Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Post Pashket..........

    1 pyetje kur jane pashkte sivjet ???
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Pėr: Pashket..........

    Diten e diele.

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar SERAFIM DILO pėr postimin:

    toni77_toni (18-03-2016)

  4. #3
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Pėr: Pashket..........

    Citim Postuar mė parė nga Vinjol Lexo Postimin
    1 pyetje kur jane pashkte sivjet ???
    Pashkėt janė me 27 Mars 2016 - e diela e Pashkėve.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Pėr: Pashket..........

    Behet FJale per pashket Ortodokse Toni Jo pashket katolike
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Pėr: Pashket..........

    Diten mbas te shtunes eshte edhe per ortodokset.

    Kete vit bie bashke me festen e punetoreve.

  7. #6
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534

    Pėr: Pashket..........

    Citim Postuar mė parė nga Vinjol Lexo Postimin
    Behet FJale per pashket Ortodokse Toni Jo pashket katolike
    Per pashket ortodokse nuk e di kur jane, une thash per pashket qe i festojne katoliket, protestantet dhe ungjilloret... Per kishen ortodokse nuk e di.
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Pėr: Pashket..........

    mfal qe te pyes prseri nga ndryshojne Pashket Katolike nga ato Ortodokse
    Flm.........
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Pėr: Pashket..........

    PASHKĖT E ORTODOKSEVE, nga njė katekizmi i Kishės Ortodokse


    Dhe u ngjall tė tretėn ditė sipas Shkrimeve.


    Krishti u ngjall sė vdekurish! Ky ėshtė proklamimi kryesor i besimit tė krishterė. Kjo formon zemrėn e predikimit dhe adhurimit tė Kishės dhe tė jetės shpirtėrore "...Edhe nėse Krishti nuk u ngjall, atėherė pa fjalė predikimi ynė ėshtė i kotė dhe besa jonė ėshtė e kotė" (1 Korinthianėt 15:14).

    Nė predikimin e parė nė historinė e Kishės sė Krishterė, Apostull Pietri e filloi proklamimin e tij: "O burra Izraelitė, pa dėgjoni kėto fjalė; Jisu Nazaretin, njeri tė treguar nė ju nga Perėndia me fuqira e ēudira e me shenja, tė cilat i bėri Perėndia me anė tė atij, nė mes tuaj, sikundėr edhe vetė e dini, Kėtė qė qe dhėnė sipas njė plani tė caktuar dhe pas paranjohjes sė Perėndisė ju e zutė edhe me duar paudhėrie e mbėrthyet dhe e vratė; Kėtė Perėndia e ngjalli, pasi zgjidhi dhembjet e vdekjes, sepse nuk mund tė mbahej ai prej saj" (Veprat 2:22-24).

    Jisui kishte fuqinė tė jepte jetėn e tij dhe gjithashtu, kishte fuqinė ta merrte atė pėrsėri: "Prandaj Ati mė do, sepse unė vė jetėn time, qė ta marr pėrsėri. As ndonjė s'e ngre prej meje, po unė e vė prej vetes; kam pushtet ta vė edhe kam pushtet ta marr pėrsėri. Kėtė porosi mora prej tim Eti" (Joani 10:17-18).

    Sipas doktrinės orthodhokse nuk ka konkurencė tė "jetėve" ndėrmjet Perėndisė dhe Jisuit, dhe as konkurencė "fuqish". Fuqia e Perėndisė dhe fuqia e Jisuit, jeta e Perėndisė dhe jeta e Jisuit, janė njė dhe e njėjta fuqi e jetė. Tė thuash qė Perėndia ngjalli Krishtin dhe qė Krishti u ngjall nga fuqia e Tij ėshtė e njėjta gjė. "Sepse sikundėr Ati ka jetė nė vetvete", thotė Krishti, "Kėshtu i dha edhe tė Birit tė ketė jetė nė veten e tij" (Joani 5:26). "Unė dhe Ati jemi njė" (Joani 10: 30). Shkrimi e thekson qė Perėndia e ngjalli Jisuin vetėm pėr tė theksuar mė tepėr qė Krishti e dha jetėn e Tij plotėsisht, e blatoi atė tė plotė dhe pa rezerva tek Perėndia - qė pastaj ia dha pėrsėri nė ngjalljen prej sė vdekurish.

    Kisha Orthodhokse beson nė vdekjen reale tė Krishtit dhe nė ngjalljen aktuale tė tij. Megjithatė, ngjallje nuk do tė thotė thjesht ngritje trupi. As Ungjilli dhe as Kisha nuk thonė qė Jisui u shtri i vdekur dhe pastaj u gjallėrua biologjikisht dhe eci nė tė njėjtėn mėnyrė si para se tė vritej. Me njė fjalė, Ungjilli nuk thotė qė engjėlli lėvizi gurin prej varrit qė Krishti tė dilte jashtė. Engjėlli e lėvizi gurin pėr tė treguar qė Jisui nuk ishte mė atje (Marku 16; Mattheu 28).

    Nė ngjalljen, Jisui ėshtė nė njė formė tė re dhe tė lavdishme. Ai shfaqet pėrnjėherė nė vende tė ndryshme. Ai njihet me vėshtirėsi (Lluka 24:16, Joani 20:14). Ai ha e pi pėr tė treguar qė nuk ėshtė njė hije (Lluka 24:30, 39). Ai i lejon qė ta prekin (Joani 20:27; 21:9). Dhe ai shfaqet nė mes tė nxėnėsve tė tij kur "dyert ishin tė mbyllura" (Joani 20:19, 26). Dhe Ai "humbi prej syve t'atyre" (Lluka 24:31). Krishti u ngjall me tė vėrtetė, por njerishmėria e tij e ringjallur ėshtė plot me jetė dhe hyjnishmėri. Kjo njerishmėri ėshtė nė formėn e re tė jetės sė pėrjetshme tė Mbretėrisė sė Perėndisė.

    "Kėshtu edhe tė ngjallurit e tė vdekurve. Mbillet nė prishje, e ngrihet nė paprishje; Mbillet nė ēnderim e ngrihet nė lavdi; Mbillet nė dobėsi e ngrihet nė fuqi; Mbillet trup shtaze e ngrihet trup shpirti. Kėshtu edhe ėshtė shkruar, i pari njeri Adami “u bė shpirt i gjallė”; i pastajmi Adam (d.m.th. Krishti), frymė qė jep jetė. Edhe nuk u bė mė pėrpara ajo e shpirtit, po ajo e gjallesės, pastaj ajo e shpirtit. Njeriu i parė ėshtė prej dheut, prej balte; njeriu i dytė ėshtė Zoti prej qielli. Ēfarė ėshtė ai prej balte, ashtu janė edhe ata tė baltės, dhe ēfarė ėshtė qiellori, ashtu janė edhe qiellorėt. Edhe sikurse veshėm figurėn e atij prej balte, ashtu do tė veshim edhe figurėn e qiellorit" (1 Korinthianėt 15:42-50).

    Ngjallja e Krishtit ėshtė fryti i parė i ngjalljes sė tėrė njerėzimit. Ajo ėshtė pėrmbushje e Dhiatės sė Vjetėr, "sipas Shkrimeve", ku ėshtė shkruar.

    "Sepse nuk do tė lesh shpirtin tim nė Sheol (d.m.th. nė mbretėrinė e vdekjes), as do tė lesh Shenjtin tėnd tė shohė prishje" (Psalmi16:10; Veprat 2:25-36).

    Nė Krishtin tė gjitha shpresat dhe kėrkesat u plotėsuan: "O Vdekje ku ėshtė thumbi yt? O Sheol, ku ėshtė fitorja tėnde?" (Osea 13:34).

    "Ai do ta shkatėrrojė vdekjen pėrgjithmonė, dhe Zoti Perėndi do tė fshijė lotėt nga tė gjithė sytė... Do tė thuhet nė atė ditė, Ja, ky ėshtė Perėndia ynė, ne e kemi pritur Atė, le tė gėzohemi e le tė ngazėllohemi nė shpėtimin e Tij" (Isaia 25:8-9).

    "Eja, le tė kthehemi tek Zoti: Sepse Ai ka thyer, qė tė mund tė na shėrojė; Ai ka goditur, dhe ai do na bashkojė; Mbas dy ditėsh ai do na gjallėrojė; Nė tė tretėn ditė Ai do na ngjallė, qė tė mund tė rrojmė pėrpara Tij" (Osea 6:1-2).

    "Kėshtu thotė Zoti Perėndi: Ja, Unė do tė hap varret tuaja, dhe do t’ju ngre ju prej varreve tuaja, o populli im... Dhe ju do ta mėsoni qė Unė jam Zoti, kur Unė do tė hap varret tuaja, dhe do t’ju ngre ju prej varreve tuaja, O populli im. Dhe Unė do tė ve Shpirtin tim nė ju, dhe ju do tė rroni..." (Ezekiel 37:12-14).

    Rreth Vdekjes dhe Ngjalljes sė Krishtit.

    Dje unė isha kryqėzuar me Atė; sot unė jam lavdėruar me Atė.
    Dje unė vdiqa me Atė; sot unė jam bėrė i gjallė me Atė.
    Dje unė u varrosa me Atė; sot unė jam ngritur me Atė.
    Le t’i blatojmė Atij qė pėsoi dhe u ngjall pėr ne... vetvetet, pasuria mė e ēmueshme dhe mė e pėrshtatshme tek Perėndia.
    Le tė bėhemi si Krishti, meqenėse Krishti u bė si ne.
    Le tė bėhemi Hyjnorė pėr hir tė Atij, meqenėse Ai u bė pėr ne njeri.
    Ai mori mbi vete mė tė keqen qė tė na japė ne mė tė mirėn.
    Ai u bė i varfėr qė nėpėrmjet varfėrisė sė Tij ne tė mundim tė bėhemi tė pasur.
    Ai pranoi formėn e njė shėrbėtori qė ne tė mundim tė fitojmė pėrsėri lirinė tonė.
    Ai zbriti poshtė qė ne tė mundemi tė ngjitemi lart.
    Ai u tundua qė nėpėrmjet Tij ne tė fitojmė.
    Ai u turpėrua qė tė na lavdėrojė ne.
    Ai vdiq qė tė na shpėtojė ne.
    Ai u ngjit qė tė mund tė na marrė tek Vetvetja, neve qė ishim hedhur poshtė nga rėnia nė mėkat.
    Le tė japim gjithēka, le tė blatojmė gjithēka tek Ai qė dha Vetveten si Shpėrblim e Pajtim pėr ne.
    Ne kishim nevojė pėr njė Perėndi tė mishėruar, njė Perėndi tė dėnuar me vdekje, qė tė mundim tė rrojmė.
    Ne u dėnuam me vdekje sė bashku me Atė qė tė mundim tė pastrohemi.
    Ne u ngjallėm me Atė sepse u dėnuam me vdekje me Atė.
    Ne u lavdėruam me Atė sepse u ngjallėm me Atė.
    Pak pika Gjaku dhe rikrijuan tėrė krijimin.
    Shėn Grigor Theologu (Ligjėratat e Pashkės)



    PASKĖT E KATOLIKĖVE, nga KATEKIZMI I kISHĖS kATOLIKE



    DITĖN E TRETĖ U NGJALL NGA TĖ VDEKURIT


    II. Ngjallja – vepėr e tė Shenjtėrueshmes Trini


    648 Ngjallja e Krishtit ėshtė objekt besimi
    pėrderisa ėshtė njė ndėrhyrje transcendente
    e vetė Zotit nė krijim dhe nė histori.
    Nė tė, tri Vetat hyjnore veprojnė bashkarisht
    dhe nė tė njėjtėn kohė manifestojnė origjinalitetin e vet.
    Ajo ėshtė kryer nga fuqia e Atit
    qė «e ngjalli» (Vap 2, 24) Krishtin, Birin e vet,
    dhe nė kėtė mėnyrė e ka pėrfshirė nė mėnyrė tė pėrsosur
    karakterin e tij njerėzor me Korpin nė Trini.
    Jezusi, nė mėnyrė pėrfundimtare «dėftohet pėr Birin e Hyjit
    me tė gjitha pushtetet me anė tė Shpirtit Shenjt
    mbas ngjalljes prej tė vdekurve» (Rom 1, 3-4).
    Shėn Pali ngul kėmbė nė manifestimin (shfaqjen, dukjen) e fuqisė sė Zotit
    nėpėr vepėr tė Shpirtit qė ka gjallėruar
    natyrėn njerėzore tė vdekur tė Krishtit
    dhe e ka thirrur nė gjendjen e lavdishme tė Zotit.

    649 Pėrsa i takon Birit ai e vepron Ngjalljen e vet
    nėpėr virtyt tė fuqisė sė tij hyjnore.
    Jezusi lajmėron se Biri i njeriut do tė vuajė shumė,
    do tė vdesė e pastaj do tė ngjallet (nė kuptimin veprues tė fjalės).
    Nė njė vend tjetėr pohon qartė: «Unė e jap jetėn time qė ta marr pėrsėri...
    Kam pushtet ta jap jetėn
    e kam pushtet ta kthej prapė atė» (Gjn 10, 17-18).
    «Ne besojmė se Jezusi vdiq dhe u ngjall» (1 Sel 4, 14).

    650 Etėrit e soditin Ngjalljen duke u nisur nga Veta hyjnore e Krishtit
    qė ka mbetur e bashkuar me trupin
    dhe me shpirtin e tij tė ndarė ndėrmjet tyre nga vdekja:
    «Nga uniteti i natyrės hyjnore
    qė mbetet e pranishme nė secilėn nga dy pjesėt e njeriut,
    kėto bashkohen pėrsėri.
    Kėshtu vdekja ėshtė shkaktuar nga ndarja e pėrbėrjes njerėzore
    dhe Ngjallja nga bashkimi i dy pjesėve tė ndara» .

    III. Kuptimi dhe rėndėsia shpėtimdhėnėse e Ngjalljes


    651 «Nė qoftė se Krishti me tė vėrtetė nuk ėshtė ngjallur,
    [atėherė] i kotė ėshtė predikimi ynė
    - i kotė besimi i juaj» (1 Kor 15, 14):
    Ngjallja, mbi ēdo gjė pėrbėn pėrforcimin
    e tė gjitha atyre qė vetė Krishti ka bėrė dhe ka mėsuar.
    Tė gjitha tė vėrtetat, edhe ato mė tė pakapshmet nga shpirti njerėzor,
    e gjejnė aprovimin e tyre nėse, duke u ngjallur,
    Krishti ka dhėnė provėn pėrfundimtare,
    qė e kishte premtuar, tė autoritetit tė vet hyjnor.

    652 Ngjallja e Krishtit ėshtė pėrmbushje e premtimeve tė Besėlidhjes sė Vjetėr
    dhe tė vetė Jezusit gjatė jetės sė tij tokėsore .
    Shprehja «sikurse e paralajmėroi Shkrimi shenjt» (1 Kor 15, 3-4);
    dhe Besojma e Nikesė-Kostantinopolitane
    tregon se Ngjallja e Krishtit i realizoi kėto parathėna.

    653 E vėrteta e natyrės hyjnore tė Jezusit
    pėrforcohet nga Ngjallja e tij.
    Ai kishte thėnė: «Kur do ta keni ngritur Birin e njeriut,
    atėherė do ta dini se Unė Jam» (Gjn 8, 28).
    Ringjallja e tė Kryqėzuarit tregoi
    se ai me tė vėrtetė ishte «Unė Jam»,
    Biri i Zotit dhe Zot ai vetė.
    Shėn Pali ka mundur t’u deklarojė judenjve:
    «Premtimi i dhėnė etėrve tanė ėshtė pėrmbushur,
    sepse Zoti e ka vėnė nė zbatim pėr ne...
    duke ngjallur Jezusin,
    ashtu siē ėshtė shkruar edhe nė Psalmin e dytė:
    «Ti je Biri im, unė sot tė linda» (Vap 13, 33) .
    Ngjallja e Krishtit ėshtė e lidhur ngusht
    me Misterin e Mishėrimit tė Birit tė Zotit.
    Ajo ėshtė plotėsimi i tij, sipas planit tė amshuar tė Zotit.

    654 Ka njė aspekt tė dyfishtė nė Misterin e Pashkėve:
    me vdekjen e vet Krishti na ēliron nga mėkati,
    me Ngjalljen e vet na bėn tė hyjmė nė njė jetė tė re.
    Kjo ėshtė pikėsėpari shfajėsimi
    qė na vė pėrsėri nė hirin e Zotit
    «sikurse Krishti u ngjall nė lavdinė e Atit prej tė vdekurve,
    po ashtu edhe ne tė jetojmė nė jetėn e re» (Rm 6, 4).
    Ajo qėndron nė fitoren mbi vdekjen e mėkatit
    dhe nė pjesėmarrjen e re nė hir .
    Ajo plotėson adoptimin birnor,
    sepse njerėzit bėhen vėllezėr tė Krishtit,
    ashtu si vetė Jezusi i quan nxėnėsit e vet pas Ngjalljes:
    «Shkoni e lajmėroni vėllezėrit e mi» (Mt 28,10; Gjn 20,17).
    Vėllezėr jo pėr nga natyra,
    por si dhuratė e hirit,
    sepse ky bijėsim sjell njė pjesėmarrje reale
    nė jetėn e Birit tė vetėm,
    e cila ėshtė zbuluar plotėsisht nė Ngjalljen e tij.

    655 Mė nė fund Ngjallja e Krishtit – dhe vetė Krishti i ngjallur –
    ėshtė fillim dhe burim i ngjalljes sonė tė ardhshme:
    «Krishti u ngjall prej tė vdekurve!
    Ai ėshtė fryti i parė i tė vdekurve!…
    sikurse nė Adamin vdesin tė gjithė njerėzit,
    ashtu nėpėr Krishtin tė gjithė njerėzit do ta rifitojnė jetėn» (1 Kor 15, 20-22).
    Nė pritje tė kėtij plotėsimi,
    Krishti i ngjallur rron nė zemrėn e besimtarėve tė vet.
    Nė tė besimtarėt shijojnė «mrekullitė e botės sė ardhshme» (Heb 6, 5)
    dhe jeta e tyre pėrcillet nga Krishti nė gjirin e jetės hyjnore ;
    «Ai vdiq pėr tė gjithė, nė mėnyrė qė ata qė jetojnė,
    tė mos jetojnė mė pėr vete,
    por pėr atė qė vdiq dhe u ngjall pėr ta» (2 Kor 5, 15).


    Nė sintezė


    656 Besimi nė Ngjalljen ka si objekt njė ngjarje
    tė dėshmuar historikisht nga nxėnėsit
    qė e kanė takuar me tė vėrtetė tė Ngjallurin,
    dhe nė tė njėjtėn kohė misteriozisht transcendente
    pėr sa ėshtė hyrje e natyrės njerėzore tė Krishtit nė lavdinė e Zotit.

    657 Varri i zbrazėt dhe fashat pėrdhe
    tregojnė edhe ato vetė se Korpi i Krishtit
    ėshtė shkėputur nga lidhjet e vdekjes
    dhe tė prishjes, nėpėrmjet fuqisė sė Zotit.
    Ato i pėrgatitin nxėnėsit pėr takimin me tė Ngjallurin.

    658 Krishti, «i Parėlinduri ndėr tė vdekurit» (Kol 1, 18),
    ėshtė fillimi i Ngjalljes sonė,
    qė tashti pėr shfajėsimin e shpirtit tonė ,
    mė vonė pėr gjallėrimin e trupit tonė .

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •