Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Religjioni Orthodoks i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu

    (Kumtese mbajtur ne Takimin e L.I.O.SH.,, e enjte dt. 2 janar 2016,)

    Jeta dhe Vepra e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu ështëshumë e njohur si brënda vendit ashtu dhe jashtë vëndit tonë në Europën Perëndimore , në Europën Lindore si dhe në vëndet fqninjë me në.
    Dihet fare mirë se si Heroi ynë Kombëtr mbrojti për 25 vite me rradhe vëndin e tij nga invazioni Osman, Arbërinë dhe Epirin, me heroizmin e tij dhe trimërinë e popullit trim dhe liridashës nga i cili e kishte origjinën, duke i prerë hovin këtyre hordhive osmane islame për të pushtuar vëndet e krishtera dhe për të realizuar shkatërrimin e Krishtërimit.
    Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti mbetet ende një figurë jo e plotë përsa i përket origjinës, religjionit të tij, dhe të familjes së tij, përsa i përket vëndit të varrit të tij dhe ngjarjeve të tjera të cilat kanë lidhje me fatin e familjes dhe fisit të tij që i dha historië së Shqipërisë së sotme Flamurin Kombëtar identitetin e veçantë në raport me fqinjët, por gjithashtu është një nga figurat më të dashura dhe shumë e nderuar nga populli shqiptar dhe i shqiptarëve në trojet jashtë vendit por dhe atyre të diasporës.
    Origjina e Familjes Kastrioti
    Për herë të parë sipas literaturës boërore dhe asaj të vëndit, emri Kastrioti është hasur në disa dokumenta historike në vitin 1368, në të cilin një individ me mbiemrin Kastrioti ishte Kefale në Kaninën e Vlorës së asaj kohe http://ëëë.*********.com/shoëthread.php?t=1675.
    Një nga përfaqësuesit ligjorë të Gjergj Kastrtioti –Skënderbeu Andrea Ëngjëlli nga familja e Ëngjëllorëve të qytezës që nuk e gziston sot më-Andrea Ëngjëlli në Gjenealogjinë e shkruar prej tij familje Kastrioti jep si paraardhës të familjes Kastrioti, personin me emrin Konstandin Kastrioti i cili pati një djalë që e quajti Pal (ose Gjergj) Kastrioti i cili njihet në histori si pjesmarrës në koalicionin anti-osman në luftën e vitit 1389 në fushën e Mëllënjave, përkrah Car Llazarit të Serbisë, luftë në të cilën mbeti i vrarë Car Llazari; sidoqoftë më pas, Pal Kastrioti mori pjesë si vasal i Sulltanit në betejen e Ankarasë në vitin 1402.
    Pal Kastrioti pati tre djem Konstandini, Aleksi dhe Gjoni. Ky i fundit është i jati i Gjergj Katrioti Sknëderbut.
    Aleks Kastrioti zoteronte tre fshtara sipas të dhënave nga një dokument vendikas,.
    Konstantin Kastrioti ëas protovestiar (titull fisnikërie bizantin) of Sina (Serina) prane Durresit. Sipas nje dokumenti venecian i zbuluar nga Karl Hopf, titulli i tij ishte Lord i keshtjelles se Serinae apo Cerunje. ose i Krujes.
    Pal Kastrioti zoteronte Gardhi e Poshtem dhe Sinjen. Djali i tij Gjon Kastrioti (vdekur † 1437), u be Lord i Matit dhe u quajt ndryshe edhe Gjon Dibrani.
    Biri i Gjonit, Gjergj Kastrioti ( lindur më 6 maj 1405 – vdekur †17 janar 1468) eshte Heroi yne Kombetar i cili mbrojti Krishterimin nga Osmanet-turq, deri sa vdiq.
    Sipas të dhënave të mbledhura nga Mutafa Kruja (ish kryeministri shqiptar i viteve 1940 gjatë pushtimit gjerman), tek libri i tij "Antologji historike" ai, u përpoq që t’i plotësonte këto dëshmi duke formuluar këtë ide, e cila përsëri mbetet hipotetike. Sipas tij, pas kështjellarit të Kaninës, emrin e të cilit nuk e dimë, vjen Kostandini, i cili ishte një tjetër Kastriot, kushëri ose vëlla i tij. Pas këtij vjen Pali dhe si pasardhës i tij Gjoni.
    Kurse autori Kabashi, përmënd se ermi Kastriotinjihet pas vitit 1394 dhe sipas tij e ka origjinën nga Kastrati i Hasit (sipas një burimi osman)
    Sipas Malcolm, Kastriotet vijne nga Kosova Perendimore, me mbiemrin bizantin Castro (keshtjelle).
    Marin Barleti për origjinën e Kastriotëve, shkruan ne latinisht: "auctores gentis Castriote ex Aemathia nobili ortu fluxisse ..." , që do të thotë: ``Nese kjo eshte e vertete themeluesit e familjes Kastrioti vijne nga nje familje fisnike te Emathia``.(http://ëëë.archive.org/stream/histor...age/2/mode/2up doën right).
    Fisnikeria e Familjes Kastrioti
    Sipas disa të dhënave,Familja Kastrioti nuk ka patur histori Fisnikerie. Fisniku i pare permendet në hstori është Pal Kastrioti i cili kishte ne zoterim Sinja (or Sina, Sinë) dhe Gardhi i Poshtëm, apo Gardhishta të cilat duhej të jënë në zonën e Dibër –Peshkopisë. Aktualisht sot gjëndet fshati Sinë kurse Gardhishta ose Gardhi i Poshtëm nuk është gjëndur ku ndodhetnga arkeologët dhe historianët deri në ditët e sotme.
    Pr në vitin 1368 egzistonte nje individ me mbiemrin Kastrioti i cili ishte Kephale (koka ose qeveritar i një province të vogël) i Kaninës, por që ishte në zotërim të dy fshtrave të Sinja dhe të Gardhit të Poshtëm në zonën e Dipër-Peshkopisë së sotme.
    Në shekullin e XIV-XV, Familja e Kastriotëve përbëhej nga këta persona:
    Pal Kastrioti– kishte titullin "segnior de Signa et de Gardi-ipostesi" (Sina(Albanian: Sinë) and Loëer Gardi (Albanian: Gardhi i Poshtëm)).
    Aleksa Kastrioti - Lord i tre fshtarave
    Konstantin Kastrioti - Lord Lord i keshtjelles se Cerujes (Latin: dominus Serinae) ose i Krujës.
    Gjon Kastrioti († 2 maj 1437), u martua me Voisava Tripalda (†1405)
    Dhe kishte nëntë fëmijë dhe disa nipër:
    1.Reposh Kastrioti- († 1431)
    2.Stanisha Kastrioti- (†1445?); Hamza Kastrioti- († 1460?) i biri i Stanishes
    3.Konstandin Kastrioti ?
    4.Mara Kastrioti, martuar me Stefan i Crnojević, varrosur ne Manastirin e Kom-it, Mal i Zi.
    5.Gjergj Kastrioti (Skanderbeg) – Heroi Kombetar (6 May 1405 – 17 Janar 1468); Ottoman subaşi i Krujë, sanjakbey of Dibra, Organizator dhe Komandant i Lidhjes se Lezhes, dhe vasal i Mbretit te Napolit pas 1451. Biri dhe nipërit e stërnipërit e tij, janë:
    Gjon Kastrioti iI- Kont i Soletos, martuar me
    Jerina Branković, bija e Mbretit serb Lazar Branković.
    Fëmijët e djalit të Skënderbeu t- Gjon Kastriotit
    të iIonstantine (d. 1500), Peshkop i isernia (njohur
    nga viti 1498 Ferrante vdekur 1561), Duka i San
    Pietro in Galatina, Maria (vdekur 1569), Giorgio
    Ushtarak venecian (i njohur nga vitet 1499–1501 vdekur 1540)

    6.Jelena Kastroti– martuar me Pavle Balšić
    7.Mamica Kastrioti martuar me Musachio Thopia in 1445
    8.Angelina Kastrioti, martuar me Vladino Arianiti
    9.Vlajka Kastrioti, martuar me Gjin Musaka, martesa e dyte me Stefan Strez Balšić me te cilin
    kishte dy djem: ivan Strez Balsha (iç), dhe Gojko Balsha (iç)
    Figura e Vojsava Tripalda –Kastrioti. Nëna e Gjergj Kastrioti -Skënderbeut
    Përsa i përket figurës së nënës së Gergj Kastrioti-Skënderbeu, Vojsava Tripalda nga Pollogu. Shumë studiues nuk bien dakort për origjinën e saj në se ishte arbër-epirote që banonin në Maqedoni apo ishte me origjinë serbe madje disa thoë bullgare me emrin Vojisllava.
    Zyrtarisht kishte këtë origjinë familjare.
    Vojsava Kastrioti-Tripalda- Orthodokse-bizantine.
    • Voisava Tripalda (lindur? në Pollog - vdekur në 1405
    • Voisava -Volislava, e njohur si gruaja e Gjon Kastriotit me te cilin pati 9 femije.
    • Prinderit: Grgur Golubić (Brankovic) dhe e jema Teodora.
    • Bashkeshorti: Gjon Kastrioti
    • Femijet: Mara, Elena, Mamica, Vllajka, Angjelina, Stanisha, Reposh, Gjergj, Konstandin,
    • Nipi: Gjon Kastrioti iI
    • Gjyshi: Branko Mladenović
    Si perfundim, Petrovski hedh dhe nje te dhene gjenealogjike qe vijne nga dokumentat zyrtare te asaj kohe flitet per Grgurin e Panjohur ose Grgur Brankoviqin e ku rezulton se bashkeshortja e ketij Grguri quhet Todora. Me pastaj, therritet dhe nje informacion tjeter sipas nje shkruesi te nje manastiri i bere ne vitin 1371, Krale Marko jetonte me Teodoren, gruaja e Grgurit. Dhe me kete te dhene mbyllet dhe kapitulli mbi Vojsaven, me pretendimin qe Todora eshte e jema e saj.
    Sipas studiuesit dibran Hilmi Sadiku në studimin e tij ai pohon se Andrea Engjëll Flav Komneni e nxjerr Vojsava Kastriotin nga familja e Muzakajve. Po në këtë punim të tij rreth përkatësisë etnike të Vojsavës thuhet se Kostandini, djali i Gjon Muzakës, mbështetur në gjenealogjinë që i dërgoi Andrea Engjëll Flav Komneni i bëri një shtesë kronikës së të atit (Gjonit), për t’ua lënë pasardhësve në të cilën thuhet: ”Vojsava jepet e bija e Momcinit, që u bë shoqja e Gjonit, të cilëve u lindi Gjergj Kastrioti”.
    Kostandin Muzaka princin e Pollogut na e paraqet të kombësisë arbërore e për pasojë e të njëjtës etni rezulton edhe e bija e tij Vojsava.(http://ëëë.forumishqiptar.com/thread...Vojsaves/page5).
    Autori tjetër, Johann Georg von Hahn (1811–1869), thote se Vojsava ishte nga familja e Branai e fisit të Vrana Konti.
    Autori ynë Fan S. Noli(1882–1965), permend se Vojsava vinte nga Familja Muzaka.
    Historiani Oliver Schmitt (b. 1973), historian austriak thote se Vojsava vinte nga familja Brankovic dhe ishte serbe e afert me Mara Brankovic.
    Boban Petrovski (b. 1972) historian maqedonas, thote se Vojsava Tripalda nga Pollogu ishte e bija e Gergur Brankovic, apo edhe e Vuk Brankovic.
    Strashimir Dimitrov (1892–1960), historian Bulgar, thote se Vojsava ishte e bija e nje bojari bullgar nga Maqedonia.
    Religjioni i Familjes Kastrioti.
    Duke qënë një fisnik i rangut jo të lartë, më i pari i familjes Kastrioti Konstandin Kastrioti ishte një Pronar i një zone në Dibër-Peshkopi por edhe Kephale i Kaninës rreth vitit 1362, kohë kur Arbëri dhe Epiri ishin në sundimin e Mbretërimit serb i cili ishte në fundin e tij. Për këtë arësye sipas Linjës së Theodosit, kjo pjesë e pronave të Kastriotëve por edhe e princërve të tjerë ishin nën juridiksionin religjioz të Konstandinpojës kryeqytet i Perandorisë së Bizantit. Feja zyrtare e këaj Perandorie të lindjes pra edhe e popujve nën zotërimin e kësaj Perandorie, ishte Orthodokse Bizantine që ne vetvehte përbëhej nga nën religjionet Sllavo-Orthodokse-Bizantine por dhe Orthodokse Bizantine. Ashtu si e kishte dhe mbiemrin kjo Familje ishte tërësisht orthodokse por për arësye politike dhe dhedetyrimeve për shkak të humbjeve në luftë apo dështimeve në biznes, Gjon Kastrioti nipi i Konstandin Kastriotit dhe biri i Pal Kastriotit- Gjon (Jovan apo ivan) e ndërroi sa për sy e faqe fenë:
    - Pëprara vitit 1407, pra që nga viti 1368 që njihen Kastriotët, Familja Kastrioti ishte me origjinë Orthodokse byzantine,
    - Nga vitit1407—1410, ai personalisht u bë roman-katolik, nga halli për shkak të problemeve tregtare me Venedikun ,
    - Nga viti 1419-1426 Gjon Kastrioti i u rikthye origjëns orthodokse për shkak të një aleance me Despotin serb Stefan Lazareviç
    - Nga viti 1431- u kthye në islam, nga halli sepse Sulltani i mori të bijtë peng.
    - Ne vitin 1437 ai vdiq dhe u varros në Hilandar, Mali Athos në Kishën e Shen Gjergjit në një varr afër të birit Reposh Kastriotit i cili vdiq si murg po aty në Hilandar, Mali i Shënjtë, në vëndin ku quhet Pirgu Arbanas, sepse aty Gjon Kastrioti mori me qira atë toke dhe ndërtoi kullën e Shën Gjergjit në Hilandar dhe pronën përreth në në 1426 dhe në 1430 në dy dokumente, pasi kishte dhuruar dy fshatra të pronës së tij : Radostusha dheTrebisht, duke nënëshkruar në prani të murgut Anastas, së bashku me firmën e tre bijve të tij meshkuj. Mungon firma e Stanishës i cili ishte kthyer në mysliman.
    Pra Feja e Gjon Kastriotit dhe e Vojsaves bashkëshortes së tij ishte Orthodokse, por ne momente delikate mareveshjeje politike vetëm Gjoni e ndërroi fenë sa per sy e faqe, fene ne islam apo ne katolik, por u varros si nje Orthodoks i mire ne Manastirin Hilandar se bashku me njerin nga djemte e tij Reposh Kastrioti (https://ëëë.flickr.com/photos/ben_bellaja/6877308414).
    Religjioni Krishterë Orthodoks i Heroit tonë Kombetar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu
    Para se të argumentojmë Religjionin e krishterë orthodox e ritit bizantin të Familjes Kastrioti dhe të vetë Heroit tonë Kombëtar po japim disa karakteristika të veçanta:
    Gjergj Kastrioti - Skanderbeg lindi ne fshatin Shëgjerth, fqinje i fshatit Sinë, krahina Dibër, më 6 maj 1405. (vdiq Lezhe 17 Janar 1468).
    Disa autorë e përshkruajnë Heroin tonë Kombëtar:
    Skenderbeu kishte edhe keto karakteristika --Kishte sy jeshile, dhe kur luftonte kafshonte buzen e poshtme aq sa i ridhte nje vije gjaku e cila jepte pershtypjen sikur ishte i plagosur dhe ishte teper i gjate---Sipas nje studimi te studjuesve suedeze Gjergj Kastrioti mund te ishte deri 1m98cm i gjate.
    -Ndersa studjuesi italian Paolo Peta thote se : "...nje stermbese e Skenderbeut ishte shume e gjate dhe e fuqishme fizkisht, gje qe tregonte se ajo trashegonte nga stergyshi fizikun e tij....“ (http://ëëë.*********.com/shoëthread.php?t=1675)
    -Pagezimi eshte bere ne Diber sipas ritit orthodox.
    -U mor peng si nizamë pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë.
    Në rradhë të parë, religjioni i Heroit tonë kombëtar pa dyshim mbetet i krishterë orthodox-bizantin. Kjo bazohet kryesisht në Fenë e Babait dhe të Nënës së tij, në Fenë të gjyshit Pal dhe e Stërgjyshit të tij Konstandin, e cila ishte e krishterë orthodokse-bizantinë pra e ritit të krishterë orthodox –bizantin (përfshi dhe atë sllav).
    Në rradhë të dytë, religjioni orthodox bazohet në emrat e vëllezërve dhe motrave të tij dhe të fisit të tij dhe në martesën e tij me Donika Arianit Komneni, bijën e Gjergj Arianitit dhe motra e Angjelina Arianiti (Shënjtorja e Serbisë), Skënderbeu u kurorëzua në martesë me Donika Arianitin në altarin e kishës së Shën Marisë të manastirit të Ardenicës, në 26 prill 1455. Lorenconi lexoi në bibliotekën e manastirit aktin e kurorëzimit të Skënderbeut në një nga kodikët e tij në vitin 1930. Këtë fakt e përmend në kujtimet e tij edhe peshkopi i Kishës Ortodokse. autoqefale të Shqipërisë, irene Banushi, i cili vitet e fundit të jetës i kaloi në këtë manastir
    Në rradhë të trete, shikohen se simbolet dhe Stema e Familjes dhe e Principatës Kastriotëve, janë të religjionit Orthodoks,si Flamuri me një shqiponjë me dy krerë të tipit të Perandorisë Bizantine me krahë të hapura, me kurora mbreërore në cdo kokë shqiponjë dhe me një yll çifut. Gjithashtu këtu futen edhe vula e tij personale me Perëndeshën Leda dhe Mjelma që personifikon Zeusin, dhe Përkrenaren e tij që ka Dhinë Amaltea që ushqeu Zeusin pra simbole të Epirit. Të dy këto simbole të fundit kanë origjinë pagane por njihen se këto zona mbeten të krishtera orthodokse
    Në rradhë të katërt, vijnë pohimet e vetë Gjergj Kastrioti-Skënderbeut në disa korrespondenca me Papën, Princin e Tarantos e të tjerë.
    Një nga këto pohime është letra e famshme e Gjergj Kastriotit Skënderbeut Proncit të Tarantos më 31 tetor 1460:
    ``Pervecse ju perbuzni popullin tone dhe e krahasoni arberit me delet, dhe sipas zakonit tuaj kur na permendni ne na kujtoni duke na ofenduar, por ju nuk keni asnje ide te rraces tone.
    Te paret tane ishin Epirotet prej nga eshte Pirro forcen e te cilit e kujtojne romaket. Ky Pirro te cilin Taranto dhe dhe shume zona afer saj u munden nga ushtria e tij, por une nuk do flaas per Epirotet.Ata jane shume me te fuqishem se ju tarantinet , qe jeni nje specie e lindur vetem per te peshkuar. N.q.se ju desheroni te thoni qe Arberia eshte pjese e Maqedonise une e pranoj qe shume nga te paret tane ishin fisnike te cilet shkuan deri larg ne indi ne udheheqjen e Aleksandrit te Madh dhe shpartalluan gjithe ato ushtri dhe kapercyen veshtiresi te pabesueshme.
    Ja, keta jemi ne te cilet ju i quani dele. Por natyra e gjerave nuk ndryshon. Perse ushtaret tuaj ikin me vrap perballe ketyre qe je i quani dele?``.
    (http://breziiri.com/brezi/?p=30628) dhe http://ëëë.forumishqiptar.com/thread...%C3%ABnderbeut
    Fan S. Noli ka mbrojtur mendimin se ivan/Jovan Kastrioti ka qenë "ortodoks grek" [angl. "a Greek Orthodox"] prej vitit 1419 deri më 1426 si "aleat i Stefan Lazarevicit të Serbisë"18.
    Ducellier i nuk ka nguruar ta pohojë se Kastriotët "janë me siguri ende ortodoksë në shek. XV"19. Tani së fundi edhe Petta e thotë shtjellimisht se "Kastriotët ishin historikisht të lidhur me Kishën ortodokse"20.
    Prania në Oborrin e Skënderbeut e (Shën) Nifonit dhe Zaharias përforcon edhe dëshminë e Mauro Orbinit sa përket ortodoksizmin e Skënderbeut. Në Mbretëria e sllavëve sot gabimisht të quajtur skiavonë (1601)
    Orbini tregon episodin në të cilin Giovanni di Capistrano ja, legat i Papës për organizimin e kryqëzatës, përpiqej t'i mbushte mendjen Skënderbeut që të bëhej katolik. Kastrioti i përgjigjej kështu:
    "Unë kam jetuar nëntëdhjetë vjet [sic] me këtë mendje, që prej më të mëdhenjve qysh fëmijë në shpirtin tim m'u pat mbresuar; dhe populli im, ndonëse kam qenë fatkeq, më ka mbajtur gjithnjë për të dijshëm; tani ti do të doje që, kur të më shohin të ndërruar, të pandehin se unë, i rënduar nga vitet, e paskam humbur mendjen dhe, si thuhet në gjuhë popullore, qenkam bërë matuf; unë më parë lë jetën time, se të ndahem nga traditat e paraardhësve të mij"21.
    Sipas Marin Barletit, Skënderbeu ka deklaruar se, “unë jam pasardhës i Pirros së Epirit”. në veprën e tij thotë se Skënderbeu i referohej shpesh origjinës së Pirros.
    Në rradhë të Pestë, argumenti kryesor janë patriarkët orthodoksë qënjëri nga ata ishte At shpirtëror i Gjergj Kastriotit. Këta ishin: Shën Nifoni, At Zaharia dhe Peshkopi i Krujës Stefan i cili carej nga Peshkopata e Ohrit.
    historianët vërejnë praninë, përkrah Skënderbeut, të një murgu athonit (ortodoks) të quajtur Zaharia, të cilin Skënderbeu e paskësh bërë “at shpirtëror të vetin” (Plasari e thekson këtë, duke u mbështetur te Jorga dhe Beduli);
    Tjetri ishte Nifoni, patriarku i mëvonshëm i Konstandinopojës dhe shenjtori i ardhshëm i Kishës ortodokse, “u hirotonis prift me bekimin e arkiereut të qytetit të Krujës”, vëren ky autor.(``Skënderbeu, një histori politike``, e Aurel Plasarit (Instituti shqiptar i studimeve “Gjergj Fishta”, Tiranë 2011); ``Skënderbeu, jeta dhe vepra``, e Kristo Frashërit (Botimet Toena, Tiranë 2002).
    Shën Nifoni ishte patriark i Kostandinopojës,vëllami i Skenderbeut. i biri i një shqiptari nga Dalmacia dhe një grekeje nga Morea.
    Nifoni eshte bere prift pikerisht ne Kruje, pas ardhjes se Skenderbeut me 1446. Ai ka pasur marrdhenie dhe lidhje te ngushta me Skenderbeun.
    Sipas disa dokumenteve, Shen Nifoni (vdekur me 1508),dhe Shen Zaharia se,erdhën në “Krujë” dhe pushtetari i vendit, Gjergj Skënderbeu, i pranoi ata në çdo nder dhe shpresëtari, sepse edhe më parë kishte dëgjuar për famën e tyre. Pasi i mirëpriti me gëzim të madh, i mbajti pranë vetes në pallatin e tij mbretëror, ndërsa Zaharian tepër të urtë e bëri atin e tij shpirtëror ”.
    Kjo është një dëshmi e qartë se Gjergj Kastrioti ishte orthodhoks, ndryshe nuk kishte si ta bënte Zaharian atin e tij shpirtëror, rrëfyesin e tij. Dhe as Zaharia nuk do të mund të pranonte në asnjë mënyrë të kishte si fëmijë shpirtëror në misterin e rrëfimit një jo-orthodhoks.
    Madje, duke pasur parasysh mospranimin nga ana e dy murgjve të Sinodit të Firences, vështirë se do pranonin të qëndronin pranë një sundimtari romano-katolik. Do të ishin në kundërshtim me veten e tyre, pikërisht ata për këtë arsye ishin shpërngulur dhe udhëtonin për të predikuar qëndrueshmërinë në Orthodhoksi. Nga ana tjetër, a do mundej një mbret të priste, madje “në çdo nder’ dhe shpresëtari”, ata që kundërshtonin besimin e tij?
    (http://ëëë.forumishqiptar.com/thread...%C3%ABnderbeut).
    Si burim dore së parë për jetën dhe veprimtarinë e Shën Nifonit shërben Jeta dhe punët e Shenjtërisë së tij atit tonë Nifon, patriark i Carigradit [Kostandinopojës]. E njohur shkurt si Jeta e Shën Nifonit, ajo u shkrua në shek. XVI nga kryeigumeni Gavriil, që ishte protos i Malit të Shenjtë (Athos)
    Po simbas Jetës, Zaharia me nxënësin e tij të ri dhe murgj të tjerë për t'u ikur turqve u strehuan për një kohë në Arbëri, në Oborrin e Skënderbeut: "Dhe Zaharia me Nifonin, si ndenjën pak kohë atje [në Ohri], deshën të venin në vendin e Askulunit [ose Askalonit] edhe me ta u bashkuan shumë të tjerë. Dhe u nisën nga Justiniana disa nga stereja, të tjerë me anije dhe mbërritën në një qytet me emrin Draç [Durrës], që është në vendin e Askulunit dhe së andejmi u ngjitën në qytetin e Krujës, që është prej Draçit rreth 6 milje.
    Edhe vajtën te Gjergji qeveritar i Arbërisë, që i thoshin Skënderbe, dhe i pranoi ai me gëzim të madh e me dashuri, sepse edhe më parë kishte dëgjuar për jetën e tyre, që ta ketë [Zaharian] at shpirtëror dhe mësues dhe edukues për të gjithë njerëzit dhe përftues të shpëtimit të të gjithëve, ndërsa Nifonin, me bekimin e kryehiereut të qytetit të Krujës, e bëri prift atje, duke e hirotonisur si edhe vetë kryehiereun i lumi patrik Nikodim".
    (http://ëëë.forumishqiptar.com/thread...k%C3%ABnderbeu).
    Duket se nuk qëndruan shumë vjet në Krujë, sepse ra Konstandinopoja (1453) dhe pasoi një periudhë paqëndrueshmërie, e mbushur me trazira dhe ata u fshehën në një mal (pas vdekjes së Skënderbeut?!).
    Pastaj shkuan në Ohër, ku Zaharia u bë kryeprifti i tij, ndërsa shën Nifoni, pasi i mori bekimin, udhëtoi për në Malin e Shenjtë, ku tashmë i kishte paraprirë fama e tij.
    Nifoni dëgjoi se në qytetin e Nartës ishte një mësues i madh shpirtëror, i quajtur Zaharia, i cili kishte ardhur nga Mali i Shenjtë. Zaharia filloi ta mësonte Nifonin për rregullat e jetës murgjërore të Malit Athos dhe për doktrinën e besës orthodhokse. Shumë shpejt fama e shenjtit filloi të përhapej kudo. "Jo mbas shumë kohe u ngritën turqit nga Lindja dhe pushtuan të gjitha viset nga Perëndimi, pikërisht deri në detin e Oqeanit dhe deri në Arbëri edhe gjithçka që gjenin e thernin, e plaçkisnin dhe e digjnin. Ndaj njerëzit iknin nga të mundnin. Ndërsa etërit e lumë [Zaharia dhe Nifoni] lanë Arbërinë dhe erdhën së rishti në qytetin e madh të Ohrisë"12. "Si vdiq Nikodimi i Justinianës, at Zaharia u bë me pahir patrik i të gjithë bullgarëve, serbëve, arbërve dhe viseve të tjera [...] por perandori turk e hoqi nga froni, ndaj dhe Zaharia e la fronin dhe vajti në Carigrad [Kostandinopojë] së toku me birin e tij shpirtëror Nifon"13.
    Në Krujë nuk e gjente dot një të tillë, mbasi aty "... nuk kishte as priftërinj, as djakonë latinë [katolikë]"24.
    Si e ka vënë re Marinescu: "Do të ishte kjo edhe një provë më shumë se popullsia e qytetit [të Krujës], kryepeshkopi Stefan i përmendur më 1451 dhe Skënderbeu ndodheshin në dëgjesën e Kishës ortodokse"25.
    Tani nga "historia" e Zaharias dhe Nifonit kuptohet që Kruja ishte, ende në shek XV, episkopatë ortodokse me një episkop të sajin dhe se nuk ishte shufragane e Metropolisë së Durrësit, sikundër është pohuar shpesh, por varej nga Kryepiskopata e Ohrisë.
    Jorga e ka shënuar shtjellimisht këtë duke folur për Nifonin: "Mandej ai vajti në Oborrin e të famshmit Skënderbe, mbrojtësi i krishterimit në Arbërinë e lirë, e cila varej [kishërisht, A.P.] po prej Ohrisë"27.
    E ka mbështetur këtë edhe Beduli, jo vetëm për Nifonin, por edhe Zaharian, duke shtuar argumentin: "po të kemi parasysh se u ngarkua me misionin e atit shpirtëror gjatë qëndrimit të tij në Krujë, mision i cili kërkonte të dije gjuhën e popullit për ta kryer".
    Në rradhë të gjashtë, Varrimi i babait të tij Gjon Kastriotit dhe Reposh Kastrioit në Malin Athos në Hilandar tregon se ritet familjare ishin të Krishtera Orthodokse bizantine.
    Murgjit e manastirit Hilandar te Malit te Shenjte, zoterojne nje te dhene te vitit 1421-1422, ku ivan (Gjon) Kastrioti me kater bijte e tij i dhurojne fshatrat Radostine edhe Trebishte manastirit. Fisniket shqiptare, nje Aranit edhe dy zyrtare te oborrit te Gjergj Kastriotit, Rajan edhe Dmitr, permenden ne nje perkujtimore serbe-ortodokse. Sipas tradites te shek.16 "Reposhi, i vellai i Skenderbeut, conte nje jete te shenjte", edhe shkoi ne Malin Sinai,(?) ku edhe vdiq si mur
    Pra gjënden aty:
    Varri i Reposh Kastriotit ka epitafin: Reposh Kastrioti –Dux illyricum (vdekur 1431)
    Dhe në sllavishten e vjetër: Nje nga afreset ne Hilandars shkruhet: »Prestavi se rab' božii Repoš', douks' ilirskii, 6939«.
    Varri i Reposh Kastriotit (ndoshta varri i përbashkët, )ndodhet brenda katedrales, nën nartekstin (portikun), në murin verior (K. Balli-L. Gliozheni; Mali i Shenjtë-Mikrokozmosi i Botës Bizantine. Tempulli. Korçë 2001. Fq 157).
    Dikur atu ka qënë edhe Kisha e Shen Gjergjit në vëndin ku quhet Pirgu Arbanas, sepse aty Gjon Kastrioti mori me qira atë toke dhe ndërtoi kullën e Shën Gjergjit në Hilandar dhe pronën përreth në në 1426 dhe në 1430 në dy dokumente, pasi kishte dhuruar dy fshatra të pronës së tij : Radostusha dheTrebisht, duke nënëshkruar në prani të murgut Anastas, së bashku me firmën e tre bijve të tij meshkuj. Mungon firma e Stanishës i cili ishte kthyer në mysliman. Në këtë marëveshje gjënden edhe dy fisnikë të tjerë shqiptarë: Fisniket shqiptare, nje Aranit edhe dy zyrtare te oborrit te Gjergj Kastriotit, Rajan edhe Dmitr, permenden ne nje perkujtimore serbe-ortodokse.
    Aty gjëndet dhe Varri i Gjon (Joakim) Kastriotit vdekur ne 2 maj 1437 ne Hilandar.
    Varri i Konstandin Kastriotit nuk është përcaktuar nëse është apo jo në Hilandar.
    (https://en.ëikipedia.org/ëiki/Talk%3...rbeg/Archive_4).
    Argumenta të tjerë në favor të Religjionit të Krishtero-Orthodoks të Heroit tonë Kombëtar
    Përkrenarja me kokën e dhisë që mbante Skënderbeu ishte një simbol i huazuar nga legjendat e Pirros së Epirit dhe Aleksandërit të Madh. Ajo është me metal të bardhë dhe me një rrip (ruban) të larë me ar.
    Janë dy shpata të Skënderbeut. E para i është dhuruar nga Papa në Krishtlindjet e vitit 1466 dhe është me trup të drejtë, e gjatë 85.5 centimetra dhe e gjerë 5.7, peshon 1.3 kg. E dyta është model turk, është 121 cm dhe peshon 3.2 kg.
    Dy janë uniformat që ka përdorur Gjergj Kastrioti Skënderbeu. E para ishte uniforma e luftës, me përkrenare dhe parzmore. Ndërsa veshja tjetër që përmend Barleti është ajo popullore me qeleshe dhe xhubletë.
    Fjalimi më i rëndësishme dhe më i mbajtur mend, është ai i mbërritjes në qytetin e Krujës. Fjalët “lirinë nuk ua solla unë, por e gjeta në mesin tuaj”, kanë vlerë letrare dhe mendimi edhe sot e kësaj dite (http://kosova.albemigrant.com/?p=3508).
    Flet qarte per origjinen e tij shkronjat e skalitura ne Helmeten origjinale ne Muzeun e VienesN * PE * RA * TO * RE * BT *, qe d.t.th: Jhezus Nazarenus * Principi Emathie * Regi Albaniae * Terrori Osmanorum * Regi Epirotarum * Benedictat Te (Jesus Nazarene bekon Ty [Skanderbeg], Prince i Mat, King i Albania, Tmerri i Osmaneve, Mbreti i Epirus).
    IN – isus i Nazaret -PE – PRINCIPI EMATHIE-RA – REGI ALBANIAE-TO –TERRORI- OSMANORUM-RE – REGI EPIROTARUM-BT – BENEDICTAT TE
    ii
    Varri i Gjergj Kastrioti-Skënderbeut.
    Problemi i Varrit të Gjergj Kastrioti-Skënderbeu mbetet një enigmë. Dihet nga Barleti i cili thotë në Librin e tij `Historia e Gjergj Kastrioti-Skënderbeu- Princi i Epirit`, se Gjergj Kastrioti Skenderbeu u varros ne Kishen e Shen Nikolles (Shen Kolli),Lezhe. por thotë se:
    ``Gjergj Kastrioti u varros në qytetin e Lezhës, në kishën e madhe të Shën Kollit (Shën Nikolla).
    Kjo Kishë ka qënë Orthodokse deri në fund të shek XIV (http://ëëë.catholic.com/encyclopedia/diocese-of-alessio).
    Ceremonia e varrimit të tij, sipas zakonit të të parëve, u bë me një madhështi të paparë. Trupi i tij u përcoll me vaj nga të gjithë ushtarët dhe me gjëmë, sipas zakoneve të vendit, nga të gjithë princat dhe kapedanët…..”. Pra riti i varrimit ishte i ndryshëm me atë të venedikasve që kishin në zotërim Lezhën.
    Sipas Barletit dy ushëheqës të mëdhenj ; Ferdinanti i Napolit dhe Sulltan Mehmeti u shprehën për vdekjen e Skënderbeut:
    Mbreti Ferdinant u shpreh ne letren e tij me 24 shkurt 1468 ne mirenjohje ndaj Skenderbeut: `Skanderbeg ishte si nje Baba per ne“.
    Sulltan Mehmeti iI, pasi vdiq Skenderbeu tha: ``Europa dhe Azia jane te miat. Mjere Krishterimi. Ai humbi Shpaten dhe Mburojen e tij``.
    Eshtrat e Skënderbeut u zhvarrosën nga turqit pas rënies së Krujës, më 1478, 10 vjet pas vdekjes. Varri i tij, që ndodhej në Kishën e Shën Nikolla në Lezhë, u dhunua dhe eshtrat u morën si hajmali nga ushtarët turq.Barleti thotë:
    “Turqit dhe Barbarët duke u bërë zotër të qytetit të Lisos, gjetën dhe nxorën nga varri me dëshirë shumë të madhe trupin e Skënderbeut. Te eshtrat dhe varri i tij u mblodhën që të gjithë kush e kush më parë, sepse kujtonin se do të ishe fatbardhë, shumë i lumtur ai që do të siguronte për vete një copëz prej tyre, të cilën e qepnin dhe e zbukuronin një palë me argjend, një palë me ar dhe e varnin në qafë, si ndonjë gjë hyjnore, të shenjtë dhe vendimtare për fatin e tyre dhe e nderonin me respekt shumë të madh, duke kujtuar se të gjithë ata që i mbanin me vete ato thërrmija do të kishin në jetë po atë fat e mbarësi që pat edhe gëzoi sa qe gjallë vetë Skënderbeu”.
    Sipas T. Spanduçi, shkrimtar i shek 17th ne librin e tij"Historia“ shkruante se…Varri i Skenderbeut eshte ne nje varreze orthodokse te Kishes Shen Nikolla…..
    Sipas arkeologut Hekard-Ja seç thotë më tej ai per Kishen Shen Nikolla: “…nga ato që kanë mbetur nga pallati i feudalëve të vjetër, sheh tre emblema të vjetra mermeri, në njërën prej të cilave mund të dallosh ende një grua dhe një burrë, me kokën e rrethuar me një brerore dhe me një kryq grek mes tyre, në të dytën shihet një luan i ngritur mbi të dy këmbët e pasme dhe në të tretën një shqiponjë me krahë të shpalosur, që shtrëngon në kthetrat e saj një gjarpër, emblem e cila siç thonë gjendej në armaturën e kastriotëve” (H. Hecquard. Po aty. F 73).
    Mendohet se varri i Gjegj Kastriotit Skënderbeu gjëndet ne obborrin e Kishës së Shën Kollit të cilën e shkatërruan osmanët. Mbi këtë Kishë u ndërtua Xhamia Selimie.
    Mendohet se varri i Skenderbeut gjendet nen xhamine Selimije e cila u ndertua mbi Kishen e Shen Nikolles prandaj quhet edhe Kisha-Xhami). Xhamija u quajt Selimije sipas urdherit te Sulltan Sulejmanit.Kisha e Shën Nikolles (Shen Kollit) u shndërrua në xhami në vitin 1580.
    Duken mbeturinat e nje xhamie ne rrethinat e keshtjelles se Lezhes ne koder dhe duken nje Dikka (arkitekture islame me kolona), nje Mihrab (pjese arkitekture islame me kurbature). Kjo xhami u ndertua mbi mbeturinat e Kishes se Shen Nikolles.
    Sot aty eshte ndertuar Mauzoleumi.
    Interesant është fakti se Kisha e Shen Nikollës duhej të ishte brënda Kështjellës (kalasë) së Lezhës, dhe jo jashtë saj, e aq më tepër në rrëzë kodrës aty ku ishte ndërtuar xhamija Selimie apo Kisha –Xhami, sepse Hekardi thotë se varri i Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, gjendej brënda oborrit të Kishës Shën Nikolla pikërisht tek shtegu ku varroseshin orthodoksët.
    Pra mbetet i duyshimtë fakti nëse Mauzoleumi i cili është ndërtuar në kohën e Enver Hoxhës dhe gjëndet edhe sot duhet të gjëndet pikërisht mbi varrin e Skënderbeut në një kohë kur Kështjella është sipër në kodër, pra dhe kasha duhej të gjëndej sipër në kodër dhe jo aty poshtë.
    Dyshime mbi varrin e Skënderbeut ka hedhur historian shqiptar Dhosi Liperi, i cili në Konferencë e Dytë Albanlogjisë më 1968 kundërshtoi argumentat e historianëve të tjerë mbi vrrin e Skënderbeut. Sipas tij : ``turqit nuk e kane cvarosur varrin e Gergj Kastriotit-Skenderbeu, sic pohon Marin Barleti, sepse sipas tij nuk ka asnje document Osman apo venecian qe e pohon kete``. 47 vjet pas vdekjes se Autorit u botua libri i tij ``Mitologjia Skenderiane``.
    Sipas Dhosi Liperi (vdekur me 1968), historianet turq ibn Kemali, Hoxha Sadedini, Idris Bitlisi, Tursuni, te cilet pershkruajne hollesisht pushtimin e Lezhes me 1478, nuk e permendin cvarrimin e varrit te Gjergj Kastrotit``.
    Të tjera dëshmi të mbeldhura nga studiuesi Dhosi Liperi, të shkruara në librin e tij ``lufta shqiptaro-turke ne shek XV``(Tirane 1968), ne Mat, Zadrime,Kruje e Mirdite, osmanet nuk e gjeten asnjehere varrin e Skenderbeut. Si etnograf, Liperi u mor kryesisht me mbledhjen e të dhënave verbale që mori nga 173 kallëzonjës, të cilët i intervistoi gjatë periudhës 1929-1961.
    Në përfundim mund të parashtroj se përse Gjergj Kastrioti –Skënderbeu mbetet j vetëm një Hero Kombëtar i Shqipërisë por dhe një Dëshmor i Krishërimit Orthodoks i cili ka një borxh ndaj tij për ta respektuar dhe nderuar si mbrojtës i Kristianizmit në përgjithësi por dhe i Krishtërimit Orthodoks.

    BIBLIOGRAFIA
    • BEDULI, DH.: Disa të dhëna lidhur me periudhën e Skënderbeut nga një vepër agjiografike e shek. XVI, në "Konferenca e Dytë e Studimeve Albanologjike", Tiranë 1968 .
    • BEDULI, DH.: Disa të dhëna lidhur me periudhën e Skënderbeut nga një vepër agjiografike orthodhokse e shek. XVI,
    • drshkr.
    • CERONE, F.: La politica orientale di Alfonso di Aragona, në "Archivio Storico per le Province Napoletane", anno XXVIII, fasc. i, Napoli 1903.
    • CONSTANTINESCU, N. A.: Neagoe Voda Basarab si Sf. Nifon, Bucuresti 1921.
    • DUCELLIER: Aux frontières, 7.
    • FEDALTO: La Chiesa, iII,
    • HASDEU, B. P. shih Viata.
    • JORGA, N.: Histoire des États balcaniques jusqu'à 1924, Paris 1925.
    • JORGA, N.: istoria Bisericii Romanesti, Bucuresti 1928.
    • KONICA, F.: Një patrik shqiptar në shek. XV, në "Bota shqiptare", Tiranë.
    • KURILLA LLAVRIOTI, E.:
    • KORABLEV: Actes, iI.
    • LAMPROS, K.: Catalogue of the greek manuscripst of Mount Athos, Cambrigde 1895.
    • MARINESCO, C.: Alphonse V, Roi d'Aragon et de Naples et l'Albanie de Scanderbeg, në "Mélanges de l'École Roumaine", Paris 1923.
    • Mazilu, D.: Contributii la studiul vietii Sf. Nifon, Bucuresti 1928 (ekstrakt).
    • MOISESCU, G.: Viata Sf. Nifon patriarhul Constantinopolului, në "Biserica Ortodoxa Romina", nr. 9, Bucuresti 1958.
    • NANIESCU, i.: shih Viata.
    • NASTUREL, P.: Recherches autour la version gréco roumain de la vie de S. Niphon iI, patriarque de Constantinople, në "Revue des etudes Sud Est européennes", nr. 5, Bucarest 1967.
    • NOLI, F. S.: George Castrioti Scanderbeg, Neë York 1947.
    • NOVAKOVIC: Zakonski.
    • ORBINI: il regno, 339.
    • PARTHEY: Synecdemus, 124, 220
    • PETKOVIC: Arbanaski, 196 197.
    • PETTA: Despoti, 34.
    • POPESCU, N. M.: Nifon iI Patriarhul Constantinopolului, në "Analele Academiei romane", 19143.
    • RADONIC: Djuradj, nr. 3.
    • SIMANDREA, T.: shih Viata etj.
    • ŠUFFLAY: Srbi, 95.
    • THALLÓCZY & JIRECEK: Zëei Urkunden, 144
    • Viata si traitul Sf. Nifon Patriarhul Constantinopolului, Bucuresti 1865 (ed. HASDEU).
    • Viata si traitul Sf. Nifon Patriarhul Constantinopolului, Bucuresti 1888 (ed. NANIESCU).
    • Viata si traitul Sf. Nifon Patriarhul Constantinopolului, në "Biserica Ortodoxa Romina", nr. 5/6, Bucuresti 1937 (ed. SIMANDREA).
    • (http://ëëë.*********.com/shoëthread.php?t=1675)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-08-2016
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    3

    Për: Religjioni Orthodoks i Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu

    @Pirro beri pune te mire qe postoi keto info per heroin tone kombetar
    Naryrisht keto dhe kan qen te ditura te gjitha per ata qe sadopak lexojne apo jane te interesuar te dijne per cdo te dhene-deshmi te kolosot tone ne vecanti e popullit tone - etnis sone ne pergjithesi

    (edhepse ne ato kohra nuk ishte e theksuar, por eshte po ashtu e gabuar te thuhet se ishte plotesisht indiferente, ndjesia-perkatesia etnike e popullates, pra, ne kundershtim me kohen e sotme, ne ate kohe e deri vone , ishte kyqe dhe vendimtare perkatesia fetare)

    Keto info natyrisht jane teper me vlere per ata qe nuk kan ditur apo edhe ndoshta kan dyshuar dicka.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •