Sepp Blatter do tė vazhdojė qė tė paguhet nga FIFA, pavarėsisht dėnimit me 8 vjet pezullim nga tė gjitha aktivitetet. Ai qė e deklaroi kėtė ishte zėdhėnėsi i FIFA, Andreas Bantel.

“Deri nė momentin e zgjedhjes sė presidentit tė ri mė 26 shkurt, Blatter ėshtė ende nė kėtė detyrė pasi kėshtu ėshtė nė kontratėn e tij”, tha Bantel.

Blatter mė 8 tetor u pezullua me 90 ditė, dėnim ky qė u rrit nė 8 vjet pėr shkak tė pagesės prej 1.8 milionė eurosh pėr llogari tė Michel Platini nė vitin 2011.

Sipas Komisionit tė Auditit tė FIFA, pėr Blatter mund tė bllokohet dhėnia e bonuseve tė ndryshme, por nuk mund t'i mohohet paga pasi kjo ėshtė pjesė e kontratės qė ai ka nėnshkruar.

Federata Ndėrkombėtare e Futbollit ėshtė pėrfshirė nė njė krizė tė thellė pėr shkak tė skandalit tė korrupsionit qė ka sjellė edhe vendosjen e 41 personave nėn akuzė nga ana e SHBA pėr veprime ilegale.

Prokuroria amerikane po vijon hetimet e saj, ndėrkohe qė edhe drejtėsia zvicerane po e bėn njė gjė tė tillė paralelisht. Vetėm javėn e kaluar, FIFA shkarkoi nga detyra e Sekretarin e Pėrgjithshėm, Zherom Valke pėr shkak tė pėrshirjes sė kėtij tė fundit nė njė skemė tė shitjes sė paligjshme tė biletave tė Botėrorit tė vitit 2014.

Ky skandal i FIFA ka bėrė qė qeveria e futbollit botėror nė vitin 2015 tė raportojė njė bilanc me humbje financiare, gjė qė ndodh pėr herė tė parė pėr kėtė institucion qė nga viti 2001.

/ Top Channel