Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Qeveria e Rilindjes, negociata për lejimin e shitjes së aeroportit të Rinasit vëllezërve kinezë!

    Del në shitje Tirana Airport: Mund ta blejnë kinezët?

    Tirana Airport Partners (TIA), kompania që ka një kontratë koncesionare për menaxhimin e aeroportit të Rinasit është në negociata për tu shitur, sipas burimeve nga institucionet shtetërore vendase.

    Burime zyrtare nga TIA, të kontaktuar nga Monitor, nuk pranuan të bëjnë koment lidhur me këto negociata, ndërkohë që pohuan se janë shumë afër mbylljes së negociatave me qeverinë shqiptare për rishikimin e kontratës koncesionare.

    Monitor ka mesuar se një kompani kineze, Fairmont Investment Group, është e interesuar për të blerë TIA, dhe negociatat po vijojnë prej disa kohësh.

    Aktualisht pronarët e Tirana International Airport janë:

    –DEG-Deutsche investitions-und Entëicklungsgesellschaft mbH-31.7%

    –Albanian-American Enterprise Fund “AAEF”-21.3%

    –AviAlliance GmbH-47%

    Së fundmi, kompanitë kineze po shfaqin interes për tregun shqiptar.

    Jeo Jade, një nga grupet më të mëdha të pavarura të energjisë kineze, njoftoi se ka hyrë në një marrëveshje për të blerë kompaninë e prodhimit të naftës Bankers Petroleum, për një shumë prej 407 milionë dollarë.



    Rishikimi i kontratës

    Qeveria shqiptare në vitin 2004 formuloi së bashku me kompaninë koncesionare “Tirana Airport Partners”, një marrëveshje për ndërtimin dhe menaxhimin e aeroportit të ardhshëm ndërkombëtar të Rinasit, që parashikonte një klauzolë bllokuese.

    Sipas së cilës, “gjatë periudhës së koncesionit, asnjë aeroport tjetër nuk do të licensohet për fluturime komerciale (mallra apo pasagjerë), në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

    Më tej thuhet se, do të lejohen ulje avionësh të linjave ndërkombëtare në aeroporte të tjera, veç atij të Rinasit, vetëm në rastet e emergjencës, ose në kohë katastrofash.

    Prej disa vitesh, qeveria është ne negociata me koncesionarin për ndryshimin e kontratës dhe disa herë ka deklaruar zyrtarisht se negociatat janë mbyllur.

    Ky eskluzivitet ka penguar hyrjen e kompanive me kosto të ulët në Shqipëri dhe ka bërë që vendi të ketë tarifat më të shtrenjta të biletave në rajon, duke bërë që shumë shqiptarë të zgjedhin aeroportet e Prishtinës, Podgoricës apo Shkupit drejt destinacioneve europiane.

    Monitor

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes, negociata për lejimin e shitjes së aeroportit të Rinasit vëllezërve kinezë

    Shoku Rama,

    I more leje shokut Koco Kokedhima per keto qe po ben? E di ti sa i ndjeshem eshte shoku Koco ndaj privatizimeve te ndermarjeve publike.

    He te keqen, he tu befsha! Degjoje shokun Koco se me ato ndermarrjet publike shoku Koco nga fshatar i anesdetit u be millioner!

    Albo

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: Qeveria e Rilindjes, negociata për lejimin e shitjes së aeroportit të Rinasit vëllezërve kinezë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shoku Rama,

    I more leje shokut Koco Kokedhima per keto qe po ben? E di ti sa i ndjeshem eshte shoku Koco ndaj privatizimeve te ndermarjeve publike.

    He te keqen, he tu befsha! Degjoje shokun Koco se me ato ndermarrjet publike shoku Koco nga fshatar i anesdetit u be millioner!

    Albo
    Koco Kokdhieri ka nisur tregtine ne fier Fillimisht ne vitet 90-91
    pati sukses me gjerat e vogla sa e k api veten e mashtron n jerezit tani
    duke nis nga ekipi i apollonise se Fierit qe vetem bileten e ka me cmimin sikur po e shef sportin ne qemal stafa jo sikur je ne loni papuciu v.k
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes, negociata për lejimin e shitjes së aeroportit të Rinasit vëllezërve kinezë

    Marrëveshja - Hiqet eksluziviteti i TIA, kompania përfiton zgjatjen e kontratës

    Kompanisë koncesionare gjermane që menaxhon aeroportin ndërkombëtar të Rinasit i është hequr ekskluziviteti i fluturimeve pas më shumë se një dekade.
    Marrëveshja u bë publike sot nga ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, i cili shpjegoi edhe termat e marrëveshjes së arritur, duke sqaruar se për hapjen e aeroportit të Kukësit, kompanisë do t’i zgjatet kontrata koncesionare me dy vite. Ministri u shpreh se një vendim i tillë respekton investitorët.
    Haxhinasto: Kjo marrëveshje ka kohë që negociohet dhe është një premtim i mbajtur i kësaj qeveria. Do ta quaj një ditë të rëndësishme për aviacionin civil shqiptar, pasi hap një faqe të re për zhvillimin e infrastrukturës, por veçanërisht për t’i shërbyer më shumë qytetarëve të këtij vendi. Shumë shpejt të gjitha objektivat tona për zhvillimin e sektorit të aviacionit civil në Shqipëri do të realizohen. Theksoj se objektiv madhor është të arrijmë një shërbim konkurues, që do të thotë çmim më të ulët të biletave, me qëllim që qytetarët shqiptarë të shërbehen sa më mirë.
    Nga ana e saj, ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, deklaroi se kjo do t’i hap mundësi të reja turizmit në vend dhe gjithashtu edhe ekonomisë.
    Ekonomi: Është një ditë shumë e rëndësishme pasi hapim mundësi për të gjithë ata që duan të vizitojnë Shqipërinë. Po i japim një nxitje të madhe turizmit dhe ekonomisë së vendit. Për çdo 15 njerëz që vizitojnë Shqipërinë, ne punësojmë një njeri.


    Hapja e aeroportit të Kukësit

    Ministri i Transporteve deklaroi se vendimi më i shpejtë është hapja e aeroportit të Kukësit për fluturimet ndërkombëtare. Aeroporti në fjalë është ndërtuar rreth 15 vite më parë dhe që prej atëherë nuk ka kryer asnjë fluturim për shkak të eksluzivitetit të fluturimeve të koncesionarit të Rinasit.
    Haxhinasto: “Ne do të fillojmë menjëherë për të marrë hapat përkatës për të bërë operacional aeroportin e Kukësit. Aeroporti i Kukësit do të fillojë menjëherë pas kësaj.
    Kjo do të krijojë mundësi të menjëhershme edhe për të hyrë edhe në marrëdhënie koncesionare me investitorë të tjerë”


    Termat e marrëveshje me koncesionarin

    Marrëveshja me kompaninë koncesionare “TIA”, praktikisht nuk ka kosto të drejtpërdrejt për shtetin shqiptar. Sipas ministrit të Transporteve, kompanisë i është bërë një lëshim tjetër në mënyrë që të lejojë fluturimet në aeroportet e reja që pritet të ngrihej. Për shembull, për aeroportin e Kukësit, kompanisë do t’i zgjatet me dy vite plus kontrata koncesionare.
    Haxhinasto: Ne e kemi thënë që parimi mbi bazën e të cilit kemi organizuar gjithë procesin e negociatave ka qenë që kompania të mos dëmtohej në planin e saj të biznesit. Çdo reduktim i numrit të pasagjerëve që të kompensohej me periudhën e zgjatjes së koncesionarit. Ne respektojmë të gjithë ata që vijnë në Shqipëri, aq më shumë ata të aeroportit.
    Në thelbin e marrëveshjes, hapja e aeroportit të Kukësit për fluturimet ndërkombëtare është zgjatur me një periudhë 2 vjeçare koncesioni. Ndërsa për aeroportet e tjera do të bëhet një llogaritje nga momenti që ato bëhen funksional. Periudha e mbetur nga momenti që ato bëhen operacional do të shtohet me 0.5 vjet për periudhën që ka ngelur. Pra gjysmë viti për periudhën e mbetur të koncesionit.


    Ministri Haxhinasto tha se qëllimi kryesor i kësaj marrëveshjeje është liberalizimi i tregut.

    Drejtori i Tirana International Airoport Rolf Castro-VAsques deklaroi se marrëveshja u arrit pas shumë diskutimesh ndërsa pranoi faktin se janë në diskutim me një kompani kineze për të shitur aksionet.
    Rolf Castro-VAsques: “Shpresoj që kjo marrëveshje do të ndikoj në zhvillimin e turizmit sepse ju keni një vend shumë të bukur dhe kjo mund të kontribuojw për të ardhmen. Falenderoj ministrat për këto diskutime të gjata të cilat më në fund arritëm ti konkretizojmë. Përsa i përket diskutimeve për shitjet e aksioneve tek një kompani kineze jemi në negociata por ende nuk është vendosur asgjë.
    Arritja e marrëveshjes me konçesionarin vjen pas dy vitesh diskutime me koncesionarin i cili kishte të drejtën eskluzive për aeroportin deri në vitin 2025.



    ORA NEWS

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Qeveria e Rilindjes, negociata për lejimin e shitjes së aeroportit të Rinasit vëllezërve kinezë

    Tirane - Aeroporti “Nënë Tereza” TIA pranon negociatat me një kompani kineze për shitjen e aksioneve

    Emri:  aeroporti.jpg

Shikime: 44

Madhësia:  22.5 KB

    Drejtori i Tirana International Airoport Rolf Castro-VAsques pranoi sot faktin se janë në diskutim me një kompani kineze për të shitur aksionet.

    Rolf Castro-VAsques: “Shpresoj që kjo marrëveshje do të ndikoj në zhvillimin e turizmit sepse ju keni një vend shumë të bukur dhe kjo mund të kontribuojë për të ardhmen. Falenderoj ministrat për këto diskutime të gjata të cilat më në fund arritëm ti konkretizojmë. Përsa i përket diskutimeve për shitjet e aksioneve tek një kompani kineze jemi në negociata por ende nuk është vendosur asgjë.
    Deklarata eshte bere sot gjate firmosjes se marreveshjes me qeverine. Shqipëria tashmë do të ketë mundësi që të ketë edhe aeroporte të tjera përveç aeroportit “Nënë Tereza” që mendohet ti vijë në ndihmë uljes së kostove të fluturimeve për qytetarët shqiptare.Pas shumë diskutimesh me koncesionarin u arrit marrëveshja për heqjen e ekskluzivitetit duke i dhënë në këmbim zgjatje të kontratës me 2 vite. Ministri Edmond Haxhinasto deklaroi sot, gjatë nënshkrimit të kontratës se tashmë mund të filloje puna për hapjen e aeroportit të Kukësit.

    ORA NEWS

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •