Emri:  largea_mrikaj1439662929.jpg

Shikime: 701

Madhėsia:  64.9 KB

Refleksione rreth librit “Gjeneza e familjes Mrijaj ndėr shekujt (Kujtime), te autorit Tomė Mrijaj

LIBĖR ME VLERA TĖ MIRĖFILLTA RRETH NDRIĒIMIT TĖ HISTORISĖ SĖ NJĖ FAMILJE ME TRADITA PĖRPARIMTARE DHE ATDHETARE

Tomė Mrijaj: “Gjeneza e familjes Mrijaj ndėr shekuj” (Kujtime). New York 2015.

Shkruan: Mikel GOJANI

Historia e gjenealogjia e familjes Mrijaj pėrmes veprės sė Tomė Mrijajt

Tomė Mrijaj pėrmes librit tė tij monografik Gjeneza e familjes Mrijaj ndėr shekuj (Kujtime), shpalos njė histori shumė shekujsh tė kėsaj familjeje, e cila nė Lug tė Drinit tė Dukagjinit, ėshtė e njohur pėr tradita atdhetare, por edhe arsimore e kulturore. Kėtė histori studiuesi Mrijaj e shfleton pėrmes babait tė tij, Nikollė Mrijaj, njė emėr i njohur i historisė dhe i jetės shoqėrore pėrgjithėsisht.
Ky libėr i autorit Tomė Mrijaj, ėshtė njė dokumentar i vogėl, por i rėndėsishėm pėr historikun e familjes sė tij. Nėpėrmjet kėtyre dokumenteve jetėshkrimore, ndriēohet historia e familjes Mrijaj, tė cilės i takon autori dhe tė gjitha kėto fakte dhe dėshmi historike mbesin vlera tė ēmuara brez pas brezi. Ėshtė kjo njė mundėsi e veēantė qė kėtė histori qė kapėrthen shumė shekuj, tė mos e mbulojė pluhuri i harresės as ndryshku i kohės. Dhe ėshtė autori Mrijaj qė nuk lejon nė gjė tė tillė dhe pėrmes penės sė tij tė mprehtė hedhė dritė mbi kėtė histori tė sė kaluarės sė kėsaj familjeje.

Rrethanat historike tė cilat kanė lėnė vulėn nė jetėn e familjeve tona dhe tė popullit shqiptar

Studiuesi Mrijaj gėrmon nga thellėsitė e shekujve pėr tė hedhur nė dritė disa fakte dhe dėshmi pėr rrugėn historike tė kėsaj familje. Kėto fakte dhe dėshmi ai i siguron pėrmes arkivave tė ndryshme nė Kosovė dhe Shqipėri, po ashtu edhe pėrmes personaliteteve tė ndryshme, sidomos familjare, me kėtė raste tė babait tė tij, Nikollė Pren Mrijaj, njerėz kėta me memorie tė thellė dhe tė mprehtė.
Rrethanat historike tė cilat kanė lėnė vulėn nė jetėn e popullit shqiptar, historikisht kanė qenė mjaft tė ashpra. Si shumė familje shqiptare edhe familja Mrijaj, secilės i takon edhe vetė autori, ka qenė e detyruar tė lėviz nga njė trevė nė tjetrėn. Pushtimet e ndryshme dhe luftėrat, po ashtu edhe gjendja e rėndė ekonomike, i ka detyruar njerėzit tė lėvizin brenda trojeve shqiptare.
Autori Mrijaj, duke rrėfyer tė dhėnat e babait tė tij Nikollė Mrijajt (1911-1999), pohon se origjina e kėsaj familje ėshtė e hershme dhe zė fill rreth vitit 1800. Sipas tė fakteve qė ka ofruar autori, duke dėshmuar historinė e familjes dhe se dy vėllezėrit, qysh herėt (nė vendlindjen Kēirė, vendbanim nė Shqipėrinė Veriore), ishin marrė me zejen e pėrpunimit tė barotit. Nga ana tjetėr, si punėtorė tė mėdhenj, kishin rėnė nė sy tė mirė edhe pėrtej vendlindjes. Ata kishin pasur shumė kėrkesa nga tregtarėt e famshėm shkodranė (me tė cilėt ata bėnin tregti), qė tė hapnin zejen e tyre nė qytet, sepse mund tė kenė sukses dhe pasurohen shumė shpejtė...” Kjo ka diktuar qė ata tė lėnė Kēirėn dhe tė vendosen nė Shkodėr”. Lėvizjet e kėsaj familje sikur e shumė banorėve tė tjerė tė kėsaj krahine ishin tė shpeshta. Kjo familje vendoset nė Kryezi tė Pukės, mė nė fund nė Gurrakoc, gjegjėsisht nė Zllakuqan. Vendosja e kėsaj familje nė Zllakuqan u pėrball me sėrė vėshtirėsish jetese, sepse tokat ishin tė zotėruara nga dera e mirėnjohur e begut tė Pejės, Begolli, tė cilėve kėto prona ua kishte dhėnė perandoria osmane. Dhe nė kėtė mėnyrė bashkė me rrebeshet e kohėrave kjo familje sikur shumė familje tė tjera tė Zllakuqanit dhe tė Lugut tė Drinit pėrgjithėsisht enden jetėn e tyre.
Nė vijim autori Mrijaj nė kėtė libėr i prezanton dy figura shumė tė rėndėsishme pėr familjen dhe kombin pėrgjithėsisht, profilin historik tė Nikollė Mrijajt i Parė (1838-1907), po ashtu edhe tė Pren Nikollė Mrijajt (1889-1823).
Duke folur pėr figurėn dhe veprimtarinė e Nikollė Mrijajt, autori Mrijaj, ndėr tė tjera pohon se Nikollė Mrijaj ishte njė atdhetar i palodhur , duke marrė pjesė nė lėvizjet e rėndėsishme historike kundėr - turke tė kohės, pėrkrah Kapedanėve tė Mirditės, krerėve tė mirėnjohur tė qytetit me tradita patriotike dhe kulturorė tė Shkodrės etj. “Shqipėria dhe Kosova kishin disa shekuj qė rėnkonin nga zgjedha e egėr e perandorisė osmane, e cila kishte njė platformė afatgjate tė zhbėrjes dhe aneksimit tė trojeve tona etnike. Rilindėsit dhe patriotėt e vėrtetė, kurdoherė kishin nė qendėr tė vėmendjes zgjimin e ndėrgjegjes kombėtare tek shqiptarėt, kudo qė ndodhen brenda dhe jashtė vendit, duke nxitur dhe pėrkrahur drejtpėrdrejt me tė gjitha format e kėsaj lėvizjet e armatosur nė formėn e kryengritjeve ēlirimtare. Nė kėtė vorbull tė zhvillimit me shpejtėsi tė kėtyre ngjarjeve tė rėndėsishme historike ishte i pėrfshirė edhe Nikolla, i betuar tė bėnte jetėn fli pėr interesat e shtrenjta tė popullit dhe tė trevave tė atdheut”. (fq. 40).
Pėrpos kėtyre konstatimeve autori jep tė dhėna dhe dėshmi edhe mbi pjesėmarrjen e Nikollė Mrijajt nė shumė ngjarje historike tė zhvilluara nė ato kohė, por edhe lidhjet e tij me shumė personalitete tė jetės historike tė saja kohės, si pjesėmarrjen e tij nė luftėn pėr mbrojtjen e kufijve tė Plavė-Gucisė 1870-1880, pastaj mė 1899 pjesėmarrjen e tij nė Kuvendin themelues tė Lidhjes Shqiptare “Besa – Besė etj. Po ashtu Kishte miqėsi me shumė patriotė tė kohės si Fazli Metėn (gjysh i patriotit Sadik Ramė Gjurgjeviku), dhe shumė tė tjerė. Autori Mrijaj po ashtu pasqyron edhe shumė angazhime dhe veprimtari tė Nikollė Mrijajt nė fushėn e arsimit dhe tė pėrparimit tė kėsaj popullate, duke e prezantuar si njė figurė shumė e rėndėsishme dhe me vlera tė mirėfillta.
Nė vazhdėn e pasqyrimit tė kėtyre figurave tė ndritura tė kėsaj familje dhe tė kėtij kombit, autori Mrijaj, spikat figurėn e njė burri tė urtė dhe intelektualin e hershėm tė kėsaj ane, Pren Nikollė Mrijaj (1889-1923), i cili njė jetė tė tėrė e shkriu si qiriri duke ju bėrė dritė tė tjerėve. Pren Nikollė Mrijaj, qysh nė moshė tė re arrin tė arsimohet nė Austri, duke u njohur me kulturė tė famshme evropiane, po ashtu edhe personalitete tė jetės kulturore, tė artit, letėrsisė, filozofisė etj. Pėrpos shumė angazhimeve dhe veprimtarive qė kreu pati fatin qė tė emėrohet edhe kryetar i parė i Komunės sė Zllakuqanit, duke kryer kėtė detyrė me dinjitetin mė tė lartė. Pėrvoja e punės si kryetar i Komunės sė Zllakuqanit i mundėsoi bashkėpunimin e tij me shumė veprimtarė tė shquar tė kohės. Krijoi raporte tė afėrta edhe me klerin katolik qė vepronte nė Zllakuqan, pėrkatėsisht me Patėr Engjėll Palajn, Patėr Lorenc Mazrekut, Patėr Pashk Prelėn, Patėr Marjan Prelėn, e tė tjerė. Pren Mrijaj ka mbajtur lidhje tė ngushta po ashtu edhe me Kapedanin e Mirditės Marka Gjonin dhe Zef Ndocin, tė cilėt shpeshherė kishin bėrė konak nė shtėpinė e Pren Mrijajt.
Nė vijim studiuesi Mrijaj shkruan pėr mbijetesėn e lugdrinasve ndėr shekuj, duke e pėrshkruar njė gjendje tepėr tė rėndė, mirėpo edhe tė njė krenarie dhe tradite tė trashėguar nga e kaluara historike.

Njė plejadė e figurave tė ndritura

Nė vazhdėn e kėtij prezantimit tė personaliteteve tė shquara tė familjes, autori Mrijaj portretizon disa figura dhe shėmbėlltyra tė trungut tė kėsaj familje, si Nikollė Mrijaj (1911-1999), Ndrecė Pren Mrijaj (1915-1969), Tush Ndrecė Mrijaj (1946-2005), Mhill Mrijaj (1836-1914) etj.
Duke folur pėr figurėn e Nikollė Mrijajt, autori emrin e tij e spikat si njė figurė tė ndritur intelektuali, veprimtari dhe atdhetari tė shquar., i cili veprimtarinė e tij nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare u shqua nė shumė segmente tė jetės nė anėn e Lugut tė Drinit. Veprimtarie e Nikollė Mrijajt ėshtė shumė e frytshme dhe tepėr dimensionale, gjithherė nė shėrbim tė familjes, tė arsimit, tė shoqėrisė dhe tė kombit tė tij pėrgjithėsisht. Gjatė rrugės sė tij jetėsore kreu shumė punė dhe detyra qė i kishte vėnė obligim vetes, krejt me interes tė shoqėrisė shqiptare dhe tė kombit pėrgjithėsisht. Arriti qė tė bėhet kryetar i Komunės sė Zllakuqanit, ku kėtė mision e kreu me dinjitetin mė tė lartė, gjithherė nė shėrbim tė kėsaj popullate. Gjatė kėsaj kohe, pėrkatėsisht kah fundi i vitit 1940 bashkė me Adem Dushin dhe me njė plejadė tė tėrė tė burrave tė urtė e tė menēur tė asaj kohe tė Lugut tė Drinit, si Zef Cub Pėrnokėn, Mark Pėrgjokėn, Mark Duhanin, Llesh Gjon Lleshin dhe disa tė tjerė, si delegacion i pėrbashkėt shkuan pėr t’u takuar me ish-ministrin e atėhershėm tė arsimit, Ernest Koliqin, duke kėrkuar nga ministri Koliqi mėsues pėr shpėrndarjen e dijes dhe tė diturės kombėtare nė kėto anė tė mbetua larg kėtyre shkėndijave tė arsimit dhe edukimit shqip. Autori shkruan edhe pėr shumė angazhime dhe veprimtari tė Nikollė Mrijajt, si dhe bashkėpunimin e tij me shumė figura tė ndritura tė kombit. Rėndėsi tė merituar autori i kushton edhe rolit tė odave tė burrave nė atė kohė, ku zėri i Nikollė Mrijajt ishte njė zė i fortė i sė vėrtetės. Autori Mrijaj po ashtu flet edhe pėr luftėn heroike qė heroina Marije Shllaku, pėr tė cilėn autori ka shkruar edhe njė libėr tė veēantė, qė ajo ka bėrė nė Drenicė, territor qė gjendet nė kufi mė Lugun e Drinit dhe se autori dėshmon se kjo heroinė disa herė edhe ėshtė strehuar nė shtėpinė e familjes Mrijaj. Autori Mrijaj po ashtu pasqyron edhe figurėn e atit tė tij, Nikollė Mrijajt, nė kujtimet e tij dhe shumė gjera tė tjera me interes tė pėrgjithshėm.
Nė vazhdėn e kėtyre figurave tė ndritura, autori Mrijaj nė kėtė libėr po ashtu shpalos edhe shumė tė dhėna pėr disa figura tė tjera tė kėsaj familje, si Ndrecė Pren Mrijajn (1915-1962), Pren Nikollė Mrijaj (1935-1986), Tush Ndrecė Mrijaj (1946-2005), Ndue Jak Mrijaj (1885-1953), Mhill Mrijaj (1836-1914), Gjon Zef Marku (1862-1942) etj.

Jeta e njė pjese tė familjes nė Amerikė

Familja Mrijaj sot janė tė degėzuar nė shumė familje, disa prej tė cilave pėr shkaqe tė ndryshme janė detyruar tė emigrojnė nė vende tė ndryshme tė Europės dhe nė Amerikė. Prandaj, njė pjesė tė kėtij libri autori i kushton edhe jetės dhe tė arriturave tė disa personaliteteve tė kėsaj familje nė perėndim, pėrkatėsisht nė Amerikė.
Nė brendėsinė e librit shihen shkrime tė shumė autorėve qė shkruajnė pėr sukseset e familjes se autorit,si,gazetari Beqir Sina,publicisti Klaid Kapinova, duke u fokusuar rreth kėsaj ēėshtje tematike, ku flasim pėr tė arriturat e Liza Mrijajt, e cila zgjidhet shefe e stafit nė Bashkinė e Qytetit Yonkers tė New York-ut, qė ėshtė njė mirėnjohje e thellė dhe vlerėsim qė rrallė ndonjė personalitet mund tė arrijė tė bėhet zyrtare e lartė e kėtij rangu. Pastaj flitet pėr lidhjen e martesės sė mrekullueshme shqiptare nė zemėr tė New York-ut, nė mes tė rinjve, gjegjėsisht avokatit Nikollė Gjelaj, me kėngėtaren e afirmuar nė New York, Ardiana Mrijaj. Publicisti Kapinova, po ashtu pėrshkruan edhe atmosferėn e mrekullueshme dhe tepėr impozante tė martesės tė ēiftėve, Nikollė dhe Valbona Mrijaj.
Libri pėrmbyllet m e intervistėn e realizuar nga gazetari dhe publicisti Klajdi Kapinova, me studiuesin dhe publicistin, njėherėsh autor i kėtij libri, Tomė Mrijajn, i cili shpalos shumė gjera qė lidhen me rrugėtimin historik tė Lugut tė Drinit, kujtimet dhe nostalgjinė qė Tomė Mrijaj ka pėr vendlindjen e tij, duke vlerėsuar se “Lugu i Drinit ėshtė dhe mbetet vendi i tij mė i dashur nė botė.
Librin e begatojnė edhe sėrė fotografish qė flasin shumėēka qė lidhet dhe ka tė bėjė me librin dhe protagonistėt e saj.
Pra, libri “Gjeneza e familjes Mrijaj ndėr shekuj” (Kujtime), i autorit Mrijaj, ėshtė njė libėr mjaft interesant pėr historikun e familje Mrijaj, e cila kanė njė hershmėri tė jetės nė kėto troje tona etnike.
Libri ėshtė njė shkrim me interes pėr tė gjithė se si do tė duhej lėnė pas shėnime pėr familjet tona, sepse, historia e jeta nuk na falė pėr atė qė kemi mundėsi tė bėjmė sot, pėr dje.
Libri i autorit Tomė Mrijaj, “Gjeneza e familjes Mrijaj ndėr shekuj” (Kujtime), ėshtė njė libėr me vlera tė mirėfillta, jo vetėm dokumentare, por edhe me vlera tė shumta e tė rėndėsishme shumėdimensionale.