ISLAMI DHE DEMOKRACIA

Autor, Ibrahim Stafa

Ardhja e demokracisė nė vėndin tonė ishte njė pranverė e bukur mbas njė dimri tė ftohte.Eklipsi historik ndodhi nė njė kohė kur kushtet politike,ekonomike,sociale e fetare ishin tepėr tė vėshtira,krahasuar me vėndjet e lindjes komuniste.
Le tė ndalemi pak tek togėfjalėshi:”Klasa politike shqiptare”.Shumė ishte abuzuar e spekuluar ne menyre tė rafinuar pėr ekzistencėn e klasės sė re politike shqiptare.Nė kėtė kėndvėshtrim shtrojmė pyetjen:Cila ishte fytyra e klasės sė re politike fill mbas ndryshimit e tė zėvėndėsimit tė sistemit tė vjetėr totalitar komunist me atė demokratik?
Kur u krijua kjo klasė e re politikanėsh,cila ishte pėrbėria e saj dhe si lindi ajo?
Proēesi i lindjes sė klasės sė re politike nuk ėshtė njė proēes biologjik,por nje proēes historik.Nė kohėn e sundimit tė diktaturės komuniste ishte absolutisht e pamundur qė tė formohej njė klasė e re politikanėsh qė ti pershtatej realitetit te ri politiko-ekonomik qė tė ndėrtonin njė shtet ligjor te sė drejtės me ekonomi tė tregut tė lirė.(Shkollat e larta si:”V.I.Lenin”,”Instituti i studimeve ekonomike”,”Instituti i studimeve marksiste-leniniste”ishin element tė superstrukturės komuniste dhe i shėrbenin bazes socialiste.
Gjithashtu klasa e vjetėr politiko-ekonomike paradiktaturės komuniste,tashmė ajo e kishte mbyllur me kohė misionin e saj.Nga ana tjetėr nė vėndin tonė,gjatė diktaturės komuniste nuk ekzistonte asnjė premisė apo element i tregut te lirė sepse mbisundonin marrėdhėniet socialiste nė prodhim dhe e ēentralizuar nga lart.Politika ėshtė art i qeverisjes,por fatėkeqėsisht politikan-artistėt e kanė shndėrruar politikėn nė biznes.
Vėrtetėsia e ketij pėrfundimi evidetohet nga praktika.Pėr kėtė flet ligji famė keq 7501.
Ky ligj nuk mund tia kthejė pronėn ish-pronarėve legjitim sepse ai ka karakter bolshevik pėr arsye elektorale,politike etj.Pėr politikanėt nė pushtet nuk ka shumė rėndėsi pasoja.Sa vetė janė vrarė pėr pronėn?Por pėr ta rėndėsi ka vota!Pėrse kanė frikė investitorėt e huaj dhe prej kujt kane frike?
-Nga “agjenti”(Ligji) 7501.
Ligji 7501 nuk ēon Shqipėrinė nė BE.Klasa e re politike shqipėtare me prejardhje ideologjike nga sistemi totalitar diktatorial ku nė plan tė parė vihej interesi i pėrgjithshem mbi atė personal dhe stimuli moral mbi atė material, i kanė vėnė kėto parime kokėposhtė me njė babėzi tė pakufishme.
Cdo qytetar patriot me tė drejtė revoltohet kur shikon se si ėshtė bastarduar e tjetėrsuar metafora e slloganit tė rilindasve dhe patriotėve tanė tė shquar:
-“Atdheu mbi tė gjitha”! , pastaj “Partia mbi tė gjitha” nė kohėn e diktaturės komuniste dhe sot politikanėt e babėzitur mburren me slloganin:”Paraja mbi tė gjitha”!
Tavolina e familjes sė thjeshtė qytetare shqipėtare ėshtė pasqyra e politikės ekonomike.
Klasa e re politike e pozicionuar nė dy llogoret kryesore nė partitė superfuqi akuzojnė njėra-tjetrėn pėr korrupsion.Korrupsioni ėshtė emėruesi i pėrbashkėt i tyre.Atėherė pėrse populli duhet ti ushqejė me votat dhe paratė e tij tė korruptuarit e “ndershėm”.Lufta kundėr korrupsionit fillon nga Uni.Vota ėshtė arma demokratike e shenjtė qė sjell ndryshim,por ajo nuk ka asnjė vlerė transformuese konkrete,pėrderisa ajo shkon tifozėrisht nė mullirin e trustit”K”(Korrupsion).
Partitė politike fantazmė janė shndėrruar nė firma piramidale ku baza e saj ėshtė konstante dhe se vetėm maja,kupola e saj ndryshon periodikisht ngjyrėn nga rozė nė blu dhe anasjelltas.
Pėr besimtarėt shqiptarė ardhja e demokracisė dhe ripėrtėritja e fesė ishte njė fitore e madhe dhe dhuratė mė e ēmuar e Zotit(xh.sh.) ndonėse e vonuar pėr fajin tonė.
Nė dispozitat kushtetuese,datė 29/04/1991,neni1,ligji 7491,thuhet:”Republika e Shqipėrisė ėshtė shtet laik.Shteti respekton lirinė e besimit fetar dhe krijon kushtet pėr ushtrimin e saj”.
Ne 14/02/1991,Kuvendi i parė islam,hartoi statutin dhe zgjodhi Komitetin Musliman-organ qėndror drejtues.
Klima e re politike mundesoi ligjėrisht e moralisht krijimin e kushteve pėr lirinė e besimit dhe tė praktikimit tė fesė nė Shqipėri.Para religjioneve fetare dilnin detyra tė shumta e tė vėshtira,tė cilat kėrkonin zgjidhje e zhvillim tė shpejtė.
Nė rradhė tė parė ishte I rėndėsishėm sensibilizimi e ndėrgjegjėsimi i mbarė opinionit shoqėror pėr rendėsinė e fesė.Roli i saj ishte mohuar pėr gjysėm shekulli nga diktatura barbare komuniste
Sė dyti:Organizmi dhe drejtimi i veprimtarisė fetare nė qytete e fshat.
Sė treti:Ngritja e xhamive tė reja dhe merimetimi i tė vjetrave,falė statusit ”Monument kulture”
Kater:Pėrgatitja teologjike e elementėve tė rinj brėnda(medrese) dhe jashtė vendit.
Pesė:Krijimi i arkės financiare nga tė ardhurat e pronave tė disponueshme,me probleme tė shumta nė zgjidhjen e tyre pėr arsye burokratike e subjektive.
Gjashtė:Hapja e Shqipėrisė me botėn islame.
Shtatė:Lufta pėr ruajtjen e pastėrtisė sė islamit nga ndikimet arkaike ekstremiste dhe moderniste liberale qofshin kėto faktorė te brėndshėm apo tė jashtėm.
Ėshtė pėr tu pėrgėzuar puna e madhe me shumė pėrkushtim e tė gjithė muslimanėve tė devotshėm me shpirt sakrifice dhe nė luftė me vėshtirėsitė e shumta qė bėn tė mundur lartėsimin e besimit nė islam.

Allahu ua shpėrbleftė.