Interi siguroi njė biletė pėr nė gjysmėfinale tė Kupės sė Italisė, por incidenti qė ndodhi nė fund tė takimit mes trajnerėve tė tė dyja skuadrave, Mancinit dhe Sarrit, la nė hije rezulatin nė fushė

Pas ndeshjes, Mancini lėshoi akuza tė ashpra nė drejtim tė trajnerit tė Napolit, duke thėnė se ai ėshtė racist, pasi e kishte ofenduar me fraza homofobe.

“Sarri nisi tė mė ofendonte me fraza homofobe. Persona si ai nuk mund tė qėndrojnė nė futboll sepse kėshtu situata nuk do tė pėrmirėsohet kurrė. Pyeta gjyqtarin e katėrt pėrse akordoi 5 minuta shtesė dhe Sarri mė sulmoi verbalisht. Ėshtė njė racist dhe duhet ti vijė turp nga vetja. Gjyqtari i katėrt i dėgjoi tė gjitha, por nuk bėri asgjė”, tha Mancini.

Megjithatė, duket se trajneri i Napolit ka kuptuar gabimin dhe i ka kėrkuar falje Mancinit, por ai kėmbėngul se njė trajner si Sarri, qė ofendon nė atė mėnyrė, nuk do tė kishte vend nė futbollin anglez.

“Shkova ta takoja nė dhomat e zhveshjes dhe mė kėrkoi falje. Ndjesa nuk shėrben, Sarrit duhet ti vijė turp. Nė moshėn 60-vjeēare nuk mund tė sillet nė kėtė mėnyrė. Nėse do tė ishim nė Angli, njė person i tillė nuk do tė shkelte mė nė fushat e futbollit”, vijoi ai.

Por, ndoshta Mancini ka tė drejtė dhe ndjesa nuk do tė vlejė, pasi mediat italiane shkruajnė se vetėm disa orė pas ndeshjes ėshtė hapur njė hetim pėr kėtė incident.

Sipas rregullores, e cila ėshtė shumė e ashpėr nė raste tė tilla, aq me tepėr me trajnerėt, Sarri rrezikon shumė. Napoletani mund tė pezullohet pėr katėr muaj si dhe me njė gjobė qė shkon nga 15 deri nė 30 mijė euro. Megjithatė vendimi do tė varet shumė nga raporti i gjyqtarit tė ndeshjes.

/ Top Channel