Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    SHBA rrisin praninë ushtarake në Europën lindore, Pentagoni: Kontrast agresionit rus

    Shtetet e Bashkuara do të intensifikojnë praninë e trupave të tyre në rajonin e Europës lindore, për t’iu përgjigjur “agresivitetit të Rusisë”, kanë deklaruar burime ushtarake

    Duke filluar nga viti i ardhshëm, tre brigada luftarake amerikane të armatosura do të vendosen në vendet e rajonit.

    Korrespondenti diplomatik i BBC thotë se, kjo nismë do të jetë përforcimi më domethënës amerikan i NATO-s që nga rritja e tensioneve për shkak të veprimeve të Rusisë në Ukrainë.

    Muajin e kaluar, Pentagoni njoftoi planet e tij për të katërfishuar buxhetin për mbrojtjen europiane në vitin 2017. Prania e shtuar e trupave do të rrisë kapacitetet e Shteteve të Bashkuara për të kryer stërvitje ushtarake në rajon.

    “Plani tregon qasjen tonë të fortë dhe të balancuar për të siguruar aleatët e NATO-s dhe partnerët përballë rritjes së agresionit rus në lindje të Europës dhe kudo tjetër”, deklaroi gjenerali Philip Breedlove, komandant i trupave amerikane në Europë.

    Ai nënvizoi se, “aleatët dhe partnerët tanë do të kenë më shumë kapacitete”. “Ata do të shohin në vendet e tyre një prani në rritje të brigadave të armatosura me pajisjet më moderne”, tha Breedlove.

    Sipas oficerit të lartë të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, çdo brigatë do të patrullojë rajonin për 9 muaj, para se të zëvendësohet. Një brigadë përmban rreth 4.500 ushtarë, të cilët do të jenë të pajisur me automjete ushtarake dhe pajisje të tjera.

    “Do të ketë divizione në gjendje për të luftuar nëse diçka ndodh”, ka deklaruar ndërkohë nënsekretari i Mbrojtjes, Robert Work për “Wall Street Journal”.

    / Top Channel



    << po vjen anash lufta e 3 boterore >>
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: SHBA rrisin praninë ushtarake në Europën lindore, Pentagoni: Kontrast agresionit rus

    I nderuar nuk do te kete L3B sepse Rusia tashme eshte zbrapsur. Si e kercenuan me sanksione menjehere nuk guxoi te hynte me thelle ne Ukraine ndersa te sulmohet nje anetar i NATO-s eshte rrezikshmeri e madhe qe madje as Putini nuk do te guxoje ta beje kete.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,509

    Për: SHBA rrisin praninë ushtarake në Europën lindore, Pentagoni: Kontrast agresionit rus

    Amerikanet ne kete periudhe jane bere si oficerat e kohes se Enverit,qe sido ti vinin bunkeret i kishin vene ne drejtimin e gabuar. Obama eshte bere si Rama qe bunkerin e ka ndertuar kundrejt Teatrit Kombetar.
    Lajmi i fundit ne Siri eshte se Cia dhe Pentagoni furnizojne me arme dy grupe te ndryshme qe luftojne kunder njeri -tjetrit. Keshtu qe nuk eshte habi qe rritja e pranise ne Europen Lindore te jete per te sulmuar Europen Perendimore.

    Bota dinte se çbente,nuk ja dha kot çmimin Nobel te paqes,si paralajmerim,tjeter se Obama e keqkuptoi si kercenim. Ne Lindjen e Mesme problemet i zgjidhi,tani i ka mbetur vetem Europa dhe Kuba.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 30-03-2016 më 19:05

  4. #4
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Për: SHBA rrisin praninë ushtarake në Europën lindore, Pentagoni: Kontrast agresionit rus

    Cfare idiotesirash....CIA dhe Pentagoni furnizokan arme.....pppfffffff.......edhe shqiptaret po u bekan me derdimene se majtistet evropiane!!!
    Jarigas

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398

    Për: SHBA rrisin praninë ushtarake në Europën lindore, Pentagoni: Kontrast agresionit rus

    Eshte e qarte se terorizmi ka fituar teren ne Europen Perendimire.
    Prania amerikane do jete nje siguri me shume per qytetaret europiane.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: SHBA rrisin praninë ushtarake në Europën lindore, Pentagoni: Kontrast agresionit rus

    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Eshte e qarte se terorizmi ka fituar teren ne Europen Perendimire.
    Prania amerikane do jete nje siguri me shume per qytetaret europiane.
    Kur nje ndotes i ambientit eshte INJORANT.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: SHBA rrisin praninë ushtarake në Europën lindore, Pentagoni: Kontrast agresionit rus

    Citim Postuar më parë nga jarigas Lexo Postimin
    Cfare idiotesirash....CIA dhe Pentagoni furnizokan arme.....pppfffffff.......edhe shqiptaret po u bekan me derdimene se majtistet evropiane!!!
    Kur krishti te ben DEBILIAN.....********** peqinas!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Thumbs down Për: SHBA rrisin praninë ushtarake në Europën lindore, Pentagoni: Kontrast agresionit rus

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever Lexo Postimin
    I nderuar nuk do te kete L3B sepse Rusia tashme eshte zbrapsur. Si e kercenuan me sanksione menjehere nuk guxoi te hynte me thelle ne Ukraine ndersa te sulmohet nje anetar i NATO-s eshte rrezikshmeri e madhe qe madje as Putini nuk do te guxoje ta beje kete.
    Sipas fese juve duhet te jeni pro ruseve....
    Qfar GOVNE rodendan.mer COPE e LINDUR FATALISHT.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  9. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: SHBA rrisin praninë ushtarake në Europën lindore, Pentagoni: Kontrast agresionit rus

    Shohin filma dokumentare lufte gjeneralet dhe frymezohen per te ndezur ndonje konflikt.....
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-12-2014
    Postime
    24

    Për: SHBA rrisin praninë ushtarake në Europën lindore, Pentagoni: Kontrast agresionit rus

    Amerika eshte e plakur dhe e mbaruar ekonomikisht ,ka marre dishezen ne renie te lire ,nuk ka me luksin per te shpenzuar miljona dollare edhe aty ku nuk duhet ,ajo po mundohet te fshehe krizen e saj te brendshme duke bere bllofin ne syte e botes ,amerikes i duhet nje plan B per te mbajtur pozicjonin e liderit .Kina eshte superfuqia e vetme sot ne bote ,ka kredite mjaft te larta dhe mund te ndikoje ne ekonomine globale por edhe ushtarakisht eshte ne ngritje .Rusia po ashtu kerkon te marre rolin e liderit, Putin ka bere nje pune te shkelqyer si per ekonomine e Rusise ashtu edhe per modernizimin e ushtrise dhe armatimeve .Lufte te 3 mund te kete por nuk do te kete nje lufte me arme berthamore te drejtperdrejte .Skenari qe Amerika e ka ankthin e saj me te keq eshte ai i nje Europe me lider Rusine ,nqs Rusia permireson maredheniet me Europen Perendimore se shpejti ajo do behet pjese e BE ,dhe kur Rusia te jete ne BE aleanca NATO do zhbehet ,mund te mbetet ne Nato aleanca mes Mbreterise se Bashkuar dhe Usa . Vladimir Putin po ta shikoni edhe ne intervistat e tij deshiron nje BE ku pjese e saj te jete edhe Rusia ,nese kjo ndodh per ameriken do ishte fundi i shkelqimit te saj

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: SHBA rrisin praninë ushtarake në Europën lindore, Pentagoni: Kontrast agresionit rus

    'Femijet e prape' po asgjesohen perseri nga nena e tyre Europa qe i ndoqi me flote Republikane deri ne kontinentin e ri Amerika dhe tani i hedh si te ishin 'mish per to' ne Azine e kullesave te saj. Mbase bota ka ndonje mendimtar aq te madh sa te faktoje Europen si nene te keqe dhe fajtore direkte te krizave te shteteve te medha, mbase nuk ka. Misionet e detyruara ne Azi, edhe me kthim, jane stagnuese per lojen e gjate dhe infinite te evolucionit, mbushja e ADN-ve te tyre rrugace, por shpesh edhe te pjekura dhe aventureske apo mafjoze, me hormone Azie eshte fatale per te ardhmen e kesaj dhome tjeter intrigash anglikane.

  12. #12
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: SHBA rrisin praninë ushtarake në Europën lindore, Pentagoni: Kontrast agresionit rus

    Citim Postuar më parë nga martini1984 Lexo Postimin
    Sipas fese juve duhet te jeni pro ruseve....
    Qfar GOVNE rodendan.mer COPE e LINDUR FATALISHT.
    Jo nuk jam sepse Rusia terrorizmit Islamik i eshte pergjigjur me terrorizim te civileve myslimane. Shiqo cfare bene ne Çeçeni, Rusia eshte po aq gjakatare sic jane disa myslimane sunite qe vrasin me qindra veta ne nje jave. Ne pergjithesi shtetet ortodokse terrorizmit Islamik dhe radikaleve islamike por edhe popullatave myslimane qe nuk kane patur te bejne me ekstremizem iu jane pergjigjur me gjenocid. Merr shembull Greqine (e cila ka bere gjenocid mbi çamet) Serbine ne Bosnje e Kosove, Rusine te cilet kane bere gjenocid mbi myslimanet si denim kolektiv. Nuk jam pro askujt qe praktikon strategjine e denimit kolektiv e aq me pak pro atij qe perdore terrorizmin. Ne shqiptaret e Kosoves edhe pse nuk kemi qene radikale islamike ne jemi perceptuar si te tille per te justifikuar gjenocidin qe kane dashur te bejne ndaj nesh shtetet ortodokse, ne kete rast Serbia por qe nuk u lejua nga te krishteret e vertete te perendimit. Kurre nuk do ta mbrojme pa drejtesine pa marre parasysh se ndaj kujt behet ajo.
    Askund ne besimin tone ne Zot nuk mund te thirremi qe te urrejme te tjeret pasi te krishteret nuk thirren per te bere pa drejtesi por perkundrazi, te bejme e te deklarojme drejtesine. Andaj me vjen keq zoteri ateist qe po te zgjenjej...
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 17-04-2016 më 12:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •