Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Gėzuar 80 vjetorin Ismail Kadare!

    Ditelindja , Ismail Kadare, shkrimtari epokė sot 80 vjeē

    Emri:  704318_482857045100156_178151360_o-655x356.jpg

Shikime: 438

Madhėsia:  40.3 KB

    Shkrimtari ynė i madh Ismail Kadare sot feston 80 vjetorin. Akademia e Shkencave i ka kėrkuar zyrtarisht Komitetit tė Nobelit qė kėtė vit t’ja japė ēmimin pėr letėrsinė shkrimtarit shqiptar.
    Pak ditė mė parė Franca e dekoroi me ēmimin ““Komandant i Legjionit te Nderit”
    Ministria e Kulturės dhe Akademia e Shkencave kanė organizuar njė sėrė aktivitetesh. Shtėpia e tij nė Gjirokastėr ėshtė kthyer nė shtėpi muze.
    Nė prag tė ditėlindjes sė 80-tė tė shkrimtarit Ismail Kadare, shtėpia Botuese “Onufri”, pėr herė ta parė boton si libėr nė vete, romanin e Kadaresė “Krushqit janė tė ngrirė”.
    Kjo vepėr, dėshmia e parė dhe tepėr e rrallė e masakrės serbe nė Prishtinė nė pranverė tė vitit 1981, u shkrua fill pas saj nė vitet 1981-1983. Ndėr tė tjera ajo pati si qėllim njohjen e publikut shqiptar, dhe sidomos atij botėror, me terrorin e ushtruar nė Kosovė.
    “Vepra nuk u botua asnjėherė si libėr mė vete. Pėrkthimi i saj mė pas, nė shumė vende tė Europės, hodhi dritė mbi tė vėrtetėn e tragjedisė sė Kosovės, thuhet nė faqen zyrtare tė Onufrit .
    Portret/ Ismail Kadare, shkrimtari epokė
    Nga “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”, qė e bėri tė njohur nė gjithė botėn, ne “Daullet e shiut”, veprat e tij mė tė zhytura nė natėn e legjendės ballkanike jane , “Kush e solli Doruntinėn” apo “Ura me tri harqe” apo ato me frymėzime tė sė tashmes si “Tri kėngė zie pėr Kosovėn”.
    Ajo qė josh dhe magnetizon gjatė leximit ėshtė tė kėrkuarit e tjetrės qė nuk ėshtė imediatja historike apo joshja indigjene. Kadare zgjidh forcėn e tij rrėfimtare duke zgjeruar profilet e realitetit, duke i deformuar. Ai merr polaritete historike –invazionin dhe pushtimin otoman, invazionin dhe pushtimin italian, diktatura si Piramida apo Vjedhja e gjumit nė pallatin mbretėror duke laboruar ne njė rrėfim legjendar, faqe qė pėrshkruhen nga drithėrima epike, jehona tė tjera. Koha e faqes sė tij tė shkruar ėshtė njė kohė diakronike, johistorike qė pėrzien mitin dhe alegorinė.
    Kadare kaloi fėmijėrinė nė qytetin e gurtė tė Gjirokastrės dhe jeta mitike qė ofron ky qytet duket se la gjurmė tė thella nė gjithė jetėn dhe krijimtarinė e tij. Shkollėn e mesme e kreu nė gjimnazin “Asim Zeneli”. Mė pas kreu studimet e larta nė Fakultetin e Historisė e tė Filologjisė nė Universitetin e Tiranės, pastaj nė Institutin “Gorki” tė Letėrsisė Botėrore nė Moskė. Kadareja ka punuar nė gazetėn “Drita”, e mė pas drejtoi revistėn “Les letres albanaises”.
    Ėshtė fakt qė Kadare ka qenė dhe ėshtė protagonist i jetės politike dhe i mendimit tė vendit qysh prej viteve ’60. Edhe pse nė fund tė vitit 1990, Kadare u largua sė bashku me familjen nė Paris, ai mbajti lidhje me Shqipėrinė. Ai ėshtė njė nga personalitetet mė tė shquara tė kulturės shqiptare, ambasador i saj nė botė, ėshtė shkrimtari qė i ktheu mitet legjendare nė realitet, shkrimtari qė bėri histori prej prehistorisė; pa rėnė nė kundėrthėnie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht nė mėnyrė tė pėrkorė dhe pėr kohėn absolute.
    Nė Shqipėrinė e ndodhur nė udhėkryq vepra e Kadaresė ka qenė dhe mbetet njė shpresė apo njė ogur i bardhė pėr tė.
    Ismail Kadare ėshtė autor i shumė veprave nė poezi e prozė, laureat i shumė ēmimeve kombėtare, kandidat i ēmimit Nobel pėr shumė vite me radhė, anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe Anėtar i Akademisė Franceze tė Shkencave Morale.
    Vepra e Ismail Kadaresė ėshtė pėrkthyer nė mbi 40 gjuhė tė huaja ndersa ka 1000 botime ne bote
    Nė fushėn e prozės, Ismail Kadare ka lėvruar tregimin, novelėn dhe romanin. Prozėn e tij e karakterizojnė pėrgjithėsimet e fenomene e fakte historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellė i shprehur shpesh me anė tė parabolės, mbi bazėn e asociacionit apo tė analogjive historike.
    Ideja e romanit “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” (1964) ėshtė shpirti liridashės i popullit shqiptar. Temėn e shpirtit tė pamposhtur tė shqiptarėve nėpėr shekuj autori e trajtoi edhe nė romanin Kėshtjella (1975). Nė romanin “Kronikė nė gur” (1970) Kadare kritikoi psikologjinė provinciale , ndėrkohė qė probleme tė rėndėsishme tė historisė janė trajtuar edhe nė pėrmbledhjet me tregime e novela “Emblema e dikurshme” (1977), “Ura me tri harqe” (1978) dhe Gjakftohtėsia (1980).
    E veēanta e Ismail Kadaresė shfaqet sidomos nė trajtimin, nga njė kėndvėshtrim i ri, i temės historike dhe nė tingėllimin e mprehtė aktual qė ėshtė i aftė t’i japė asaj. Njė nga krijimet mė tė shquara tė Ismail Kadaresė dhe tė tė gjithė letėrsisė sė re shqiptare ėshtė romani “Dimri i madh” (1977).
    Por edhe poezia e Ismail Kadaresė ėshtė njė prej zhvillimeve mė novatore nė vjershėrimin shqip gjatė njė gjysmė shekulli. Ajo shprehu vendosmėrinė e shkrimtarėve tė brezit tė viteve ’60 pėr tė realizuar qėllime estetike tė ndryshme prej paraardhėsve.
    “Frymėzime djaloshare” (1954), “Ėndėrrimet” (1957), “Endėrr industriale” (1960), “Shekulli im” (1961), “Poemė e blinduar” (1962), “Pėrse mendohen kėto male” (1964), “Shqiponjat fluturojnė lart” (1966), “Motive me diell” (1968), “Koha” (1976), “Shqipėria dhe tri Romat”, pėrbėjnė titujt kryesorė tė veprės poetike tė Kadaresė.
    Ismail Kadare, nė periudhėn e parė tė krijimtarisė sė tij, u tėrhoq pas poemės epiko-lirike. Nė prirjen e pėrgjithshme ai nuk u shkėput prej frymės monumentalizuese tė poezisė sė mėparshme, por e kushtėzoi kėtė me tipin e njeriut shqiptar, tė historisė sė tij kombėtare, tė fatit tė tij nėpėr shekuj. Thuajse nė tė gjitha poemat e shkruara nė vitet ’60 -’70 ka njė gėrshetim tė mjeteve tė reja tė tė shprehurit me mėnyrėn tradicionale tė tė vėshtruarit tė jetės dhe tė historisė.
    Poezia e Kadaresė, ėshtė pėrgjithėsisht e qartė, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse pėrherė optimiste. Ajo, nė kritikėn zyrtare, ėshtė pritur si pasurim problematik i poezisė shqipe, veēanėrisht me temėn e qėndresės shumėshekullore tė popullit shqiptar nė rrugėn e tij tė gjatė tė historisė. Poezia e tij ėshtė poezi e sfidave tė mėdha shqiptare. Ajo ėshtė e pėrshkuar nga qėndrimi hyjnizues ndaj historisė kombėtare, ndaj lavdisė sė tyre, ndaj tokės sė tė parėve, ndaj gjuhės shqipe.
    Qėndresa hyn nė poezinė e Kadaresė qysh prej kohėrave antike, deri nė periudhat mė tė afėrta tė historisė. Veēmas ajo lidhet me “motin e madh”, tė epokės sė Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi njė periudhė mė tė hershme se kjo, qė ishte mitizuar mė herėt prej Rilindjes Kombėtare: periudhėn e humanizmit evropian (siē mendon shkenca e historisė, kjo periudhė e gjeti Shqipėrinė nė tė njėjtėn shkallė zhvillimi me anėn tjetėr tė Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe nė njeriun dhe qytetėrimin shqiptar. Poema epiko-lirike shqipe arriti njė nivel tė lartė afirmimi me vepra tė tilla tė I. Kadaresė, si “Pėrse mendohen kėto male” dhe “Shqiponjat fluturojnė lart”, pastaj me “Shekulli i 20-tė”, “Poemė e blinduar”, “Shqipėria dhe tri Romat” e vepra tė tjera.
    Poezia e Kadaresė ėshtė e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Nė kėtė cilėsi poezia e Kadaresė tė sjell ndėrmend vjershėrimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet nė mungesėn e ēfarėdo subjekti apo elementi tė subjektit. Poemat e Kadaresė, pėrgjithėsisht poezia e tij, janė art mendimi, pa elemente tė rrėfimit (narracionit). Si tė tilla, si poema mendimi, ato ofrojnė shumėsi leximesh, nė kohė dhe nė mjedise tė ndryshme.
    Gjithashtu poezia intime e Kadaresė pėrshkruhet nga malli pėr qytetin e lindjes, pėr njerėzit qė lanė gjurmė nė fėmijėrinė e tij, pėr atdheun kur ndodhet larg tij, pėr kohėn studentore, vajzat dhe rrugėt e Moskės kur ėshtė nė atdhe, e mbi tė gjitha, pėr vajzėn qė le gjurmė nė shpirtin e tij, por qė pėrgjithėsisht ndodhet larg.
    Pėrgjithėsisht vepra e Kadaresė ėshtė e sunduar prej mitit tė sė shkuarės, evokimit tė lavdisė sė dikurshme. Kadare synon ta ēlirojė njeriun shqiptar prej akuzash qė e kanė ndjekur ndėr shekuj, duke pėrfshirė akuzėn si popull i lindur me instinktin e luftės dhe tė mercenarizmit, binjak me armėn dhe peng i saj.
    Raporti midis jetės dhe vdekjes, midis tė gjallėve dhe varreve, midis brezit qė shkoi dhe atij qė vjen, njė nga raportet mė thelbėsore tė qenies njerėzore, pėrbėn njė rregullator tė mbifuqishėm tė gjithė yllėsisė sė veprave tė Kadaresė. Synimi parėsor i ēdo letėrsie serioze qė tė qėndrojė mbi kohėn dhe hapėsirėn zuri vend kryesor qė tek romani “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”.
    Nė vitin 1996 , Kadare u pranua anėtar pėr jetė i Akademisė sė Shkencave Morale dhe Politike nė Francė. Nė vitin 1992 u vlerėsua me Prix Mondial Cino Del Duca; nė 2005 fitoi Man booker International Prize dhe nė vitin 2009 mori ēmimin Prince of Asturias pėr Artet.Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare ka fituar Ēmimin “Jeruzalemi” pėr vitin 2015. Ēmimi do t’i dorėzohet Kadaresė nė hapje tė Panairit Ndėrkombėtar tė Librit muajin nė muajin shkurt nė Jeruzalem. Ai ėshtė konsideruar me kėtė rast shkrimtari qė i dha shprehje lirisė njerėzore nė librat e tij.

    (Portret/ Ismail Kadare, shkrimtari epokė – Jane pjese te shkeputura nga shkrimi i gazetares Flora Nikolla publikuar ne ATA me 28 Janar 2015)

    ORA NEWS

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Gjirokastra feston ditėlindjen e Kadaresė edhe me njė tortė urimi

    Ekspozita, konferenca, por mė sė shumti aktivitete qė nxisin leximin e veprės sė Ismail Kadaresė. Kjo ėshtė kryefjala e 80-vjetorit tė shkrimtarit tė njohur shqiptar.

    Ministria e Kulturės, nė bashkėpunim me Bashkinė e Gjirokastrės kanė hartuar njė kalendar aktivitetesh, qė kanė nisur kėtė tė enjte, pėr tė vijuar pėrgjatė tė gjithė vitit.

    Epiqendra e festimeve ngelet padyshim “qyteti i gurtė”, qė e ka nisur ditėn me aktivitetin “Gjirokastra lexon Kadarenė”.

    Nė prani tė shumė pjesėmarrėsve, bashkia ka fikur edhe qirinjtė e tortės sė porositur pėr kėtė datė. Torta ka pėrmasat 30 me 40 centimetra dhe nė tė ėshtė shkruar njė shprehje e Kadaresė: “Ka gjithmonė kohė, qė njerėzit tė bėjnė diēka pėr popullin e tyre”.

    I pranishėm nė kėtė aktivitet, zv.ambasadori i OSBE-sė nė Tiranė, Robert Wilton ka recituar vargjet e njohura tė poezisė “Kristal”, tė pėrkthyera nė gjuhėn angleze nga vet ai.

    / Top Channel
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Pėr: Gėzuar 80 vjetorin Ismail Kadare!

    Shkrimtar i madh...por si njeri nje KRIMB i vogel!
    Prandaj nuk fiton!
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  4. #4

    Pėr: Gėzuar 80 vjetorin Ismail Kadare!

    Ismail Kadare ka fituar cmime globale shum shume.
    Pse mendon se eshte krimb i vogel martin?

    Uroj qe ky te jete viti i Nobelit per te!
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Pėr: Gėzuar 80 vjetorin Ismail Kadare!

    Citim Postuar mė parė nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin
    Ismail Kadare ka fituar cmime globale shum shume.
    Pse mendon se eshte krimb i vogel martin?

    Uroj qe ky te jete viti i Nobelit per te!
    Mirembrema se nuk me zika gjumi.U shpreha gabim kur shkrova krimb....eshte nje njeri i vogel.
    Vaclav Havel zoteria Kadare nuk mund te behet....kurre.
    Per mua ti japin dhe cmimin shkrimtari i shekujve.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •