Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    “Të Paekspozuarit”, “Njëmijë e një koncesione”, shqiptarët paguajnë shtrenjtë babëzinë e pushtetarëv

    Një vit më parë një emision investigativ nisi në “Ora News”. Një format unik e i pazakontë, “Të Paekspozuarit”, raportoi çdo javë të vërtetën mbi qeverisjen, situatën politike dhe konfliktet e shkaktuara prej pabarazisë dhe padrejtësisë.
    Falë punës së një grupi gazetarësh u investiguan marrëveshje korruptive; u ekspozuan fatura financiare, e u publikuan vendime gjyqësore dhe akte të qeverisë të cilat zbuluan para publikut si qeverisemi, e sa e drejtë, apo e barabartë, është shoqëria ku jetojnë shqiptarët!
    Më pas, në studio, palët debatonin përballë njëri-tjetrit qëndrimet dhe gjykimet që përkrahnin.
    Por shumë shpejt pika fokale e “Të Paekspozuarit” u bënë ‘Koncesionet’. Delegimi tek sipërmarrjet private i të drejtave të qeverisë për shërbime publike ishte një modë e re. Por ky trend “i ri” i koncesioneve, ishte më i vjetër se kjo qeveri.
    Ai nisi në vitin 2004, me të vetmin aeroport shqiptar ndërkombëtar, atë të Rinasit.
    Në vazhdim “Të Paekspozuarit” ekspozoi të tjera dosje koncesionesh skllavëruese: koncesionet famëkeqe të “Rapiskan”-it, të pullave fiskale dhe atë të markimit të karburanteve. Madje, të kundërshtuar prerazi nga opozita e majtë, duke paralajmëruar anullimin e tyre, kur socialistët do të qeverisnin vendin, dukej sikur dosjeve koncesionare po u vinte fundi.
    Por ndonëse ndalimi i koncesioneve mbeti premtim elektoral, përdorimi i tyre u kthye në kryefjalë të reformave të socialistëve. Vetëm në dy vitet e para, kundrejt operatorëve privatë, u dhanë më shumë se 60 koncesione, përmes një procesi antiligjor, jotransparent, përjashtues ndaj institucioneve publike dhe grupeve të interesit.
    Sipas ekonomistëve, ky delir për koncesione do t’u kushtojë deri tani shqiptarëve dhe buxhetit të tyre, më shumë se tre miliardë euro për dhjetë vitet e ardhshme. Po sikur kjo të mos mjaftojë, qeveria Rama ka në plan të japë edhe 70 koncesione të tjera. Njoftimet e fundit për koncesionin e gjurmimit të targave të makinave apo koncesioni për mbledhjen e TVSH-së kanë hasur një kundërshti publike.
    Rreziku për një krizë të ardhshme duket i pashmangshëm. E vetmja gjë që nuk dihet është se “Kur do të ndodhë? Pasiguria, varfëria dhe padrejtësia rrezikojnë trazira sociale e mund të vënë në pikëpyetje stabilitetin e vendit.
    Ndaj ne në këtë një vjetor, ju sjellim një raport të përmbledhur mbi investigimet e kryera nga të “Të Paekspozuarit” për këto koncesione, fatura e së cilave rëndon në xhepat e taksapaguesve shqiptarë.
    Aeroporti i Ndaluar
    Aeroporti i Tiranës është koncesion ekskluziv i dhënë në vitin 2004, duke krijuar një situatë monopol në treg. Koncesioni i vitit 2004 është arsyeja kryesore e çmimeve të larta të biletave në vend. Krahasuar me rajonin çmimet e biletave janë disa fish më të larta. Autoriteti i Konkurencës ka bërë me dije se kemi të bëjmë me një situatë monopolistike e cila nuk lejon uljen e çmimeve për udhëtarët. Marrveshja e fundit e qeverisë Shqiptare nuk e zgjidh problemin pasi rrezja që smund të ndërtohet një aeroport i ri bëhet 100 km larg nga Rinasi. Në këto kushte i vetmi vend ku mund të ndërtohet një aeroport i ri është Saranda, ose Delvina në jug, ndërsa përjashtohet automatikisht lejimi i fluturimeve nga aeroporti aktual i Kukësit.

    Parkimi, një tango politike
    Parkingjet publike po gllabërohen çdo ditë nga privatët. Qytetarët do të paguajnë më shumë. Nëpërmjet politikave korruptive të pushtetit lokal dhe kapjes së politikës, bashkitë kryesore në vend duke filluar nga ajo e Tiranës po ja japin privatit, tashmë lekët e qytetarëve do mbushin xhepat e klientëve të pushtetit. Bashkia e Tiranës në fund të vitit 2015 dha dy koncesione për parkime nëntokësore ndërsa nuk mbeten pas Vlora dhe qytete të tjerë ndërkohë që gjatë fushatës elektorale ishte premtuar se nuk do koncesionohej parkimi i mjeteve për qytetarët. Si gjithmonë politika meret vesh “mes vedi” dhe ata që e pësojnë janë qytetarët e thjeshtë.
    Nafta e rëndë e shqiptarëve
    Nafta e vendit është dhënë me koncesion thuajse në të gjithë Shqipërinë kompanitë e huaja po kërkojnë për naftë. Fushat aktuale naftmbajtëse si Patos-Marinëz janë dhënë me koncesion. Ndërsa kompanitë e huaja përfitojnë nga nëntoka Shqiptare, populli e paguan më shtrenjtë se kushdo tjetër në Europë çdo litër karburant që konsumon. Ekspertët e ftuar në panel, shtojnë gjithashtu se janë pikërisht taksat e larta pse shqiptarët nuk përfitojnë shumë nga rënia e çmimit të naftës në bursa. Problem për Shqipërinë mbetet edhe cilësia e karburanteve.
    Rapiscan-i vjedhja e shekullit
    Emisioni “Të Paekspozuarit” i gazetarit Ylli Rakipi, ka investiguar dhe denoncuar duke zbuluar fakte dhe detaje që tregojnë se koncesioni “Rapiskan” mund të konsiderohet vjedhja e shekullit.
    Gjysma e këtij biznesi u shit për 490 lekë. Ky blerës shqiptar do të fitojë 105 milionë euro. Në këtë emision vërtetohet sesi një send, pajisje, ju vjedh shqiptarëve 210 milion euro. Të ftuarit në panel deklaruan se në situatën e vështirë ekonomike ku ndodhet vendi duhet bërë bllokimi i të gjithë koncesioneve.
    Koncensioni i cili ka vendosur një pajisje të vetme në doganën e Durrësit duke lënë zbuluar 19 pikat e tjera doganore të vendit, është rasti më i turpshëm ku dy qeveritë, ajo e Sali Berishës dhe kjo e Edi Ramës kanë punuar kundër interesave të popullit shqiptar. Pa kryer asnjë shërbim, asnjë punë, kompania u mer lekët pambarimisht biznesit dhe qytetarëve shqiptar për çdo transaksion doganor. Pajisja që vjedh shqiptarët tregon bashkpunimin dhe korruptimin e klasës politike pavarsisht ngjyrave dhe premtimeve që ka dhënë.
    Shqipëria e sëmurë nga koncesionet
    “Të Paekspozuarit” emision i gazetarit Ylli Rakipi solli, një investigim dhe denoncoi më fakte se si çdo gjë në shëndetësinë shqiptare po jepet me koncesion. Në një përballje mes Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj me deputeten e PD-së Albana Vokshi, njëherësh kryetare e Komisionit të Punës Çështjeve Sociale dhe Shendetësisë.
    Raporti investigativ, “Shqipëria e sëmurë nga koncesionet” , reforma në shëndetësi dhe akuzat e opozitës.
    Çfarë po ndodh në shëndetësi, dy vjet pas qeverisjes së socialistëve?
    Sistemi farmaceutik, rimbursimi i barnave, gjendja e spitaleve…
    Cila do të jetë strategjia për përmbushjen e premtimit për shëndetësi falas?
    Deklaratat kryesore gjatë emisionit
    Vokshi: Koncesionet e dhëna nga Beqaj janë me porosi të Ramës
    Beqaj: Një person që sot është në burg unë nuk e ndaloj dot të marrë pjesë në tender;
    Vokshi: Ti po u jep tendera të burgosurve për tu blerë heshtjen
    Vokshi: Njohja e Beqaj me Ilir Rrapaj është e vjetër, që në 2004
    Beqaj: Nuk kemi pyetur Autoritetin e Konkurencës sepse nuk po krijojmë monopol
    Vokshi: Ilaçet që po fut Beqaj janë falco sipas institucioneve amerikane, por po përfitojnë miqtë dhe sponsorët e Ministrit
    Vokshi: Janë 600 milionë lekë të reja në buxhetin 2016 që do ti shkojnë Intech+.
    Beqaj: Njësinë moderne të sterilizimit në QSUT e merr koncesionari;
    Vokshi: 100 mln euro Ministri po ja jep mikut të tij
    Vokshi: Koncesioni i sterilizimit dhe hemodializës shpikje të Ministrit
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •