Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-03-2016
    Postime
    2

    Pershendetje ju lutem me ndihmoni?

    Pershendetje me duhet nje fragment nga romani i katedrales te Parisit bashke me komente si pershembull shtylla e turpit por jo kete pjese kush mund te me ndihmoje??

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Pershendetje ju lutem me ndihmoni?

    Ke'sh e' ka shkre'ar ke'te'?!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Pershendetje ju lutem me ndihmoni?

    Ertugrul...pergezime per nickun, kliko ne Google ,shkrimtare te huaj ,vere titullin e romnit " Katedralja e Parisit" dhe e gjen!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Pershendetje ju lutem me ndihmoni?

    "Dielli lind nga zjarri, Hena lind nga Dielli. Zjarri eshte Shpirti i gjithesise. Atomet e tij fillestare perhapen ne mbare boten, duke rrjedhur pareshtur ne forme rrekerash pa fund. Ne pikat ku keto rreke kryqezohen ne qiell - sajojne Driten; ne pikat ku priten ne toke - sajojne Arin. Drita dhe Ari jane e njejta gje. Ari eshte zjarr ne gjendje te ngurte. Ndryshimi ndermjet te dukshmes dhe se prekshmes, ndermjet gjendjes se lengshme dhe gjendjes se ngurte te se njejtes substance, eshte po ajo qe verejme ndermjet avujve te ujit dhe akullit. Asgje me shume. Kjo nuk eshte aspak fantazi - ky eshte Ligji i pergjithshem i Natyres....Drita qe bie ne doren time eshte Ar! Jane po ato atome, vecse te bymyera sipas nje ligji te caktuar; mjafton qe ato t'i ngjeshim sipas nje ligji tjeter"........................................... .
    (Viktor Hygo)

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: Pershendetje ju lutem me ndihmoni?

    Katedralja e Parisit:


    ...Atėherė Kuazimodo e hodhi vėshtrimin te cigania, trupi i sė cilės, i varuar nė litar, po pėrpėlitej ende nė agoni nėn fustanin e saj tė bardhė, tha me njė dėnese qė e ēoi peshė krahėrorin e tij tė shėmtuar:
    -Oh, humbi tani gjithēka qė doja unė!
    *
    Kuazimodoja ishte zhdukur qė atė ditė nga Katedralja dhe nuk u pa mė. Dhe vėrtetė, atė nuk e pa mė askush dhe askush nuk e mori vesh se ē’ishte bėrė....
    Ja se ē’kemi mundur mė pas tė zbulojmė....
    Nja njė vit e gjysmė apo dy vjet pas ngjarjeve me tė cilat merr fund kjo histori, kur erdhėn ta kėrkonin nė varrezėn e Monfokonit kufomėn e Oliver Le Denit, qė kishte qenė varur dy ditė mė parė dhe tė cilit Karli i VIII i bėr njė nder tė madh duke lejuar qė trupi i tij tė varrosej nė Sen Loren nė njė rreth shoqėror mė tė denjė, gjetėm midis atyre kėrmave tė nveritshėm dy skelete, njėri nga tė cilėt dukej se mbulonte tjetrin tė shtrėnguar fort nė gji. Njėri prej kėtyre tė dyve ishte njė skelet gruaje (i Esmeraldės/ciganes), qė kishte ende disa copa tė ronitura tė njė fustani dikur tė bardhė; rreth qafės i dukej njė gjerdan me kokėrriza dafine bashkė me njė qeske tė vogėl mėndafshi tė zbukuruar me rruaza tė blerta; qeska ishte e hapur dhe e zbrazėt. Kėta sende dukej qė kishin njė vlerė aq tė paktė, saqė as xhelati nuk kishte dashur t’i pėrvetėsonte. Skeleti tjetėr qė shtrėngonte fort tė parin, ishte njė skelet burri. U vu re se ky skelet e kishte shytllėn kurrizore tė shtrembėr; kokėn tė ngjeshur midis shpatullave dhe njėrėn kėmbė mė tė shkurtėr se tjetėrėn. Por vertebrat e qafės sė tij ishin tė paprekura, gjė qė tregonte se ai nuk kishte qenė varur. Ky njeri pra, kishte ardhur vetė aty dhe kishte vdekur. Kur deshėn ta ndanin nga skeleti qė mbante pėrqafuar, ra dhe u bė hi e pluhur...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga pranvera bica : 19-03-2016 mė 14:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •