Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,282

    Pashka. Krishti u ngrit.

    " Te nesermen Gjoni e pa JEzusin qe po vinte drejt tij dhe tha: JA Qingji i Perendise qe heq mekatin e botes."

    Kjo eshte deshmija dhe permbushja me e madhe, qe Gjon Pagezori beri rreth JEzus Krishtit. Ky rrefim i Gjonit, drejtuar kombit izrailit, ishte nje permbushje e te gjitha premtimeve qe Perendia kishte bere me ETERIT, si dhe te gjitha profecive qe kishte parathene me gojen e profeteve. Por ne kete deshmi te Gjonit ka dhe nje fakt tjeter, i cili per popullin e Izraelit ishte FAKTI dhe DESHMIJA me e madhe qe Perendia JEhovah ju tregon. Perendia me ne fund solli QINGJIN e tij per PASHKEN e madhe , PASHKEN e SHEJNTE , ne te cilen do te kishte PJESE jo vetem populli i tij i perzgjedhur Izrael, por e gjithe bota mbare do te clirohej me ne fund nga "FARAONI I KEQ" , nga SKLLAVERIJA e MEAKTIT.

    Ka plot njerez te cilet nuk njohin faktikisht se cfare eshte Pashka si dhe cila eshte lidhja e te krishtereve me Pashken e Izraelit. Jo pa qellim e solla kete deshmi te Profetit te fundit biblik Gjon Pagezorit, pasi ai jep dhe deshmon perfundimisht PLOTESIMIN e PREMTIMIT te Perendise mbi shpetimin e njeriut, si dhe permbushjen e plote te te gjitha profecive, te cilat u bene ne lidhje me ardhjen e MESISE SHPETIMTAR.
    Pashka e Izraelit fillon me DALJEN e popullit te Perendise prej skllaverise se Egjyptit, vendi ne te cilin u formua kombi i Perzgjedhur i Perendise. Perendia pasi pa se FARAONI i Egjyptit po e keqtrajtonte barbarisht kombin e tij, vendosi ta nxjere ate me DORE te FUQISHME prej Egjyptit, duke e vendosur ate ne TOKEN e PREMTUAR ( Izraeli i sotem). Faraoni i Egjyptit i cili e keqtrajtonte kombin e Perendise, nuk desh qe ta lejonte ne asnje menyre Izraelin qe te largohej prej Egjyptit. Por Perendia me ane te Mojsiut kreu gjithato vepra te fuqishme , ne menyre qe Faraoni te lejonte popullin e tij te dilte prej Egjyptit. E megjithse Faraoni pa gjithato vepra te fuqishme te Perendise , PLAGET me te cilat Zoti e goditi Egjyptin, ai perseri tregohej kryenec dhe kundershtar i Perendise duke moslejuar largimin e Izrailiteve prej Egjyptit. U desh "Plaga" e dhjete: vdekja e te gjithe te perelindurve ne Egjypt, qe me ne fund Faraoni i tmeruar te lejoje ikjen e popullit te Perendsie prej Skllaverise . Por cfare permbante ne vetvete kjo "plage"?

    Perendia vendosi me ane te "Plages" se dhejte, qe te vdese te gijthe te parelindurit e Egjyptit, duke filluar qe nga kafshet dhe deri tek njerezit, ndersa per popullin e tij Perendia vendosi nje MBROJTES nga kjo fatkeqesi, ne menyre qe Engjelli i vdekjes te mos prekte te perelindurit e popullit te Izraelit. Keshtu, Perendia e porositi dhe i tregoi Mojsiut mbi planin e tij. Ai e urdheroi Mojsiun duke i thene se, cdo familje duhej te merte nga nje QINGJ dhe ta therte ate , dhe me GJAKUN e tij te SPERKASTE TRARIN e siperm te Portes se tij, dhe MISHIN ta piqte dhe ta HANTE pergjate gjithe nates. Ne kate menyre kur engjelli i vdekjes do te kalonte prane shtepive te tyre dhe te shihte GJAK ne trarin e siperm te portes, nuk do te hynte ne ate shtepi, dhe keshtu asnje i perelindur nuk do te vdiste. Populli i Izraelit me te digjuar ate cka Mojsiu ju transmetoi prej Perendise, veproi plotesisht simbas te gjitha rregullaveqe Perendai ju caktoi ( lexo Eksod:12).

    Kjo ishte MBROJTA dhe SHPETIMI per popullin e Perendise, nga goditaj e te perelindurve. ME pas Populli i izraelit u la i lire prej faraonit, dhe keshtu ai doli nga Egjypti duke shpetuar njehere e pergjithmone nga SKALLVERIA e FARAONIt shprit keq.
    Perendia e porositi Moisiun qe kete FESTE te PASHKES ta festojne si nje FESTE (Eksod:12:4.) te Perjetshme . Pak a shume kjo eshte historia e PASHKES se popullit te Perndise. Por cfare lidhje kane te krishteret me kete feste te Pashkes? Nese e shohim Pashken ne thelb , ajo ka tri gjera te rendesishme te cilat jane:

    1- MBROJTJA.

    2- CLIRIMI.

    3- SHPETIMI.

    Ishte pikerisht GJAKU i QINGJIT me ane te te cilit kombi i Izraelit SHPETOI nga goditja e engjellit te vdekjes. Por nga ana tjeter goditja e vdekjs ne Egjypt, solilli shkatrimin e egjyptjaneve dhe keshtu beri te mundur CLIRIMIN dhe DALJEN e kombit te Izraelt prej Egjyptit dhe Faraonit shpirtkeq.
    Cili eshte MESAZHI qe kjo PASHKE permban dhe percjell per besimtarin e krishtere? Le te citojme edhe njehere fjalet e Gjonit thene popullit te Izraelit:
    " Ja Qingji i Perendise qe heq MEKATIN e botes."
    Ne kete deshmi te Gjonit permblidhet plotesisht MESAZHI, QELLIMI dhe RENDESIA FONDAMENTALE e PASHKES se Perendise per : MBROJTJEN, CLIRIMIN dhe SHPETIMIN E e PERJETSHEM te Besimtarit kristian.

    Gjoni na tregon plotesisht se me ne fund Perendia dergoi Qingjin e tij , Birin e tij te vetmelindur, i cili do te FLIJOHEJ per gjithe boten ne menyre qe bota te SHPETOJE prej FARAONIT te keq satana, dhe te clirohet perfundimisht nga SKLLAVERIA e "Egjyptit" , mbreteria e Satanit.
    Cfare ndodhi me QINGJIN e Perendise?
    Bibla na tregon se pikerisht ne diten e festimit te PASHKES, Qingji i Perendise Zoti Krisht, u FLIJUA ne KRYQ, por kete radhe jo vetem per kombin e tij Izrael, per per te gjithe pasardhjen e Abrahamit , qofte ata qe jane pas LIGILIT po keshtu dhe ata e jane pas BESIMIT Romak:4:16-17.
    Sot eshte dita qe te merni pjese konkretisht ne PASHKEN e perjetshme te Perendise. Sot eshte dita qe te beheni pjestar ne FLIJIMIN e QINGJIT, duke NGREN MISHIN e tij dhe duke SPERKATUR "Dyert " e Zemres, ne mnyre qe VDEKJA te mos ju godase perjetesisht. Vetem ne GJakun e tij ka FALJE dhe CLIRIM prej MEKATIT.

    Ja se si thote Pjetri ne letren e tij te pare: 1 Pjet:1:19-21.

    Origjinali Grek.
    " Duke ditur se nuk u Shperblyet ( i paguat Borxhin Perendise) nga jeta juaj e kote, me ato qe ju kane lene eterit te cilat jane gjera qe prishen, si ar apo argjend, por ( u cliruat) me GAJKUN e PACMUAR ( qe nuk mund te cmohet me asnje velere) te Krishtit, porsi nje QINGJ pa palavi dhe te pa njolle . I cili qe Urdheruar perpara se te krijohej bota , dhe u shfaq ne kohet e fundit per ju, qe me ane te Atij ti besoni Perendise qe e ngalli prej se vdekurish, dhe i dha atij lavdi , qe Besa juaj dhe Shpresa juaj te jene ne Perendine."
    -Te dashur vellezer!
    Le ta festojem kete Pashke dhe te gezohemi ne kete DHURATE SHPETIMTARE qe Perendia dha per Popullin e tij te Shejnte, duke na nxjere me DORE te FUQISHME prej SKLLAVERISE se MAKATIt, dhe kesaj BOTE te molepsur, THEMELET e se ciles po shkermoqen cdo dite e me teper. Ftoj te gjithe ata qe nuk e njohin MESAZHIN e PASHKES se Perendsie, qe te afrohen tek Kryqi i Krishtit dhe te marin SPERKATJEN prej GJAKUT te tij, si dhe te te behen pjestare ne NGRENIEN e mishit te tij, i cili u flijua per te gjithe boten mbare , qofte i krishtere, budist, mysliman, pagan e cfaredo tjeter. Engejlli i VDEKJES Satana, eshte gati te perpije te gjithe ata te cilet nuk i kane SPERKATUR DYERT e ZMERES me GJakun e Qingjit te Perendise , Zotit Krisht.
    Pashke te gezuara ju uroj te gjithe shqiptareve kudo ne bote. Perhapni Ungjillin dhe mos u lodhni per ti sherbyer Zotit tone JEzus Krisht.
    Gjon:6:53-56.

    Deshmuesi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 09-04-2009 mė 07:08

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    MEDITIME PĖR JAVĖN E MADHE - PĖR PASHKĖ

    E ENJTJA E MADHE
    (Gjn 13,1-15)



    (Nė meditim lus Zotin pėr hir: qė tė jetoj urdhėrin e dashurisė e Jezusit dhe ta ndjek shembullin qė ma ka dhėnė!)

    «Ishte para festės sė Pashkėve. Jezusi, duke ditur se i erdhi koha tė kalojė prej kėsaj bote tek Ati, pasi i deshi tė vetėt – ata qė ishin nė botė – i deshi deri nė pikėn e fundit. Dhe, gjatė darkės – djalli ia kishte mbushur mendjen Judės, birit tė Simon Iskariotit, ta tradhtojė.»
    Ndodhemi njė mbrėmje para Mundimit. Jezusi pėr tė mbramėn herė ka festuar nė njė mėnyrė tė kėtillė Pashkėt ndėr nxėnės tė vet. Kjo ėshtė «dalja» e tij nga kjo botė. Qysh nė kėtė mbrėmje fillon tė plotėsohet rreshti i kėngės sonė tė krezhmeve: «Po fillojnė mundime t'v'shtira t'cilat hjeki Krishti Zot!» Arsyeja e tė gjitha kėtyre ėshtė e qartė: dashuria ndaj tė vetėve, dashuria ndaj tė gjithėve nė botė. Shpjegimin e vetėm tė kryqit dhe mundimit tė Jezusit mund ta gjejmė pikėrisht nė dashurinė e tij ndaj neve. Asgjė tjetėr s'mund tė na zbėrthejė kryqin e Jezusit pėrveē dashurisė sė tij deri nė fund. Kjo ėshtė njėkohėsisht edhe i vetmi shpjegim i drejtė i kryqit tonė, timit dhe tėndit. O Zot, mė ndihmo kur tė mė ofrohet edhe ēasti im qė tė mė kujtohet si e ke pranuar ti me dashuri «ēastin» tėnd. Nė kėto momente pėr shkak tė mėkateve tė mia dhe «pa-dashuritė» e mia le tė mė qajė zemra.
    Juda ėshtė kėtu. Nė tė vendimi ishte marrė: tradhėtia! Pranė tė njėjtės tryezė ndodhen Dashuria dhe pa-dashuria, Zoti dhe Djalli. Ky ėshtė misteri i botės. Nė tė pėrveē Zotit ndodhet edhe Djalli, pėrveē dashurisė edhe mohimi i dashurisė, pėrveē hirit edhe mėkati.
    «Jezusi, qė e dinte se Ati i la gjithēka nė dorė, se erdhi prej Hyjit dhe se tek Hyji po kthente – u ngrit nga darka, hoqi petkun e sipėrm, mori njė peshqir dhe u ngjesh. Qiti ujė nė legen dhe filloi t'ua lajė kėmbėt nxėnėsve dhe t'ua fshijė me peshqir, me tė cilin ishte ngjeshur.»
    Jezusi ėshtė i vetėdijshėm pėr dėrgimin e vet, hyjninė e vet. Ėshtė i vetėdijshėm se ėshtė prej Zotit dhe se tek ai po kthehet. E pra, nuk mbahet pėr kėtė sikur «visar qė s'mundet pa tė», nuk qėndron nė njėfarė bote tė paprekshme. Ngritet nga darka dhe fillon diēka qė nxėnėsve iu ndalet fryma. Vėshtrojnė tė hutuar atė ēka bėn Mėsuesi i tyre. Mirė e vėrejnė secilin gjest tė tijin, sepse janė jo tė zakonshėm dhe tronditės. Ēdo lėvizje mprehet nė kujtesėn e tyre dhe gjithēka nė ta ndikon nė mėnyrė tė paharrueshme.
    Shėn Gjoni nuk flet pėr themelimin e Eukaristisė, mirėpo pėr kėtė arsye deri nė imtėsi e pėrshkruan larjen e kėmbėve. Edhe nė Eukaristi edhe nė veprėn e larjes sė kėmbėve Zotėria ėshtė «Shėrbėtor». Kjo s'mund tė ndahet njėra prej tjetrės. Nė Eukaristi ai jepet: «Ky ėshtė korpi im qė dorėzohet pėr ju!» Ai dhurohet edhe kur shėrben. A do ta kuptoj ndonjėherė mjaft kėtė gjė, ta ēmoj dhe ta zbatoj nė jetė?
    «Arriti kėshtu te Simon Pjetri. Ai i tha: 'Zotėri, ti tė m'i lash kėmbėt?... Nuk do tė m'i lash kėmbėt kurrė e pėr kėtė jetė!' 'Nėse nuk do tė laj – i tha Jezusi – nuk do tė kesh pjesė me mua.'»
    Derisa Jezusi erdhi te Pjetri, ky tashmė kishte arritur tė pėrqėndrohet dhe t'i kundėrshtojė. S'mundi tė qėndrojė pa eksploduar. Ėshtė i drejtpėrdrejt dhe i vendosur: qė Mėsuesi i tij t'ia lajė kėmbėt, kjo nuk vjen nė konsiderim! Si ėshtė e mundur qė nxėnėsit tjerė para tij tė kenė lejuar njė gjė tė tillė? 'Nėse ata e kanė bėrė kėtė gjė, unė s'do tė lejoj!' Jezusi ia tėrhjek vėrejtjen qetė: 'Nėse nuk do tė laj, nuk do tė kesh pjesė me mua!' Nuk ėshtė tani momenti pėr diskutime tė gjata. Pjetri ėshtė ende larg nga kuptimi i drejtė i Mėsuesit dhe asaj qė Zotėria i tij bėn nė atė moment.
    O Zot, kthehem nga udhė tė llojllojshme. Dhe kėmbėt i kam tė ndotura. A thua do ta bėsh edhe njėherė atė qė ėshtė detyrė e njė skllavi: edhe kėmbėt e mia tė m'i lash? Mė vjen turp dhe nuk marr guxim qė tė lus! Mirėpo kam frikė nga fjalėt e tua: 'Nėse nuk do tė laj...'
    «Simon Pjetri i pėrgjigji: 'Atėherė, Zotėri, jo veē kėmbėt e mia...' Jezusi i tha: 'Kush ėshtė i larė, nuk i duhet tė lajė tjetėr pėrveē kėmbėt – dhe ėshtė krejtėsisht i pastėr. Edhe ju jeni tė pastėr, por jo tė gjithė.'»
    Pjetri vėrtet nuk kupton. Nuk gjindet. Kalon prej njė skajshmėrie nė tjetrėn. Zotėria qetė vazhdon dhe i thotė: 'Ē'po bėj unė, ti tani nuk e kupton, do tė kuptosh mė vonė!'
    «Pasi ua lau kėmbėt, mori petkun e sipėrm tė vetin, u ul prapė nė tryezė dhe u tha: 'A e kuptoni ēka ju bėra? Ju mė quani: Mėsues e Zotėri. Mirė thoni, sepse unė jam. Nėse, pra, unė – Zotėria dhe Mėsuesi – ju lava kėmbėt, duhet qė edhe ju t'i lani kėmbėt njėri-tjetrit.»
    Pas veprės vijnė fjalėt. Gati edhe nuk ėshtė dashur t'i shqiptonte Zotėria. Me vepėr tė gjitha i tha dhe i tregoi. Mirėpo fjalėt kanė mundur drejt t'i kuptojnė vetėm pas larjes sė kėmbėve. Ky duhet tė jetė qėndrimi i tė grishurve nė Eukaristi. Eukaristia krijon bashkim nė dashuri nė tė cilėn tė gjithė bėhemi shėrbėtorė pėr tė gjithė. Sa larg jemi nga kjo, o Zot!
    «Ju dhashė shembull qė, sikurse ju bėra unė juve, tė bėni edhe ju.»
    Tė gjitha janė thėnė! Dhe tė gjitha janė tė qarta! Nė qoftė se Zotėria jonė e ka bėrė kėtė, edhe ne duhet t'ia bėjmė njėri-tjetrit. O Zot, bėj qė sė paku kėtė mos ta harroj nėse nuk kam aq trimėri qė edhe ta realizoj!



    E PREMTJA E MADHE
    (Gjn 18,1-19.42)



    (Nė meditim lus Zotin pėr hir: qė ta kundrojė mundimin e Jezusit dhe ta pėrjetoj atė thellėsisht nė zemėr!)

    «Jezusi, kaloi bashkė me nxėnėsit e vet pėrtej pėrroit Cedron. Aty ishte njė kopsht... Edhe Juda, tradhtari i tij, e dinte atė vend... Atėherė Juda mori njė kompani ushtrarėsh... dhe ia behi atje me pisha tė ndezura, me dritėza e me armė... Atėherė njėsia ushtrarake me komandantin e me rojtarėt e judenjve e kapėn Jezusin dhe e lidhėn.»
    Nė tė Premten e madhe lexojmė mundimin nga Ungjilli sipas Shėn Gjonit. Duhet ta lexojmė ngadal tė tėrin, sepse ēkado tė zgjedhim pėr meditim, do tė jetė e paktė dhe ndoshta nuk do tė jetė ajo mė e qėllueshmja.
    Jezusi ėshtė me nxėnės nė kopsht dhe kėtu lutet. E di se sė shpejti do tė vijnė pėr ta marrė. Do tė jetė ky takimi i fundit me Judėn. Jezusit i vjen keq pėr nxėnėsin e tij. Kur u dėgjua zhurma, ai trimėrisht del para tyre dhe dorėzohet.
    «E ēuan mė parė tek Ana... Simon Pjetri dhe njė nxėnės tjetėr po shkonin pas Jezusit... Ndėrkaq shėrbėtorja dertare i tha Pjetrit: 'A mos je edhe ti prej nxėnėsve tė atij njeriu?' 'Nuk jam!' i pėrgjigji ky.»
    Sa e vogėl ėshtė largėsia trimėri - frikamani. Pak orė mė parė nė Darkėn e mbrame Pjetri qe i gatshėm edhe jetėn ta jipte pėr Jezusin. Nė kopsh nxori shpatėn dhe qe i gatshėm qė tė luftojė. Ja kėtu, nė oborrin e ish priftit tė madh Anės, si frikacak i vėrtetė e mohon Mėsuesin e vet. Para njė shėrbėtorje ka frikė tė pranojė se ėshtė nxėnėsi i tij.
    O Zot, po tė lus pėr tė gjithė ata qė prej frikės para pėrndjekjeve, para dėbimit dhe poshtėrimit tė mohojnė dhe nuk pranojnė se janė nxėnėsit e tu. Ndihmoju qė pas dobėsive tė kėtilla tė bėhen mė tė fortė, mė tė guximshėm dhe tė gatshėm tė jenė pranė teje edhe atėherė kur nuk ėshtė lehtė as e volitshme.
    «Atėherė Jezusin e ēuan prej Kajfės nė pallatin e qeveritarit... Pilati e pyeti: 'Pra, ti qenke mbret?' Jezusi i pėrgjigji: 'Mirė thua: Unė jam mbret!'... Atėherė Pilati mori Jezusin dhe urdhėroi tė rrahet me frushkuj. Ushtarėt gėrshetuan njė kurorė ferrash e ia vunė nė krye... Atėherė Jezusi doli jashtė me kurorė ferrash... Pilati u tha: 'Qe, Njeriu!'... Porse, ata bėrtitėn: 'Kryqėzoje'!»
    Gjithēka zhvillohej sikur sipas ndonjė sekenari mirė tė pėrshtatur. Te Pilati vetėm nė fillim qe pak mė e komplikueshme. Ndjeu Pilati se Jezusi ėshtė dorėzuar pėr shkak tė ndonjė smirėzie. Pėr kėtė arsye dėshiron ta lėshojė. E pra, nė bisedė me tė asgjė s'mundi tė zbulojė. Nė pyetje tė tij Jezusi vėrtetėon se ėshtė mbret, mirėpo jo i kėtuhit, por nga dikah tjetėr, nga lartė. Pilati nuk kupton mė asgjė. Gjithēka nė fund iu duk si budallalėqe. Meqenėse edhe vetė nuk kishte karakter tė qėndrueshėm, filloi tė binte nė kontradikta gjithnjė e mė tė mėdha. Mendoi se me tė rrahur me frushkuj do t'i kėnaqte Hebrenjt. Pėr fat tė keq, me kėtė ia bėri Jezusit njė padrejtėsi edhe mė tė madhe, ushtarėve u dha rastin «e shkėlqyeshėm» qė nė mėnyrė tė vrazdhtė dhe tė egėr tė luajnė me Flinė e vet, e me gjithė kėtė edhe mė shumė nxiti tek krerėt e priftėrinjve dhe populli pasionin pėr kryqėzim. Nė deklarimin e tij 'Qe, Njeriu!' u dėgjua nga populli bėrtimė e tmerrshme dhe dredharake: 'Kryqėzoje, kryqėzoje!' Mandej i pėrqesh edhe Jezusin edhe Hebrenjt: 'Qe, mbreti i juaj!'
    «Atėherė ua dorėzoi tė kryqėzohet. E morėn, pra, Jezusin. Jezusi, duke e mbartur ai vetė kryqin e vet, doli nė vend qė quhet «Kafka» habraisht «Golgota». Atje e kryqėzuan, e bashkė me tė, edhe dy tjerė...»
    Gjithēka u krye! Vendimi u mor pėr ndėshkim. Jezusi e mori kryqin dhe u nis kah Golgota. Me tė janė edhe dy bakėqinj. Qė te tre do t'i kryqėzojnė. O Zot, unė sa herė i rezistoj kryqit tim dhe vazhdimisht e pyes vetveten: pėrse mė rėndon? Pėrse mė duhet ta mbart? Mė jep nė kėto ditė mė shumė dritė nė terrin tim dhe mė shumė fuqi nė pranimin e kryqit!
    «Nė kėmbė, pėrbri kryqit tė Jezusit, qėndronin nėna e tij... Jezusi, kur pa nėnėn e vet dhe, pranė saj, nxėnėsin qė donte, i tha nėnės: 'Grua, qe, yt bir!' Mandej i tha nxėnėsit: 'Qe, nėna jote!' Prej asaj ore nxėnėsi e mori me vete.»
    Nėna! Tėrė kohėn ishte me tė. Ajo mė sė thellti ndjente gjithė atė qė Jezusi pėrjetonte. Vetėm nėna mund tė ndjen sa vuan fėmija i vet. Maria kėtė e ka pėrjetuar nė mėnyrė tė veēantė. Jezusi ia dhuron nxėnėsit tė vet tė dashur dhe nėpėrmjet tij tė gjithė neve. Falėminderit, o Zot, qė nė ato momentet e fundit mendon pėr Nėnėn, mendon pėr nxėnėsin tėnd dhe pėr mua. Falėminderit qė edhe mua ma ke dhėnė pėr Nėnė. Nė kėtė mėnyrė jam i sigurt se kurrė nuk mund tė mbes jetim, sepse atė e kam nėnė!
    «Pastaj... tha: 'Kam etje!' Jezusi, posa e kėrkoi uthullėn, tha: 'Gjithēka u krye!' Uli kryet e dha shpirt».
    Nuk ėshtė ky pėrfundim! Jezusi dėshiron tė thotė se gjithēka ėshtė plotėsuar dhe kryer! Tani mund t'i dorėzohet krejtėsisht Atit. Vepra ėshtė kryer, misioni i mbushur nė mėnyrė tė pėrsosur. Mė ndihmo, o Zot, qė edhe unė ta plotėsoj misionin deri nė fund, qė t'i zbatoj veprat e Zotit deri nė frymėmarrjen e fundit! Bėj qė nė fund nė paqe dhe kėnaqėsi tė mund t'ia dorėzoj Atit shpirtin tim!

    /M.N./
    IHS

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Meditime pėr Pashkė

    E SHTUNA E MADHE
    (Gjn 19,31-42)


    (Nė meditim lus Zotin pėr hir: qė tė besoj se Jezu Krishti mė ka shpėrblyer me kryqin dhe vdekjen e tij!)

    «Atėherė judenjtė, mbasi ishte dita e Pėrgatitjes dhe, qė trupat tė mos mbeteshin nė kryq tė shtunėn... i bėnė lutje Pilatit qė tė kryqėzuarve t'u theheshin kėrcinjtė dhe tė uleshin prej kryqit. Erdhėn, pra, ushtarėt e tė parit e tė dytit qė ishin tė kryqėzuar me Jezusin, ua thyen kėrcinjtė.»
    Nė Kalvar mbretėron heshtje. Gjithēka ėshtė qetėsuar. Pėrveē frymėmarrjes sė rėnduar tė tė kryqėzuarėve qė dėgjohet nga kryqet. Grumbulli i njerėzve ėshtė shpėrndarė. Pėr popullin edhe qe gjithė kjo njė spektakėl. Kur nuk po ngjante mė asgjė, kur «drama» mori fund, njerėzit u shpėrndanė. U zhdukėn edhe prijėsit e popullit, dhe pleqėria. Edhe ata mund tė jenė tani nė qetėsi. Puna u krye. Jezusi u pėrul, poshtėrua dhe kryqėzua. Sikur tė ishte keqbėrės mbeti varur nė kryq nė mes dy kriminelve. Shikuar nga ana njerėzore, pėrjetoi njė difatė tė tmerrshme – dėshtoi keq. E pra, u desht qė edhe t'i heqin tė kryqėzuarit nga kryqet qė mos tė qėndrojnė varur nė atė mėnyrė edhe gjatė tė shtunės. Vijoi njė mundim i ri. Nė qoftė se ende nuk kishin vdekur, atėherė u desht t'u theheshin kėrcinjtė qė nė kėtė mėnyrė t'u shpejtojnė vdekjen.
    «Kur erdhėn te Jezusi, si panė se kishte vdekur, nuk ia thyen kėrcinjtė, por njėri prej ushtarėve me heshtė ia shporoi kraharorin dhe menjėherė rrodhi gjak e ujė.»
    Jezusi tashmė ka vdekur. Ka dhėnė shpirt dhe plotėsisht ėshtė dorėzuar nė dorė tė Atit. Fjalėt e tija tė fundit ishin nė shenjė tė dorėzimit tė tėrėsishėm tė Atit. Kjo kishte qenė edhe lutja e tij e fundit nė tė cilėn i qe dorėzuar Atit ashtu si e kishte jetuar kėtė gjatė tėrė jetės sė vet tokėsore. Meqenėse tashmė kishte vdekur, nuk ia thyen kėrcinjtė. E pra, ngjau diēka tjetėr. Ushtari me heshtė ia shporoi Jezusit kraharorin prej tė cilit rrodhėn pika gjaku dhe uji. Nė kėtė vepėr tradita e krishterė ka njohur simbolet e mėdha tė fesė sė saj. Pikat e fundit tė gjakut janė shenjė e flisė sė vėrtetė qė ėshtė kushtuar pėr shėlbimin e botės. Uji ėshtė njė prej simboleve tė Shpirtit dhe dėshmon pėr ftytshmėrinė shpirtėrore tė flisė sė Jezusit. Po ashtu tradita e krishterė sheh nė ujė simbolin e pagėzimit, ndėrsa nė gjak simbolin e Eukaristisė dhe nė te dy kėto sakramente sheh shenjėn e Kishės e cila lind prej kraharorit tė shporuar tė Krishtit. Shėn Gjon Gojarti ua kishte bėrė me dije besimtarėve tė vet: «S'do tė kisha dėshiruar, dėgjues, qė aq lehtė tė kalosh nėpėr fshehtėsinė e kėtij misteri.»
    O Zot, rrodhėn edhe pikat e fundit tė gjakut dhe ujit prej kraharorit tėnd tė shporuar. Rrodhėn edhe pėr mua, pėr shpėtimin tim. Tėrėsisht je flijuar, m'i ke dhėnė tė gjitha qė ke mundur tė m'i dhash. Bėj qė ta kuptoj vlerėn e flisė sate! Ta kuptoj se nuk jam i shpėrblyer me «diēka qė mund tė prishet, me ar apo argjend, por me gjakun e paēmueshėm tė Krishtit, Qengjit tė pafaj». Qė nė flinė tėnde tė shoh kuptimin e ēdo flije time sė cilės i rezistoj dhe kundėr tė cilės murmuris!
    «Dėshmon ai qė pa, e dėshmia e tij ėshtė e vėrtetė. Ai di se flet tė vėrtetėn, qė edhe ju tė besoni...»
    Gjoni e kishte pėrcjellur Jezusin prej rrėmbimit nė kopsht deri nė Kalvar. Qe dėshmitar i gjithė asaj ēka ndodhi gjatė kohės sė mundimeve. Dashuria ndaj Mėsuesit qe mė e fortė se frika dhe pakėnaqėsitė qė me atė rast ka mundur t'i pėrjetojė. Nxėnsit e tjerė nuk ishin tė pranishėm. Gjoni e pėrjetoi sė bashku me Jezusin mundimin e tij dhe ndau dhembjen me tė. Jezusi kėtė e ka ndjerė prandaj ka mundur pa vėshtirėsi t'ia dorėzojė nėnėn e vet. Gjoni e ka merituar qė tė kujdeset pėr nėnėn e Jezusit tė cilėn pėr dashuri ndaj Mėsuesit tė vet shumė e ēmonte dhe donte.
    «Pastaj Jozefi prej Arimatesė, i cili ishte nxėnės i fshehtė i Jezusit – pėr shkak tė drojės sė judenjve – iu lut Pilatit ta lejojė tė zbresė prej kryqit trupin e Jezusit... Erdhi edhe Nikodemi... E morėn, pra, trupin e Jezusit dhe, sikurse ėshtė doke tė bėhet ndėr judenj kur varroset kush, e mbėshtollėn nė pėlhurė dhe e pėreruan me erėra tė mira.»
    Jozefi dhe Nikodemi, dy Judenj qė nė zemėr kishin qenė nxėnės tė Jezusit, mirėpo kėtė publikisht nuk e kishin treguar, ia kthejnė borxhin Mėsuesit tė vet. Nė fund tregojnė se me tė vėrtetė kanė qenė nxėnės tė vėrtetė dhe se e kanė dashur Jezusin. Dėshirojnė qė ta varrosin denjėsisht Mesuesin e vet dhe kėshtu tė dėshmojnė se janė nxėnės tė tij. Nxėnėsit tjerė nuk qenė tė pranishėm. Nėna e Jezusit, gratė e pėrshpirtshme dhe Gjoni, qė e kishin ndjekur Jezusin ishin shumė tė rraskapitur nga dhembja qė tė mund vet tė bėnin diēka konkretisht. Edhe ata janė kėtu. Vėshtrojnė dhe ndihmojnė sa munden.
    «Nė atė vend ku Jezusi qe kryqėzuar ishte njė kopsht e nė kopsht ishte njė varr i ri, nė tė cilin ende nuk ishte varrosur kush. Aty, pra, pėr arsye tė Pėrgatitjes sė judenjve, meqenėse varri ishte afėr, e shtinė nė varr Jezusin.»
    Gjithēka u krye. Flia ėshtė paraqitur dhe misioni ka pėrfunduar. Heshtja e sė Shtunės sė madhe gjithēka ka mbuluar. Jezusi kaloi gjithė atė qė edhe ne do tė kalojmė. Ngadhnjei gjithė atė para sė cilės ne njerėzit ishim tė pafuqi dhe tė dobėt, i dha kuptim gjithė asaj qė pa tė do tė kishte qenė e pakuptimtė. O Zot, vetėm mund tė tė falėnderoj. Kjo ėshtė shumė pak pėr gjithė atė qė ke bėrė edhe pėr shkak meje. Ma jep hirin tėnd dhe fuqinė qė tė qėndrojė besnik ndaj teje dhe mos t'i keqėpėrdor tė gjitha kėto qė ke bėrė pėr mua. Drita e ringjalljes qė sė shpejti do tė shkėlqejė tė mė jetė dritė e rrugės sime!


    R I N G J A L L J A
    (Mt 28,8-15)


    «Nė atė kohė: gratė menjėherė u larguan nga varri me frikė e njėherėsh me gėzim tė madh; shkuan me nxitim t'u lajmėrojnė nxėnėsve tė tij. Dhe ja, u doli Jezusi pėrpara e u tha: 'Ju falem!' Ato u afruan, e morėn ngrykė dhe e adhuruan.»

    Ndėrsa mbretėronte gjithkund qetėsi, heshtje nė agim tė ditės sė parė tė javės, disa gra nisen shpejt kah varri ku Jezusi ishte i varrosur. Disi sikur nuk mundėn tė pajtohen me faktin qė aq pėrdhunshėm dhe pa shpresuar iku nga mesi i tyre. Sikur dėshirojnė sėrish tė binden nė kėtė fakt tė tmerrshėm tė jetės sė tyre qė Jezusi nuk ndodhet mė nė mes tyre. Jo, njė njeri i tillė nuk mund tė humbė aq lehtė nga kujtimi i tyre! Sa tė mira ua kishte bėrė. Zemrat i kanė plot dashuri ndaj Jezusit. Me aq dėshirė kanė biseduar dhe e kanė pėrcjellur derisa kaloi nėpėr Palestinė. Sa herė u kishte ndihmuar nė problemet e tyre personale. Tani nuk ėshtė mė, miku mė i miri qė ndonjėherė e kishin takuar.
    U nisėn pėr kėtė arsye menjėherė dhe tė parat nė varrin e tij, sikurse edhe ne qė dijmė tė bėjmė pėr njė person tė dashur dhe njė mik tė paharrueshėm kur vdes. Ishin tė pranishme edhe gjatė kohės sė varrimit. Mirė e dijnė ku gjindet varri. S'kanė mundur as tė paramendojnė ēka do t'i priste atje. Tani atje ėshtė gjithēka mė ndryshe se ajo qė ishte dje. Varri ėshtė i hapur! Jezusi nuk ėshtė aty! Engjėlli u lajmėron gėzim se Jezusi ėshtė ngjallur. U tmerruan. Nuk kuptojnė ē'ngjau, porse njėfarė gėzimi i pamasė ua mbush zemrėn. Gjitha kėto duhet t'ua tregojnė nxėnėsve. Ka ndodhur diēka jo e pėrditshme. Derisa kthehen me vrap, ja Jezusi u duk para tyre. Thjesht i pėrshėndet. Sikur tė mos kishte ndodhur asgjė!
    O Zot, bėj qė edhe zemra ime tė jetė e mbushur me dashuri ndaj teje. Dashuria e zemrės sime le tė mė shpjerė tek ti qė edhe unė tė adhuroj si Zotin tim, fituesin e vdekjes. Qė edhe unė tė tjerėve t'ua mbart lajmin e gėzueshėm tė ngjalljes sate!

    «Atėherė Jezusi u tha: 'Mos kini frikė! Shkoni e lajmėroni vėllezėrit e mi tė shkojnė nė Galile. Atje do tė mė shohin.»

    Frika dhe gėzimi i kishte pushtuar gratė. Ishin tė tronditura, tė tmerruara, mirėpo gjithė kjo ishte e pėrshkuar me njė gėzim tė fuqishėm qė i shtynte qė tė gjithė kėto sa mė parė t'ua bėjnė tė ditur nxėnėsve. Edhe rrugės kur e takuan Jezusin, u bėn edhe mė tė hutuara. Ai qė kishte qenė aq turpėrisht i kryqėzuar, egėrsisht i munduar dhe i varrosur, tani qėndron para tyre. Flet me to dhe ato mund ta prekin. Gjithė kjo thellė i tronditi, i mbushi me frikė, mirėpo edhe me gėzim tė pakufi. Jezusi pėr kėtė arsye mė parė i qetėson. Nuk ka vend pėr frikė kur ai ėshtė me to. Ato do tė jenė lajmėtarėt e parė se ai ėshtė ngjallė. E kanė merituar, pėr shkak tė dashurisė sė tyre ndaj tij, ta shohin tė parat dhe ta pėrhapin tė parat lajmin pėr ringjalljen e tij. Nuk goxojnė qė vetėm tė ēuditen dhe tė qėndrojnė nė njėfarė palėvizshmėrie dhe paralizimi prej frikės. Duhet tė shkojnė tė lajmėrojnė kėtė gėzim tė tjerėve, nė rend tė parė nxėnėsve.
    Gati se ėshtė e natyrshme qė njeriu tė tmerrohet nė takim me mbinatyroren. Ndjenja e frikės na kaplon nė takim me hyjnoren. Pėr kėtė arsye ėshtė e nevojshme ta dėgjojmė tė dhėnit zemėr tė Jezusit. O Zot, kur jam me ty, s'guxoj tė jem i tmerruar. Sa mė i afėrt tė jem me ty, aq mė pak ka vend pėr frikė. Edhe mua mė mbush me gėzimin e ngjalljes! Edhe unė duhet ta ndaj atė me tė tjerėt. Kėtė e pret prej meje. Kjo ėshtė ajo qė njeriut tė sotėm mė sė shumti i duhet. Mė mbush me kėtė gėzim. Le tė jetė ai mė i madh se gjithēka. Ēkado tė ketė ndodhur nė jetėn time, mendimi se e ki mundur vdekjen dhe je ngjallur le tė jetė mė i fortė se ēdo hidhėrim - pikėllim. Pėr shkak tė ringjalljes sate s'guxon tė ngadhnjejė nė mua kurrfarė pikėllimi, as tė mė kaplon ndonjė frikė apo shqetėsim. Ē'mė duhet tė bėj pas kėsaj lutjeje dhe meditimi? Te kush mund dhe te kush duhet tė shkoj dhe t'i vetėdijėsoj pėr fitorėn tėnde tė ringjalljes?

    «Ndėrsa gratė po shkonin, kur qe, disa nga rojtarėt arritėn nė qytet dhe i lajmėruan kryepriftėrinjtė pėr krejt ēka ndodhi. Kėta u tubuan nė kėshillim me pleqtė, morėn shumė tė holla, ua dhanė ushtarėve dhe u thanė: 'Thoni: nxėnėsit e tij erdhėn natėn e, ndėrsa ne po flinim, e vodhėn'... Kjo ėshtė e pėrhapur ndėr judenj edhe sot e kėsaj dite.»

    Ja hallet e reja tė pleqėrisė. Kishin menduar se e heqėn qafesh Jezusin dhe se tani mund tė marrin frymė lehtė. Pėr ta nuk ka paqe. E pra, duhet sė paku pėr fillim disi ta spjegojnė varrin e zbazėt. Mė sė lehti ėshtė qė dikė ta paguajnė pėr tė dėshmuar si dėshironin. Ashtu si do tė thojnė ata, ashtu lypset tė jetė. Frika ėshtė e paarsyeshme, ndėrsa rrena i ka kėmbėt e shkurta. Me tė holla kundėr sė Vėrtetės. As sot nuk ėshtė fare mė ndryshe! Sė shpejti do tė jetė krejt ndryshe se ajo ēka ata mund ta paramendonin. Qysh tani fillon gėzimi ngadhnjimtar i Zotit tė ringjallur.
    Mė mėso, o Zot, qė tė di t'ua sjell ngushėllimin e ringjalljes tė tjerėve. Mė pėrshko me gėzimin tėnd qė nuk ėshtė as i turpshėm as artificial dhe bėj qė si tė tillė tė dij t'ua dhuroj tė tjerėve. Vetėm ti mund tė ma dhurosh gėzimin e ringjalljes dhe vetėm atėherė mund edhe unė tė bėhem nxėnėsi yt i cili u ėshtė dėrguar tė tjerėve me porosinė e shpresės.


    /M.N./
    IHS

  4. #4
    i Krishtere Maska e i krishteri
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    660
    pashket ketu ne Itali(nga katoliket) jane vertet pagane per disa arsye:

    1- qe papa kerkoi ti lutemi marise per njerezimin dhe per shpetimin e njerezve dhe
    2- qe behet nje parakalim me statujen e Jezusit te vdekur(gje qe nuk eshte e krishtere por vetem pagane ku perseritet gjithmone rosario)
    3- para se djeles nuk mund te hane mish njerezit por peshke dhe ne te djelen hane 3 te para 3-4 te dyta dhe kushedi se sa te tjera.

    pashke per te mbushur barkun e tyre dhe gjerat qe ngelen prishen dhe hidhen poshte. kjo nuk eshte pashka qe kerkon Zoti. nese kujtoni mire, Jezusi ne diten e pashkes nuk beri feste ne te ngrene e ne te pire por me buken pa maja me vere dhe me lakra te hidhura.

    ēndryshim te madh qe ka nga pashka e vertet me ate paganen dhe ēndryshim te madh ka nga pashka e vertet me pashken qe eshte vetem nje vendosje ne pak(ne te dukur).

    Pashka festohet me keto tradita vetem per faktin sepse nuk eshte pranuar Jezusin ne jetet e tyre sepse ashtu siē tha Jezusi.."Beheni kete ne perkujtimin tim" dhe jo te beni pashken nje gje paganizmi(me te ngrene dhe me te pire dhe me lutje marise dhe te shenjteve).
    Pashka jone eshte qe kur kemi pranuar Jezusin ne jetet tona dhe jo ne traditeqe te bejme rituale jo biblike..kjo eshte nje perkujtimore ndersa pashka jone eshte e perditeshme sepse neve duhet ta jetojme Jezusin dhe nuk duhet te presim vetem diten qe thuhet dita e pashkeve por duhet ta jetojme perdite.
    kuptimi i pashkes nuk eshte veēse:

    - Vdekja e Jezusit dmth falja ē'lirimi yne nga mekatet(ne jemi ēliruar qe kur kemi pranuar Krishtin, por kjo dite e pashkes tregon diten qe Zoti hapi rrugen per tek Ati).
    - Rringjallja e Zotit tone Jezus eshte shpresa jone(qe dhe ne do te ringjallemi nje dite me te).

    keto dy gjera duhen jetuar perdite dhe nuk duhet qe te behen diten e pashkeve.

    me respekt i krishteri!!!
    Tani pra keto tri gjera mbeten:
    Besimi, Shpresa dhe Dashuria;
    Por me e madhja nga keto eshte
    DASHURIA

    Zoti ju bekofte te gjitheve

  5. #5
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869

    Pashka

    Jezusi tha:
    "Ju e dini se pas dy ditėsh janė Pashkėt dhe Biri i njeriut do tė dorėzohet pėr t'u kryqėzuar''.Mateu 26:2

    Pashka (greqisht paska) ishte nje feste pranverore qe perkujtonte episodin historik te shkeputjes se Izraelit nga Egjipti. Festohej "kalimi pa i prekur" shtepite e hebrenjve nga ana e engjellit te vdekjes per shkak te gjakut te qengjit qe u vendos ne dyert e shtepive ( Eksodi 12:7 Pastaj do tė marrin nga ai gjak dhe do ta vėnė mbi dy shtalkat dhe mbi arkitraun e shtėpive ku do ta hanė.).
    Kryqezimi i Krishtit ndodhi diten e "pergatitjes se Pashkes" (Gjoni 19:14 tani ishte dita e pėrgatitjes sė Pashkės, dhe ishte afėrsisht ora e gjashtė; dhe u tha Judenjve: "Ja mbreti juaj''.).
    Jezusi eshte "pashka jone" ( 1Korintasve 5:7 Hiqni, pra, majanė e vjetėr, qė tė jeni njė brumė i ri, siē jeni pa maja; sepse pashka jonė, qė ėshtė Krishti, u flijua pėr ne.)
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  6. #6
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Historia e qengjave



    Pranvera na sjell shume gjera te mira. Shkrirja e bores, veshjen jeshile te natyres dhe natyrisht motin me te ngrohte. Mua me pelqen pranvera edhe per nje gje-zbulimin e qengjave. Natyrisht qe nuk i shohim ata gjate dimrit, dhe pranvera na i nxjerre ne skenen e gjelber te natyres.
    A ka kush qe nuk e pelqen kete skene? Qengjat lozonjar, te njome e te fresket duke lozur dhe kercyer neper fushe. Une ēmendem per nje pamje te tille. Me perlqen shume t’i shohe qengjat duke luajtur.

    Por jo ēdo here ne i shohim qengjat ashtu te gezuar. Me kujtohet nje feste e bajramit me plote qengja neper rruge. Ajo pamje nuk eshte edhe aq e mire, perkundrazi ndjelle dhimbje e keqardhje. Te gjithe e dime se si do te perfundojne-do te behen kurban.

    A e dini se qengji dhe kurbani jane nje histori e lidhur bashke, nje histori e vjeter? Per te ka shume rrefime dhe une di tri prej tyre:

    Historia e qengjit dhe kurbanit filloj me nje njeri te quajtur Abraham. Perendia e vuri kete njeri ne sprove duke kerkuar nga ai te flijonte birin e tij te vetem (qe Perendia ia kishte dhene) Isakun. Abrahami iu bind Zotit Perendise se tij dhe derisa ishte gati ta therte birin e tij, Zoti siguroj nje qengj per flijim.
    Historia e pare: Zoti nepermjet qengjit shpeton nje njeri (Isakun).

    Eshte nje histori tjeter kur qengjat u perdiren per shpetim.
    Perendia e kishte urdheruar nje njeri qe tere populli i tij te thernin qengja dhe me gjakun e tyre te lyenin portat e shtepive te tyre. Me ane te kesaj ata do te shpetoheshin nga vdekja. Ata iu binden dhe jo vetem qe shpetuan nga vdekja por edhe u ēliruan nga roberia 400 vjeēare.
    Historia e dyte: Zoti nepermjet qingjave shpeton nje popull. Perendia ka bere gjera te medha me qingjat.


    Kurse historia e fundit eshte me e madhja dhe me e veēanta nga ter historite e qengjave.



    Perendia dergoj Birin e tij per t’u bere qengj flijimi-kurban per shpetimin e njerezimit. Gjon Pagezori kur pa Jezusin, Birin e Perendise tha: Ja qengji i Perendise qe shlyen mekatet e Botes” ( Gjoni 1:29 Tė nesėrmen, Gjoni e pa Jezusin qė po vinte drejt tij dhe tha: "Ja, Qengji i Perėndisė, qė heq mėkatin e botės!")
    -Jezusi, qengji i Perendise u be kurban per mekatet tona, qe ne te shpetohemi nepermjet tij.
    Historia e trete: Zoti dha Birin e Tij si nje qengj qe ta shpetoje jo vetem nje njeri apo nje popull si me pare, por ta shpetonte gjithe njerezimin. Jezusi jo vetem se vdiq por edhe u ringjall, qe ne te kemi jo vetem shpetim, por edhe ringjallje dhe jete, duke besuar ne Te.

    Ne tė gjithė dėshirojmė paqe, zhvillim e begati tė shpejtė pėr vendin tonė.
    Ne duam qė tė kemi mirėqenje, siguri e qetėsi nė shtėpitė tona.
    Dėshirojmė qė fėmijėt tė rriten tė shėndetshėm dhe me garancion tė plotė pėr jetėt e tyre.
    Ēdo herė mendojmė, projektojmė dhe bėjmė ato gjėra qė na duken se janė tė mira.
    Disa mendojnė se puna u ecėn mire, tė tjerėt jo, por ajo qė po humbet ēdo ditė pa u kuptuar fare ėshtė DASHURIA.
    Dashuria, palca qė lidh tė gjitha gjėrat po zėvendėsohet gjithnjė e mė shumė me atė qė quhet interes.
    Me interes do fėmija prindin, me interes do burri gruan, me interes do miku mikun.
    Nuk e beson ti kėtė? Ėshtė e vėrtetė.
    Shumė njerėz kėrkojnė dhe ėndėrrojnė qė brenda njė nate tė kenė gjithēka, tė jenė tė pasur, por shumė pak po shqetėsohemi pėr gjėrat shpirtėrore. A mundemi vallė t’i bėjmė ballė jetės me fuqitė tona njerėzore pa fuqinė e Perėndisė?
    Mė kot lodhemi duke provuar nė tė djathtė e nė tė majtė, pa fuqinė e Perėndisė nuk mund tė ndodhė asgjė.
    Pesha e mėkatit dhe ligėsia e kėtij vendi e pengojnė Perėndinė tė punoj kėtu. Ne shpesh pyesim: Pse Zoti e trajtoj kėshtu kėtė vend? Ē’ėshtė ky zemėrim kaq i madh? Dhe pėrgjigjja ėshtė:
    Sepse e kemi braktisur Zotin, me gojė flasim se besojmė, por zemra jonė i shėrben djallit.

    Por Zoti tė do ty, Zoti i do shqiptarėt!

    Fjala e Ti edhe njė herė na bėn thirrje: “Nė qoftė se populli i cili thirret nė emrin Tim pėrulet. Lutet, kėrkon fytyrėn time dhe kthehet prapa nga rrugėt e kėqija, Unė do ta dėgjoj nga qielli, do t’ia fal mėkatet e tij dhe do ta shėroj vendin e tij.”
    Dashuria e Perėndisė ėshtė pa interes, Ai na deshi dhe atėherė kur ne ishim ende mėkatarė, Jezusi vdiq pėr ne.
    “Sepse Perėndia e deshi aq boten, sa dha Birin e Tij te vetėmlindurin, qė kushdo qė beson nė tė, tė mos humbasė, por tė ketė jetė tė pėrjetshme”. Gjoni 3:16

    Kjo ėshtė ajo qė ne e besojmė; Zoti nėpėrmjet sakrificės sė Birit tė Tij na ka falur. Tani ne quhemi populli i Perėndisė. Ai ėshtė i vetmi qė vendos paqe, gėzim e kėnaqėsi nė jetėn tonė, por mbi te gjitha Ai na jep shpresė pėr njė tė ardhme tė sigurtė.
    Nėse duam bekim pėr kombin shqiptar dhe nėse duam tė jetojmė nė paqe “Le tė kėrkojmė me parė Mbretėrinė e Perėndisė dhe tė gjitha gjėrat do tė na jepen si shtesė”.
    Ky ėshtė mesazhi qė ne e pėrcjellim tek ju:
    “Pendohuni dhe kthehuni nė rrugėn e Zotit jo me fjalė por me vepra dhe Ai do te vendosė dorėn e tij duke bekuar jetėn tuaj”.
    Ju vetė zgjidhni kujt doni ti shėrbeni me jetėn tuaj.

    Gezuar Pashka.

    Per ju,
    Gregu
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Rroni01
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    355
    Urimet me te perzemerta mbare te Krishtereve Festen e Madhe te Pashkes.
    Urime dhe behuni te forte siq jeni gjithmone.
    Urime gjithmone.

  8. #8
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869

    Gezuar Pashka

    Festimi i Pashkes erdhi.
    Kisha ungjillore ne Kosove do mbaj nje takim me rastin e Pashkes ne Gjilan.
    I ftuar eshte kengetari nga Shqiperia Saimir Braho.
    Me 24 prill ora 12:00 para teatrit.

    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anėtarėsuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647

    Gezuar Pashket

    Gjithmone sebashku Gezuar!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 24-04-2011 mė 04:44
    Injorantin e kam frike,
    Budallin e meshiroj,
    Te diturin (civilin) e dua pa mase.

  10. #10
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,258
    Gėzuar Pashkėn edhe juve.

    Krishti u Ngrit.

    Le tė jetė kjo Pashkė njė kalim nė njė jetė tė re tė denjė tė gjakut tė derdhur nė Kryqin e Golgotės.
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  11. #11
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Gezuar Pashket te gjithe besimtareve te krishtere.

    P.S. Urimin po e bej ketu se vetem me ju dhe bektashinjte ende nuk kam pasur ndonje "perplasje" deri tani
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 15-04-2012 mė 00:08

  12. #12
    Gezuar Pashket
    We never really grow up, we only learn how to act in public.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Elytony
    Anėtarėsuar
    09-03-2010
    Vendndodhja
    Kosova(Vushtrria)
    Postime
    1,015
    Njė gjė nuk e kuptova unė prandaj edhe po pyes...kur u kryqėzua Jezuesi para apo pas ngrėnies sė Pashkės?!!

  14. #14
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    http://albkristian.com/bibla_shqip/b41c014.htm

    Luka 14:1-32
    1
    Tani dy ditė mė vonė ishte Pashka dhe festa e tė Ndormėve; dhe krerėt e priftėrinjve dhe skribėt kėrkonin mėnyrėn se si ta kapnin Jezusin me mashtrim dhe ta vrisnin.
    2
    Por thonin: ``Jo gjatė festės, qė tė mos ndodhė ndonjė trazirė nga populli``.
    3
    Tani ai ishte nė Betania, nė shtėpinė e Simonit lebroz, dhe ndėrsa ishte nė tryezė, hyri njė grua me njė enė alabastri me vaj tė parfumuar me nard tė vėrtetė, shumė tė kushtueshėm; ajo e theu enėn prej alabastri dhe ia derdhi vajin mbi krye.
    4
    Disa u indinjuan midis tyre dhe thanė: ``Pėrse bėhet gjithė ky shpenzim i kotė i vajit?
    5
    Sepse ky vaj mund tė shitej pėr mė shumė se treqind denarė dhe kėto t`u jepeshin tė varfėrve``. Dhe ishin tė indinjuar ndaj asaj.
    6
    Por Jezusi tha: ``Lėreni tė qetė; pse e shqetėsoni? Ajo kreu njė vepėr tė mirė ndaj meje.
    7
    Sepse tė varfėrit do t`i keni gjithmonė me ju; dhe, kur tė doni, mund t`u bėni mirė; por mua nuk do tė mė keni gjithmonė.
    8
    Ajo bėri atė qė mundi; vajosi para kohe trupin tim pėr varrim.
    9
    Por po ju them nė tė vėrtetė se nė gjithė botėn, kudo qė do tė predikohet ky ungjill, do tė tregojnė edhe atė qė ajo bėri, nė pėrkujtim tė saj``.
    10
    Atėherė Juda Iskarioti, njė nga tė dymbėdhjetėt, shkoi te krerėt e priftėrinjve, qė t`ua dorėzonte Jezusin.
    11
    Dhe ata, kur e dėgjuan, u gėzuan dhe i premtuan se do t`i jepnin para. Kėshtu ai kėrkonte rastin e pėrshtatshėm pėr ta tradhtuar.
    12
    Tani nė ditėn e parė tė festės sė tė Ndormėve, kur flijohej Pashka, dishepujt e vet i thanė: ``Ku don tė shkojmė dhe tė pėrgatisim pėr ta ngrėnė Pashkėn?``.
    13
    Atėherė ai dėrgoi dy nga dishepujt e vet duke u thėnė: ``Shkoni nė qytet dhe atje do tė takoni njė njeri, qė bart njė kanė plot me ujė; ndiqeni atė.
    14
    Dhe atje ku ai do tė hyjė, i thoni tė zotit tė shtėpisė: "Mėsuesi pyet: Ku ėshtė dhoma ku mund tė ha Pashkėn me dishepujt e mi?".
    15
    Atėherė ai do t`ju tregojė lart njė sallė tė madhe tė mobiluar dhe gati; aty pėrgatitni pėr ne``.
    16
    Dishepujt e tij shkuan, arritėn nė qytet dhe gjetėn ashtu siē ai u kishte thėnė; dhe pėrgatitėn Pashkėn.
    17
    Kur u bė darkė, ai erdhi me tė dymbėdhjetėt.
    18
    Dhe kur po rrinin nė tryezė dhe po hanin, Jezusi tha: ``Ju them nė tė vėrtetė se njėri prej jush, qė po ha me mua, do tė mė tradhtojė``.
    19
    Atėherė ata filluan tė trishtohen dhe t`i thoshin njėri pas tjetrit: ``Mos jam unė?``. Dhe njė tjetėr tha: ``Mos jam unė?``.
    20
    Dhe ai, duke u pėrgjigjur, u tha atyre: ``Éshtė njė nga tė dymbėdhjetėt qė po ngjyen me mua nė ēanak.
    21
    Po, Biri i njeriut po shkon ashtu siē ėshtė shkruar pėr tė; por mjerė ai njeri me anė tė cilit tradhtohet Biri i njeriut. Do tė ishte mė mirė pėr tė, qė ai njeri tė mos kishte lindur kurrė!``.
    22
    Dhe, ndėrsa ata po hanin, Jezusi mori buk, e bekoi, e theu dhe ua dha atyre duke thėnė: ``Merrni, hani; ky ėshtė trupi im``.
    23
    Pastaj mori kupėn, e falėnderoi, ua dha atyre dhe tė gjithė pinė prej saj.
    24
    Atėherė u tha: ``Ky ėshtė gjaku im, gjaku i besėlidhjes sė re, qė derdhet pėr shumė veta.
    25
    Nė tė vėrtetė unė po ju them se nuk do tė pi mė prej frytit tė hardhisė deri nė atė ditė kur do ta pi tė ri nė mbretėrinė e Perėndisė``.
    26
    Dhe, mbasi kėnduan njė himn, dolėn dhe u drejtuan nga mali i Ullinjve.
    27
    Dhe Jezusi u tha atyre: Ju tė gjithė do tė skandalizoheni me mua sonte, sepse ėshtė shkruar: "Do ta godas Bariun dhe delet do tė shpėrndahen".
    28
    Por, mbasi tė ringjallem, unė do t`ju pararend nė Galile``.
    29
    Dhe Pjetri i tha: ``Edhe sikur tė gjithė tė tjerėt tė skandalizohen me ty, unė nuk do tė skandalizohem``.
    30
    Dhe Jezusi i tha: ``Unė po tė them nė tė vėrtetė se sot, pikėrisht nė kėtė natė, para se gjeli tė kėndojė dy herė, ti do tė mė mohosh tri herė``.
    31
    Por ai, duke ngulur kėmbė mė tepėr, thoshte: ``Edhe sikur tė mė duhet tė vdes me ty, nuk do tė tė mohoj kurrė``. Tė njėjtėn gjė thoshnin edhe gjithė tė tjerėt.
    32
    Pastaj ata arritėn nė njė vend qė quhej Gjetsemani; dhe ai u tha dishepujve tė vet: ``Uluni kėtu, deri sa unė tė jem lutur``.

    1Korintasve 11:20-25

    20Kur mblidheni bashkė, pra, nė njė vend, kjo qė bėni nuk ėshtė pėr tė ngrėnė darkėn e Zotit,
    21 sepse, nė tė ngrėnėt, gjithėsecili merr darkėn e vet mė pėrpara; dhe njėri ka uri dhe tjetri ėshtė i dehur.
    22 A nuk keni, pra, shtėpi pėr tė ngrėnė e pėr tė pirė? Apo pėrbuzni kishėn e Perėndisė dhe turpėroni ata qė s`kanė asgjė? Ēfarė t`ju them juve? T`ju lavdėroj? Pėr kėtė nuk ju lėvdoj.
    23 Sepse unė mora nga Zoti atė qė ju transmetova edhe juve; se Zoti Jezus, nė atė natė qė po tradhtohej, mori bukėn
    24 dhe, si falėnderoi, e theu dhe tha: ``Merrni, hani; ky ėshtė trupi im qė ėshtė thyer pėr ju; bėni kėtė nė pėrkujtimin tim``.
    25 Gjithashtu, pas darkės, mori edhe kupėn, duke thėnė: ``Kjo kupė ėshtė besėlidhja e re nė gjakun tim; bėni kėtė sa herė qė tė pini, nė pėrkujtimin tim``.

    Gjoni 11:55-57

    55 Dhe Pashka e Judenjve ishte afėr dhe shumė veta nga ajo krahinė u ngjitėn nė Jeruzalem pėrpara Pashkės pėr t`u pastruar.
    56 E kėrkonin, pra, Jezusin dhe, duke qėndruar nė tempull, thoshnin nė mes tyre: ``Si ju duket juve? A do tė vijė ai pėr festė?``.
    57 Krerėt e priftėrinjve dhe farisenjtė kishin dhėnė urdhėr qė, po ta dinte ndokush se ku ishte ai, tė sinjalizonte qė ta kapnin.

    Besoj se mjaftojn keto pjese nga bibla per ta pare se kur u kryqezua Jezusi.
    Ti nese je kaq i interesuar, mund ta kerkoje edhe vet ne bibel. Eshte e thjeshte, apo nuk guxon ta hapesh biblen se eshte gjynah dhe te denon allahu!
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  15. #15
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    Ngrenja e Pashkes nga Jezusi dhe dishepujt:
    Nata e Pashkes
    Gjoni 14:16-18
    16 Dishepujt e tij shkuan, arritėn nė qytet dhe gjetėn ashtu siē ai u kishte thėnė; dhe pėrgatitėn Pashkėn.
    17 Kur u bė darkė, ai erdhi me tė dymbėdhjetėt.
    18 Dhe kur po rrinin nė tryezė dhe po hanin, Jezusi tha: ``Ju them nė tė vėrtetė se njėri prej jush, qė po ha me mua, do tė mė tradhtojė``.

    Pashka nga Jezusi dhe dishepujt u henger naten para se te kryqezohej.
    Pashka u kremtua per te perkujutar veprimin shpengues te Perendise ne clirimin nga Egjipti te femijeve te Izraelit. Jezusi tani do behej sakrifica per te shpenguar jo vetem nje grup te caktuar, por per te gjithe qe i besojn dhe e ndjekin Ate.

    Dita e Pashkes
    Gjoni 18:28
    Pastaj nga Kajafa e ēuan Jezusin nė pretorium; ishte mėngjes herėt. Por ata nuk hynė nė pretorium, qė tė mos bėheshin tė papastėr, por tė mund tė hanin Pashkėn.

    Gjoni 19:14 tani ishte dita e pėrgatitjes sė Pashkės, dhe ishte afėrsisht ora e gjashtė; dhe u tha Judenjve: ``Ja mbreti juaj``.

    Pashka ne vetvete akoma nuk kishte ndodhur.
    Kryqezimi, vdekja-derdhja e gjakut do e permushte konceptin Pashke.
    Therja e qengjave ne kohen e Moisiut, lutja e dyerve me gjake, dhe kalimi i engjullit te vdekjes matan-pertej dyerve me gjake quhej Pashke-Kalim.

    Per t'iu pergjigjur edhe nje here pyetjes tende:
    kur u kryqėzua Jezuesi para apo pas ngrėnies sė Pashkės?!!
    Pergjigjeja eshte pas ngrenjes se darkes se Pashkes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 15-04-2012 mė 00:10
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  16. #16
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,258
    Gėzuar Pashkėn. Krishti u ngrit, po, me tė vėrtetė Ai u ngrit.




    Nėn Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 07-02-2009, 16:10
  2. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16
  3. SHKRIMI I SHENJTĖ: Kapitulli IV: Historia e Shpėtimit
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 19-08-2006, 22:40
  4. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-04-2003, 06:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •