Ardian Fullani përfundimisht i pafajshëm, prokuroria nuk dorëzon rekurs
Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani është shpallur përfundimisht i pafajshëm, duke u zhveshur nga të gjitha akuzat për shpërdorim detyre të ngritura nga prokuroria.
Prokuroria ka tejkaluar afatin e rekursit për çështjen e Fullanit, duke mos e dërguar atë në Gjykatën e Lartë, çka bën që të mbetet në fuqi vendimi i Gjykatës së Apelit që e shpalli të pafajshëm Fullanin.
Afati për ta kryer këtë veprim ishte deri më 23 janar, ndërkohë që në tejkalim të kësaj periudhe procedurale, në mungesë të një reagimi nga prokuroria, vendimi i pafajësisë për Fullanin merr formë të prerë.
Shqip
Krijoni Kontakt