Një nënë është revoltuar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për një foto që ka postuar në Facebook-un e tij disa ditë më parë të një fëmije.
Ina Kastrati, është nëna e fëmijës së mitur, fotografia e të cilit është publikuar nga Veliaj në Facebook pa lejen e saj. Ajo ka kërkuar nga kryebashkiaku që të heqë fotografinë e fëmijës së saj të publikuar pa leje, por edhe pse kanë kaluar disa ditë, Veliaj ende nuk e ka fshirë fotografinë.
“Z. Erion. Ky eshte femija im. NUk me keni marr leje per ta publikuar foton e tij ne mbremjen e ORA e Tokes, pa lejen time si prind. JU lutem hiqeni ,sa me pare”, shkruan në Facebook-un e Veliajt nëna e vogëlushit.
Syri
Krijoni Kontakt