Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5

Tema: Ēerdhja

  1. #1
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Ēerdhja

    Nagib Mahfuz

    (tregim)

    -Babė.
    -Po.
    -Unė dhe shoqja ime Nadia rrimė gjithnjė bashkė.
    -Dihet, dashuri, sepse ėshtė shoqja jote.
    -Nė klasė, gjatė pushimit, kur hamė diēka…
    -Shumė mirė, je fėmijė i mirė dhe e menēur.
    -Por nė leksionet pėr fenė unė jam nė njė klasė ajo nė njė tjetėr.
    Pa tė amėn, vuri re qė po qeshte ndėrsa qėndiste njė shall e tha, duke qeshur edhe ai:
    -Po. Por vetėm nė klasat pėr fenė…
    -Babė, po pse?
    -Sepse ti je myslimane e ajo kristiane.
    -E pse babė?
    -Je ende shumė e vogėl, mė vonė do e kuptosh…
    -Jo, jam e madhe.
    -Jo, shpirt, je e vogėl.
    -E pse jam myslimane?
    Duhej tė ishte i kuptueshėm dhe i butė: nuk duhet tė ndjekėsh kėshillat e pedagogjisė moderne nė vėshtirėsinė e parė.
    Iu pėrgjigj:
    -Sepse baba ėshtė mysliman, nana ėshtė myslimane…
    -Po Nadia?
    -Baba i saj ėshtė kristian dhe po ashtu dhe nana e saj.
    -Po pse baba i saj mban temjanin?
    -Jo temjani s’ka tė bėjė. Sepse edhe gjyshi i saj ishte kristian.
    Vazhdoi me zinxhirin e pasardhėsve deri nė mėrzitje.
    U pėrpoq tė ndryshonte argument por vajza e pyeti:
    -E cila ėshtė mė e mirė?
    Pėrpara se tė pėrgjigjej mbeti njė moment.
    -Qė tė dy.
    -Po unė dua tė di se cila ėshtė mė e mirė.
    -Po pra qė tė dyja janė tė mira.
    -Po pse nuk bėhem kristiane pėr tė ndjenjur gjithmonė me Nadian?
    -Jo, shpirt, mė mirė jo. Ti duhesh tė jesh si baba e si nana.
    -Po pse?
    Sinqerisht qė pedagogjia moderne ėshtė tiranike.
    -Pse nuk pret pėr tė qenė pak mė e madhe?
    -Jo, tani.
    -Mirė, themi se ėshtė njė problem shijesh. Asaj i pėlqen mė shumė njėra ndėrsa ti preferon tjetrėn. Ti je myslimane dhe ajo ka shije tė ndryshme. Pėr kėtė duhet tė vazhdosh tė jesh myslimane.
    -Po Nadia s’ka shije tė mira?
    Duke u kacavjerrur mbi pasqyra pa mėshirė u hodh nė grykėn e njė shisheje.
    -Pėr shijet s’ka gjė tė shkruar. E vetmja gjė e rėndėsishme ėshtė tė vazhdosh tė jesh si baba e si nana.
    Ai bėri njė hap prapa.
    -Qė tė dyja fetė janė tė mira: Islamizmi dhe kristianizmi adhurojnė prapėseprapė Zotin.
    -E pse duhet qė unė ta adhuroj nė njė shtėpi e ajo nė njė tjetėr?
    -Sepse ajo e adhuron nė njė mėnyrė e ti nė njė mėnyrė tjetėr.
    -E ku ėshtė ndryshimi, babė?
    -Do ta studiosh vitin tjetėr tė shkollės edhe nė njė tjetėr. Pėr momentin mjaftohu me kaq qė kristianizmi dhe islamizmi adhurojnė Zotin.
    -E kush ėshtė Zoti babė?
    U ndal, reflektoi njė moment dhe e pyeti me kujdesin mė tė madh:
    -Ēfarė tė ka thėnė gjyshja?
    -Ajo na tremb e na thotė tė lutemi, por nuk di ta bėj.
    Ai mendoi dhe njė buzėqeshje e pasigurtė iu pa. Tha:
    -Ėshtė krijuesi i botės.
    -I sė gjithės?
    -I sė gjithės.
    -Ēfarė do tė thotė Krijues babė?
    -Do tė thotė qė ka bėrė gjithēka.
    -Si, babė?
    -Me fuqinė mė tė madhe.
    -E ku jeton?
    -Nė tė gjithė botėn.
    -E pėrpara botės?
    -Atje lart.
    -Nė qiell?
    -Po.
    -Dua ta shoh.
    -Nuk mundesh.
    -As nė televizor?
    -Jo.
    -E askush nuk e ka parė?
    -Askush.
    -E ku e di ti se ai ėshtė atje?
    -Sepse ėshtė.
    -Po kush e gjeti qė ėshtė atje lart?
    -Profetėt.
    -Po, si zoti ynė Muhameti.
    -Po si, babė?
    -Nga njė dhunti e veēantė.
    -I kishte sytė tepėr tė mėdhenj?
    -Po.
    -E pse, babė?
    -Sepse Zoti ashtu e krijoi.
    -E pse babė?
    U pėrgjigj duke u pėrpjekur qė tė mos e humbiste durimin:
    -Sepse mund tė bėjė atė ēka do.
    -E si mė ke thėnė se ėshtė?
    -Shumė i madh, shumė i fortė dhe mundet pėr gjithēka.
    -Si ti, babė?
    U pėrgjigj duke fshehur buzėqeshjen.
    -Nuk ka krahasim.
    -E pse jeton atje lart?
    -Sepse nuk e nxė dot toka, sepse atje sheh gjithēka.
    U shpėrnqendrua njė moment por me pas gjeti vėmendjen:
    -Po Nadia mė ka thėnė se ai ka jetuar nė tokė.
    -Nuk ėshtė ashtu, ai sheh gjithēka si tė jetonte nė tė gjitha vendet nė tė njėjtėn kohė.
    -E mė ka thėnė se njerėzit e kanė vrarė.
    -Mirė, shpirt, e besuan se e vranė, por ai ishte gjallė.
    -Edhe gjyshi i tij ėshtė gjallė.
    -Jo, gjyshi i ka vdekur.
    -E vranė edhe atė?
    -Jo, vdiq.
    -Si?
    -U sėmur e mė pas vdiq.
    -Atėherė edhe motra ime do tė vdesė?
    Rudhi ballin e u pėrgjigj duke ēmuar hallin e sė shoqes.
    -Nė asnjė mėnyrė. Ajo do tė shėrohet, nėse do zoti.
    -Po pse, atėherė, vdiq gjyshi i tij.
    -Sepse kur u sėmur ishte i rritur.
    -Po ti je sėmurur e nuk ke vdekur.
    E ama e pa me sy tė shqyer e mėnjėherė e kthente shikimin e frikėsuar sa tek njėri tek tjetri.
    Ai tha:
    -Vdesim kur Zoti vendos.
    -Pse Zoti vendos se kur duhet tė vdesim?
    -Se ėshtė i lirė tė bėjė ē’tė dojė.
    -Ėshtė e bukur rė vdesėsh?
    -Po ē’thua, shpirt!
    -Pse Zoti do njė gjė kur nuk ėshtė e bukur?
    -Gjithēka ēfarė do Zoti pėr ne ėshtė e mirė.
    -Po tani sapo the se nuk ishte.
    -U gabova, shpirt.
    -Po pse nana u mėrzit kur tė pyeta pse ti nuk kishe vdekur?
    -Se nuk ėshtė dėshira e Zotit qė unė tė vdes.
    -Pse, babė?
    -Se ai na vendosi kėtu e po ai do na marrė.
    -E pse, babė?
    -Se bėjmė gjėra tė mira kėtu pėrpara se tė ikim.
    -Pse nuk rrimė pėrgjithmonė?
    -Se po tė rrinim nuk do tė kishte vend pėr tė gjithė nė tokė.
    -E lėmė gjėrat e mira.
    -Po, por pėr gjėra mė tė mira.
    -Ku janė?
    -Atje?
    -Me Zotin?
    -Po.
    -E i shohim?
    -Po.
    -E kjo ėshtė e bukur?
    -Sigurisht!
    -Atėherė shkojmė!
    -Por ende nuk kemi bėrė gjėrat e mira.
    -Gjyshi i ka bėrė?
    -Po.
    -Ēfarė gjėrash?
    -Ka ndėrtuar njė shtėpi, kultivuar koshptin…
    -Po ēfarė ka bėrė kushėriri Toto?
    Pėr njė moment u zymtua.
    I hodhi njė shikim vjedhurazi e tė hutuar sė amės e iu pėrgjigj:
    -Edhe ai kishte ndėrtuar shtėpi, edhe pse tė vogėl, para se tė ikte.
    -Por Lulu, komshia, mė bezdis, e kur nuk bėn gjėra tė mira.
    -Sepse ai nuk ka lindur normal.
    -Kur do tė vdesė?
    -Kur tė dojė Zoti.
    -Edhe pse nuk ka bėrė gjėra tė mira?
    -Tė gjithė duhet tė vdesim – ata qė kanė bėrė gjėra tė mira shkojnė me Zotin ata qė kanė bėrė gjėra tė kėqija shkojnė nė ferr.
    Psherėtiu dhe heshti. I ati u ndje tepėr i lehtėsuar. Nuk dinte nėse kishte bėrė mira apo se kishte gabuar.
    Ai lum pyetjesh kishte rinxjerrė pyetje qė ishin thellė brenda tij, por krijesa e palodhshme filloi:
    -Dua tė qėndroj gjithmonė me Nadian.
    I ati e pa nė mėnyrė pyetėse e ajo shtoi:
    -Edhe nė leksionet e fesė!
    Qeshi, edhe e ama, e mė pas tha duke hapur gojėn:
    -Kurrė nuk kam menduar qė do ishte e mundur tė diskutojė nė njė nivel tė tillė kėto proleme.
    Tha e shoqja:
    -Do tė vijė ditė kur vajza do rritet e ti mund t’ia shpjegosh logjikisht tė vėrtetėn.
    Ai u kthye pėr tė parė nėse ato fjalė ishin tė sinqerta apo ironike dhe e pa tė pėrqendruar tek e qėndisura.
    Pėrktheu: Gilmana Bushati
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Naguib Mahfouz - Nobelisti i pare Arab
    ( U dekorua me cmimin Nobel per Letersine ne 1988)

    Lindi ne Cairo ne 1911. Filloi te shkruante ne moshen 17 vjecare dhe novela e tij e pare u botua ne vitin 1939. Para Revolucionit Egjiptian te korrikut, 1939 Mahfouz kishte shkruar mbi 10 libra te tjere. Megjithate librat qe e bene me te njohur ne te gjithe Arabine ishin Triologjia e Cairos, Bayn al Qasrayn (Midis Pallateve), Qasr al Shawq (Pallati i vuajtjeve) dhe Sukkariya (Shtepia e sheqerit). Ne 1959 filloi te shkruante perseri. Kete rradhe publikoi librin "Me femijet e Gebelawit" ku vihej re nje fryme e re shkrimi, shpesh e nderlikuar kjo me ide dhe gjykime mbi politiken, keto te perforcuara nga alegoria dhe simbolizmi. Punimet e kesaj periudhe perfshijne dhe novelat "Hajduti dhe qenėt" (1961), "Ndrojtja e Vjeshtes" (1962), Biseda te vogla mbi Nilin (1966) dhe Miramar (1967).

    Gjate viteve te jetes se tij Mahfouz ka punuar si Drejtor i ēensurimit ne Byrone e Artit me pas Drejtor i Organizates mbi mbeshtjetjen e Kinemase dhe me ne fund keshilltar ne Ministrine e Kultures.
    Sot ai njihet si autori i me pak se 30 novelave, me shume se 100 histori te shkurtra dhe autori i gati 200 artikujve. Gjysma e novelave te tij jane kthyer ne filma te cilat vazhdojne te qarkullojne ne te gjithe popullsine Arabike.

  3. #3
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Tregim i bukur Dikea. Falemnderit qe e solle ketu ne forum.



    Gjate viteve te jetes se tij Mahfouz ka punuar si Drejtor i ēensurimit ne Byrone e Artit me pas Drejtor i Organizates mbi mbeshtjetjen e Kinemase dhe me ne fund keshilltar ne Ministrine e Kultures.

    Cfare profesioni paska ushtruar ne fillim Drejtor i censurimit ne Byrone e Artit. Si ata te Ministrise se Brendshme qe permedn Visar Zhiti tek romani i vet: "Ruuget e ferrit" (Burgologji)

  4. #4
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353

    Njė dhimbje nė orėn e vdekjes

    Zonja dhe Zotėrinj
    Dua tė falenderoj Akademinė Suedeze, komitetin e saj pėr vlerėsimin qė i kanė bėrė pėrpjekjeve tė mia tė zgjatura dhe tė vazhdueshme dhe dua t’ju lutem qė tė dėgjoni me durim fjalimin, aq mė tepėr qė ai ėshtė nė njė gjuhė tė panjohur pėr ju. Ai ėshtė megjithatė fituesi i vėrtetė i Ēmimit. Prandaj lėrėni qė melodia e tij dallgėzohet pėr herė tė parė nė oazin tuaj tė kulturės dhe qytetėrimit. Kam shumė shpresa qė kjo nuk do tė jetė hera e fundit dhe shpresoj qė shkrimtarėt e kombit tim tė kenė kėnaqėsinė qė tė ulen me meritė tė plotė mes shkrimtarėve tuaj ndėrkombėtarė qė shpėrndajnė aromėn e gėzimit nė kėtė botė plot me hidhėrime. Njė gazetare e huaj mė tha nė Kajro qė nė momentin kur emri im ishte shqiptuar pėr Ēmimin ra heshtja dhe shumė pyetėn se kush isha. Mė lejoni pra qė tė prezantohem nė mėnyrėn mė objektive dhe njerėzore tė mundshme. Jam bir i dy qytetėrimeve qė, nė njė moment tė historisė, u bashkuan nė njė martesė tė lumtur. I pari prej tyre, qė daton 7000 vjet, ėshtė qytetėrimi i Faraonėve, i dyti, qė daton 1000 vjet, ėshtė qytetėrimi islamik. Ndoshta nuk ėshtė nevoja t’ju prezantoj asnjėrin prej tyre, meqenėse jeni elita e kulturės. Por s’ka asgjė tė keqe nė njė kujtim, nė situatėn tonė tė njohjes e tė vėllazėrimit.
    Nuk do flas pėr pushtimet e qytetėrimeve tė Faraonėve as pėr lindjen e perandorive. Falė Zotit, kjo ėshtė bėrė njė kujtim bajat qė vė nė siklet ndėrgjegjen moderne. As nuk do tė flas pėr zbulimin e ekzistencės sė Zotit e tė hyrjes sė tij nė agimin e qytetimit njerėzor. Ėshtė histori e gjatė dhe askush prej jush nuk ėshtė se nuk e njeh historinė e mbretit-profet Akhenaton. Nuk do flas pėr sukseset e kėtij qytetėrimi nė arte e nė letėrsi e pėr mrekullitė e njohura: Piramidat, Sfinksin dhe Karamakun, qė nga momenti se kush nuk ka pasur fat qė tė shohė kėto monumente ka lexuar pėr ta dhe ka imagjinuar format e tyre.
    Mė lejoni pra qė t’ju njoh me qytetėrimin e Faraonėve me atė qė duket histori e kohės nė tė cilėn rrethanat e mia personale mė kanė paracaktuar tė bėhem njė rrėfimtar. Dėgjoni pra kėto episod historik: papirueset e lashta theksojnė se faraoni ishte vėnė nė dijeni tė njė marrėdhėnieje tė dėnueshme mes disa grave tė haremit dhe burrave tė oborrit. Pritej qė t’i ekzekutonte, sipas shpirtit tė kohės. Pėrkundrazi, ai thirri pranė tij burra tė zgjedhur tė ligjit tė cilėve u kėrkoi qė tė hetonin rreth asaj qė ai kishte zbuluar. Ai u tha atyre qė donte tė Vėrtetėn qė tė jepte njė vendim me Drejtėsi.
    Kjo mėnyrė e tė sjellurit ėshtė, sipas meje, respekti mė i madh i themelimit tė njė perandoria apo tė ndėrtimit tė Piramidave. Thotė mė shumė mbi superioritetin e atij qytetėrimi sesa ēdo pasuri apo shkėlqim. Tani ai qytetėrim s’ėshtė mė – ėshtė vetėm njė histori e sė shkuarės. Njė ditė do tė zhduket edhe Piramida e madhe. Por e Vėrteta dhe Drejtėsia do tė mbeten derisa Njerėzimi do tė ketė mendjen dhe njė ndėrgjegje tė gjallė.
    Pėrsa i pėrket qytetėrimit Islamik nuk do tė flas pėr thirrjen e tij pėr tė vendosur njė bashkim mes gjithė Njerėzimit nėn mbrojtjen e Krijuesit, bazuar mbi lirinė, barazinė dhe faljen. As nuk do tė flas pėr madhėshtinė e profetit tė tij, meqenėse mes mendimtarėve tuaj ka nga ata qė e vlerėsojnė si njeriun mė tė madh tė historisė. As nuk do tė flas pėr pushtimet qė bėnė qė tė ndėrtohen mijėra minare qė i tėrheqin tek kulti, pėrkushtimit dhe sė mirės pėrmes vendeve tė boshatisura qė shkojnė pėrreth Indisė e Kinės deri nė kufi me Francėn. Nuk do tė flas as pėr vėllazėrimin mes feve dhe racave qė ai e arriti me moton e tij pėr tė pasur njė shpirt tolerant, i panjohur pėr Njerėzimit si mė parė ashtu dhe tani.
    Do ta paraqes kėtė qytetėrim nė njė situatė dramatike duke cituar shkrutimisht njė prej pjesėve tė tij mė tė njohura: nė njė betejė triumfuese kundėr Bizantit tė burgosurit e luftės u dorėzuan nė shkėmbim njė numri tė madh librash tė trashėgimisė filozofike, mjekėsore e matamikore tė Greqisė sė lashtė. Kjo ėshtė njė dėshmi e vlerės sė shpirtit njerėzor nė kėrkesėn e tij pėr njohje, edhe pse ai qė kėrkon ėshtė njė besimtar i Zotit e kush ofron ėshtė frut i njė qytetėrimi pagan.
    Ishte fati im, zonja e zotėrinj, qė u linda nė gjirin e kėtyre qytetėrimeve, tė pi tamlin e tyre e tė ushqehem me letėrsinė e artin e tyre. Mė pas pi nektarin e kulturės tuaj tė pasur dhe magjepėse. Nga frymėzimi i gjithė kėsaj,- dhe nga shqetėsimet e mia, fjalėt burojnė nga unė. Kėto fjalė patėn fatin qė tė meritojnė vlerėsimin e Akademisė tuaj tė nderuar qė ka kurorėzuar pėrpjekjen time me Ēmimin Nobel. Faleminderit nė emrin tim dhe nė emėr tė ndėrtuesve tė mėdhenj e tė vdekur qė thelemuan dy qytetėrimet.
    Zonja e zotėrinj, ju mund tė pyesni veten: ky njeri i ardhur nga Bota e Tretė ku e gjen paqen mendore pėr tė shkruar histori” Keni plotėsisht tė drejtė. Vij nga njė botė qė vuan nėn mal me borxhe pagimi i tė cilėve e vė pėrballė vdekjes dhe urisė ose shumė afėr tyre. Shumė nga banorėt e tij vdesin nė Azi pėr shkak tė pėrmbytjeve tė tjerė vdesin nė Afrikė pėr shkak tė urisė. Nė Afrikė tė Jugut miliona njerėz u shkatėrruan me mohimin e me privimin e tė gjitha tė drejtave njerėzore nė epokėn e tė drejtave tė njeriut, sikur tė mos numėroheshin si qėnie njerėzore. Nė Uest Bank dhe nė Gaza ka njerėz dėbohen pa marrė parasysh faktin qė jetojnė nė tokėn e tyre; nė tokėn e baballarėve tė tyre, tė gjyshėrve e tė stėrgjyshėrve. Janė rebeluar pėr tė kėrkuar tė drejtėn e parė tė garantuar nga Njeriu primitiv; pra, qė duhet tė kenė vendin e tyre i njohur nga ata e vetė dhe nga tė tjerėt. Pėr kėtė kurajon dhe veprimet e tyre fisnike, burra, gra, tė rinj dhe fėmijė u paguan me thyerjen e kockave, me plumba, shkatėrrimin e shtėpive dhe tortura nė burgje dhe kampe. Rreth tyre 150 milionė arabė ndiqnin atė qė po ndodhte me zemėrim dhe dhimbje. Kjo e kėrcėnon zonėn me shkatėrrim nėse nuk shpėtohet nga urtėsia e atyre qė duan njė paqe tė drejtė dhe tė plotė.
    Po, si ka mundur njeriu qė vjen nga Bota e Tretė qė tė gjejė paqen mendore pėr tė shkruar histori? Pėr fat tė mirė, arti ėshtė bujar dhe gjithėpėrfshirės. Nė tė njėjtėn mėnyrė nė tė cilėn jeton nė njerėzit e lumtur e qė nuk i braktis tė dėshpėruarit. I ofron qė tė dyve mjetet e duhura pėr tė shprehur atė qė lartohet nė zemėr. Nė kėtė moment vendimtar tė historisė sė qytetėrimit e pakonceptueshme dhe e papranueshme qė vajtimet e Njerėzimit tė fiken nė boshllėk. Nuk ka dyshim qė Njerezimi ka ndryshuar epokė dhe epoka jonė sjell me vete parashikimet e ujive mes Superfuqive. Mendja njerėzore tash merr pėrsipėr misionin pėr tė zhdukur tė gjithė shkaqet e shkatėrrimit dhe tė asgjesimit. Ashtu si shkencėtarėt pėrpiqen pėr tė pastruar mjedisin nga ndotja industriale, edhe intelektualėt duhet tė pėrpiqen tė pastrojnė njerėzimin nga ndotja morale. Ėshtė e drejta dhe detyra jonė t’u kėrkojmė udhėheqėsve tė mėdhenj, vendeve tė qytetėrimit dhe ekonomistėve tė tyre qė tė bėjnė hapin e madh qė do i sjellė nė qendėr tė epokės.
    Tė tjerėt ishin konsideruar kundėrshtarė, apo subjekte pėr t’u shfrytėzuar. Nuk kishte respekt pėr asnjė vlerė jashtė tė tė ashtuquajturės epėrsi dhe lavdisė personale. Pėr kėtė motiv humbėn shumė mėsime morale, ideale dhe vlerash; shumė mjete tė pamoralshme janė justifikuar; shumė shpirtėra u kalbėn. Gėnjeshtra, mashtrime, tradhėti, mizori mbretėruan si shenja zgjuarsie dhe prova madhėshtie. Sot, universaliteti i kėsaj mėnyre e tė tė parit tė gjėrave duhet tė ndryshohet nė rrėnjė. Sot madhėshtia e njė udhėheqėsi qytetar duhet tė matet nga universaliteti i vizionit tė tij e nga ndjenja e tij e pėrgjegjėsisė drejt njerėzimit. Bota e zhvilluar dhe Bota e tretė janė njė familje. Ēdo qėnie njerėzore ėshtė pėrgjegjėse pėr tė sipas njohjes dhe urtėsisė sė qytetėrimit tė saj. Nuk do t’i tejkaloj kufitė e detyrės sime nėse e them kėtė nė emėr tė Botės sė Tretė: Mos jini spektatorė tė mizorive toba. Pėrsa i pėrket kėsaj duhet tė ndėrmerrni rolin qė hyn nė statusin tuaj. Nga pozicioni i epėrsisė ju jeni pėrgjegjės pėr ēdo udhėzim tė gabuar pėr kafshėt apo bimėt, pėr tė mos folur tė Njeriun, nė katėr cepat e botės. Jemi plot me fjalė. Tani ėshtė koha pėr tė vepruar. Ėshtė koha pėr tė mbyllur epokėn e kusarėve dhe e fajdexhinjve. Jemi nė epokėn e udhėheqėsve pėrgjegjės pėr gjithė botėn. Shpėtoni njerėzit e skllavėruar nė Afrikėn Meridionale! Shpėtoni tė uriturit nė Afrikė! Shpėtoni palestinezėt nga plumbat dhe torturat! E pėr ma tepėr, shpėtoni izraelianėt nga pėrdhosja e trashėgimisė sė tyre tė madhe shpirtėrore! Shpėtoni atė qė ka borxhe nga ligjet e rrepta tė ekonomisė! Tėrhiqni vėmendjen e tyre pėr faktin qė pėrgjegjėsia e tyre ndaj Njerėzimit duhet t’i paraprijė punės sė tyre nė ligje tė njė shkence qė Koha ndoshta e ka kaluar.
    Zonja dhe Zotėrinj,
    megjithė kėtė qė ndodh nė botė unė jam optimist deri nė fund. Nuk them me Kantin qė Zoti do jetė fitimtar nė botėn tjetėr. Zoti ėshtė fitimtar ēdo ditė. Edhe mundet qė e Keqja ėshtė mė e dobėt nga sa ne imagjinojmė. Pėrpara nesh ėshtė njė provė e pashlyeshme: nėse nuk do tė ishte qė fitorja tė qe gjithnjė nė anėn e Zotit, hordhitė e qėnieve njerėzore nuk do tė ishin nė gjendje, pėrballė bishave dhe insekteve, shkatėrrimeve natyrore, frikės dhe egoizimit, tė rriteshin e tė shumėzoheshin. Nuk do tė ishin nė gjendje pėr tė formuar njė komb, tė dallohen nė krijimtari e zbulime, pėr tė pushtuar hapėsirėn dhe tė deklarojnė tė Drejtat e Njeriut. E vėrteta ėshtė qė e Keqja ėshtė njė korruptuese e fuqishme dhe e dhunshme dhe qė Njeriu kujton mė shumė atė qė dhemb se sa atė qė gėzon. Poeti ynė i madh Abul-’Alaa’ Al-Ma’ari ishte nė anėn e drejtė kur thoshte:
    “Njė dhimbje nė orėn e vdekjes
    vlen mė shumė se njėqind orė gėzimi
    nė orėn e lindjes.”
    I pėrsėris falenderimet e mia dhe ju kėrkoj tė falur.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    21-04-2003
    Postime
    62
    Selam Aleikum
    faleminderit dikea per shkrimet
    shume interesante
    une vij nga persia

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Ndėrmjet Lindjes E Perėndimit
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 21-06-2011, 13:41
  2. Njė shtet paralel qė po kėrcėnon shoqėrinė shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 18-01-2010, 17:22
  3. Shqipėria...ēerdhja e "ish" tė dyshuarve islamik!
    Nga creation nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 05-02-2007, 00:00
  4. Ferizaji, ēerdhja e prostitucionit kosovar
    Nga Davius nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-07-2005, 06:49
  5. Pastėrtia e Gjuhės Shqipe
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-03-2003, 03:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •