Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Kur miqësia keqpërdoret

    Emri:  danel-cana.jpg

Shikime: 2090

Madhësia:  60.4 KB

    Nga D. CANA

    Në karakterin njerëzor ka qënë e njohur se gjithmonë njerëzit e acaruar, të revoltuar, të prekur nga interesi vetjak, të fyer nga dikush tjetë, kryenin hakmarrje ndaj atij, apo atyre individëve. Kjo hakmarrje tradicionalisht ka qënë nga një akt- ekzekutim personi e deri në një luftë frontale të përplasjeve të armatosura ndërmjet palëve.

    Kështu ka ecur njerëzimi që nga krijimi i tij dhe deri më sot në ditët tona. Arsyet përse kanë ndodhur dhe ndodhin këto përplasje përveç atyre që përmëndëm më lart, të cilat janë të shumta dhe të shumëllojshme, mbetet një nga arsyet madhore mirëkuptimi ndërmjet njerëzve.

    Kjo nuk është një fjalë e thjeshtë, por mbetet “shtylla kurrizore” e zhvillimit jetësor në rruzullin tokësor. Gjithmonë janë artikuluar fjalë dhe “receta” paqësore, për ti dhënë fund sjelljes brutale të çdo individi apo grup individësh ndaj njërit apo grupimit tjetër.

    Jo gjithmonë këto marrëveshje kanë funksionuar normale sepse në mentalitetin e njerëzve zë një vënd kryesor EDUKIMI NJERËZOR. Kjo dhe vetëm kjo është ajo cilësi e çmuar për të cilën njerëzimi sot nuk ka paqe, nuk ka liri, nuk ka dashuri, por ka luftë, urrejtje dhe varfëri të paskajshme.

    Edukimi njerëzor është një veprim ideologjik, i gjatë, i pa ndalshëm, i nevojshëm dhe i domosdoshëm për cilindo njeri mbi tokë. Këtë veprim jo vetëm sot por mund të themi që nga lindja dhe krijimi i tij, njerëzimi e ka kthyer në shkolla të mëdha mësimi dhe edukimi të çdo moshe.

    Sot ka vëllime të pa numurta të shkruara nga mëndje të larta njerëzore, nga mendimtar të hapur dhe të qartë, nga njerëz me zemër tërësisht paqësore, nga njerëz të cilët kërkojnë dhe tregojnë zhvillimin e drejt të shoqëris njerëzore.
    Realiteti i deri tanishëm është se kanë ekzistuar dy mendime të ndryshme, të kundërta njëra me tjetrën, të cilat e ndajnë Botën në dy pjesë.

    Njëri mendim është praktik, material, për zhvillimin e Botës dhe ky mendim është quajtur: “Shkenca e zhvillimit njerëzor”, pra mendimi shkencor, i cili gjithmonë është në kërkim të një zhvillimi të drejtë e racional njerëzimit. Dhe kjo është një dukuri e pa fund e cila zhvillohet dhe ndryshon së bashku me njerëzimin dhe jetën mbi tokë.

    Por krahas kësaj teorie praktike e cila pa tjetër që është më e vjetra dhe ka lindur me njerëzimin, më vonë me zhvillimin e sistemit nervor tek njerëzimi, me rritjen e mundësisë mendore, me rritjen e interesit për tu pasuruar, të interesit për pushtet mbi të tjerët, tek njerëzimi lindi edhe një mendim “abstrakt” pra një “teori abstrakte”, jo e prekshme, jo konkrete, jo materiale, e cila u quajt si “Ideologji Fetare” dhe zhvillimi i saj në popull u quajt “Fe”.

    Ky mendim nuk ka bazë praktike por mban gjithmonë “të varur” gjithë materien, nga një pikë imagjinare të cilën e quajtën “ZOT”. Kjo pikë imagjinare, të cilën askush nuk e di realisht vend qëndrimin e saj, por që thjeshtë e shpërndajnë atë në hapësirën qiellore, e cila është pa fund, gabimisht e përziejnë në jetën e përditshme të njerëzimit, pa arsye bindëse morale por me të drejtën e forcës, “kështu dua unë të besosh, se po nuk besove atë që them, unë do të hakmerrem dhe do bëj vetëm keq në jetë”.

    Kjo është me fjalë të tjera një lloj diktature morale tek njerëzimi. Është për tu theksuar këtu dhe njerëzimi ta kuptoj drejtë se nuk ka asgjë të “mbinatyrshme” e cila të ndikoj në jetën e tij apo të të tjerëve, përveç faktorit njeri. Duam apo nuk duam ne, jemi të varur nga veprimet e njeri-tjetrit, nëse këto janë pozitive apo negative për ne dhe botën që na rrethon.

    Feja ka ardhur në pushtet me gjuhën e urrejtjes, të forcës së krimit dhe të gjenocidit njerëzor, kjo është historia e shkruar dhe e njohur për cilindo që ka “dy gram tru” dhe dije. Sot që asaj i ikën terreni nga këmbët dhe ka tërmet të madh në themelet e saj, pa tjetër që kërkon përsëri të friksoj njerëzimin me anë të derdhjes së gjakut, këtë mundësi e ka, por nuk ka kohën në favor, sepse njerëzimi tani jeton një epokë tjetër, nuk është si para 2000 vjetëve, apo edhe 500 vjetëve!

    Sot njerëzimi nuk beson më propagandën vëlla-vrasëse të çdo besimi fetar i cili kërkon pushtet në popull.
    Prandaj ndeshim në ditët e sotme shumë kërcënime serioze, shumë vrasje të pa fajshme, shumë shkatërrime, shumë gjakderdhje.

    Të gjitha këto e kanë një pikënisje, një emër të përveçëm, një “dorë të zezë”, nuk vijnë nga “qielli”. Mbetet që njerëzimi të vendos dhe të shkëputet nga mëndje të tilla agresive dhe të mbrapshta.
    Nuk i falet askujt që të bëhet mbështetës i këtyre anti-njerëzorëve, të çdo ngjyre politiko-fetare qofshin. Ka shumë njerëz në botë që janë shkëputur dhe kjo është pozitive, por jo të gjithë.

    Është pikërisht ajo pjesë e prapambetur e njerëzimit, të cilët akoma mbartin në kokë të tyre një ndërgjegje të kalbur dhe nga asgjë, që si çon gjakundi kërcënojnë njerëzimin me akte dhune dhe me çdo mjet. Kërcënojnë pjesën më të shëndosh të njerëzimit të cilët janë divorcuar me kohë me paragjykimet dhe gjykimin e mbrapsht.

    Kjo pjesë e shëndosh që nuk beson në ideologjinë boshe të fesë “u dashka dënuar” dhe jo pjesa tjetër e gangrenizuar! A ka bazë llogjike kjo thënie e këtyre vampirëve të cilët kërkojnë vetëm gjak?
    Njerëzimit nuk i ka ardhur asnjëherë asnjë e keqe nga mëndjet e ndritura dhe të mësuara, por e keqja i ka ardhur dhe i vjen nga prapambetje njerëzore, nga njerëz të cilët nuk e kanë nivelin e kuptimit të zhvillimit të shoqërisë.

    Ata që sot feja i quan si jo besimtar, janë njerëzit më të zhvilluar, më paqësorët, më të pagabueshmit, të cilët i duhen botës dhe njerëzimit për vlerat e larta shoqërore që mbartin. Koha punon për këta dhe jo për mjerimin fetar.
    Por feja si një “kuçedër” që është e ndjen se po merr plagë vdekjeprurëse prandaj është egërsuar edhe më tepër. Njerëzimi nuk do ta lejojë që të jetojë më tepër kjo “kuçedër” por do ti jap asaj, goditjen e fundit dhe fundi i saj është përjashtimi nga çdo e drejtë aktive.


    Po e përmëndim edhe një herë se: Feja hyri në jetën njerëzore si “mike” dhe bashkudhëtare me vendosmërinë për të mos u bërë pengesë, por ajo kurrë nuk i qëndroi këtij vendimi, duke e prishur miqësin njëherë e përgjithmonë me fatin e njerëzimit.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Kur miqësia keqpërdoret

    Politika e ketij ateisti qe per terrorizmin islamik mundohet ta fajesoje besimin ne Zot eshte po aq djallezore aq sa vrasjet e njerezve ne mase nga xhihadistet. Si me ta ngul thiken ndryshe duke mohuar masakrat qe jane bere nga ideologjite ateiste, komunizmi dhe nazizmi.
    O palaqer ateiste ne besojme ne Zot dhe respektojme dhe e duam njerezimin. Keto krime nuk i bejne njerezit qe besojne sinqerisht ne Zot por keto i bejne ateistet (sikur ai norvegjezi para ca vitesh) dhe xhihadistet.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar mesia4ever për postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  4. #3
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463

    Për: Kur miqësia keqpërdoret

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Emri:  danel-cana.jpg

Shikime: 2090

Madhësia:  60.4 KB

    Nga D. CANA

    Në karakterin njerëzor ka qënë e njohur se gjithmonë njerëzit e acaruar, të revoltuar, të prekur nga interesi vetjak, të fyer nga dikush tjetë, kryenin hakmarrje ndaj atij, apo atyre individëve. Kjo hakmarrje tradicionalisht ka qënë nga një akt- ekzekutim personi e deri në një luftë frontale të përplasjeve të armatosura ndërmjet palëve.

    Kështu ka ecur njerëzimi që nga krijimi i tij dhe deri më sot në ditët tona. Arsyet përse kanë ndodhur dhe ndodhin këto përplasje përveç atyre që përmëndëm më lart, të cilat janë të shumta dhe të shumëllojshme, mbetet një nga arsyet madhore mirëkuptimi ndërmjet njerëzve.

    Kjo nuk është një fjalë e thjeshtë, por mbetet “shtylla kurrizore” e zhvillimit jetësor në rruzullin tokësor. Gjithmonë janë artikuluar fjalë dhe “receta” paqësore, për ti dhënë fund sjelljes brutale të çdo individi apo grup individësh ndaj njërit apo grupimit tjetër.

    Jo gjithmonë këto marrëveshje kanë funksionuar normale sepse në mentalitetin e njerëzve zë një vënd kryesor EDUKIMI NJERËZOR. Kjo dhe vetëm kjo është ajo cilësi e çmuar për të cilën njerëzimi sot nuk ka paqe, nuk ka liri, nuk ka dashuri, por ka luftë, urrejtje dhe varfëri të paskajshme.

    Edukimi njerëzor është një veprim ideologjik, i gjatë, i pa ndalshëm, i nevojshëm dhe i domosdoshëm për cilindo njeri mbi tokë. Këtë veprim jo vetëm sot por mund të themi që nga lindja dhe krijimi i tij, njerëzimi e ka kthyer në shkolla të mëdha mësimi dhe edukimi të çdo moshe.

    Sot ka vëllime të pa numurta të shkruara nga mëndje të larta njerëzore, nga mendimtar të hapur dhe të qartë, nga njerëz me zemër tërësisht paqësore, nga njerëz të cilët kërkojnë dhe tregojnë zhvillimin e drejt të shoqëris njerëzore.
    Realiteti i deri tanishëm është se kanë ekzistuar dy mendime të ndryshme, të kundërta njëra me tjetrën, të cilat e ndajnë Botën në dy pjesë.

    Njëri mendim është praktik, material, për zhvillimin e Botës dhe ky mendim është quajtur: “Shkenca e zhvillimit njerëzor”, pra mendimi shkencor, i cili gjithmonë është në kërkim të një zhvillimi të drejtë e racional njerëzimit. Dhe kjo është një dukuri e pa fund e cila zhvillohet dhe ndryshon së bashku me njerëzimin dhe jetën mbi tokë.

    Por krahas kësaj teorie praktike e cila pa tjetër që është më e vjetra dhe ka lindur me njerëzimin, më vonë me zhvillimin e sistemit nervor tek njerëzimi, me rritjen e mundësisë mendore, me rritjen e interesit për tu pasuruar, të interesit për pushtet mbi të tjerët, tek njerëzimi lindi edhe një mendim “abstrakt” pra një “teori abstrakte”, jo e prekshme, jo konkrete, jo materiale, e cila u quajt si “Ideologji Fetare” dhe zhvillimi i saj në popull u quajt “Fe”.

    Ky mendim nuk ka bazë praktike por mban gjithmonë “të varur” gjithë materien, nga një pikë imagjinare të cilën e quajtën “ZOT”. Kjo pikë imagjinare, të cilën askush nuk e di realisht vend qëndrimin e saj, por që thjeshtë e shpërndajnë atë në hapësirën qiellore, e cila është pa fund, gabimisht e përziejnë në jetën e përditshme të njerëzimit, pa arsye bindëse morale por me të drejtën e forcës, “kështu dua unë të besosh, se po nuk besove atë që them, unë do të hakmerrem dhe do bëj vetëm keq në jetë”.

    Kjo është me fjalë të tjera një lloj diktature morale tek njerëzimi. Është për tu theksuar këtu dhe njerëzimi ta kuptoj drejtë se nuk ka asgjë të “mbinatyrshme” e cila të ndikoj në jetën e tij apo të të tjerëve, përveç faktorit njeri. Duam apo nuk duam ne, jemi të varur nga veprimet e njeri-tjetrit, nëse këto janë pozitive apo negative për ne dhe botën që na rrethon.

    Feja ka ardhur në pushtet me gjuhën e urrejtjes, të forcës së krimit dhe të gjenocidit njerëzor, kjo është historia e shkruar dhe e njohur për cilindo që ka “dy gram tru” dhe dije. Sot që asaj i ikën terreni nga këmbët dhe ka tërmet të madh në themelet e saj, pa tjetër që kërkon përsëri të friksoj njerëzimin me anë të derdhjes së gjakut, këtë mundësi e ka, por nuk ka kohën në favor, sepse njerëzimi tani jeton një epokë tjetër, nuk është si para 2000 vjetëve, apo edhe 500 vjetëve!

    Sot njerëzimi nuk beson më propagandën vëlla-vrasëse të çdo besimi fetar i cili kërkon pushtet në popull.
    Prandaj ndeshim në ditët e sotme shumë kërcënime serioze, shumë vrasje të pa fajshme, shumë shkatërrime, shumë gjakderdhje.

    Të gjitha këto e kanë një pikënisje, një emër të përveçëm, një “dorë të zezë”, nuk vijnë nga “qielli”. Mbetet që njerëzimi të vendos dhe të shkëputet nga mëndje të tilla agresive dhe të mbrapshta.
    Nuk i falet askujt që të bëhet mbështetës i këtyre anti-njerëzorëve, të çdo ngjyre politiko-fetare qofshin. Ka shumë njerëz në botë që janë shkëputur dhe kjo është pozitive, por jo të gjithë.

    Është pikërisht ajo pjesë e prapambetur e njerëzimit, të cilët akoma mbartin në kokë të tyre një ndërgjegje të kalbur dhe nga asgjë, që si çon gjakundi kërcënojnë njerëzimin me akte dhune dhe me çdo mjet. Kërcënojnë pjesën më të shëndosh të njerëzimit të cilët janë divorcuar me kohë me paragjykimet dhe gjykimin e mbrapsht.

    Kjo pjesë e shëndosh që nuk beson në ideologjinë boshe të fesë “u dashka dënuar” dhe jo pjesa tjetër e gangrenizuar! A ka bazë llogjike kjo thënie e këtyre vampirëve të cilët kërkojnë vetëm gjak?
    Njerëzimit nuk i ka ardhur asnjëherë asnjë e keqe nga mëndjet e ndritura dhe të mësuara, por e keqja i ka ardhur dhe i vjen nga prapambetje njerëzore, nga njerëz të cilët nuk e kanë nivelin e kuptimit të zhvillimit të shoqërisë.

    Ata që sot feja i quan si jo besimtar, janë njerëzit më të zhvilluar, më paqësorët, më të pagabueshmit, të cilët i duhen botës dhe njerëzimit për vlerat e larta shoqërore që mbartin. Koha punon për këta dhe jo për mjerimin fetar.
    Por feja si një “kuçedër” që është e ndjen se po merr plagë vdekjeprurëse prandaj është egërsuar edhe më tepër. Njerëzimi nuk do ta lejojë që të jetojë më tepër kjo “kuçedër” por do ti jap asaj, goditjen e fundit dhe fundi i saj është përjashtimi nga çdo e drejtë aktive.


    Po e përmëndim edhe një herë se: Feja hyri në jetën njerëzore si “mike” dhe bashkudhëtare me vendosmërinë për të mos u bërë pengesë, por ajo kurrë nuk i qëndroi këtij vendimi, duke e prishur miqësin njëherë e përgjithmonë me fatin e njerëzimit.
    E mira e kesaje DYNJAJE eshte, qe kesisoj "mendjendritur" jav kane semen vet ajo.....i shkel KOHA ne nje forme te pameshirshme....po vajhalli duhet edhe do vjet te "bashkejetojme" me keto mbeturinat e nje epoke qe solli vetemse erresi, mjerim, dhe tragjedi mbi popullin shqiptare.....

    Me vjen cudi se PSE nuk e gezojne pleqnine, por akoma mundohen te japin MEND, qe nje jete e terre nuk ju mjaftoje qe te dalin ne dalalet....pse mendojne se tash ne pleqeri do sjellin ndonje drite per tjeret, kur me jane ne nje faze te jetes, ne te cilen duhet te jene te kenaqur nese nuk harojne ti ngrejn pantolonat pas nevojes kur dalin nga haleja ???....ja japin te drejten vehtes se gjoja folin nga pervoja ???.....po te shohim se cfare pervoje kane per te ofruar.....50 vjet EKSPERIMENT hamami qe deshtoi totalisht....dhe keto gjysemnjerez, e tash me edhe para vdekjes, akoma kane "guximin" te folin me nje ze apelativ ???....po ecni bre, se ju ka ik pampuri juve moti kohe e mos na hapni barkun....hajde, dilni ne park me nipat e largonja qafes pakez prinderve te rraskapitur nga puna e hallet e dynjase, kaq e pat e juaja....faleminderite per germadhat qe na leni ne trashigimi, do jav kujtojme kur do na nxjere rruga rastesisht rreth vareve tuaja....
    albanish by nature

  5. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Kur miqësia keqpërdoret

    1. Fighting a lie with another lie...
    2. Mixing truth with lie...

    Ani keta mendojne se komunizmi enkas per shqiptaret ishte bere. Nuk e dijne se ishte gatuar po ne Beograd. Krishterimi lindi ne Lindjen e mesme, keta e cilesojne si 'fe te shkieve'.

    I nderuar Nuh Musa ky ka te drejte kur flet per rrezikun e fese, por vetem nese flet per Islamin, ate moment qe fillon te pergjithesoje djallezisht dhe fute ne ate thes edhe besimin ne Zot ne pergjithesi ky ka filluar te genjeje e te beje politike dhe ta keqperdore situaten. Dikush mund te thote se nese nje fe mbrohet e nje fe sulmohet kjo do te ishte e pa drejte. Po por krishterimi e te krishteret nuk mund te paguajne per shkak se feja Islame pergjake dhe gjymton njerezit ne tere boten. Shqiptari ateist nuk mund ta genjeje opinionin e te thote se krishterimi eshte po aq i rrezikshem sepse te krishteret e vertete nuk lendojne as edhe nje buburrec te vogel e le me te dalin te sakatojne njerez te pafajshem...

  6. #5
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Kur miqësia keqpërdoret

    E mira e kesaje DYNJAJE eshte, qe kesisoj "mendjendritur" jav kane semen vet ajo.....i shkel KOHA ne nje forme te pameshirshme....po vajhalli duhet edhe do vjet te "bashkejetojme" me keto mbeturinat e nje epoke qe solli vetemse erresi, mjerim, dhe tragjedi mbi popullin shqiptare.....
    Shume te drejte ke ketu ( sikurse te flisje per islamin, vendet muslimane ose edhe te krishtera der dje).
    A ke sy ti me shoket e tu? Kujt po i ndodhe kjo qe po thue ti?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. 2 antarët më poshtë falenderuan iliria e para për mendimin e shprehur në këtë postim:

    bsdev (03-03-2017),jarigas (29-04-2016)

  8. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Kur miqësia keqpërdoret

    Miqesia e vertete eshte marredhenje reciproke me interes te perbashket nje transaksion vlerash qe nese eshte i genjeshtert heret a vone perfundon ne drama, tragjedi apo genjeshtra popullore sic jane feja dhe politika pa force(politika me force eshte genjeshter bashkohore dhe kundershtia ndaj saj duhet shmangur derisa miqte e genjshtert te vriten, thjeshtohen, mes tyre)!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •