Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Kosova njė shtet pa zot shpije, ku kullosin turq e shkije

    Emri:  nue_oroshi-300x225.jpg

Shikime: 659

Madhėsia:  13.8 KB


    Nga Mr.sc. N. Oroshi

    Ka kohė qė personalisht kam ndezur kėmbanėn e alarmit pėrmes opinioneve tė mia, tė botuara kohė mė parė nėpėr gazeta e revista si dhe portale informative shqiptare, rreth dominimit tė politikes serbe dhe turke nė Kosovė. Ky alarm i imi ishte shqetėsues pėr atdhetarėt shqiptarė kudo nė botė, por nuk u prit mirė nga qarqet politike nė Kosovė, e qė janė pėrques tė dominimit tė politikės turko-serbe nė Kosovė. Kohė mė parė kisha njoftuar opininin shqiptarė me kėto shkrime si, „Dy re tė zeza mbi Prizrenin“, „Udhėkryqet shqiptare nė mes perėndimit dhe lindjes apo Bashkimi Kombėtarė si rrugė e vetme nė 100 vjetorin e Pavarsisė“, „Pse Evropa e ka harruar Kosovėn“, Me Beslidhje Kastriotike drejt Shqipėrisė Etnike“, apo dhe, „Mallin e shkret e hanė kuajtė e verbėr“, „Nė Kosovė vriten atdhetarėt e perfitojnė pushtetarėt“, apo, „Punon fatkeqi e han barkdreqi“, dhe shumė paraqitje tė tjera qė kishin qėllim parėsorė vetėdisimin e shqiptarėve, e qė mos ta pranojnė dominimin e politikės serbo-turke nė Kosovė.

    Personalisht e dhashė edhe njė shembull konkret tė mospranimit tė kėtyre dy politikave serbo-turke nė Kosovė, ku me fakte demantova vendimin e Parlamentit tė Kosovės mbi ligjin famėkeq mbi Qendrėn Historike tė Prizrenit i aprovuar nga Parlamenti i Kosovės i cili jepte kompetenca tė paparashikueshme ndonjėherė Kishės Ortodokse serbe, si dhe pėr njė kohė tė gjatė e mbrojta logon e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, e ku nė kėt rast ishte direkt e involvuar politika turke e Erdoganit, pėr heqjen e kėsaj logo tė shenjtė, sepse i pengonte dhe sot e kėsaj dite i pengon politikės turke Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Edhe nė kėtė rast fatkeqsishtė Asambleja Komunale e Prizrenit e pranoi kėtė shėmti, tė paparė ndonjėherė tek shqiptarėt e vertetė. Aty kam vėrtetuar pėrsonalisht se Politika e Kosovės ėshtė nėn ndikimin e politikės serbe dhe turke, dhe mua s‘mė mbeti gjė tjetėr pėrveē qė publikisht tė deklaroj dorėheqjen time tė parevokushme nga detyra e kėshilltarit Komunal nė Prizren, dhe tė njoftoj opinionin e gjerė shqiptarė, se Asambleja Komunale e Prizrenit ėshtė njė Asamble e cila ėshtė si njė Asamble e njė Lagjeje periferike tė Stambollit, e cila komplet punon pėr Interesa Turke nė Prizren. Fatkeqishtė koha e vėrtetoi, se unė kisha tė drejtė. E them fatkeqsisht pėr faktin se kisha dėshirė qė mos tė kisha tė drejtė dhe qė politika e Kosovės nė pėrgjithėsi, e ajo e Prizrenit nė veēanti tė orientohen drejtė integrimit tė Kosovės nė Evropė, por politika nė Kosovė tani ka marrė kahje komplet nė tė kundėrten, – pra, ka marrė kahje Aziatike, mė njė dominim tė fortė ruso-serb nė kėtė politikė. Vizitat e kohėpaskohėshme qė bėjnė zyrtarėt serbė nė Kosovė, Daciq, Vuliē dhe ndonjė tjetėr, ku deklarojnė haptas, se Kosova ėshtė Serbi, dhe nuk mirret asnjė masė nga udhėheqsit politikė tė Kosovės, pėr tu penguar kėto vizita, pėrveē se ndonjė deklaratė e Hajredin Kuqit qė ka pėr qėllim tė bėj biznes politik, dhe qė e demanton vetėn ende pa dalė ditėn tjetėr nė mjetet e informimit, ende pa le dielli nė mėngjes fjalet e Hajredin Kuqit i merr era, dhe ato fjalė tani mė janė shėndrruar nė objekt talljeje tek populli shqiptar nė Kosovė, ku thuhet se: “Kur flet Hajredin Kuqi, nė mes tė pranverės bie dushku”. Ky veprim i tij ėshtė njė papėrgjegjėsi e plotė e fjalės publike tė njė politikani kontravers qė e luan rolin e njė politikani tė dirigjuar, sikurse tė ishte njė figurė shahu qė lėvizet nė ēdo drejtim nga shefi i ti Hashim Thaēi.

    Derisa politikanėt serbė pėr ēdo ditė bėjnė propagandė politike nė Kosovė pa u penguar fare, sikur Kosova tė mos ketė fare institucione shtetėrore, kėtė propagandė zgjedhore tani e kanė filluar edhe politikanėt Turqė. Nė fjalimin e djeshėm elektoral nė Prizren Erdogan deklaroi publikisht, se Kosova ėshtė Turqi, Daciq deklaron, se Kosova ėshtė Serbi, dhe unė e njoftoj opinionin e gjėr shqiptar, se Kosova tani ėshtė mbetur pa zot shpije ku kullosin turqė e shkije. Pėr kėtė tubim elektoral ne Prizren mjetet e informimit njoftojnė, se “Thaēi, Rama dhe Erdogan nuk janė ndalur sė shprehuri se janė vėllezėr, edhe gjatė vizitės sė tyre nė Prizren, ku u priten nga shumė qytetarė. Meqė i gjithė ky organizim u bė nė kohė fushate, nė kėtė tubim, nė secilin fjalim tė tyre, pėrkrahje iu dha Ramadan Mujės, i cili ėshtė kandidat pėr kryetar tė kėsaj komune. Kryeministri i Turqisė tha se e falėnderon Mujėn qė personalisht e ka ftuar tė marrė pjesė nė kėtė tubim”. Prandaj, tanimė, elektorati shqiptar nė Kosovė, e sidomosė ai nė Prizren, duhet ta ketė tė qartė, se ēdo votė qė iu ipet PDK dhe AKR, nė Kosovė e nė veēanti nė Prizren, ėshtė votė qė Kosovėn e largon nga rruga e nisur drejtė integrimitė tė Kosovės nė Bashkimin Evropian, ėshtė votė e cila Kosovėn e afron edhe mė shumė me politikat serbo-turke, ėshtė votė qė shqiptarėt i orienton drejtė shkrepave tė Azisė ku fatkeqsishtė nė kėto shkrepa tani kemi edhe djemė shqiptarė qė po e humbin jetėn pa nevojė pėr pazare tė politikės ditore Aziatike, siē ėshtė rasti i Sirisė.

    Dhe pėr fund shpirtėrishtė do ta ndjeja vetėn shumė keq, sikurse qė mosė ta njoftoja opinionin shqiptar nė pėrgjithėsi pėr njė marrėveshje tė dytė, qė ėshtė bėrė kohė mė parė nė mes tė Turqisė dhe Serbisė, sepse, pėr tė parėn tani opinioni i gjėrė shqiptarė ėshtė i njoftuar e cila solli pastrimin e trojeve shqiptare dhe dėbimin e shqiptarėve nė Turqi, ku Qeveria e asaj kohe e Turqisė aq “respekt” qė kishte pėr shqiptarėt, ku pėr ēdo shqiptar qė mirrte nė shtetin e saj i ipte ish qeverisė jugosllave njė mushk. Pra shqiptarėt e dėbuar nga toka e Arbėrisė shkonin nė Turqi me vlerėn e njė mushke! Ndėrsa nė marrėveshjen tjetėr politike qė ėshtė tani nė veprim nė mes tė Turqisė dhe Serbisė, Turqia ka marrė obligim qė tė shtrijė ndikimin politik, ekonomik dhe fetar mbi Kosovėn, dhe Kosovėn sėrish ta kthej nėn kthetrat e Serbisė. Prandaj neve Shqiptarėve s‘na mbetet rrugė tjetėr pėrpos ringjalljes sė ndėrgjegjės Kastriotase, themelimit tė njė Beslidhje Kastriotike, lidhjes sė kėsaj Beslidhje me botėn Pėrendimore nė pėrgjithėsi e nė veēanti me politikėn Gjermane. Nėse nuk bėhet kjo, shumė shpejtė Kosova do tė vazhdon tė mbetet pa pėrkrahje ndėrkombėtare, Evropa mund tė shihet vetėm nė ėndėrr, ndėrsa nėpėr fushat e Kosovės, sikur hije do tė kullosin turqė e shkije.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Kosova njė shtet pa zot shpije, ku kullosin turq e shkije

    Me mire te kishe titullue: Kosova pa zonje shpie, ku kolovajsin shkes e hije!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •