Faqja shumë pranë klubit zikaltër FcInter News, njofton se klubi i Erick Thohir është vënë në gjurmët e mesfushorit të Kombëtares Shqiptare.

Si një klub i madh Interi tregohet i vëmendshëm për të vëzhguar të rinjtë premtues në qarkullim nëpër Evropë dhe mes tyre figuron edhe emri i Ergys Kaçes që po monitorohet me kujdes nga Interi, raporton Telegrafi.

Kaçe që është pjesë e PAOK-ut të Selanikut, shihet nga skautët e klubit italian si lojtari që do të mund ta udhëhiqte mesfushën në të ardhmen.

Gjithsesi Fc Internews sqaron se për momentin nuk bëhet fjalë për hapje të bisedimeve.

Për sa i përket çmimit të Kaçes bëhet e ditur se presidenti i PAOK-ut, Iakovos Angelides kërkon rreth 4 milionë Euro për kartonin e tij, por nënvizohet gjithashtu dhe fakti se Kaçe nuk ka ndër mend për të rinovuar kontratën e tij që skadon në 2017.