 KB

    Quhet Viktor Davidhi, dhe është anëtari më i ri i Asamblesë Kombëtarë të Partisë Socialiste, por nuk është ky lajmi. Lajmi real është se ai është kushëriri i Lenka Çukos, ish zyrtares së lartë të Partisë së Punës së Shqipërisë. Davidhi duket se është tejet krenar për trashëgiminë e tij komuniste dhe një postim të fundit që ka bërë gjatë zhvillimit të Kongresit të PS-së në Tiranë ka postuar një foto në shoqërinë e deputeti socialist Bujar Çela dhe atë të Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

    Nuk është e qartë nëse zoti Çela ka ndonjë trashëgimi komuniste, por është e pamohueshme është ajo e Ditmi Bushtatit, djalit të Sul Bushatit ish sekretarit të parë të PPSH-së në Shkodrë. Dhe kushërir i Lenka Çukos vetëdijshëm për këtë trashëgimi të tijën dhe të Bushatit ka postuar një foto sëbashkë me të ku shkruan me krenari të turpshme “Miqesia dhe idealet trasmetohen ne breza , dikur baballaret tane tani ne”.

    E përkthyer ndryshe, ky postim tregon edhe atë që rëndom thuhet në zhargonin politik por nuk merret si e mirëqenë se janë pikërisht “bijtë e etërve të tyre komunistë” që e kanë marrë sërish Shqipërinë në dorë dhe po e qeverisin ashtu siç e shohim. E nëse për qytetarët shqiptarë kjo tashmë është e qartë, tashmë edhe bastioni i fundit “i demokracisë” në Shqipëri, Partia Socialiste e themeluar nga Fatos Nano, është që prej ditës së shtunë në dorën e bijve të etërve që e patën partinë dhe Shqipërinë deri në 1991-ish, dhe rezultatet katastrofike tashëm dihen.

    Sot PS zyrtarisht nuk është më parti e “socialistëve të progresistëve” por partia e “e nipit të Spiro Kolekës, e djalit të Sul Bushatit dhe e kushëririt të Lenka Çukos” dhe ata e thonë edhe vetë në statusin e tyre “Dikur baballarët tani ne”.


    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 31-03-2016 më 01:26

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,377
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kongres apo cirk socialist? Rama refuzon zgjedhjet për drejtuesit e Partisë

    Karikatura/ Provokimi i Kapexhiut. Taulant Balla dhe socialistë të tjerë, tani e tutje “lëpijnë” Edi Ramën

    Karikaturisti i njohur, Bujar Kapexhiu mjaft i njohur për mënyrë e përshkrimit të realitetit politik shqiptar, për evidentimin e prapaskenave dhe gdhendjen artisitike të personazheve.

    Në punimimin e rradhës, Kapexhiu është fokusuar tek Kongresi i socialistëve dhe tek ajo që prodhoi në fund të saj kyt aktiv i PS-së, një parti nën “udhëheqjen e padiskutueshme” të Edi Ramës. Por në të gjithë mizanskenën e servilizmit që u pa në këtë kongres të PS-së, Kapexhiu ka sjellë në qendër të karikaturës së tij, deputetin e Librazhdit Taulant Balla.

    Bashkë edhe me dy socialist të tjerë të papërcaktuar qartë, Kapexhiu i paraqet 2 socialistët plus Taulant Ballën duke lëpëri një lëpirse mavi me imazhijn e Edi Ramës.

    Pa dashur të themi më shumë rreth kësaj karikature, po e lëmë në dorën të tuaj të mendoni pak se kush është qëllimi real i kësaj karikature të Kapexhiut, e cila mund të quhet padiskutim një nga më pikantet që ai ka bërë kohët e fundit.

    Karikatura e Bujar Kapexhiut për Kongresin e PS-së…

    Emri:  karikatura.jpg

Shikime: 226

Madhësia:  61.3 KB

    Syri
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 31-03-2016 më 01:26

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,377
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kongres apo cirk socialist? Rama refuzon zgjedhjet për drejtuesit e Partisë!

    Kongresi i PS zgjedh 174 anëtarët e Asamblesë, në listë edhe Koço Kokëdhima

    Emri:  klosi-1.jpg

Shikime: 175

Madhësia:  21.5 KB

    Rreth 1500 delegatë të Kongresi të Partisë Socialiste nga të gjitha qarqet e vendit, votuan për përfaqësuesit e çdo qarku për anëtarë asambleje në Partinë Socialiste, mbi kritere të përcaktuara nga Asambleja Kombëtare e mbledhur në prag të Kongresit te partisë. Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, sekretari organizativ në PS, Blendi Klosi u shpreh se duke u përmbajtur në kriteret e vendosura më parë, të cilat kishin të bënin me Integriteti moral dhe ligjor i figurës së kandidaturave që propozohen, vota e delegatëve konfirmoi 174 anëtarë asambleje.

    “Prej këtij numri, 50 % anëtare janë shoqe. Kjo tregon edhe njëherë përmbushjen e premtimit tonë për barazi gjinore edhe në forumet më të larta të Partisë Socialiste.

    Punë të mbarë të gjithë anëtareve të Asamblesë Kombëtare! Procesi i votimit të anëtareve të Asamblesë, ishte vijimi i një numri të madh të proceseve zgjedhore në të gjitha organizatat socialiste. Mijëra procese zgjedhore në të gjithë vendin të anëtarësisë socialiste, përmes transparencës e garës së hapur flasin jo vetëm për transformimin rrënjësor dhe të thellë të kësaj force politike, por konfirmojnë gjithashtu se Partia Socialiste është dhe do të mbetet, forca politike më demokratike në vend”, tha Klosi.

    Në listën e anëtarëve të lexuar nga Blendi Klosi binte në sy edhe emri i Koço Kokëdhimës, i cili si deputet, e fiton automatikisht të drejtën për të qenë anëtar i asamblesë. Në përgjigje të interesit të mediave lidhur me këtë gjë, Klosi shpjegoi se për rastin e Kokëdhimës ka vendosur komisioni i garancive statusore, i cili sipas tij i jep të drejtë çdo anëtari që është automatikisht anëtar i Asamblesë për t’u zgjedhur nga kongresi nëse e kërkon këtë gjë.

    Shqip

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,377
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kongres apo cirk socialist? Rama refuzon zgjedhjet për drejtuesit e Partisë

    “Prej këtij numri, 50 % anëtare janë shoqe. Kjo tregon edhe njëherë përmbushjen e premtimit tonë për barazi gjinore edhe në forumet më të larta të Partisë Socialiste.
    O shoku proletar,

    Po edhe 25 vjet pas renies se komunizmit, akoma njerezve si ne kohen e Dulles iu drejtohesh? Shok e shoqe? Zonja e zonjusha nuk ka ne PS? Gra e vajza nuk ka? Vetem "shok" e "shoqe" kane mbetur?

    Bageti e bujqesi keni per te ngelur, nuk keni per tu bere ndonjehere njerez!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 31-03-2016 më 10:37

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •