Ka shokuar me intervistën e tij një zyrtar i rëndësishëm i një organizate që qarkullon miliona në Shqipëri. Bëhet fjalë për Mehdi Gurrën, kreun e Fondacionit ALSAR, i cili në një intervistë për një të përditshme të rëndësishme turke lëshon një deklaratë shokuese: “Ëndrra ime është të valëvis flamurin e Islamit Brenda në Vatikan”.
Nuk kuptohet konteksti i këtij kumbimi që nuk kuptohet pse bëhet, por është e thjeshtë të analizohet se vetëm anonçimi i kësaj deklarate i bën shumë po shumë dem shqiptarëve.
Gurra, në një intervistë për gazetën 'Genç Dergi' nuk ka lënë hapësirë për dyshime.
“O Zoti im mos ma merr shpirtin tim, pa më dhënë mundësinë që të shpalos flamurin e Islamit në Romë dhe pa falë namazin në Vatikan”.
Gazetari që e interviston vë në pah ose më mirë të themi do të vërë në pah cilësi të mira të Mehdi Gurrës, të cilat në fakt nga kjo intervistë nuk dalin ndokund.
Por gazetari bën një përshkrim dhe të vendit, ku thekson: “Shqipëria shtrihet në brigjet e detit Adriatik dhe është një nga vendet me numrin më të madh të myslimanëve në Ballkan. E ndodhur për 500 vite nën sundimin osman, Shqipëria prej vitesh ka hequr regjimin e vizave për shtetasit turq, ndërsa distanca nga Turqia për në Shqipëri me avion është vetëm 1 orë e gjysëm në linjë ajrore. Shqipëria ka rreth 4 milionë banorë dhe myslimanën përbëjnë rreth 70 përqind të popullsisë. Pjesa tjetër janë të krishterë dhe ateistë. Pavarësisht përqindjes së lartë të popullisë myslimane, ndonëse ata e pranojnë përkatësinë e tyre fetare, pjesa më e madhe e tyre nuk kanë njohuritë bazë të fesë islame dhe nuk janë praktikantë. Në qendër të kryeqytetit ndodhet dhe një nga xhamit më të vjetra në vend, e cila i ka rezistuar përpjekjeve të shumta për prishjen e saj gjatë periudhës së sistemit komunist”.
Por konteksti fetar i gazetarit shkon edhe më tej duke përmendur me forcë trashëgiminë e ish-Perandorisë Osmane: “Xhamia e Ethem Beut tregon që shpirti i islamit nuk mund të tretet. Në krah të xhamisë ndodhet dhe Kulla e Sahatit, e cila është një nga gjurmët e patjetërsuara të trashëgimisë osmane”.
Dhe këtu nis elozhi ndaj drejtorit të Fondacionit “ALSAR”, Mehdi Gurra, i cili është zgjedhur jo rastëshisht.
Ky fondacion është i njohur në zonën e Librazhdit dhe fshatrave të Elbasanit ku funksionon prej mëse 20 vjetësh dhe ka qarkulluar miliona dollarë. Ky fondacion ka shkolluar shumë fëmijë të kësaj zone që do të punojnë në shumë fondacione e ndërmarrje turke në Shqipëri. Por edhe ka organizuar sunetllëqe kolektive, që më pas tërhoqën vëmendjen dhe u anuluan.
Sipas tij, “ALSAR është një ndër vakëfet më të rëndësishme dhe me një kontribut të jashtëzakonshëm në Shqipëri dhe që në turqisht ka kuptimin e togfjalëshit” Alternativa e të Ardhmes”.
Duke i bërë portretin e hollësishëm Gurrës, nga një tjetër gazetë Yeni Safak mësohet se ai ka studiuar në Turqi për Shkenca Islame në Universitetin “Marmara”. Portreti vazhdon: “së bashku me shokët e tij ai punon ditë e natë për rimëkëmbjen e identitetit të fesë Islame në Shqipëri” . Por më pas arrin kulmin kur e cilëson Mehdi Gurrën si “”çliruesin e Shqipërisë”.
Në pjesën tjetër të shkrimit citon Gurrën për konsideratat e tij.
“Ne me turqit nuk jemi miq. Por, jemi vëllezër”. Për 5 shekuj me rradhë në Ballkan ka mbizotëruar paqja dhe vëllazëria osmane. Dashuria, malli dhe pritja për Osmanët në këto troje e rrit peshën e përgjegjësisë mbi supet tona”, thotë Gurra, i cili synon të trondisë gjithçka edhe kontekstin historik kur kërcënon me “pushtimin islamik të Vatikanit”
Më poshtë bashkangjisim linqet e dy intervistave të dhëna nga drejtori i fondacionit ALSAR për mediat turke.
Dr.Gjilpera
http://m.gencdergisi.com/7370-vatika...n-arnavut.html
http://www.yenisafak.com/yazarlar/yu...-gurra-2010695
Krijoni Kontakt