Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Dita e Verës, festa jonë pagane (Si festohet në mbarë trojet shqiptare)

    Speciale

    Nga Fatos Salliu

    Në ka një festë që qëndron përtej të gjithave, që i bashkon shqiptarët pa dallim, e që i ka rezistuar mijëra viteve, ajo është Dita e Verës. Ka origjinë mjaft të lashtë, atëherë kur njerëzit i besonin perëndive shumë shekuj para se të lindëte krishtërimi. Diana Candeviensis ishte njëra prej tyre, ajo që simbolizonte ardhjen e pranverës, gjelbërimit mirësisë dhe begatisë. Ndaj adhurohej nga të gjithë. Kryeqendra ishte Çermenika e më vonë u bë Valmi, Elbasani i sotëm.

    Sipas kalendarit Julian kremtohej më 1 mars dhe sipas kalendarit Gregorian, më 14 mars. Është një festë mbarëshqiptare, që kremtohet nga Veriu në Jug me rite që dallojnë secilën krahinë, por që kanë të njëjtën ide, adhurimin ndaj natyrës. Në kalendarin diellor iliro-shqiptar (dhe të disa popujve të tjerë), ka vetëm dy stinë, verë dhe dimër, dhe stinët nisin me ekuinokset në mars e shtator dhe arrijnë mesin me solsticet në qershor e dhjetor.

    Çfarë është Dita e Verës

    Konica: Është festë e lumturisë së ëmbël. Të mos humbasim këto festa të racës sonë

    Përshkrimin më përqasës për kuptimin e festës e ka konceptuar shkrimtari ynë i madh Faik Konica. “Dita e Verës është festa në të cilën stërgjyshit tanë, kur skish lindur edhe krishterimi, kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e vjetër, perënditë e lulevet, të shlegjevet. Kur shkrin dimri, kur qaset vera buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumturi të ëmbël. Në këtë gëzim, stërgjyshërit tanë ndienin një detyrë t’u falën perëndivet që sjellin këto mirësira. Dhe ashtu leu festa hiroshe që e quajnë Dita e Verës. Në pakë ditë në Shqipëri, besnikët e fundmë të paganizmit, besnikët pa dashur dhe pa ditur, do të rrethojnë me verore degët e thanave, të dëllinjavet, të dafinavet, të gjitha shelgjevet të nderuara. Do të këputin degë të gjelbra dhe do t’i vënë përmbi kryet e shtëpivet. Të mos i lëmë të humbasin këto festa të vjetra të racës sonë. Nuk i bëjnë dëm njeriut. Sjellin një gëzim të kulluar në shtëpi. Një vend ku jeta e të vegjëlvet është aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kanë një rast të rrallë për të dëfryer. Për të mëdhenjtë, Dita e Verës ka një shije poetike të hollë e të rrallë.

    Dita e Verës në Veri

    Përshkrimin e dytë, i cili flet për kremtimin e “Ditës së Verës” nga malësorët katolikë të veriut, e kemi nga At Berdardin Palaj. Ai shkruante dy dekada pas Faik Konicës : Shtëpi më shtëpi në ditët e veravet, pjesëtarët e familjes bashkoheshin rreth zjarrit për me lidhë shtrigat, mgjillcat, llungjat, rrollcat e të gjitha shtazët dëmtuese : gjarprin mos ti nxajë, lepurin mos t’u hajë loknat e bathën, e shpendin emën për emën e krimbat e tokës mos t’u mbajnë dam ndër ara. Tri ditë përpara veravet duhet me mshefë shoshat, sitat, furkat e me çartë krojet, në mënyrë që mos me i pamë këto sende asnjë rob i shtëpisë, pse për ndryshej nul lidhet gja. Këto ditët e veravet bijnë gjithmonë ndër ditët e para të Marsit. Mbas darkë, të gjithë pjesëtarët e shtëpisë bashkohen rreth zjarmit. I zoti i shtëpisë merr një pe të zi leshi, e lidhë për vergue një nyje e thotë këto fjalë. Lidhe Zot nata e mojt e dita e verave ! Unë pak e Zoti shum ! Po lidhim shtringat. Kështu përsërit këtë veprim për secilin shpirt damtues, sëmundje, krimba e kodra që don me lidhë”.

    Tropojë

    Kjo stinë në Tropojë grumbullon turma njerëzish në fshatin Luzhë ku akoma njerëz supersticiozë kërkojnë ndihmë dhe mbarësi nga varre dhe gurë të kthyer tashmë në idhuj. Të mëdhenj dhe të vegjël udhëtojnë me kilometra të ne terrene malorepër tu silur rreth një guri varri. Ca pikla uji mbi fytyrë dhe kur hap sytë shikon lulet e para të verës mbi jastëk. Ky është zgjimi i një fëmije në fshatrat e Tropojës në Ditën e Verës. Nënat që si zakonisht zgjohen herët për të kryer punët e shtëpisë mbledhin lule, gjethe dhe fije bari. Këto pastaj i hedhin me kujdes mbi fytyrat e fëmijëve dhe mbi jastëk kur ata ende flenë. Dhe zgjimi bëhet me ca pikla uji mbi fytyrë. Në skajin verior të Shqipërisë, fëmijët gjatë gjithë ditës këpusin dëllinja dhe i bashkojnë ato në një vend në formën e mullarit. Pavarësisht se data ndryshon nga ajo që është zyrtarizuar në kalendar, atje 22 marsi simbolizon ditën e verës, ndoshta kjo vonesë vjen për shkak të klimës paksa më të ftohtë krahasuar me Shqipërinë e Mesme dhe atë të Jugut. Dëllinjave u vihet flaka në mbrëmje dhe fëmijët bërtasin, këndojnë dhe hedhin valle rreth flakëve të larta.

    Dita e Verës në Verilindje

    Festimet e kësaj ditë në Dibër fillojnë dy javë përpara, ku djemtë e rinj gjatë ditës shkojnë në mal dhe presin dëllinja, të cilat i sjellin në fshat, për të formuar një ose më shumë mullarë. Mullarët vendosen në pika më të larta të fshatit, në mënyrë që zjarri të jetë sa më i lartë duke u bërë konkurrencë të dukshme fshatrave të tjerë për rreth. Sapo dielli ulet e del hëna të rinjtë afrohen rreth mullarëve të dëllinjave, dhe presin momentin që ti vënë zjarrin. Sapo zjarri ndizet, djemtë gjuajnë me bahe (është mjet i trashëguar brez pas brezi dhe që bëhet në mënyrë artizanale, e cila hedh prej një distance relativisht të largët gurë që kanë përmasa mesatare) për të larguar dhe vrarë të keqen, në mënyrë që pranvera të jetë më reshje të bollshme, për siguruar të korra të mira me shumë “bereqet”, nga të cilat do të krijohen rezerva të bollshme për të kaluar periudhën e gjatë të dimrit. Kurse, vajzat këndojnë rapsodi të trashëguara dhe të transmetuara brez pas brezi që i kushtohen “Ditës së Verës”. Ky ritual vazhdon deri me datë “14 Mars”.

    Me “14 Mars” në mëngjes vendoset një garë e pashpallur kush zgjohet më shpejt në mëngjes (sipas traditës ai që zgjohet më vonë do ti shkoj i gjithë viti në të shumtë në kohës në gjumë), familjet që zgjohen më vonë zakonisht kanë edhe një ndëshkim simbolik, ju mbyllet nga jashtë dera e shtëpisë.

    Pasi zgjohen, të rinjtë dalin për te mbledhur lule si kukreka, lulethane, shelgje etj, të cilat i vënë mbi portën hyrëse si dhe brenda shtëpisë. Kurse vajzat ziejnë vezët, dhe i ngjyrosin me mozaikun e ngjyrave. Vezët rroken mes të rinjve me fitimas (që do të thotë se ai që ka vezën me të fortë ja fiton dhe ja merr ati që i thyhet).

    Këto ngjarje ndodhin zakonisht në një livadh ose në qendër të fshatit, ku përvec këtyre riteve bëhen edhe mjaft lorja të tjera si : “Kala Dibrane”, mundje mes djemve të rinj e etj. Gjatë paradites nënat përgatisin drekën e bollshme, ku një vend të veçante zë flija (gatim tradicional kryesisht i zonës së Dibrës). Pas drekës, njerëzit dalin për vizita tek të afërmit.

    Vlorë

    Në fshatin Nartë çdo vit si një shenjë mirëseardhjeje të ditëve verore, organizohen karnavalet, një festë kjo që tashmë bashkon komunitetin e kësaj zone në fshatin që po braktiset. Banorët thonë se kjo festë fetare ka marrë jetë nga viti 1922. Sipas banorëve dhe gjatë regjimit komunist ku të tilla festa u ndaluan, karnavalet në Nartë bëheshin fshehurazi. Besimtarët ortodoks në këtë fshat janë shumë të dhënë pas kësaj feste, çka duket tek mënyra se si i organizojnë, pjesëmarrja e tyre masive, madje dhe shqiptarët emigrantë vijnë nga vendet fqinje për të qenë të pranishëm në këtë ditë pranë vendit te tyre.

    Tradicionale për festimin e Pashkëve janë karnavalet të cilat zgjasin 3 ditë e 3 netë pa pushim dhe nën petkun e tyre këndohet dhe kërcehet në gjithë fshatin. Tipike janë maskat e shumta të përdorura, të cilat përfshijnë nga figura të njohura popullore e deri tek kafshët apo personazhe filmash vizatimorë. Përveç veshjeve në këto karnavale janë karakteristike vezët e kuqe të Pashkës, të cilat shpërndahen nëpër familje të ndryshme duke i shkëmbyer mes tyre. Traditë gjithashtu është edhe bërja kurban e mishit të qengjit.

    Skrapar dhe Lushnjë

    Skrapari dhe Lushnja praktikojnë veroren .Pasi zgjidhet peri hidhet në një ferrë ose trendafil . Ndërkohë vezët e ngjyrosura thyhen nëpër koka. Në Lushnjë bashkë me vezët zihet edhe misri e gruri, se sa misër zihet e dinë gratë lushnjare që duhet tu japin fëmijëve që vijnë duke këndur dhe dukë përplasur dy gurë më njëri-tjetrin. Ata kërkojnë misër ose vezë të ziera.

    Pogradec

    Qyteti piktoresk e feston këtë ditë më vezë të ziera të lyera në të kuqe. Fëmijët ndezin zjarre dhe vejnë në duar “veroret”.

    Kosova feston Ditën e Verëzës

    Dita e Verëzës festohet sipas një tradite të lashtë, e ngjashme si Dita e Verës në Elbasan. Pjesë e festimeve janë daljet e të rinjve e të rejave në sheshe fshatrash, në bjeshkë, mbledhja e luleve të para, vallëzimi e këndimi, ndezja e zjarreve dhe gatimet speciale me miell misri e gruri, të cilat kanë ngjashmëri po nuk janë si ballokumet e Elbasanit.

    Ndër shumë bereqetet që shtrohen në sofër janë mishi i qengjit dhe flija. Kjo festë bëhet me besimin se Dita e Verëzës sjell fat, shëndet, mbarësi, përtëritje e dashuri njerëzore dhe ritet ndërlidhen me zgjimin e bimësisë, gjallimin dhe kalimin nga dimri në pranverë.

    Gostivar, Karshiakë, Kërçovë

    Gostivari, Karshiaka, Kërçova e të tjera janë disa prej zonave që Dita e verës festohet bukur. Piknikët familjare nëpër parqe dhe pika të tjera turistike janë një prej aktiviteteve më popullorë, në Shkup destinacioni i preferuar është Kalaja. Menyja e festës ka gatesën tradicionale për këto zona, specialiteti prej brumi i pjekur në saç – flia, si edhe disa lloje ëmbëlsirash. Tipike për këtë ditë janë edhe frekuentimet e “vendeve të mira”. Përkatësisht shpellave të njohura për efektet shëruese dhe fatsjellëse.

    Ditës së Verës është bërë edhe nga arbëreshët aq sa disa autorë e kanë quajtur “festë arbëreshe”, është dëshmi e përhapjes së saj të hershme ndër shqiptarët.

    Dita e Verës, rituali

    Festa pagane ka ritualin e saj. Ritet janë trashëguar brez pas brezi ndoshta për 24 shekuj me radhë. Dikur dedikimet i kushtohen perëndisë Dianë, sot ato praktikohen për një jetë më të mirë të mbushur me gëzim, dashuri dhe begati. Studiuesi dhe muzikologu i njohur Thanas Meksi e ndan në katër faza Festën e Ditës së Verës. Faza e parë është faza përgatitore që nis me grumbullimin e zaireteve që janë të nevojshme për Ditën e Verës. Faza e dytë është nata e Verës që nis më 13 mars, faza e tretë mëngjesi i Ditës së Verës që nis më 14 mars dhe së fundi pikniku i Ditës së Verës në mesditën e 14 marsit. Në vigjilje të natës së Ditës së Verës çdo shtëpi e këtij qyteti është e mbushur me një gëzim të veçantë, është një ndjesi që i pushton njerëzit fare pa e kuptuar. Ndoshta nga ndikimi i diellit, gjelbërimit apo shpërthimit të farës dhe sythëve që janë shprehje e begatisë dhe vazhdimësisë.

    Shtëpia mbushet plot me gjëra të mira dhe me bollëk . Porta zbukurohet me lule dhe lastarë të gjelbër të cilët simbolizojnë futjen e mirësisë dhe natyrës. Gjatë kësaj nate të afërmit, por edhe shokë e miq të ardhur nga viset e tjera, këndojnë këngë të vjetra të shoqëruar me guzhinën me nam të Elbasanit. Disa nga gjellët, që nuk i gjen në vend tjetër, janë tava me pistil, tava e kosit, kabunia, çomleku, gjeli i detit etj. Gjatë kësaj nate fillon të ndahet edhe hiseja e nesërme për njerëzit më të afërm. Mëngjesi është jashtëzakonisht i gëzuar dhe festiv. Elbasanasit zgjohen herët më 14 mars dhe me një përkushtim të veçantë hapin derën që të futet e mira dhe tё del e liga. Ata lajnë sytë me lulet e verës, me manushaqe dhe me karakafte dhe më pas pinë ujë në “bukën e derrit” që është një zhardhok që gjendet nën tokë në zonat me pyje dhe gjelbërim. Uji në “bukën e derrit” simbolizon një vit të shëndetshëm. Më pas nisin vizitat tek të afërmit ku djali më i vogël i familjes nxiton të dërgojë hisen e ndarë. Pikniku nis në orën 10.00. Por vitet e fundit aktivitetet për rastin e festës nisin një orë më parë. Në piknikun e Ditës së verës elbasanasit lënë qytetin dhe u drejtohen pikave turistike në Byshek, Gjinar, Gurrën e Labinotit, Ullirit të Qefit, Kroit të Kalit, Çezmes së Lepurit, Ujit të Ftohtë në Labinot etj.

    Dita e Verës nuk ka kuptim pa lulet dhe këngët. Prej kohësh elbasanasit njihen si bahçevanës me nam dhe këngëtarë të shpirtit. Lulet më karakteristike në Elbasan janë jasemini, karafili, trëndafili, zymbyli, karakaftet etj. Kultivuesit kujdesen për lulet në mënyrë që ato të shpërthejnë Ditën e Verës. Vitet e fundit ansambli i luleve është pasurua me trëndafila dhe karafila të ardhur nga disa vende të Botës nga Egjypti deri në Hollandë. Gjatë natës dhe Ditën e Verës këndohen me pasion të veçantë këngët e mjeshtrit të muzikës popullore qytetare Isuf Myzyrit. Këngë të tilla si ” Një lulishtë me trëndafila”, Çu dëshiruesh me të pa, ” Ma mirë n’pyll se sa n’qytet, ” Si bilbili në pranver” etj, këndohen jo vetëm nga elbasanasit, por në mbarë trojet shqiptare. Pikniku shtrohet në natyrë dhe aty shijohen gjellët dhe frutat karakteristike të zonës

    Ballokumja

    Ёshtё ёmbëlsirë karakteristike vetëm në Elbasan. Ka qenë dhe është sinonim i Ditës së Verës. Ka një formulë të veçantë gatimi e njohur vetëm në këtë qytet. Në vija të përgjithshme një ballokume përgatitet si vijon: Në një enë të posaçme prej bakri e ndërtuar posacërisht për ballakume futen sipas radhës gjalpë i freskët , sheqer, vezë, majë miell misri dhe pak finjë zjarri. Të gjitha asortimentet përzgjidhen në kushte natyrale. Gjalpi duhet të jetë prodhuar në fshat dhe të ketë një ngjyrë të veçantë. Gjalpi i freskët tretet dhe vendoset në enën e ballokumes. Mbi gjalp hidhet pak e nga pak sheqer dhe të dyja rrihen gjatë nga një lugë druri. Më pas hidhen vezët një e nga një ndërkohë që rrahja me lugë vazhdon. Pastaj e ka radhën hedhja e majës së miellit të misrit. Maja e miellit hidhet me ngadalë dhe përzihet vazhdimisht me lugën e drunjtë. Në masën e formuar hidhet pak finjë zjarri. Rrahja e ballakumes duhet të bëhet me dorë. Të gjithë asortimentet hidhen sipas një gramature të caktuar deri sa masa të arijë të mpikset. Brumi i formuar nga kjo përzierje merret me lugë druri dhe vendoset në topa në tepsi. Pastj ballakumja vendoset në furrën me dru zjarri. Piqet dhe shërbehet në formën e kulecëve të ballakumes. Për shkak se është një ëmbëlsirë karakteristike me një shije pikante, kërkohet nga të gjithë qytetet e vendit. Në Ditë Vere në Elbasan porositen mijra ballokume.

    Verorja – Zakon popullor. Më 1 mars, në fshatrat e krahinës së Korçës, fëmijëve dhe beqarëve djem e vajza u jepej një si rreth dore a varëse, e bërë me fill të tjerrur të kuq e të bardhë, term që ndoshta ka lidhje me emrin e stinës ‘verë’ në shqip. Në fund të ditës, vajzat i linin ato në degë peme ose në shkurre. Në qoftë se zogjtë i merrnin ato verore për të bërë fole, atëherë mendohej se vajza do të martohej brenda vitit.

    Ritet sot

    Koha shkoi, por ritet mbetёn. Megjithatё nga viti nё vit festa pasurohet me gjёrat qё burojnё nga shpirti i vetё njerёzve. Mё 14 mars Elbasani kthehet nё epiqendrёn e peligrinazhit. Festa ka njё ndikim tё çuditshёm tek tё gjithё. Duhet tё vish nё Elbasan qё ta provosh kёtё ndjesi. Jo vetëm shtëpitë , por i gjithë qyteti vishet me dekor shumëngjyrësh, ashtu si lulet e pranverës. Në vigjilje të festës ndërmarrja e dekorit zbukuron rrugët dhe sheshet kryesorë të qytetit. Ndërsa ndërmarrja e gjelbërimit mbjell lule dhe sipërfaqe të gjelbëruara. Për çdo vit bashkia Elbasan akordon një fond të veçantë për festën. Në pikat turistike dhe në parqe janë programuar të organizohen koncerte, lojëra popullore, pjesë humori etj.

    http://infoelbasani.al/2016/03/13/di...jet-shqiptare/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-01-2006
    Postime
    459

    Për: Dita e Verës, festa jonë pagane (Si festohet në mbarë trojet shqiptare)

    Kulti i Perëndisë ILire të burimit Bindu-Bindi !
    Shkruan:Shqipe Hoxha

    Emri:  img_0416.jpg

Shikime: 1794

Madhësia:  40.3 KB

    Besimet e lashta të fiseve ilire të banuar në Bosnje dhe Hercegovina mbeti i pranishëm në besimet popullore, kryesisht lidhur me kultin e shërimit të ujit, në të cilën Zoti Bindu-i manifestohet në mënyrë të qartë. Kur dikush analizon kultin popullore te shërimit dhe praktikën e saj, e cila është në thelb pagane lidhur me natyrë, atëherë ajo është e vështirë për të shpjeguar se si sistemi i lashtë ka arritur të mbijetojë në Bosnje, veçanërisht në mes të një zgjerimi të fortë të krishterimit dhe më vonë Islamit? ! Megjithatë, përgjigja duhet kërkuar në faktin se krishterimi, sidomos pas shfaqjes së bogomilëve, ose Islami pati ndikim të mjaftueshme për të asimiluar plotësisht popullin e Bosnjës dhe të shkëput plotësisht ata nga feja e lashtë pagane ilire, dhe kjo është e vërtetë.

    Emri:  img_0414.jpg

Shikime: 1806

Madhësia:  53.3 KB

    Siç dihet zot Bindu-i ishte zot i burimeve të ilirëve ne pranverë-tempuj të cilëve janë gjetur në të gjithë Bosnjën moderne dhe Hercegovinë dhe Kroacinë fqinje. Një nga vendet më të ruajtura u gjet në Privilice afërt Bihac cila është e vendosur në natyrë, pranë një burimi. Në atë vend dhjetëra sakrificave të përkushtuar për Binudin janë gërmuar, si dhe një kishëz me kockat e shumta të kafshëve të flijuar për nder të tij.

    Në praktikën rituale të pelegrinazhit drejt burimeve mund të vërehet ndikimi i tre kulteve fetare të ilirëve : kulti i diellit, kulti i hënës dhe kultin e Bindu-i.
    Kulti i diellit: numri më i madh dhe i dobishëm burimit janë të vendosura në anën lindore të vendbanimit. Ne do të vizitojme atë burim vetëm në mëngjes, para lindjes së diellit, në mënyrë që të luten, të lajë fytyrën e dhe të pinei ujë. Në një mënyrë të tillë të sëmurët do të presin bekimin e Diellit e cila do të shkëlqejë dritën dhe ngrohtësine nga personi pasi aji u ngrit nga lindja.

    Kulti i hënës: janë vizituar në javën e parë të hënës së re, pikërisht në ditët e çuditshme dmth e hënë, e mërkurë, e premte dhe e diel. Kulti i Bindu: pas larjes, fytyrat e tyre dhe të ujit të pijshëm, ose duke e vendosur atë në kosha dhe mbajtjen e saj në shtëpi, të sëmurët do të linte disa para zakonisht monedha, ushqim, vezë ose ata do të lënë disa nga rrobat e tyre në degët e afërta .

    Në përshkrimet e përmendura të ritualeve mund të vërehet ndikimet e tre hyjnive, të cilat mund të tregojnë për faktin se Bindu-i ishte bir i perëndisë se Diellit dhe Hënës Perëndeshë dhe se djali i tyre do të përfaqësonte shembullin e përsosur të vitalitetit dhe shëndetit i cili i jep jetë në këtë rast shërues ndaj sëmundjeve. Dielli që do të shfaqet në lindje në mëngjes, sipas besimit popullor Dielli ishte “lindur”, dhe të shtatë ditët e para pas shfaqjes se hënës së re, padyshim tregojnë për idenë e ripërtëritjes së energjisë së jetës, shëndetit dhe në përgjithësi fat dhe prosperitet. Të sëmurët do të kërkojë bekimet nga hyjnitë qiellore që përsëri të ringjallur në ciklet e tyre të përjetshme dhe manifestim i fuqisë së tyre hyjnore ishte pikërisht uji mbi të cilën Bindu-i kishte patronazhin dhe fuqi. Altar me përkushtim të Bindu-i nga Privilica, Muzeu Territoriale në Sarajevë. - http://shqiperiaebashkuar.info/2016/...t-bindu-bindi/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rrjeti : 19-03-2016 më 07:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •