Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    “Kuqezi”, ja fanella e Euro 2016

    Janë prezantuar këtë të premte tri fanellat me të cilat do të luajë Kombëtarja shqiptare në Europianin francez.

    Bëhet fjalë për një dezajn krejtësisht të ri dhe ashtu siç pritej, me një shqiponjë të vendosur në mes në të trija fanellat që mbërrijnë në tri ngjyra, ajo tradicionale kuqezi, e dyta që është e bardhë dhe fanela e tretë që është e zezë, por me nuanca më të theksuara të shqiponjës në pjesën e përparme. (kliko këtu)

    Fanella është një ndërthurje mes traditave shqiptare me shqiponjën si simbol dhe modernes, pasi dizenjo e saj është vërtetë unike. Gjithashtu në brendësi fanella ka një shkrim të veçantë në gjuhën shqipe që do të jetë frymëzues për të gjithë personat që do ta mbajnë veshur atë.

    Fanellat janë dizajnuar nga Glon Bakalli dhe janë prodhuar nga “Macron”. FSHF ka bërë të ditur se ka arritur dhe një marrëveshje 6 vjeçare me "Macron", që ka dizenjuar gjithashtu dhe fanellat e Lazios, Aston Villas, Paokut apo dhe Sportingut .

    / Top Channel
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •