Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e reglo
    Anëtarësuar
    14-10-2012
    Vendndodhja
    Neper bote
    Postime
    8

    Kanadaja mirëpret 305 mijë emigrantë

    Qeveria në Kanada, ka shpallur publikisht vendimin e saj për të mirëpritur 305 mijë banorë të rinj, emigrantë nga vende të ndryshme të botës që dëshirojnë të shkojë për të jetuar dhe punuar në këtë vend përtej oqeanit.

    Kjo është dhe shifra më e lartë për emigrantët që ka shpallur qeveria kanadeze duke shënuar rritje me 7 për qind, krahasuar me planin e vitit 2015.

    Qeveria ka dhënë detaje të planit rreth Nivelit të Emigracionit për vitin 2016. Ministri i Emigracionit, Refugjatëve dhe Nënshtetësisë (IRCC, i njohur më parë si CIC), John McCallum, tha se departamenti i tij ka për qëllim të përshpejtojë kohën e procesimit për emigracionin familjar, emigrantët ekonomikë dhe pretenduesve për refugjatë duke zbatuar mësimet e nxjerra nga sjellja e 25.000 refugjatë sirianë në Kanada gjatë muajve të fundit.

    McCallum tha se plani është i bazuar në traditën e Kanadasë si një vend mikpritës dhe bujar.

    “Ne do të jemi në gjendje për të mirëpritur më shumë njerëz në Kanada”, ka thënë ai në një konferencë shtypi në Brampton, Ontario.

    “Plani paraqet një ndryshim të rëndësishëm në politikën e imigracionit drejt bashkimit të shumë familjeve, duke ndërtuar ekonominë tonë dhe mbështetur traditat humanitare të Kanadasë për rivendosjen e refugjatëve dhe ofrimit të mbrojtjes për ata që kanë nevojë”.

    Plani bën thirrje për lejimin e futjes në Kanada të rreth 280.000 deri në 305,000 banorëve të përhershëm në vitin 2016”, - tha z. McCallum.

    Duke e quajtur si vendi që vë në shënjestër numrin më të madh të emigrantëve të rinj në kohët moderne, McCallum tha se qëllimi i qeverisë është që të “sjellë emigrantët të cilët dëshirojnë të ndërtojnë një Kanada më të mirë”

    Nese ndonje nga miqte e forumi di dicka me shume mund te na ndihmoje me informacione
    Faleminderi

  2. #2
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,258

    Për: Kanadaja mirëpret 305 mijë emigrantë

    Përshëndetje reglo.

    Ky lloj lajmi ka bërë bujë në Shqipëri dhe janë të shumtë ata që kërkojnë informacion. Duke e lexuar po të njëjtin lajm në një faqe interneti, aty kishte edhe një adresë ku pretendohej se kishte të dhëna në lidhje me mënyrën e emigrimit në Kanada. I gjithë informacioni që lexova, kishte të bënte me emigrantë të cilët janë aktualisht në Kanada dhe kam përshtypjen se ju referohej emigrantëve të cilët kanë mbërritur aty si azil kërkues për shkak të luftës që ekziston në shtetin nga ata vijë si psh Siria. Nëse dëshiron që të emigrosh atje atëhere duhet të bësh kërkesë në faqen zyrtare të shtetit kanadez. Një hollësi shumë e rëndësishme: nëse nuk keni mbaruar shkollë profesionale të paktën dy vjeçare dhe të keni një eksperiencë pune, as që mos e merrni mundimin të filloni çdo lloj procedure. Përveç kësaj, ju duhet me patjetër një nivel i mirë i anglishtes IELTS të paktën me notën 5 në të gjitha provimet dhe nëse keni notën 7 aq më mirë. Mund të të refuzohet viza akoma dhe në momentin e fundit dhe një refuzim i tillë të kushton ndalimin e hyrjes në Kanada të paktën për 5 vjet. Biles ata dërgojnë njerëz për të verifikuar çdo gjë që ti ke deklaruar, kështu që mashtrimi as që të mos ju kalojë ndërmend.

    Të përshëndes.
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •