‘Kambanat’ zbuluan trafikantët shqiptarë të drogës, mes tyre ‘avokati’
Policia italiane ka shkatërruar një bandë që merrej me trafikun e lëndëve narkotike, të përbërë nga shqiptarë të moshës 19-37-vjeçarë. Mediat italiane raportojnë emrat e shqiptarëve pjesë e kësaj bande, disa prej të cilave kanë qenë me precedentë të mëparshëm dhe të skeduar nga policia.
Xhontino Sinanaj, 29-vjec ishte arrestuar javën e shkuar për drogë, vetëm një muaj pasi kishte bërë 14 muaj dënim për të njëjtën vepër penale.
Të arrestuarit e tjerë janë: Albert Bushaj, 35 vjec i njohur si avokati, Zamir Bushaj, 29 vjec; Laurent Bushaj, 26 vjec; Lado Latifaj, 37 vjec dhe Gentian Bushaj, 33 vjec.
Gentjan Bushaj gjate arrestimit
Për dy të tjerë një shqiptar e një italian u vendos masa e detyrimit të paraqitjes. Operacioni nisi tetorin e shkuar, koduar “Kambana”, sepse në origjinën e zbulimit të kësaj bande ishte vjedhja e 9 kambanave të mëdha me vlerë 6 mijë euro.
Albert Bushaj (i njohur si avokati)
Që nga nisja e hetimeve janë sekuestruar gjysme kg kokainë e disa gramë lëndë narkotike të llojeve të ndryshme.
Xhontino Sinanaj
Panorama
Krijoni Kontakt