Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Blushi: Edi Rama, njeriu i krimit që kriminelët i bëri deputetë

    Blushi nga Korça: Rama ka shumë shokë që kanë vrarë njerëz

    Emri:  ben-blushi.jpg

Shikime: 518

Madhësia:  25.8 KB

    TIRANE- Rivali i kryeministrit për postin e kryetarit të PS-­së ka vijuar akuzat e rënda ndaj Ramës, duke thënë se ai ka shumë shokë që kanë vrarë, dhe këta të fundit i ka futur të gjithë në Parlament.

    Blushi gjatë fjalës së tij para mbështetësve në Korçë, siç shkruan Panorama ka theksuar se nuk mund të pranojë që Parlamenti të kthehet në strehë krimi.

    “Edi Rama thotë në Korçë se s’ka kasapë. Mirë, dakord, nëse s’ka kasapë, Edi Rama ka shumë shokë që kanë vrarë dhe njerëz, të na i sjellin për kasapë në Korçë, por asnjë s’do t’i marrë në punë. Ne duam ata që merren me bagëti, jo ata që therin njerëz. Kështu ka bërë Edi Rama, thotë s’ka kasapë në Korçë dhe ata që therin njerëz e jo bagëti i mori e i futi në Parlament. Unë nuk jam me këtë rrugë, unë s’mund të jem kurrë me një Parlament, të cilit Europa i thotë nxirr kriminelet jashtë. Përse erdhën kriminelët në parlament, ky s’është vetëm problemi i PS­-së. Ky është problemi i Shqipërisë, ka pasur edhe luftëra në Ballkan, ka pasur dhe sëmundje Greqia, ka pothuajse faliment, Serbia shkoi në luftë, Kosova gjithë kohën me probleme me protesta, por s’kemi dëgjuar kurrë që i thotë një vendi afër nesh nxirr kriminelët nga parlamenti. Kjo s’mund të ndodhë dhe unë s’do ta pranoj kurrë këtë gjë, nuk mund të pajtohem me faktin që parlamenti kthehet në strehë të krimit”, tha dje Blushi.

    (ma.ar/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Prenga: Si më kërkoi Blushi; atëherë nuk isha kriminel për të

    Ben Blushi, i cili që herët ka bërë përgjegjës kreun e forcës së tij politike për futjen e njerëzve të inkriminuar në Parlament, beson se në këtë seancë Partia Socialiste duhet të bëntë korrigjimin.



    “Ka ardhur kohë që Partia Socialiste t’u kërkojë ndjesë njerëzve për çfarë njerëzish futi në Parlament, për degradimin dhe ndotjen e imazhit të këtij Parlamenti, se për fat të keq, ku mbetet dhe do të mbetet një nga Parlamentet më të damkosur në historinë e Shqipërisë në këto 25 vite. Nuk duhet të ishte një seancë vezësh, por një seancë debati serioz”, u tha Blushi.

    Duke përshëndetur vendimin e kolegut të tij Armando Prenga për vetëpezullim, Blushi gjithsesi theksin e vë tek mungesa e veprimit institucional që duhej t’u paraprinte këtyre situatave.

    Por thënieve të Blushit u ka kthyer përgjigje deputeti Armando Prenga përmes një deklarate, ku shpreh habinë me kolegun e tij që thotë se e ka njohur për shok të mire dhe me të cilin me të cilin ka ndarë edhe më shumë se buka.

    “Nuk më habit as Sali Berisha e as Lulzim Basha. Më habit Ben Blushi se kam ndarë bukën me të dhe e kam njohur për shok të mirë. Se kam dëgjuar kurrë të fliste për kriminelë në PS, kur vinte të darkonte dhe drekonte me mua në zonë. Por mesa duket puna sot ia do që të sulmojë shokët, njësoj si Saliu dhe Luli. Prandaj është gati të më bëjë kriminel edhe mua, shokun e tij për qëllimet e veta. Unë s’jam kriminel o Blush! Unë jam ai që të kam respektuar dhe të kam thënë mik”, thotë në deklaratë Armando Prenga.

    Deputeti i Laçit duket se nuk ka pritur që Ben Blushi t’i dalë në mbrojtje në momentin e përjashtimit, por as që deputeti i Qarkut të Elbasanit të shfrytëzojë emrin e tij për ambiciet e veta brenda PS-së.

    “Të mirëkuptova kur nuk e the një fjalë për mua, kur më përjashtuan pa marrë mundimin as të më pyesësh si më zuri ky hall. Por, kur të dëgjova sot më erdhi zor që kam nda bukën me ty dhe dua ta dinë të gjithë që më ke ardhur dhe me je lutur për të luftuar Edi Ramën. Por, nuk isha kriminel atëherë se të duhesha ty. Tani ke gjet statutin dhe unë të bëj punë si kriminel, dhe jo si shok. Mjerë PS që do t’i dalësh t’i për zot!”, mbyll reagimin e tij, deputeti Prenga.

    / Top Channel
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,424
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Prenga: Si më kërkoi Blushi; atëherë nuk isha kriminel për të

    Blushi:Miq socialistë: Koha për ndjesë !

    Nga Ben Blushi

    Shikoni si kemi përfunduar

    Një deputet kërkohet të largohet nga ky parlament pas një incidenti me armë ku u plagosen katër vetë.

    Një deputet tjetër, sipas Gjykatës Kushtetuese, nuk duhej të ishte mbrojtur nga ky parlament pasi ka konflikt interesi për shkak të përfitimit të padrejtë të fondeve publike.

    Një biznesmen u qëllua para dy ditësh pas numërimit të votave për delegatët e Partisë Socialiste në Lezhë.

    Në listën e Lezhës të Partisë Socaliste, ishin edhe dy gra te cilat nuk erdhen kurrë në këtë Kuvend. Mesa duket nuk kishin as armë as para.

    Njeriu që erdhi pas tyre, është nënkryetar i Partisë Demokristiane dhe njëkohësisht kandidat për kryetar të Partisë Socialiste, cka i jep pak humor kësaj shëmtije.

    Një deputet tjetër i kësaj shumice, i ardhur këtu edhe me vota socialistësh, është në burg i akuzuar për vrasje dhe ikje të policisë, pasi kishte fshehur një trafikant në makine.

    Për një deputet, që u largua vjet nga Partia Socialiste, pas një debati se kush donte të vriste kë në praninë e ministrit të brendshëm dhe kryeministrit, Shtetet e Bashkuara, lëshuan një deklaratë aq të fortë sa dukej sikur mezi kishin pritur largimin e tij nga Kuvendi.

    Njëri nga raporterët e Parlamenti Evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein e pyeti dje ministrin e Brendshëm si ka mundësi që një deputet që ka qëlluar me armë kthehet në parlament. Ai nuk e pyeti për rendin, por për një deputet që ka shkelur rendin sepse pas kësaj pyetjet për rendin s’mund të jenë më në rend.

    Por nuk është vetëm kaq.

    Kryeministri shkon në Kavajë dhe me mburrje i thotë një kryetari bashkie se është nder ta ndryshosh emrin dhe nuk ka PROBLEM NËSE JE HASAN APO SAHAN, rendesi ka te fitosh dhe te jesh një mace në karvanin tim.

    Ministri i Financave i cili u zëvendësua para një jave dhe sot do ta shkarkojmë, është i vetmi minister me mandat deputeti ndërkohë që të gjithë e kanë lënë mandatin. E dini pse? Sepse personi që vjen pas tij me as duket është i papërshtatshëm ose nuk është aq sa duket muskuloz.

    Kjo është vetëm një pjesë e kronikës së këtij parlamenti.

    Dhe pyetja në cfarë vendi jetojmë?

    Pse nuk flitet për punë por për vrasje, pse nuk flitet për shkolla, por për grabitje, pse nuk flitet për drejtësi por për favorizim politikanësh nga gjykatat, pse nuk flasim dot në këtë parlament për ulje taksash, për ulje cmimesh për rritje pagash, por vetëm për kastrim, pastrim, dekriminalizm, njollosje, kanosje, baltosje dhe carmatosje?

    Në vitin 1997 Shqipëria u shthurr.

    Sali Berisha hapi depot e armëve dhe ia hodhi shqiptarëve nëpër këmbë, si shpërblim për dashurine e madhe që kishte për ta. Nëpër gjithë qytetet e Shqipërisë u krjijuan banda. Edhe aty ku nuk kishte, grupet kriminale u krijuan vetvetiu, sepse mjafton të hedhesh armët në një shesh fshati dhe aty do krijohet një bandë nga asgjeja. Varfëria dhe mungesa e shtetit ishin dhe janë materniteti i krimit.

    Por megjithëse e qeverisën Shqipërinë per nja tre katër muaj, bandat e vitit 1997 nuk erdhen dot në parlament. Ato nuk e kapërcyen kurrë derën e këtij Kuvendi, jo sepse s’kishin forcë, armë dhe ndoshta edhe përkrahje. Por sepse askush nuk i ftoi.

    Cuditërisht ato erdhën 16 vjet më vonë.

    Gjetën një njeri në nevojë, në ankth për pushtet dhe i dhanë kurajo. E frymëzuan dhe i hoqën frikën nga vetja. Ky ishte Edi Rama. Ai mendoi se i përdori bandat per t’u mbriojtur nga qeveria. Në fakt u mbrojt nga vetja. Sot po i mban për t’u mbrojtur nga shqiptarët.

    Kjo është historia shkurtër e hyrjes së krimit në këtë Kuvend, për ta ndikuar, për ta dhunuar, për ta mjelë, për ta vjelë, per ta lidhur për ta zgjidhur, për ta kapur, për ta hapur, për ta zgrapur, për ta sakatuar, për ta zukatur, për ta kullotur, kullufitur, për ta llokur dhe ndotur.

    Sot jam i bindur se njerezit që duan t’i gjidhin problemet e tyre me forcë, me armë dhe me para bëjnë ligje dhe ndryshojnë politika në këtë Kuvend. Ligji i këtij Kuvendi është, nuk është ligji i shumicës as ligji i arsyes, ai është ligji i të fortit.

    Këta njerëz kanë kapur dhe partinë më të madhe në këtë parlament dhe kjo është arsye që aty nuk ka zgjedhje. Sepse nëse ka zgjedhje bandat ikin. Ai që i ftoi nuk do e ketë më në dorë t’i ftojë sërish. Ai fton bandat dhe ato mbajnë atë në pushtet. Kjo është cështja.

    Unë i pyes të gjithë kolegët e mi: Pse kanë ndodhur të gjitha këto?

    Të gjithë e kemi një përgjigje. Une po e them.

    Nevoja për pushtet të pakufijshëm e coi këtu Partinë Socialiste, të cilën sot e ke vështirë ta mbrosh. Jo sepse ajo është e kriminalizuar, përkundrazi, por sepse nuk ka më fuqi dhe mundësi t’i rezistojë kapjes dhe kriminalizmit të brendshëm.

    Deri këtu na coi nevoja për pushtet me cdo mjet, me cdo cmim, pa asnjë plan dhe asnjë qëllim.

    Prandaj them se sot ka ardhur dita që dikush të kerkojë ndjesë në këtë Kuvend.

    Ai që duhet të kërkojë ndjesë është vetëm një: Edi Rama.

    Cuditërisht ky kërkoi ndjesë në vitin 2005 për gjëra që nuk i kishte bërë.

    Sigurisht që sot nuk ka për të kerkuar ndjesë për ato që ka bërë.

    Ai nuk kërkon dhe ska për të kërkuar ndjesë jo sepse i vjen turp nga ndjesa, cka do ishte njerëzore, por për shumë më pak se kaq: ai nuk beson se futja e krimit dhe biznesit në parlament është një mëkat politik. Ai e quan normë këtë që ka ndodhur. Ai mendon se nuk ka bërë asgjë por përkundrazi i ka bërë Shqipërisë një nder të madh: ka ardhur në pushtet.

    Kjo i ngjan një njeriu që mbjell kërpudha në vend të frutave dhe helmin e shet për sheqer jo vetëm duke kërcenuar blerësit, por edhe duke ndryshuar cmimet dhe madje duke i kërkuar kuponin e votës!

    Ja pra historia e kërpudhës që u bë frut!

    Ajo mbiu në këtë parlament dhe tani shumicës i duhet ta gëlltisë!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Hajrush
    Anëtarësuar
    17-09-2007
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    88
    Postimet në Bllog
    2

    Për: Blushi: Edi Rama, njeriu i krimit që kriminelët i bëri deputetë

    Shumë interesant!!! Në moshën time të re e pata dëgjuar, fjalën k a n i b a l. Dhe, profi im, e zbërtheu kuptimin e saj tepër qartë,biles, edhe na frikësoi duke shpjeguar. Dhe, kaluan shuuumë vite deri në ditën e sotme.Se, do arrijë ta shohë fenomenin kanibal në tokën time, tek populli im, kete nuk kam patur
    aftësi ta kuptoj.
    Sigurisht se po habiteni me kete pohim timin, por, durim ,ju lutem. Kjo eshte keshtu dhe nuk kam anje dileme.Si mund të shpjegohen ndryshe perplasjet ne mesin e liderëve tanë të cilët,kudo që dalin , para mediumeve televizive, neper fushata, neper parlamente (tre), shajnë njeri tjetrin,padisin njeri tjetrin në mënyrën më brutale duke i thene njeri tjetrit hajn, kriminel, dilinxhi, kumarexhi,,bos droge, pleh, kokederr, trathtar, e çka jo, e çka jo.Pra po mundohen, po donë ta hanë njëri tjetrin mu sikurse kanibalët. Medet per shqiptarët !
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hajrush : 26-02-2016 më 21:50

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •