Rėndėsia e Sunetit nė legjislacionin islam
S’ka dyshim se Kurani i madhėrishėm dhe Suneti (tradita profetike), janė dy burimet bazė tė legjislacionit islam. Prej tyre pėrftohen argumentet legjislative islame dhe gjykimet e jurisprudencės (fikhut); si dhe tek ato tė dyja kthehen tė gjitha ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me legjislacionin islam (Sheriatin).
Nė Kuran dhe Sunet janė tė bazuara tė gjitha parimet e tjera tė legjislacionit islam, tė renditura sipas hierarkisė sė zbatimit qė ato kanė, si nė rrafshin teorik dhe nė atė praktik.
Dijetarėt e hadithit si dhe juristėt islam, e kanė pėrkufizuar Sunetin si mė poshtė:
“Bashkėsia e fjalėve, veprave dhe aprovimeve tė Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!).”
Allahu i Madhėruar ia zbriti Kuranin Profetit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė mėnyrė qė ai t’ua kumtojė dhe t’ua sqarojė njerėzve. Urdhėresat dhe mesazhi qė gjindet nė tė, kuptimin e vėrtetėe marrin duke u jetėsuardhe zbatuar nė praktikė; duke pėrfshirė tė gjitha ēėshtjet shoqėrore dhe sociale.
Mirėpo, mund tė ndodhte qė pėr ndonjė ēėshtje tė caktuar tėmos ishte shpallurndonjė ajet prej Kuranit, e nė kėtė rast, i Dėrguari i Allahut gjykonte nė ato ēėshtje sipas asaj qė i frymėzonte Zoti i tij, apo e analizonte ēėshtjen dhe Allahu e udhėzonte tek ajo qė ishte mė e drejta.
Padyshim qė i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ėshtė shėmbėlltyra mė e denjė dhe pishtari ndriēues pėr popullin musliman. Ēdo vepėr e tij, qoftė ajo qėndrim apo lėvizje, pėr muslimanin konsiderohet normė dhe ligj pėr t’u pasuar dhe zbatuar.
Duke studiuar traditėn profetike, hulumtuesi musliman arrin tė kuptojė rėndėsinė dhe vlerėn e madhe qė ka Suneti nė legjislacionin islam, nė njohjen e dispozitave fetare dhe nė vendosjen e atyre normave tė ligjshme pėr tė cilat nuk ka zbritur argument i drejtpėrdrejtė nė Kuranin e madhėrishėm.
Prej kėsaj veēorie, Suneti tek muslimanėt, konsiderohet burimi i dytė themelor nė pėrftimin e dispozitave ligjore dhe fetare, sikurse ai ėshtė shpjeguesi, sqaruesi dhe komentuesi i Kuranit tė madhėrishėm.
Pėr rėndėsinė e madhe tė Sunetit, tregojnė shumė ajete nė Kuranin famėmadh, tė cilat e nxisin muslimanin qė ta pasojė dhe zbatojė atė nė ēdo hap tė jetės.
Allahu i Madhėruar thotė:
وَمَا آَتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا
“Ēfarėdo qė i Dėrguari t’ju japė, merreni atė (zbatojeni), e ēfarėdo qė t’ju ndalojė, hiqni dorė prej saj.”[1]
Nė mbėshtetje tė kėsaj, gjejmė ajetin tjetėr i cili na tregon se fjalėt, veprat dhe aprovimet e tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), konsiderohen pjesė e shpalljes hyjnore dhe inspirim nga Zoti i Madhėruar, i Cili thotė:
وَمَا يَنْطِقُ عَنِ الْهَوَى (3) إِنْ هُوَ إِلَّا وَحْيٌ يُوحَى (4)
“Ai nuk flet sipas qejfit tė vet, por ajo (qė thotė) ėshtė vetėm shpallje hyjnore, qė i vjen atij”.[2]
Pra, njė nga funksionet mė tė rėndėsishmetė Suneti ėshtė pikėrisht shkoqitja dhe qartėsimi i ēėshtjeve tė cilat nė Kuran janė pėrmendur nė formė pėrmbledhėse, forma e detajuar e tė cilave nuk mund tė njihet ndryshe, veēse nėpėrmjet traditės profetike.Psh.: forma e namazit, kohėt e tij, kushtet e namazit etj. Tė gjitha janė shtjelluar nė traditėn Profetike. Po ashtu edhe nė lidhje me zekatin, ėshtė Suneti ai qė na pėrcakton kuotėn pėr tė cilėn bėhet obligim nxjerrja e zekatit, sasia qė duhet dhėnė, llojet e pasurisė, etj. E njėjta gjė thuhet edhe pėr formėn e kryerjes sė Haxhit, si dhe pėr tė gjitha dispozitat qė kanė tė bėjnė me adhurimet, apo qė kanė tė bėjnė me marrėdhėniet ndėrnjerėzore, kodin civil, kodin penal, shitblerjen, etj.
Pra, janė tė shumta ato ēėshtje tė cilat nė Kuranin e madhėrishėm janė pėrmendur nė formė pėrmbledhėse, ndėrsa forma e detajuar dhe shpjegimi i tyre gjendet nė Sunetin profetik.
Njė tjetėr kontribut i rėndėsishėm i Sunetit nė raport me Kuranine madhėrishėm ėshtė edhe fakti se ai tregon pėr pėrjashtimin e disa ēėshtjeve specifike nga pėrgjithėsimi i pėrftuar nga ajetet Kuranore.
Po ashtu, shumė prej ajeteve kuranore nuk mund t’i kuptojmė ashtu siē duhet, veēse nėpėrmjet shpjegimit dhe komentimit qė gjendet nė traditėn profetike; kjo sepse Kurani ėshtė libėr gjithėpėrfshirės dhe ajetet e tij nė pėrgjithėsi trajtojnė bazat e ēėshtjeve dhe rrallėherė hyjnė nė sqarimin e detajuar tė tyre, detyrė tė cilėn e kryen mė sė miri Suneti profetik.
Veē asaj qė kemi pėrmendur mė sipėr, sqarojmė se mund tė ndodhė qė disa dispozita tė cilat nuk janė trajtuar nė Kuranin e madhėrishėm, tė trajtohen posaēėrisht ne sunetin profetik. Pra, Suneti mund tė shtojė dispozita tė cilat nuk janė pėrmendur nė asnjė ajet tė Kuranit, siē ėshtė p.sh.: Palejueshmėria e ngrėnies sė mishit tė gomarit, obligueshmėria e sadakasė sė Fitrit, etj.
Muslimani duhet t’i kushtojė rėndėsi parėsore mėsimit dhe studimit tėSunetit (Traditės profetike), pasi nė kėtė mėnyrė ai do tė pėrfitonte fryte dhe dobi tė shumta, ku ndėr to veēojmė:
Mbjellja e dashurisė nė zemrat e muslimanėve pėr tė Dėrguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), nė mėnyrė tė tillė qė ata ta marrin pėr shėmbėlltyrė dhe udhėrrėfyes, e sidomos nė fazat e para tė zhvillimit kur ata janė ende fėmijė, por edhe mė pas.
Duke njohur biografinė dhe moralin e tij tė pėrsosur, rrėnjoset nė zemėr dashuria pėr tė, e cila e bėn tė lehtė bindjen ndaj urdhėresave dhe largimin nga ndalesat me tė cilat ai ka porositur, si dhe bėhet mė e lehtė zbatueshmėria e legjislacionit hyjnor me tė cilėn ai ėshtė dėrguar.
E tillė duhet tė jetė gjendja derisa feja tė jetė pjesė integrale e jetės sė individit dhe shoqėrisė, e tė mėdhenjve dhe tė vegjėlve; tė jetė formues i karakterit dhe botėkuptimit tė tyre, nė mėnyrė qė tė zbatohet thėnia profetike, tė cilėn e pėrcjell imam Neueuiu nė librin El Huxh-xheh, nga Ibėn Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Askush prej jush nuk ka besuar (siē duhet)derisa dėshirate tij te jenė nė pėrputhje me atė qė unė jam dėrguar (pra fenė)”.
Prej trajtimit tė posaēėm qė i kushtohet Sunetit profetik ėshtė edhe njohja e mėnyrės se si ėshtė pėrciellė brez pas brezi deri tek ne, njohja e dijetarėve tė mėdhenj dhe librave tė rėndėsishėm tė cilėt kanė pėrmbledhur traditėn profetike; e sidomos njohja e shkallės sė saktėsisė dhe autenticitetit tė tij.
Njė tjetėr veēori e sunetit, siē e kemi pėrmendur mė sipėr, ėshtė fakti se nėpėrmjet tij njohim dispozitat ligjore dhe fetare nė formėn e tyre tė shkoqitur, tė thjeshtėsuar dhe tė plotė. Pra, ėshtė suneti profetik ai qė na tregon qartėsisht formėn e detajuar tė namazit, zekatit, haxhit etj, edhe pse ato janė pėrmendur nė formė tė pėrgjithshme nė shumė ajete nė Kuranin e madhėrishėm.
Studiuesi i Sunetit dhe thėnieve profetike pėrfiton dituri dhe kulturė islame tė gjerė.
Ai pėrfiton gjithashtu prej elokuencės sė mrekullueshme gjuhėsore, e cila shpaloset qartė nė tė gjitha thėniet profetike, saqė mahnitet prej saj cilido qė ka sadopak njohuri rreth gjuhės arabe, e sidomos ata tė cilėt janė tė specializuar nė fushėn e njohurive gjuhėsore. Buhariu dhe Muslimi pėrcjellin nga Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) hadithin nėtė cilin citohet se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Jam ndihmuar me frikė (qė e ndjejnė armiqtė para se tė pėrballen me mua) dhe me fjalėt pėrmbledhėse (tė shkurtėra e kuptimplota)”
Nėpėrmjet studimit dhe hulumtimit tė mėnyrės se si Suneti dhe thėniet profetike janė pėrcjellė brez pas brezi deri tek ne, si dhe duke studiuar rrugėt e transmetimit dhe duke u njohur me sakrificat dhe pėrkujdesjen e madhe qė dijetarėt muslimanė tė tė gjitha kohėrave kanė treguar pėr ruajtjen e sunetit, hulumtuesit dhe nxėnėsit tė diturisė i bėhet e qartė se cila ėshtė metodologjia e saktė shkencore qė duhet ndjekur pėr studimet dhe hulumtimet akademike.
Muslimanėt kanė tė drejtė tė krenohen pėr kėtė veēori tė tyre nė lidhje me verifikimin e njohurive, autenticitetin e thėnieve profetike dhe transmetimeve, saktėsimin dhe analizimin e zinxhirėve tė transmetimit dhe transmetuesve, shkencė kjo e cila nuk ka qenė e njohur tek asnjė popull tjetėr.
Allahu i Madhėruar, nė suren En Nahėl, thotė:
وَأَنْزَلْنَا إِلَيْكَ الذِّكْرَ لِتُبَيِّنَ لِلنَّاسِ مَا نُزِّلَ إِلَيْهِمْ وَلَعَلَّهُمْ يَتَفَكَّرُونَ (44)
“Ndėrsa ty (o Muhamed) tė zbritėm Pėrkujtimin (Kuranin), me qėllim qė t’u shpjegosh njerėzve atė qė u ėshtė shpallur dhe qė ata tė meditojnė.”[3]
I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), nė hadithin tė cilin e transmeton Ibėn Mesudi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) ka thėnė: “Allahu e ndriēoftė dhe e hijeshoftė atė njeri qė dėgjon diēka prej meje dhe e pėrcjell atė tek tė tjerėt ashtu siē e ka dėgjuar, pasi ndoshta atij qė i pėrcillet e kupton mė mirė se ai qė e ka percjellė.”[4]
Imam Tirmidhiu, Ibėn Hibani, imam Ahmedi, Ebu Nuajmi dhe tė tjerė, transmetojnė nga sahabiu i nderuar Zejd Ibėn Thabiti(Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!), se i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), ka thėnė: “Allahu ia ndriēoftė fytyrėn atij qė dėgjon nga ne njė thėnie, pastaj e mėson pėrmendėsh atė, dhe mė pas ia mėson dikujt tjetėr. Ndodh qė dikush ta mbartė diturinė pėr tek dikush i cili e kupton mė mirė se vetė mbartėsi.”[5]
Shkėputur nga “Libri i praruar qė na njeh me pozitėn e Profetin tė dalluar” me autor Kadij Ijad el Jahsubi el Magribi.