Hey there,
Duke punuar per nje projekt te ri trajnimi, jam perballur me disa sfida qe me thene te drejten nuk me kane dhene nje ndjesi pozitive per kete.
Kam postuar nje njoftim i cili fton te rinjte te vetpunesohen. Nderkohe qe mund te jene ne shkolle apo pune ti japin mundesine vetes te fitojne para permes ndermjetesimit.
Duke u munduar tju jap nje mundesi me shume te rinjve e sidomos vajzave, mendova qe te heq dore nga koha ime, te shkeputem nga biznesi im dhe ti trajnoj falas keta te rinj qe do te duan te vazhdojne me kete projekt. Dhe kjo vetem per te pasur sa me shume te rinj qe kur shkojne ne kafe e rrine me ore te tera kete ta bejne edhe duke fituar edhe duke ndihmuar pikerisht ate kafene ku e frekuentojne...
Problematikat ishin qe nga fillimi:
Aplikimi dhe dergimi i CV, eshte bere ne menyre teresisht jo profesionale - Nuk mund te aplikosh ne nje vend dhe te mosh shkruash dot 2 rreshta shkrim, se cili je dhe cfare kerkon nga vetja, por thjesht attach nje cv.
Edhe ne rastet qe shkruajne 2-3 fjali, ato jane pa , pa .,fillojne fjalite me shkronje te vogel...
Ndonjehere CV dergohet nga nje adrese komplet jo profesionale sweet....@email.com
Nuk eshte justifikim ne kohet e sotme qe nje i ri te mos dije kriteret me minimale te aplikimit per pune. Sinqerisht jam shokuar.
Si nje person qe social media e konsideroj te tashmen dhe te ardhmen e shitjes dhe marketingut, nje nga kriteret qe shikoj eshte prezenca e aplikanteve ne Linkedin, Facebook. Nje person qe ka postime ne facebook cdo 1 ore dhe ska asnje informacion mbi benefitet e te perdorurit te ketyre platformave ne favor te fitimit te parave, per mua do te thote qe te rinjte e sotem me shume vegjetojne, ose bejne cdo gje per dukje, se sa per te krijuar karakterin e tyre ne jete dhe ne profession.
- Te gjithe aplikanteve iu jane derguar emaile informues dhe shpjeges mbi industrine dhe oportunitetin qe iu ofrohej.
90% e tyre nuk i kishin lexuar fare emailet. Shume zhgenjyese.
Personalisht punoj me shume se 12 ore dhe ndjek ne te njetjen kohe disa projekte, drejtoj dhe trajnoj ekipin tim dhe ajo qe shikoj eshte se e kam shume te veshtire te gjej anetare te tjere te vlefshem per ti perfshire ne ekip.
Sjam aspak dakord qe te rinjte te thone skam asnje mundesi punesimi, cfare si qysh tek... eshte per mua, komplet dembelizem dhe mungese e kerkeses ndaj vetes.
Me thoni, eshte me mire te sorrollateni kot verdalle pa asnje qellim duke harxhuar parate e prinderve, apo te harxhoni disa ore ne jave dhe te krijoni nje te ardhur?
Po pse nje i ri te mos e beje kete gje? Kur, edhe i jepet mundesia te trajnohet, edhe njohurite e marra ti shfrytezoje edhe per projekte te tjera te ngjashme?
Mua me lene nje pershtypje qe duan nje rroge sado qe ajo te jete, le te mos bejne karriere, le mos tju rritet rroga, thjesht te kene ca para ne fund te muajit.
Po zhvillimi personal?
Nuk mund te behen te gjithe te sapodiplomuart drejtues kabineti neper Ministri :P, sepse thjesht eshte nje flluske sapuni.
Mgjt, ka edhe te rinj, shume te pakte, qe kerkojne, jane te vetmotivuar per te pasur sukses, jane si sfungjer qe thithin cdo informacion qe une ju jap dhe kur i aplikojne eshte thjesht fantastike kur i ndajne sukseset e tyre.
Pikerisht ata te rinj kerkoj une!
Atyre ju them BRAVO!
(por jane shume pak)
Krijoni Kontakt