Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,764

    Llapjani që mallkon ditën kur u nis për Gjermani (Video)

    Llapjani që mallkon ditën kur u nis për Gjermani (Video)
    Një vit më parë Shemsi Çitaku nga Bajqina e Podujevës kishte menduar se lënia e punës në Kosovë, shitja e dy lopëve që kishte dhe disa pulave, si dhe kërkesa për 3 mijë euro borxh do t’i ndihmonin që të gjente një jetë më të mirë.

    Por ai tash e di që me veprimt e tilla vetëm ia rëndoi gjendjen vetes dhe anëtarëve të familjes së tij.

    Më 4 shkurt 2015 Shemsiu së bashku me bashkëshorten, dy djemtë si dhe vajzën që thotë se nuk e ka mirë me shëndet ishin nisur për Gjermani duke imigruar ilegalisht.

    Këtë rrugë Shemsiu e kishte marrë duke shpresuar që vajza do të kishte një të ardhme më të mirë atje, një shkollim më adekuat si dhe një trajtim më të mirë.

    “Jam nisur më së shumti për këtë çikë dhe kuptohet sikur të gjithë, tu mendu me shku përpara pak. Këtu s’po kemi, do rroga të vogla, ajo ish kanë më shumë përfitim i dikujt”, tha Çitaku.

    Atje kishte qëndruar për 3 muaj në kampe të ndryshme duke shpresuar që një ditë do të merrte lejen e qëndrimit ose të punës në këtë shtet.

    “Kam harxhuar ngat 4 mijë euro… sivjet kemi hjek pak, vera ka qenë, po punë s’kish, lypshe punë, po nuk gjejshe”, shpjegoi Çitaku, transmeton kallxo.com

    Çitaku para se të shkonte në Gjermani, kishte punuar punëtor teknik në shkollën fillore “Enver Maloku” në Podujevë. Ndërsa vetëm pak muaj më parë është kthyer prapë në punë.

    Zhgënjimi i Shemsi Çitakut kishte nisur sapo kishte arritur atje. Ndërsa ai sot as nuk mendon se do të shkonte edhe njëherë në atë mënyrë se si kishte shkuar para një viti.

    “Tash me më thënë edhe me kerr shko dhe me më thënë se 80 ose 90 për qind të nalin atje, nuk nisna”, është i vendosur ai.

    Para se të nisej për Gjermani Çitaku kishte filluar ndërtimin e shtëpisë me një kredi që e kishte marrë si dhe me disa ndihma të miqve. Ai e ka finalizuar ndërtimin, por nuk ka arritur ta bëjë shtëpi të banueshme.

    Shtëpia në të cilën jeton Shemsiu është shumë e vjetër, e ndërtuar në rininë e babait të tij që nuk jeton më.

    Plasaritjet e saj për shkak të tullave prej dheu, si dhe dritaret e vjetruara, të ftohtit që mbretëronte jashtë e bënin pjesë të ambienteve të brendshme të shtëpisë .

    “Me ato pare [që i harxhoi për të dalë në Gjermani] diçka kisha punu në shtëpi. Vëllai s’është këtu [në fshat], mixha s’është këtu, tokën e tyre e punoj unë, po edhe me e punu unë s’kom me çka me e punu. Me ato pare unë e kisha ble një traktor, e kisha punu token dhe kisha qenë shumë më i kënaqur,” tha Shemsiu.

    Si Shemsiu nga të larguarit prej Kosovës në fund të 2014-ës dhe fillim të vitit që shkoi, janë riatdhesuar rreth 17 mijë persona.

    Ndërsa shtete të ndryshme të BE-së, çdo ditë e më shumë njoftojnë se leja e qëndrimit në to nuk do t’i pranohet asnjë qytetari të Kosovës.
    Ska faj njeri, fajet i ka Hoshimini dhe Isamini qe veq vjedhin kurgjo skan bere per Kosove.

    http://botasot.info/lajme/506708/lla...jermani-video/


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Llapjani që mallkon ditën kur u nis për Gjermani (Video)

    Kjo puna e fajit po behet si barsalet. Po behet njeçik si e padurueshme ;jo fajin e ka filani e jo fajin e ka fisteku.

    Ata qe i votojne a kane ndonje far faji ? Se nuk vlen me as si justifikim,dukemi sikur jemi popull i ndershem e fajin rastesisht e kane disa hajdut te caktuar,qe kan rene nga qielli...

    Mbase do ishte me mire ta fillojme njehere nga e kunderta,nga shumica...Dhe s'po e vazhdoj me.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    mesia4ever (26-01-2016)

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Llapjani që mallkon ditën kur u nis për Gjermani (Video)

    ...o Serafim,ke te drejt.Disa votojne per nje mbushje telefoni,disa te tjere per nje meditje qe marrin diten e votimit si vezhgues,e bejne gjithe mehallen per vete.E ka edhe te atill qe shkojne gjat fushates vetem per te dalur ne tv,hahaha.....

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar dielli1 për postimin:

    mesia4ever (26-01-2016)

  6. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Llapjani që mallkon ditën kur u nis për Gjermani (Video)

    Citim Postuar më parë nga dielli1 Lexo Postimin
    ...o Serafim,ke te drejt.Disa votojne per nje mbushje telefoni,disa te tjere per nje meditje qe marrin diten e votimit si vezhgues,e bejne gjithe mehallen per vete.E ka edhe te atill qe shkojne gjat fushates vetem per te dalur ne tv,hahaha.....
    U be si sport tani;te gjithe ankohen e te gjithe votojne. Duhet gjetur vetem se ne fillim ankohen pastaj votojne apo ne fillim votojne pastaj ankohen.
    Se duket sikur jemi popull qe voton vetem 10-30 % e votuesve,kur ne te vertete mbajne rradhe per te votuar...

    Se duket sikur e kam me hapsin e temes o me personazhin e temes,por eshte bere nje problem psikiatrik,se prsh ke dhe njerez qe thone votova Ramen por me zhgenjeu...Dhe e mbajne veten si intelektual; imagjino se çfar mund te presesh nga njeriu i thjeshte qe mund te jete jopolitik o nuk ka bindje politike.

  7. #5
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,764

    Për: Llapjani që mallkon ditën kur u nis për Gjermani (Video)

    realiteti:hh


  8. #6
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Llapjani që mallkon ditën kur u nis për Gjermani (Video)

    Citim Postuar më parë nga dielli1 Lexo Postimin
    ...o Serafim,ke te drejt.Disa votojne per nje mbushje telefoni,disa te tjere per nje meditje qe marrin diten e votimit si vezhgues,e bejne gjithe mehallen per vete.E ka edhe te atill qe shkojne gjat fushates vetem per te dalur ne tv,hahaha.....
    Aty spritet hajr ku vota shitet per nje mbushje telefoni. Ndoshta eshte perfitim i momentit i atij personi por me ate veprim ai person po ia vjedh ardhmerine femijeve te tij se pari.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •