Nga postimet e mia te fundit, mund te jete keqkuptuar ideja se pse une kritikoj te rinjte. Kjo ndodh per nje arsye shume te thjeshte, sepse kur te jeper nje mundesi dhe nuk e shfrytezon, mua me le mundesine te paragjykoj. Une personalisht cdo gje e kam kerkuar vete, nuk me eshte ofruar dhe afruar dikush te me "jape nje dore", por kerkesa ndaj vetes, kembengulja dhe kurioziteti me kane udhehequr, ku brenda 3 vitesh kam themeluar dy kompani.

Pertej kesaj, deshira ime ka qene eshte dhe do jete te ndihmoj shume te rinj te vet punesohen, te jene te pavarur, te mbulojne vete shpenzimet e tyre, duke qene se une e di qe mundesite jane, mjafton te kene deshiren.

Deri vone kam menduar se te rinjte dhe jo vetem e kane te veshtire te gjejne mundesite qe te rinjte jashte e kane shume te thjeshte ti gjejne.

Une jam specializuar ne Internet Marketing, kam provuar dhe qene pjese edhe e programeve te vlefshme edhe spam edhe kam fituar para edhe kam humbur para jate procesit.

Te gjitha cfare une kam provuar jane nje aset qe dua tjua ndaj atyre qe duan te ndjekin kete rruge pergjithmone apo perkohesisht.

Kur une ju sugjeroj ndjekesve te mi praktika dhe mjete, te gjitha ato une i kam provuar personalisht qe funksionojne. Nese sdo isha e bindur sdo i ndaja me asnje. Pertej kesaj eshte puna, deshira dhe impenjimi i gjithesecilit per ta bere te funksionoje.



Qe te mos duket sikur une dua vetem te kritikoj , do ju ftoj ne nje sfide. Nese une ju shperndaj Falas, informacion se si ju mund te fitoni para, pa ndonje investim, mjafton te keni laptop, PC apo tablet, smatphone, dhe internet - dhe shume deshire te fitoni para, - A do beheshit pjese e sfides?

Me poshte eshte nje nga shume metodat se si mund te punesoheni online.

Nese e kaloni kete hap me sukses, te tjera mundesi do ti ndaj edhe me ju sipas kerkesave dhe nevojes.

Ky informacion deri me tani eshte ndare ne grupin tim ne facebook si edhe me ndjekesit e faqes time. Per tju dhene juve mundesine po e postoj edhe ketu.

------------------------
Si Tė Pėrdorni Platformat Freelance Pėr Tė Punuar Online Dhe Tė Fitoni Para


Pėr tju treguar se sa e gjerė ėshtė hapėsira se ku dhe si ju mund tė punoni online, kohe pas kohe ju do tė keni njė opsion se si tė filloni qė sot tė punoni online dhe tė fitoni para.

Sot do ju tregoj pėr dy tė tilla dhe se si ti kombinoni me njera tjetrėn.

Kohė mė parė kam publikuar njė artikull tė ngjashėm tek blogu im How to leverage Fiverr and earn more money dhe prej asaj dite shikoj anėtarėsime tė vazhdueshme pėr mundėsitė e tė punuarit nė internet.

Duhet tė kuptoni njė gjė, qė ēdo opsion qė unė e shpjegoj apo sugjeroj ėshtė mė pėrpara i provuar vetė nga unė qė funksionon. Asnjėherė sdo ju tregoja diēka qė se kam tė sigurtė qė funksionon.

Pra dy platformat qė dua tju tregoj sot janė:

Fiverr.com
Freelancer.com

Si mundeni ju tė fitoni para duke pėrdorur kėto dy platforma freelance?

Fillimisht duhet tė regjistroheni tek secila si anėtar. Ėshtė FALAS tė regjistrohesh.

Funksionimi i Freelancer:
Freelancer ėshtė ndoshta platforma mė e madhe nė botė pėr ndėrmjetėsimet. Unė jam anėtare aty prej vitit 2011.

Ti regjistrohesh, plotėson profilin, zgjedh aftesitė e duhura qė mund tė ofrosh. Pastaj, shkon tek seksioni i shfletimit tė projekteve.

Nė Freelancer ti aplikon pėr punėt/projektet e publikuara qė tė pėrshtaten me njohuritė dhe aftėsitė e tua. Ti oferton (jep afatin brenda tė ciles e realizon punėn dhe pagesėn qė je i/e gatshme ta kryesh punėn). Gjatė procesit tė aplikimit pėr njė project tė caktuar, ju duhet tė bėni njė pėrshkrim tė plotė se pse punėdhėnėsi duhet t’ju zgjedhė ju. Pastaj pret qė punėdhėnėsi tė tė zgjedhė ose tė fton nė njė intervistė nė live chat.

Patjetėr qė nė freelancer ka edhe mė shumė opsione, qė duhet t’i zbuloni vetė.


Funksionimi i Fiverr:


Ndryshe nga Freelancer ku ju duhet vetė tė kėrkoni pėr punė, nė Fiverr ju duhet tė ofroheni pėr punė. Ju ofroni shėrbimet tuaja nė Fiverr. Shėrbimet nė Fiverr quhen Gig’s. Njė llogari e krijuar ne Fiverr mund tė ofrojė deri nė 20 gigs tė ndryshme, nese keni me shume se 20 mundesi sherbimi, hapni nje account te ri. Larmishmėria e shėrbimeve ėshtė E PAIMAGJINUESHME. Njė shėrbim nė Fiverr fillon nga 5$.


Ēfarė mund tė ofroni nė Fiverr?


- Sherbime nga me te ndryshmet: perkthime, design, redaktime, artikuj, postime reviewsh - gama eshte e paimagjinueshme.

Ju ftoj tė regjistroheni dhe tė shikoni pėrqark se si tė tjertėt e prezantojnė veten dhe se si ju mund tė bėni tė njėjtėn gjė.

Ti kthehemi profilit tim!

Unė nuk jam as Programuese, as Dizenjuese, nuk di tė bej video, nuk mund tė shkruaj artikuj pėr ēfarėdo tematike pėrveē internet marketing dhe fusha tė ngjashme me tė, por unė di njė gjė, unė di tė NDĖRMJETĖSOJ!

Siē edhe jua kam treguar mė pėrpara nėse ju mėsoni tė jeni eksperti mė I mirė I ndėrmjetėsimit, do vijnė tė tjerėt tju kėrkojnė. Vetėm brenda disa javėsh aktivizimi ne Fiverr unė mora Stemėn nr.1 dhe vetem per pak jam tek Stema nr.2 qė ėshtė edhe niveli mė i lartė nė Fiverr. Po tė shikoni profilin tim kam vetėm vlerėsime me 5*. Dhe e gjitha kjo duke mos bėrė asgjė vetė.

Kėtu futet ndėrmjetėsimi qė bėj. Marrim mė tė thjeshtėn, tė shkruash njė artikull nė Fiverr, fitimi ėshtė 5$, pas 1$ qė ėshtė komisioni i Fiverr mbeten 4$. Ėshtė shumė e thjeshtė tė shkosh nė Freelancer dhe tė hapėsh njė projekt si punėdhėnės nė kėtė rast dhe tė presėsh ofertimet. Tė interesuarit j’u dėrgojnė edhe shembuj tė punėve tė kaluara. Ju zgjidhni dikė qė mund ta shkruajė kėtė artikull pėr ju. Le tė themi pėr njė ēmim qė varion 1.5$-2$ pėr 300 fjalė.

Ju thjesht do bėni “forward” punėn e dikujt tjetėr. Nuk j’u duket e thjeshtė pėr tė bėrė? Mua mė duket gjėja mė e thjeshtė pėr tė fituar para online edhe kur nuk dini tė bėni asgjė.

Kur s’keni njė talent apo specialitet. Pra perseri ju mund te fitoni. Duhet vullnet dhe durim, fundja si ne cdo pune tjeter.


Ju sfidoj qė kush arrin brenda njė muaji tė mė dėrgojė qoftė njė gig tė blerė nė fiverr, unė do ta bėj pjesė e grupit tim privat ku ju do tė keni munėsinė tė mėsoni mbi programe private tė niveleve ndėrkombėtare tė ndėrmjetėsimit.

Pra si ju duket sfida? Ėshtė e arritshme pėr ju? Jeni nė gjendje tja jepni vetės kėtė mundėsi?

Ēdo vendim apo arritje qėndron vetėm nė dorėn tuaj!



Be cool, until the next opportunity posted by me!