Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 55 prej 55
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,878

    Për: Roli i turqve në formimin tonë kombëtar:

    Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) Është rast i veçantë, i përafërt me Pirron e Epirit, i cili i vuri gjithë forcën e mëndjes dhe krahut, për të mbrojtur dhe bashkuar kombin e tij. Ishte i vetmi që i doli ballë për ballë një fuqie të madhe të asaj kohe, siç ishte perandoria osmane. Humbja e saj ishte shumë e madhe, jo vetëm në trupa, në (kokë ushtarësh) por humbi edhe lavdinë dhe pushtetin e saj. Për këtë arsye, të gjithë ata që nuk e mundën së gjalli Gjergjin, e luftojnë ta mundin të vdekur, por harrojnë se fuqia e tij shpirtërore, kaloi tek kombi shqiptar, të cilin nuk kanë mundur ta zhdukin, me gjithë prapësitë e tyre, as osmanët dhe asnjë fuqi tjetër që është përpjekur, as kanë për ta realizuar kurrë qëllimin e tyre, por do të pëlcasin si Sulltan Murati para mureve të Krujës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ali Baba Tepele : 04-05-2018 më 11:26

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Roli i turqve në formimin tonë kombëtar:

    Citim Postuar më parë nga Kryeplaku Lexo Postimin
    Fillimisht do u lutesha moderatoreve te mos e levizin kete teme tek forumi i historise, perderisa nuk i intereson kesaj teme vete historia apo ngjarjet, sesa i intereson interpretimi i influences osmane ne kombformimin apo mentalitetin e sotem shqiptar.

    Vazhdimisht flitet se te keqiat shqiptareve (dhe disa ballkanasve) u vijne nga vitet e turqinise, ose nga pushteti osman (sic preferohet ne terminologjine historiografike). Megjithatë kam vënë re shpesh se ne shqiptarët kemi shumë herë gjëra apo defekte të përbashkëta me rusët, rumunët, kinezët dhe ata popuj që ndonëse jo të influencuar nga turqinia, janë influencuar nga komunizmi. Nuk po them se turqinia nuk la shenjat e veta tek shqiptarët. Ajo që dua të them është se flasim shumë kollaj për turqininë, pa e vendosur cakun se ku e kishte fajin turqinia, ku e kishte fajin komunizmi dhe ku e kanë fajin vetë shqiptarët, si një komb me prejardhje të përbashkët dhe me veçori negative apo pozitive që nuk mund t'u atribuohen as turqve dhe as komunistëve.

    A mundemi sot të veçojmë efektet e njërit apo tjetrit pushtet nga ato doke apo zakone të këqia që kryekëput u përkasin shqiptarëve? Nëse nuk pushtoheshim nga turqit a do ndryshonim ndopak sot nga sllavët, rusët dhe ukrainasit? Do ndiheshin më të lumtur shqiptarët nëse anonin më shumë nga etika sllave dhe më pak nta etika turke?

    Ku jane gjurmet, hm interesante, perpara se te binte stambolli nga ne duart e terroristeve islamike
    ne krahinat e shqiperise gelonin principatat e arbrit dhe mund te themi qe nga koha e sundimit romak
    kombi yne edhe pse ne shume principata kishte ngritur kryet dhe po ecte perpara. cdo gje qe kemi sot
    e kemi nga ajo kohe. Kaq! koha e ilireve ishte shume e larget dhe nuk jane ruajtuar shume gjera prej andej
    dhe arritja e cdo gjeje shqiptare ishte mesjeta (me gjithe problemet e saj) dhe ajo kulmon me Skenderbeun.

    pas kesaj jo vetem qe zhvillim nuk patem por u shkaterrua cdo gje, humbje ne njerez, humbje ne kulture,
    humbje ne tradite, humbe ne zhvillim, humbje ne ekonomi, humbje ne identitet...
    pasi kur luftohej per pavaresi, shume islamike shqiptare ishin ata qe i shtypnin barbarisht keto perpjekje
    25 vjet i beri a nuk i beri Skenderbue ne shqiperi dhe veprat e tij akoma flasin.
    500 vite pushtim dhe sundim turk dhe nuk ke asgje per ti treguar historise
    pervec ca kishave te kthyera ne xhami sic eshte psh dhe Hagia Sophia ne stamboll nuk ke asgje tjeter.
    (dhe islamiket kete duan ta bejne perseri ne evrope me pushtimin e saj me emigrante)

    vetem titulli i kesaj teme
    Roli i turqve në formimin tonë kombëtar

    eshte ekstremisht ofendues dhe provokues, pasi titulli duhet te ishte

    Roli i turqve në shkaterrimin tonë kombëtar

    Po nje gabim edhe ne e patem, qe u islamizuam,
    uroj qe te rikthehemi ne traditat dhe vlerat tona proislamike, pra ne kristianizem

    ndersa pyetja jote e fundit qe krahason etiken ruse me ate turke eshte komplet nonsens
    te krahasosh rusine me turqine eshte per te ardhur keq...
    aq me teper qe jua dime perkatesite fetare etiken dhe se cfare i kane botes te dy keto fuqi
    por qe te mos i pertyptim fjalet pasi mesiguri qe vuan nga sindroma e stokholmit (ke dhemshuri per tiranizuesin tend)
    ose ke orgjike turke dhe atehere cdo gje kuptohet me lehtesi

    pra e thene thjesht nese e bardha eshte e mire dhe e zeza e keqja
    te bardhet jane ruset jo vetem se jane race e bardhe por jane te miret
    dhe turqit jane ata sterre te zinj, qe vec te keqia kemi pare prej tyre.
    hajde tung! apo sic e thone byrazeret e ty gyle gyle!

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Roli i turqve në formimin tonë kombëtar:

    Citim Postuar më parë nga aimilius Lexo Postimin

    Ndersa jam dakord me mbrojtjen e Figures se Gjergj Kastriotit, nuk jam aq dakord me "rikthimin e vlerave proto-islamike" , se po te shkojme ashtu si duhet, atehere duhet te jemi pagane.

    Duke marre parasysh se asnje nga fete Abramaike nuk kane zanafille ne kete kontinent.

    Dhe ne epoken Kristiane te hershme, Shqiperia ishte e ndare ne Perandorine e Peremdimit (Katolicizmit) dhe asaj te Lindjes (Ortodokset).

    Turqit jane aq Aziatike sa jane dhe Ruset!
    Shumica e Ruseve jane Tartare dhe Mongole, pra Aziatike, paçka se duken "te bardhe" .

    Por kjo eshte per nje teme tjeter.

    Ne u Islamizuam sepse ishim te ndare, disa Princer Shqiptare kishin interesat vetjake dhe u bene vasale te Osmaneve, po ashtu, imigracioni i larte la vakant tokat, keshtuqe klasat e uleta u "pasuruan" me toke ne saj te ndryshimit te fese.

    Ne kohen e Gjergj Kastriotit Princat Shqiptare ishin te ndare ne :
    Vasale te Venedikut
    Vasale te Bullgareve
    Vasale te Serbeve
    dhe Vasale te Romes.

    Por ishte kontributi i Gjergj Kastriotit (Ky eshte Babai i Kombit, jo Ismail Qemali) qe bashkoi Princat dhe kombin..

    Fatkeqesia jone ishte se me vdekjen e tij nuk kemi patur me asnje Hero qe te na udheheqe apo te jete i te njejtit kaliber si Gjergj Kastrioti!

    Perfundimisht, Shqiptaret historikisht nuk kane patur nje Lider apo strateg si Gjergj Kastrioti!

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Roli i turqve në formimin tonë kombëtar:

    VIKTOR Hygo shkruan madhërisht: “Ali Pasha – i vetmi vigan që shekulli 19 mund të verë kundruall Napoleon Bonapartit

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Roli i turqve në formimin tonë kombëtar:

    Citim Postuar më parë nga Ilir-Arber Lexo Postimin
    Ndersa jam dakord me mbrojtjen e Figures se Gjergj Kastriotit, nuk jam aq dakord me "rikthimin e vlerave proto-islamike" , se po te shkojme ashtu si duhet, atehere duhet te jemi pagane.

    Duke marre parasysh se asnje nga fete Abramaike nuk kane zanafille ne kete kontinent.

    Dhe ne epoken Kristiane te hershme, Shqiperia ishte e ndare ne Perandorine e Peremdimit (Katolicizmit) dhe asaj te Lindjes (Ortodokset).

    Turqit jane aq Aziatike sa jane dhe Ruset!
    Shumica e Ruseve jane Tartare dhe Mongole, pra Aziatike, paçka se duken "te bardhe" .

    Por kjo eshte per nje teme tjeter.

    Ne u Islamizuam sepse ishim te ndare, disa Princer Shqiptare kishin interesat vetjake dhe u bene vasale te Osmaneve, po ashtu, imigracioni i larte la vakant tokat, keshtuqe klasat e uleta u "pasuruan" me toke ne saj te ndryshimit te fese.

    Ne kohen e Gjergj Kastriotit Princat Shqiptare ishin te ndare ne :
    Vasale te Venedikut
    Vasale te Bullgareve
    Vasale te Serbeve
    dhe Vasale te Romes.

    Por ishte kontributi i Gjergj Kastriotit (Ky eshte Babai i Kombit, jo Ismail Qemali) qe bashkoi Princat dhe kombin..

    Fatkeqesia jone ishte se me vdekjen e tij nuk kemi patur me asnje Hero qe te na udheheqe apo te jete i te njejtit kaliber si Gjergj Kastrioti!

    Perfundimisht, Shqiptaret historikisht nuk kane patur nje Lider apo strateg si Gjergj Kastrioti!

    Jam dakort me pjesen me te madhe te shkrimit tend
    por ajo ceshtja pagane eshte pa lidhje (edhe pse krishterimi ka futur ca pjese pagane ne vetevete)
    Pasi shoqerite paten ndryshim te madh kur evoluan nga politeizmi(shume zota) te monoteizmi (nje zot)
    aq me teper qe bota e zhvilluar i ka themelet te krishterimi dhe nese dikush nuk e pranon kete fakt atehere kot qe flasim.

    asgje race tjeter (raca e bardhe) dhe asnje fe tjeter (krishterim)
    nuk ka arritur me shume se cdo race apo fe tjeter.

    kur them rikthim e vlerave e te pareve tane nuk po them qe te veme te gjithe ne kisha
    dhe te bejme pagezime masive dhe ja u rregullua puna.
    por duhet te behet dallim midis dy boteve dhe te zgjedhim cilen duam
    ose islamizim ose de-islamizim rruge te mesme nuk ka!
    nuk mund te jesh i martuar me nje (evropa) dhe te flirtosh me nje tjeter (arabia)
    ne nuk na lidh asgje me boten arabe, absolutisht asgje. madje as feja.
    shumica e shqiptareve jane ateiste,
    dhe ne kisha me shume shkojne myslymane sesa te krishtere
    me shume shkojne ne kisha per pashke & krishtlindje sesa te agjerojne per ramazanin

    ruset ja te bardhe, jane kaukazine, jane nje nga racat me te bardha dhe me te bukura
    tataret nuk jane shumica e ruseve kjo eshte gabim ata jane race mongoloide/ turke
    dhe nuk arrijne as 7 milione dhe jane te besimit myslyman
    https://en.wikipedia.org/wiki/Tatars

    por perfundimisht jam dakort me ty figura e Gjergjit eshte unike.
    pas tij si figura mund te quajme Ahmet Zogun dhe Ismail Qemalin

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Roli i turqve në formimin tonë kombëtar:

    Teksti i plote i Marrëveshjes ndermjet Ahmet Zogut dhe kryeministrit ...
    Teksti i plote i Marrëveshjes ndermjet Ahmet Zogut dhe Kryeministrit Serb Nikolla Pashiç (marreveshje e nenshkruar ne vitin 1924 ne kembim ...

    http://www.gazetatema.net/2012/11/18...ikolla-pashic/

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Roli i turqve në formimin tonë kombëtar:

    Citim Postuar më parë nga Akuamarini Lexo Postimin

    Si fillim duhet thene qe keto jane defter bakalli pasi cdokush mund t'i shkuaje keto dhe te thote se jane te verteta. Nuk eshte paraqitur asnjefije dokumenti.
    Por nejse jam me humor te mire dhe po te bej qejfin dhe po e marr 100% te vertete kete marreveshje. Asnje nga ato pika nuk eshte bere ndonje perpjekje per tu realizuar. qe do te thote se zogu" iu punoi" serbeve. Dihet se historia e shqiperise se shekullit te 20 duhet rishkruar dhe cdokush te gjykohet per te mirat dhe te ligat e tij. Fakti qe ti pak me siper flet pozitivisht per ali pashane eshte nje arsye me shume.
    Enver hoxha perpara ali pashait eshte lule.
    Sipas mendimit tim zogu me gjithe problemet e tij eshte figure pozitive pasi themeloi shtetin e pare shqiptar dhe krijoi me te vertete stabilitet ne nje kohe ku qeverite shqiptare ishin ne pushtet me jave apo me dite. Dhe ne mungese te nje shteti te qendrueshem e ardhmja e shqiperise do ishte ne pikepyetje pasi si serbet, greket dhe bullgaret gati ishin per nje cike ekspansion.

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Roli i turqve në formimin tonë kombëtar:

    Kryengritja e Dukagjinit 1926 dhe varja e deputetit Demokrat Dom Gjon Gazulli

    Nga Azis Gjergji

    Në kohën kur Presidenti і Shqipërisë, Ahmet Zogu, po e thellonte bashkëpunimin me regjimin fashist të Benito Musolinit, emigrantët shqiptarë në Itali kishin krijuar organizatën nacional-demokrate “Bashkimi Kombëtar”. Themeluesit e saj ishin personalitete të dalluara në jetën politike të shtetit shqiptar, si Sotir Peci, Ali Këlcyra, Kasëm Qafëzezi, Rexhep Mitrovica, Sejfi Vllamasi, Shefqet Korça, Bahri Omari, Xhemal Bushati, Angjelin Suma, Hysni Peja etj. Anëtarë të organizatës “Bashkimi Kombëtar” ishin edhe të arratisurit politikë të strehuar në Korfuz, si Sulejman Delvina, Spiro Koleka, Rasim Babameto, Koço Tasi, Ismail e Teki Tatzati, si dhe grupi i oficerëve te arratisur. Në Vjenë, po ashtu, emigrantët politikë nacionalistë e demokratë shqiptarë, si Fan Noli, dr. Mihal Turtulli, Qazim Koculi, Omer Nishani, Stavro Vinjau, Ahmet Dakli, Kolë Tromara etj., kishin ngritur “Komitetin Nacional Revolucionar” (KONARE).
    Përgatitje për shpërthimin e një kryengritjeje të përgjithshme antizogiste në Shqipëri po bëheshin edhe në qytetin dalmat të Zarës (Kroaci) nga nacionalistët demokratë Hasan Prishtina, Mustafa Kruja, dom Loro Caka, Mark Raka, Lazër Shantoja etj. Më 4 gusht 1926, nënprefekti i Malësisë së Madhe, M. Sokoli, i kërkoi MPB dërgimin urgjent të një kompanie këmbësorie, pasi ishte informuar se “partia opozitare i ishte afruar kufirit për të mësye”. Po atë ditë, komandanti i zonës së Veriut, kolonel Muharrem Bajraktari, kishte alarmuar Komandën e Përgjithshme të Xhandarmërisë me informacionin e tij mbi nisjen e kapitenit fanolist Mark Raka me 40 veta të armatosur nga Podgorica për në Kuç, në vendin e quajtur Bukoviç dhe se oficerët nolistë Ndok Gjeloshi, Lek Marashi, Dodë Nikolla, Pjetër Haxhia e nënoficer Ridvan Ohri po ngrinin çetat e tyre të armatosura në Dukagjin.
    Më 7 gusht, nënprefekt Sokoli do t'i dërgonte MPB dy telegrame shifër me njoftimet alarmante se Mark Raka e Luigj Shantoja kishin hyrë me një kompani kryengritësish në territoret e Hotit e Grudës, kurse dom Loro Caka, Lazër Shantoja e Luk Luka ishin afruar në Kuç e Triepsh për t’u futur në Kelmend e Dukagjin. Sipas Sokolit, “partia kundërshtare ishte mbledhur te kisha e Tuzit për të mësye kufinin, kurse 400 veta të tjerë po përgatiteshin për të marshue drejt Vermoshit”.
    Sipas një raporti të nënprefektit të Dukagjinit, qysh në muajt gusht e shtator të atij viti, oficerët nolistë Vas Kiri e Dodë Nikolla dhe çetat e tyre kishin filluar të bënin “propagandë kundër qeverisë së Presidentit Ahmet Zogu dhe po përpiqeshin të rekrutonin malësorë të pakënaqur nëpër çeta”. Më 12 shtator 1926, gazeta “Shqipëri e Re” shkruante se çetat e Kirit e të Nikollës kishin “20 muaj” që po i bënin ballë “regjimit tradhtar të Ahmet Zogut”.
    Ndërkohë, Ahmet Zogu iu përgjigj përgatitjeve të kundërshtarëve demokratë me goditje të përqendruara politike, diplomatike e ushtarake. Qysh në qershor 1926, qeveria shqiptare nënshkroi me qeveritë greke e jugosllave një varg marrëveshjesh tregtare, ujore e konsullore. Në këtë kuadër, qeveria jugosllave njoftoi legatën e saj në Tiranë se të gjithë të arratisurit politikë shqiptarë që ishin afruar në kufirin me Shqipërinë, do të kapeshin dhe do të internoheshin në thellësi të Jugosllavisë. Pas ndërrimit të qeverive në Greqi, MPB e Shqipërisë i bëri me dije komandës së xhandar-mërisë në zonën e Jugut që të rriste vigjilencën dhe, po të diktonte ndonjë lëvizje emigrantësh politikë shqiptarë në kufirin grek, të njoftonte menjëherë1.
    Në fund të gushtit 1926, Zogu takoi personalisht ministrin e jashtëzakonshëm e fuqiplotë të Italisë fashiste në Shqipëri, Pompeo Aloisin, dhe i shprehu gatishmërinë për nënshkrimin e një pakti politik “të miqësisë e sigurimit politik e ushtarak” midis Italisë dhe Shqipërisë. Bisedimet konkrete në mes Ahmet Zogut dhe Pompeo Aloisit mbi nënshkrimin e paktit u shoqëruan me kërkesa financiare për mbushjen e arkës së boshatisur të shtetit dhe armatimin e ushtrisë nga ana e Kryetarit të Republikës dhe Kryeministrit të Shqipërisë. Në fillim të nëntorit 1926, shuma e kërkuar nga Zogu qe pesëmbëdhjetë milionë lireta. Dëshmitarët e ngjarjes thonë se Musolini kishte reaguar ashpër ndaj grykësisë së Ahmet Zogut, por më pas ishte bindur t’i paguante partnerit të tij dhjetë milionë lireta, me kusht që në këtë shumë të përfshiheshin edhe “bakshishet” e pjesëmarrësve në përpunimin e marrëveshjes. Më në fund, kur Pompeo Aloisi e siguroi Musolinin se “nënshkrimi i Paktit ishte çështje ditësh”, ai ra dakord t’i dërgonte Zogut 5 milionë lireta dhe të depozitonte një shumë shtesë prej 200 mijë franga ari në Bankën Kombëtare të Shqipërisë. Këto shifra përputhen edhe me deklaratën e një zyrtari të lartë të administratës së Zogut, botuar në gazetën “Liria Kombëtare” më 13 prill 1927, sipas të cilit, Kryetari i Republikës dhe Kryeministri i Shqipërisë, Ahmet Zogu, ishte paguar për dekretimin e “Paktit të Parë të Miqësisë dhe Sigurimit” të 27 nëntorit 1926 me “shumën e 15 milionë liretave”2.
    Ndërkohë, shtypi qeveritar shpërtheu një fushatë të gjerë kërcënimesh e frikësimesh për të gjithë krerët e organizatave demokratike në mërgim. “Fletorja Zyrtare” botoi në datat 13, 14 dhe 31 tetor 1926 të gjitha vendimet që Gjyqi Special Politik i Tiranës kishte marrë kundër “organizatorëve të një kryengritjeje të përgjithshme kundër jetës së Shkëlqesisë së Tij, Kryetarit të Republikës dhe prishjen e qetësisë në vend”. Ndër ta, Shefqet Korça, Ismail Tatzati, Mustafa Kruja, Kasëm Qafëzezi, Sejfi Vllamasi e Qazim Koculi u dënuan “me vdekje në mungesë”; Aziz Çami e Mustafa Maksuti “me 101 vjet burg”; Ibrahim Dedej, Xhemal Kondi, Bahri Omari e Qazim Mulleti “me 25 vjet burg”; Hysni Peja, Rexhep Mitrovica, Sheh Karbunara, Kolë Tromara, Lano Borshi e Andon Sadedini “me 15 vjet burg” etj. Gjyqi Politik do të dënonte me afate të ndryshme burgimi edhe të amnistuarit politikë Beqir Gjylbegu, Beqo Zagorçani, Avdul Kuçi, Agathokli Xhitomi, Ahmet Lepenica, Hysni Lepenica, Ahmet Demi, Halo Kuçi etj.3
    Ahmet Zogu arriti të shkëpuste pothuajse të gjitha lidhjet e kundërshtarëve të regjimit të tij brenda vendit dhe udhëheqësve të arratisur demokratë e liberalë. Të vetmen ngjarje që Ahmet Zogu nuk mundi ta parandalonte, qe Kryengritja e Dukagjinit, e cila shpërtheu më 20 nëntor 1926. Organizatori i forcave kryengritëse në Dukagjin, dom Loro Caka, kishte dërguar qysh në muajin shtator 1926, oficerin nolist Spiro Kosova te kolegu i tij dom Aleksandër Dredhaj në Shkodër, me porosi që gjithë priftërinjtë e atij qarku ( ndër të cilët gjendej edhe deputeti dom Gjon Gazulli) të mobilizoheshin në kryengritjen e përgjithshme antizogiste që po përgatitej. Në fillim të nëntorit 1926, disa ish-oficerë të tjerë kishin hyrë në krahinat e Pukës. Vetë dom Loro Caka e kishte kaluar kufirin shqiptaro-jugosllav në pyllin e Traboinit më 10 nëntor 1926. Duke kaluar nga Veleçiku nëpër pyjet e Kelmendit e të Bogës, ishte takuar me komandantët e njohur të çetave komite, oficerët nolistë Vas Kiri e Ndok Gjeloshi. Më 11 nëntor 1926, dom Loro Caka, toger Pjetër Haxhia, nëntoger Dodë Nikolla e aspiranti Ridvan Ohri i dërguan Mustafa Krujës, njërit prej frymëzuesve e organizatorëve të krye-ngritjes së përgjithshme, letrën e mëposhtme:
    “Dimni ia mërrini. Ju po na thoni se tash për tash gjendja s’asht e favorshme për nji kryengritje. Ju i matni punët thellë: me politikë e diplomatië. Na aqë thellë s’kuptojmë. Ça marrim vesht e shohim na, populli këtu asht gati me kapë pushkën e me dekë për lirinë e vet. Durimi i asht mbarue. Me ne a pa ne ka për t’ia krisë. Më tjetër anë disa prej jush po ndërrojnë kondita me Ahmet Zogun për nji pajtim. Pra posë durimit tash mungon edhe besimi… Ne dashi shpëtimin e atdheut, bani edhe ju tjerët atë që t’ju vijë prej dore! Kur nji popull gatohet me dekun për liri edhe pa i pri kush, përgjegjësia u rrin atyne që në vend me vrapue në krye të tij e me ecë përpara kundra tradhtorëve e tiranëve, ka dy vjet që hahen për karrikat e ardhshme4”.
    Kështu, më 20 nëntor 1926, 200 malësorë dukagjinas të armatosur, të udhëhequr nga prifti dom Loro Caka, togerët Pjetër Haxhia, Vas Kiri e Dodë Nikolla si dhe aspiranti Ridvan Ohri, shtinë në dorë qendrën e nënprefekturës dhe rrethkomandën e xhandarmërisë në Dukagjin dhe nisën marshimin drejt qytetit të Shkodrës. Në rrugë e sipër, me kryengritësit u bashkuan edhe bajraku i Shalës me Lulash Prelën në krye, bajraku i Shoshit nën komandën e Lulash Gjeloshit dhe 30 xhandarë të komanduar nga nëntoger Mark Sadiku. Numri i kryengritësve, sipas dëshmive gojore, arriti në 700–800 veta, ndërsa dokumentet zyrtare flasin për 1000 veta, nga të cilët vetëm 400 ishin të armatosur. Tek Ura e Mesit dhe Kodrat e Boksit, kryengritësve iu desh të zhvillonin luftime të ashpra me forcat qeveritare, derisa në mëngjesin e 21 nëntorit 1926 arritën që të merrnin Urën e Mesit, e konsideruar si porta lindore e qytetit të Shkodrës. Po atë ditë, 40 kryengritës pukjanë, nën komandën e oficerit Spiro Kosova, morën në dorë kontrollin e krejt krahinës së Iballës, ndërsa oficeri Kolë Bibë Mirakaj, në krye të 150 pushkëve, rrethoi qytetin e Pukës. Titullarët e nënprefekturës së Dukagjinit, të prefekturës së Shkodrës dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme raportuan se “kryengritësit kishin qëllim të rrëzonin regjimin e Shkëlqesisë së Tij, Ahmet Zogu dhe kthimin në pushtet të një qeverie demokratike".
    Por përballë 1200 kryengritësve gjysmë të armatosur, Komandanti і Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Ahmet Zogu do të dërgonte rreth 12.000 xhandarë, ushtarë e mercenarë të furnizuar me para e armatime të bollshme. Në krye të operacioneve ndëshkuese do të viheshin ministri i Punëve të Brendshme, Musa Juka, dhe komandanti i përgjithshëm i Xhandarmërisë, nënkolonel Xhemal Aranitasi. Të ndodhur në pakicë, të paorganizuar e të izoluzar, kryengritësit e Urës së Mesit dhe të Pukës u detyruan të tërhiqeshin me humbje të mëdha drejt luginës së Kirit, Qafës së Agrit, luginës së Nikaj-Merturit dhe Qafës së Pejës. Ata gjetën bukë e strehë në gjirin e bashkatdhetarëve të tyre në Gjakovë, Pejë, Plavë, Guci etj. Çetat mercenare të mobilizuara nga Ahmet Zogu do të kryenin në fshatrat kryengritëse krime nga më të padëgjuarat deri atëherë në historinë e Shqipërisë. Konsulli italian i Durrësit, ndër të tjera, do të shkruante në ditarin e tij politik:
    “Pothuajse gjithkund, mercenarët kanë grabitur ose ngrënë bagëtinë; atë që nuk e merrnin dot me vete e vrisnin... Në disa krahina, si Shala e Nikaj, shtëpitë janë shkatërruar në shumicë dhe një pjesë e popullsisë është gjysmë e zhveshur...”
    Gazeta “Liria Kombëtare” e datës 22 dhjetor 1926, në rubrikën “Lajme nga Shqipëria”, njoftoi publikun: “Varje, djegie dhe plaçkitje… Barbarizmat e panumërta që mercenarët e Zogut kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë në Malësitë e Shkodrës janë të patregueshme. Në Dukagjin, Nikaj, Mërtur e në shumë krahina të Pukës nuk shifen veçse mijra shtëpi të djegura, njerëz të pafajshëm që vriten rrugës dhe plaçkitjet që nuk kanë shembull në jetën tone kombëtare5”.
    Gjyqi Politik u transferua nga Tirana në Shkodër dhe vetëm ditën e parë, më 20 dhjetor 1926, shqyrtoi dosjet e 153 pjesëmarrësve në kryengritje, ndërkohë që Gjyqi Hetues përgatiti dosjet e 140 të arrestuarve të tjerë. Numri i të burgosurve arriti në 700 veta, ndërsa i të dënuarve me afate të ndryshme burgimi kapi shifrën 222 veta. Gjyqi Politik e vazhdoi punën në Shkodër deri në mesin e muajit mars 1927, duke dënuar 30 udhëheqës të kryengritjes me vdekje, nga të cilët 15 veta në “mungesë”. Ndër të dënuarit me vdekje ishin edhe dy priftërinj, të cilët e kishin pranuar krenarë pjesëmarrjen e tyre në kryengritje, por Zogu u detyrua t’ua ulte dënimin për shkak të ndërhyrjes së Vatikanit dhe të për-faqësive europiane në Shqipëri. Megjithatë, gjyqi special politik i Shkodrës dënoi me varje në litar dhe ekzekutoi fshehtësisht deputetin demokrat dom Gjon Gazulli6.
    Historiani amerikan Bernd Fischer, ndër të tjera, thotë: “Shkëndija, drejtimi dhe krejt rrjedha e kryengritjes së vitit 1926 erdhi prej vetë shqiptarëve dhe kjo vërtetohet prej faktit se në këtë moment as Roma e as Beogradi nuk dëshironin rënien e Zogut”. Përfundimi i Bernd Fischer përkon me pohimet e politikanit Mustafa Kruja, i cili kishte dijeni të plotë mbi fillimin dhe fundin tragjik të Kryengritjes së Dukagjinit. Në artikullin e botuar në gjithë faqen e parë të gazetës “Liria Kombëtare”, më 22 dhjetor 1926, me titull: “Lëvizja e Shkodrës në dritën e fakteve”, Mustafa Kruja, ndër të tjera, dëshmon:
    “Kurrkush ma mirë se Koço Tasi e un’ s’ka qenë në rrjedhë të fak-teve të lëvizjes së Shkodrës, posë atyne që e gatitën dhe e banë. Letrat që kam në dorë prej krenvet të lëvizjes e krejt lajmet e mia dësh-mojnë në mënyrën ma absolute se:
    1. Ky grup patriotësh të kulluët s’ka qenë n’asnji mënyrë i shtymë a i inkurajuem për një lëvizje prej qeveriës së Beligradit. Përkundras ka pasun pengim prej gjithfarësh prej sosh…
    2. Kryengritësit s’kanë pasun asnji dinar prej Beligradit!
    3. Kryengritësit s’kanë pasun asnji pushkë e asnji fishek të huej; posë ça kanë pasë mundun me mëshehë prej regimit tradhtuer për t’a përdorë kundra tij nga ato që kanë qenë në vend.
    4. Lufta e tyne ka qenë një veprim dishprimi thjesht patriotike, kombëtare e antifeudale7”.
    Tragjedia e Kryengritjes së Dukagjinit është pasqyruar edhe në rapsoditë popullore:

    Ça po folet n’ket Shqipni?
    Shtat’ barakt’ u ban’ fani;
    s’u ka met kurgja në shpi;
    u kan’ marr’ lop’, u kan’ marr dhi,
    i kan’ marr’ haps të tan për shpi,
    shum’ na i voren djelt të ri!
    …Kur ka shku sahati tetë,
    i kan’ marr’ hapsit e shkretë;
    kur ka shku sahati nandë,
    i ka çel’ drita vjerr’ të tanë,
    shum’ berishs, ma shum’ shaljanë…8

    Ndërsa çetat mercenare zogiste digjnin e masakronin familje të tëra të malësorëve kryengritës në Shqipërinë e Veriut, në Tiranë përfaqësuesi i qeverisë së Zogut, Iljaz bej Vrioni, dhe ministri fuqiplotë i Italisë së Benito Musolinit, baroni Pompeo Alois, më 27 nëntor 1926 do të nënshkruanin Paktin pesëvjeçar të “Miqësisë e të Sigurimit”. Kryetari i Republikës dhe Kryeministri i Shqipërisë, Ahmet Zogu, e ratifikoi Paktin më 9 dhjetor 1926, duke e vënë Shqipërinë de facto nën protektoratin e Italisë fashiste të Benito Musolinit9.

    Shënimet:

    1. Mentar Belegu, artikulli "Mbi lëvizjen e Dukagjinit në nëntor të vitit 1926, botuar në revistën “Studime historike”, 1971, nr. 1, f. 61–65 ( AQSH. Fondi 252, viti 1926, dosja 6/1, dok. 154, 219, 232345, 19 korrik 1926); gazeta “Shqipëri e Re”, Konstancë, nr. 280, 12 shtator 1926; B. Fischer, Mbreti Zog…, f. 123 (sipas Cassels, Musolinis Early Dilomacy, f. 320 dhe Zamboni, Musolinis Expansionspoli-tik, f. LXXIII); T. Frashëri, Ali Këlcyra…, f. 95 (shën. 36); Historia e popullit shqiptar..., vëll. III, (2007), , f. 277–279.
    2. Fischer, Mbreti Zog…, f. 110–111 (G. Zamboni, Mussolinis Expan-sionspolitik, f. 10, 16); “Liria Kombëtare”, Gjenevë, nr. 54, 13 prill 1927, f. 1; O. Pearson, Albania and king Zog, f. 280–283; P. Milo, Shqipëria dhe Jugosllavia…, f. 398 (P. Pastorelli Italia e Alba-nia..., f. 336–337); A. Cici, Marrëdhëniet shqiptaro–italiane…, f. 110.
    3. AQSH. Fondi: Gjyqi Politik (157), viti 1926, dosja 40, fl. 1–3; "Fletorja zyrtare", nr. 181, 13 tetor; nr. 182, 14 tetor, nr. 187, 31 tetor 1926; “Shqipëri e Re”, Konstancë, nr. 283, 3 tetor 1926; “Liria Kombëtare”, Gjenevë, nr. 29, 13 tetor, nr. 31, 27 tetor 1926; “Idealisti”, nr. 8, 1 tetor 1926; J. Swire, Shqipëria..., f. 370; T. Frashëri, Ali Këlcyra…, f. 85.
    4. “Liria Kombëtare”, Gjenevë, nr. 39, 22 dhjetor 1926; M. Belegu, "Mbi lëvizjen e Dukagjinit...", f. 63–64, 68.
    5. M. Belegu, "Mbi lëvizjen e Dukagjinit...", f. 64–65, 67–70 (AQSH. Fondi 252, viti 1926, dosja 5/І dhe 5/II, relacion 14.11.1926 dhe tel. 20/21.11.1926; dosja 6, tel. 24.11.1926; fondi “Legata Italiane”, dosja 6, fl. 18: ditari i Dom Lazër Shantojës); fondi “Legata Italiane”, dosja 6, fl. 1: letër e ministrit të jashtëzakonshëm e fuqiplotë të Italisënë Shqipëri, Pompeo Aloisi dërguar MPJ të Italisë, 5 janar 1927; gazeta “Liria Kombëtare”, Gjenevë, nr. 39, 22 dhjetor 1926.; nr. 51, 23 mars 1927; B. Fischer, Mbreti Zog…, f. 124; O. Pearson, Albania and king Zog, f. 262-63.
    6. Gazeta “Liria Kombëtare”, Gjenevë, nr. 51, 23 mars 1927; M. Belegu, "Mbi lëvizjen e Dukagjinit...", f. 73; B. Fischer, Mbreti Zog…, f. 125.
    7. B. Fischer, Mbreti Zog…, f. 124; Mustafa Kruja, Lëvizja e Shkodrës në dritën e fakteve, botuar në gazetën “Liria Kombëtare”, Gjenevë, nr. 39, 22 dhjetor 1926, f. 1.
    8. Epika Historike, vëll. 3, Akademia e Shkencave (Instituti i Foklo-rit), Tiranë, 1990, f. 626–627 (AIKP. Nr. 439: “Çka ka Mesi si po piskat”, A2, Blliçë, 1953 (vëll. 3, f. 338; Vermosh, 1953, vëll. 6, f. 107–109; Plan, 1953, vëll. 8, f. 437); f. 630, Nr. 441: Shtat’ bajrakt na u ban fani (AIKP. Q. Haxhihasani, Curraj i Epër-Tropojë, 1952, vëll. 24, f. 139; Kabash-Pukë, 1956, vëll. 17, f. 120; Mërtur i Gurit, 1956, vëll. 17, f. 270; A2, Kushaj, 1953, vëll. 4, f. 51; K. Shtjefni, Kuzhne, Mirditë, 1963, vëll. 6, f. 73. Fjalor: fani (turq. shkretim); haps (turq. të burgosur).
    9. J. Swire, Shqipëria…, f. 375; Historia e Shqipërisë (1965), f. 577–578; B. Fischer, Mbreti Zog…, f. 111–112; O. Pearson, Albania and king Zog, f. 263; Historia e popullit shqiptar (2007), vëll. III, f. 264–265.

    http://oraeshqypnise.blogspot.com/
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,488

    Për: Roli i turqve në formimin tonë kombëtar:

    Mosnjohja e periudhes Zogiste eshte nje nga arsyet kryesore te injorances shqiptare persa i perket politikes. Eshte nje vrime e zeze ne trurin kolektiv qe na e futi komunizmi dhe s'ka burre nene ta heqi.

    Gjynaf jo vetem per reformat dhe legjislacionin por per shkallen e zhvillimit qe ariti Shqiperia ne ate dhjetvjeçar (si ishte dhe si u be)....qe shumica e shqiptareve akoma nuk e dine...

  10. #50

    i lexova te gjitha keto. Ti nuk po kupton thelbin dhe esencen.
    Populli shqiptar ne atekohe nje popull kryesisht i islamizuar dhe akoma me botekuptimin sulltanor dhe feudal
    nuk kishte shans te krijonte shtet liberal dhe demokratik.
    revolta islamike prosulltanore qe u trumbetua shume ne kohen e komunizmit, e tregoi shume mire kete gje,
    e kam llafin per haxhi qamilin dhe "arritjen e tij e madhe" ne debimin e "armikut" princ vidi
    koha i dha te drejte zogut. pasi asnje popull islamik nuk ka demokraci akoma dhe sot ne vitin 2018.
    (si ataturku i turqise, pjetri i madh i rusise etj qe bene reforma i tille qe dhe zogu)

    te gjithe ata qe kane luftuar kundra zogut, i quaj gjithashtu atdhetare pasi te tille jane
    por, mos harro se aty jane edhe shume interesa personale, rivalitete dhe naivitete persa i perket politikes
    figura me e madhe shqiptare, noli! te cilin e konsideroj figure boterore, nuk mund te them se ishte
    politikan i suksesshem dhe i duhur. respekt sigurisht per ali kelcyren, sotir pecin etj.
    poooor, qe te gjithe ata e humben thelbin, mosqenia e zogut prezent do vazhdonte te ishin nja 50 parti
    sejcili do i binte daulles se tij dhe asgje nuk do ishte bere. akoma dhe zogu kur ishte kryeminister nuk beri gje.
    Ne cdo faze fillestare te cdo gjeje duhet
    1 mendje, 1 plan, 1 pushtet. normale per te realizuar keto duhet te jesh i gatshem qe edhe te derdhesh gjak
    gje qe nuk besoj se noli mund ta bente. pastaj ata njerez qe vrau zogu, cfare do i benin zogut po te kishin
    patur ata sukses? edhe ata do e vrisnin. dhe meqenese zogu ishte shteti, teknikisht i bie qe ata qene kundra shtetit
    konica dhe noli me vone e kuptuan dhe pranuan rendesine e zogut dhe mbreterise se tij.

    zogu eshte me te vertete nje figure e vecante dhe komplekse
    pasi ishte ishte myslyman por ne fakt sillej si i krishtere perendimor, ishte reformator dhe filloi deislamizimin e shqiperise
    perseri koha i dha te drejte kur hoqi tumanet dhe veshjet arabe, kur ndaloi me ligj burken
    tani evropa po ha koken e saj me islamiket e importuar, pasi nuk e kupton qe jo te gjitha fete jane njelloj.
    Zogu i betua edhe ne bibel edhe ne kuran ishte me te vertet largpames.
    koncensionet qe dha zogu qe ende ne shkollat tona konsiderohen si tradheti, por ato koncensione ishin 100here me te mira
    se keto koncensione qe jane dhene pas viteve 90.
    Cdo gje qe kemi tani e kemi qe nga koha e qe nga rruget, ministrite, bankat, lekun, posten, urat, vepra pa fund.
    arsyeja qe zogu ra ishte lufra e dyte boterore & komunizmi
    pasardhesit e tij nuk ishin ne lartesine e duhur diplomatike per te bere popullin per vete,

    ndersa ai referendum i monarkise, i bere ne kohe lufte ishte karagjozllet komplet, pasi njera pale socialistet/komunistet,
    e urrenin dhe kishin 50 vite qe shpifnin per te,
    ndersa "demokratet" ishin gati qe te derdhin gjak dhe te mos e linin pushtetin

    besoj se do vije nje kohe qe zogu do rehabilitohet dhe te vleresohet per rendesine, vlerat dhe veprat e tij

    ne 100 vite shqiperi te pavaruar
    zogu, enveri, dhe saliu kane qene me shume ne pushtet
    qe te tre jane te akuzuar per vrasje,
    cili eshte me pozitivi dhe cili me negativi nga ata?

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Roli i turqve në formimin tonë kombëtar:

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Mosnjohja e periudhes Zogiste eshte nje nga arsyet kryesore te injorances shqiptare persa i perket politikes. Eshte nje vrime e zeze ne trurin kolektiv qe na e futi komunizmi dhe s'ka burre nene ta heqi.

    Gjynaf jo vetem per reformat dhe legjislacionin por per shkallen e zhvillimit qe ariti Shqiperia ne ate dhjetvjeçar (si ishte dhe si u be)....qe shumica e shqiptareve akoma nuk e dine...

    Tyrbja e Sulltan Muratit

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2006
    Postime
    296

    Për: Roli i turqve në formimin tonë kombëtar:

    Citim Postuar më parë nga Akuamarini Lexo Postimin

    Tyrbja e Sulltan Muratit
    Hahaha. Bere mire qe na e tregove kete tyrbe!
    per te gjithe shqiptaret qe nuk dine turqisht apo arabisht
    tyrbet jane mauzoleumet, dmth monument me eshtrat e nje personi te shquar

    shikoni pra si qendron ceshtja ky plehera, sulltan murati, qe kush e di sesa shqiptare ka therur dhe sa shqiptare ka perdhunuar
    qe kosovaret (e krishtere) te asaj kohe luftuan bashke me serbet kundra ketij felliqesire. tani nderohet dhe mbahet si deshmor.

    ja keta njerez jane kundra shqiperise dhe kundra skenderbeut
    edhe pastaj e kane fajin serbet qe na quajne turq,
    apo pse te krishteret jane asimiluar dhe nuk e pranojne te jesh shqiptar
    se sipas ketyre trimave, shqiptar i bie te jesh turk shqipfoles

    https://en.wikipedia.org/wiki/Murad_I

    po e shtojme edhe kete te "roli" i turqve te formimi yne kombetar
    eshte rol negativ, pasi na percane dhe helmuan njehere e pergjithmone. dhe krijuan nje turqi te vogel ne ballkan.
    mbase na nevojiten edhe nja 100 vite te tjera te shkeputemi menderisht nga keta njehere e pergjithmone

  13. Anetarët më poshtë kanë falenderuar aimilius për postimin:

    Cen Durimmadhi (29-05-2018)

  14. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2017
    Postime
    169

    Për: Roli i turqve në formimin tonë kombëtar:

    Tyrbja objekti me i vjeter ne Ballkan!?!?!?
    Apo objekti islamik me i vjeter ne Ballkan?

    Edhe kjo do te ishte e pasakte, sepse objektet me te vjetra islamike ne Ballkan do te gjindeshin ne Turqi dhe Greqi, para se te arrihej pushtimi i tokave Shqiptare. (Bullgaria dhe Maqedonia u pushtuan para se te pushtohej Shqiperia).

    Eshte e lehte te perçash Shqipetaret, se ne mendojme individualisht dhe vetem per interesat vetjake, prandaj dhe çdo pushtues ka arritur fitore ne trojet tona.

    Shqiptari nuk ka ideologji kombin dhe token, por xhepin dhe qejfin e tij!

    Sot e kesaj dite i sheh Shqipetaret te perçare ashtu siç kane qene historikisht.
    Liria jone eshte e brishte, dhe kercenohet nga ne me shume se nga armiqte tane.

    Shqiptari eshte servil, i pabese dhe frikacak!
    Vlerat burrerore, nderi, besa dhe bujaria u zhduken qemot, sot ngelen vetem veset e nje mashtruesi!

    Armiku i Shqiperise jane Shqiptaret, turkofilet, grekofilet sllavofilet dhe te gjithe ata qe shesin veten per nje pashaporte dhe 1 grosh.

    Roli i Osmaneve ne formimin tone kombetar eshte perçarja kombetare.
    Kosovaret e quajne veten Kosovare, Shqiptaret Ortodokse quhen Greke, ato katolike Latine dhe ata Myslymane quhen Turko-Arabe.

    Kush pra eshte Shqiptar?!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ilir-Arber : 12-06-2018 më 03:56

  15. #54
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Roli i turqve në formimin tonë kombëtar:

    Shqiptari qe e formoi Turqin....

    Kemal Ataturk - gjenerali që ndërtoi Turqinë

    Ai kishte një besim të vendosur në aftësinë e tij, qoftë për të mbrojtur një rrip plazhi në Gallipoli ose për të transformuar një shoqëri të tërë. Kemal Atatürk ishte oficeri që krijoi Turqinë nga një perandori që po shpërbëhej.
    Ai lindi në 1881 si Mustafai i vetëm në Selanik, i cili ishte në atë kohë në Perandorinë Osmane. Babai i Mustafait ishte doganier dhe ai kishte gjashtë fëmijë me gruan e tij, por vetëm Mustafa dhe një motër u bënë adoleshente.

    Për të diskredituar Mustafën, kundërshtarët e tij politikë kanë pohuar se babai i tij ishte shqiptar dhe se nëna e tij ishte maqedonase ose mbase një çifute. . https://militarhistoria.se/1900-tal/...byggde-turkiet

  16. #55
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,564

    Për: Roli i turqve në formimin tonë kombëtar:

    Historiani turk: Tokat shqiptare ua dhuruam serbë

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •