Nga D. CANA
Në karakterin njerëzor ka qënë e njohur se gjithmonë njerëzit e acaruar, të revoltuar, të prekur nga interesi vetjak, të fyer nga dikush tjetë, kryenin hakmarrje ndaj atij, apo atyre individëve. Kjo hakmarrje tradicionalisht ka qënë nga një akt- ekzekutim personi e deri në një luftë frontale të përplasjeve të armatosura ndërmjet palëve.
Kështu ka ecur njerëzimi që nga krijimi i tij dhe deri më sot në ditët tona. Arsyet përse kanë ndodhur dhe ndodhin këto përplasje përveç atyre që përmëndëm më lart, të cilat janë të shumta dhe të shumëllojshme, mbetet një nga arsyet madhore mirëkuptimi ndërmjet njerëzve.
Kjo nuk është një fjalë e thjeshtë, por mbetet “shtylla kurrizore” e zhvillimit jetësor në rruzullin tokësor. Gjithmonë janë artikuluar fjalë dhe “receta” paqësore, për ti dhënë fund sjelljes brutale të çdo individi apo grup individësh ndaj njërit apo grupimit tjetër.
Jo gjithmonë këto marrëveshje kanë funksionuar normale sepse në mentalitetin e njerëzve zë një vënd kryesor EDUKIMI NJERËZOR. Kjo dhe vetëm kjo është ajo cilësi e çmuar për të cilën njerëzimi sot nuk ka paqe, nuk ka liri, nuk ka dashuri, por ka luftë, urrejtje dhe varfëri të paskajshme.
Edukimi njerëzor është një veprim ideologjik, i gjatë, i pa ndalshëm, i nevojshëm dhe i domosdoshëm për cilindo njeri mbi tokë. Këtë veprim jo vetëm sot por mund të themi që nga lindja dhe krijimi i tij, njerëzimi e ka kthyer në shkolla të mëdha mësimi dhe edukimi të çdo moshe.
Sot ka vëllime të pa numurta të shkruara nga mëndje të larta njerëzore, nga mendimtar të hapur dhe të qartë, nga njerëz me zemër tërësisht paqësore, nga njerëz të cilët kërkojnë dhe tregojnë zhvillimin e drejt të shoqëris njerëzore.
Realiteti i deri tanishëm është se kanë ekzistuar dy mendime të ndryshme, të kundërta njëra me tjetrën, të cilat e ndajnë Botën në dy pjesë.
Njëri mendim është praktik, material, për zhvillimin e Botës dhe ky mendim është quajtur: “Shkenca e zhvillimit njerëzor”, pra mendimi shkencor, i cili gjithmonë është në kërkim të një zhvillimi të drejtë e racional njerëzimit. Dhe kjo është një dukuri e pa fund e cila zhvillohet dhe ndryshon së bashku me njerëzimin dhe jetën mbi tokë.
Por krahas kësaj teorie praktike e cila pa tjetër që është më e vjetra dhe ka lindur me njerëzimin, më vonë me zhvillimin e sistemit nervor tek njerëzimi, me rritjen e mundësisë mendore, me rritjen e interesit për tu pasuruar, të interesit për pushtet mbi të tjerët, tek njerëzimi lindi edhe një mendim “abstrakt” pra një “teori abstrakte”, jo e prekshme, jo konkrete, jo materiale, e cila u quajt si “Ideologji Fetare” dhe zhvillimi i saj në popull u quajt “Fe”.
Ky mendim nuk ka bazë praktike por mban gjithmonë “të varur” gjithë materien, nga një pikë imagjinare të cilën e quajtën “ZOT”. Kjo pikë imagjinare, të cilën askush nuk e di realisht vend qëndrimin e saj, por që thjeshtë e shpërndajnë atë në hapësirën qiellore, e cila është pa fund, gabimisht e përziejnë në jetën e përditshme të njerëzimit, pa arsye bindëse morale por me të drejtën e forcës, “kështu dua unë të besosh, se po nuk besove atë që them, unë do të hakmerrem dhe do bëj vetëm keq në jetë”.
Kjo është me fjalë të tjera një lloj diktature morale tek njerëzimi. Është për tu theksuar këtu dhe njerëzimi ta kuptoj drejtë se nuk ka asgjë të “mbinatyrshme” e cila të ndikoj në jetën e tij apo të të tjerëve, përveç faktorit njeri. Duam apo nuk duam ne, jemi të varur nga veprimet e njeri-tjetrit, nëse këto janë pozitive apo negative për ne dhe botën që na rrethon.
Feja ka ardhur në pushtet me gjuhën e urrejtjes, të forcës së krimit dhe të gjenocidit njerëzor, kjo është historia e shkruar dhe e njohur për cilindo që ka “dy gram tru” dhe dije. Sot që asaj i ikën terreni nga këmbët dhe ka tërmet të madh në themelet e saj, pa tjetër që kërkon përsëri të friksoj njerëzimin me anë të derdhjes së gjakut, këtë mundësi e ka, por nuk ka kohën në favor, sepse njerëzimi tani jeton një epokë tjetër, nuk është si para 2000 vjetëve, apo edhe 500 vjetëve!
Sot njerëzimi nuk beson më propagandën vëlla-vrasëse të çdo besimi fetar i cili kërkon pushtet në popull.
Prandaj ndeshim në ditët e sotme shumë kërcënime serioze, shumë vrasje të pa fajshme, shumë shkatërrime, shumë gjakderdhje.
Të gjitha këto e kanë një pikënisje, një emër të përveçëm, një “dorë të zezë”, nuk vijnë nga “qielli”. Mbetet që njerëzimi të vendos dhe të shkëputet nga mëndje të tilla agresive dhe të mbrapshta.
Nuk i falet askujt që të bëhet mbështetës i këtyre anti-njerëzorëve, të çdo ngjyre politiko-fetare qofshin. Ka shumë njerëz në botë që janë shkëputur dhe kjo është pozitive, por jo të gjithë.
Është pikërisht ajo pjesë e prapambetur e njerëzimit, të cilët akoma mbartin në kokë të tyre një ndërgjegje të kalbur dhe nga asgjë, që si çon gjakundi kërcënojnë njerëzimin me akte dhune dhe me çdo mjet. Kërcënojnë pjesën më të shëndosh të njerëzimit të cilët janë divorcuar me kohë me paragjykimet dhe gjykimin e mbrapsht.
Kjo pjesë e shëndosh që nuk beson në ideologjinë boshe të fesë “u dashka dënuar” dhe jo pjesa tjetër e gangrenizuar! A ka bazë llogjike kjo thënie e këtyre vampirëve të cilët kërkojnë vetëm gjak?
Njerëzimit nuk i ka ardhur asnjëherë asnjë e keqe nga mëndjet e ndritura dhe të mësuara, por e keqja i ka ardhur dhe i vjen nga prapambetje njerëzore, nga njerëz të cilët nuk e kanë nivelin e kuptimit të zhvillimit të shoqërisë.
Ata që sot feja i quan si jo besimtar, janë njerëzit më të zhvilluar, më paqësorët, më të pagabueshmit, të cilët i duhen botës dhe njerëzimit për vlerat e larta shoqërore që mbartin. Koha punon për këta dhe jo për mjerimin fetar.
Por feja si një “kuçedër” që është e ndjen se po merr plagë vdekjeprurëse prandaj është egërsuar edhe më tepër. Njerëzimi nuk do ta lejojë që të jetojë më tepër kjo “kuçedër” por do ti jap asaj, goditjen e fundit dhe fundi i saj është përjashtimi nga çdo e drejtë aktive.
Po e përmëndim edhe një herë se: Feja hyri në jetën njerëzore si “mike” dhe bashkudhëtare me vendosmërinë për të mos u bërë pengesë, por ajo kurrë nuk i qëndroi këtij vendimi, duke e prishur miqësin njëherë e përgjithmonë me fatin e njerëzimit.
Krijoni Kontakt