Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    17-janar 1468-17 Janar 2016….Ku ndodhet Varri i Gjergj Kastriotit –Skenderbeu?

    Barleti thote se Gjergj Kastrioti Skenderbeu u varros ne Kishen e Shen Nikolles (Shen Kolli),Lezhe.: ``Gjergj Kastrioti u varros në qytetin e Lezhës, në kishën e madhe të Shën Kollit. Ceremonia e varrimit të tij, sipas zakonit të të parëve, u bë me një madhështi të paparë. Trupi i tij u përcoll me vaj nga të gjithë ushtarët dhe me gjëmë, sipas zakoneve të vendit, nga të gjithë princat dhe kapedanët…..”.
    Pasë vdekjes së tij më 1468 në Lezhë nga shkaqet natyrore ?!, ushtarët e tijë u bënë rezistencë Turqve për 12 vjet. Më 1480 Shqipëria definitivisht u pushtua nga Perandoria Turke.
    Hoxha shprehet se "ky zbulim shkon mjaft mirë në përputhje me ato çka studimet më të hershme arkeologjikë kanë thënë, se nën Memorialin e Skënderbeut ndodhej një kishë shumë e hershme e cila është rinovuar në shekullin e XII-të, është rinovuar përsëri në shek e XIV-të dhe në të cilën u varros heroi i kombit, Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe që pas pushtimit turk u kthye në xhami.
    Atë natë që ushtria turke mori arratinë, Gjergj Kastrioti vdiq më 17 Janar (1468) në moshën 63 vjec, në vitin e 24-t të sundimit të tij i cili kishte filluar më 28 Nëntor 1443…..
    Duken mbeturinat e nje xhamie ne rrethinat e keshtjelles se Lezhes ne koder dhe duken nje Dikka (arkitekture islame me kolona), nje Mihrab (pjese arkitekture islame me kurbature). Kjo xhami u ndertua mbi mbeturinat e Kishes se Shen Nikolles.
    Eshtrat e Skënderbeutthuhet se u zhvarrosën nga turqit pas rënies së Krujës, më 1480, 12 vjet pas vdekjes. Varri i tij, që ndodhej në Kishën e Shën Nikolla në Lezhë, u dhunua dhe eshtrat u morën si hajmali nga ushtarët turq.
    Kur Turqit e gjetën vorrin e Skenderbeut në kishën e Shën Nikut në Lezhë, e hapën ate dhe morrën eshtrat e Skenderbeut për të cilat besohej se sjellin fat.
    Lezha u pushtua nga turqit me 1478.
    Mbreti Ferdinant u shpreh ne letren e tij me 24 shkurt 1468 ne mirenjohje ndaj Skenderbeut: `Skanderbeg ishte si nje Baba per ne“.
    Sulltan Mehmeti II, pasi vdiq Skenderbeu tha: ``Europa dhe Azia jane te miat. Mjere Krishterimi. Ai humbi Shpaten dhe Mburojen e tij``.
    Shqetesimet qe Skenderbeu u solli forcave osmane ishte I tille qe kur osmanet gjeten varrin e Skenderbeut ata e happen ate, dhe moren kockat te cilat I varen si hajmali.Kisha e Shen Nikolles u rindertua nga osmanet si nje gjest tolerance ndaj kristianeve.
    Xhamia Selimie ishte nje nga ndertesat e mesjetes ne Lezhe dhe u prish gjate diktaturës se Enver Hoxhes I cili prishi te gjitha xhamite ne Lezhe. Min arja u hodh pertoke gjithashtu. Ne 1981, u ndertua Mauzoleumi I Gjergj Kastriotit-Skenderbeut aty.
    Varri i Skenderbeut u dhunua 4 vite pas vdekjes se tij nga ushtaret e Mehmetit II.
    Barleti, në librin e tij “Historia e Skënderbeut” na jep këtë pasazh:
    “Turqit dhe Barbarët duke u bërë zotër të qytetit të Lisos, gjetën dhe nxorën nga varri me dëshirë shumë të madhe trupin e Skënderbeut. Te eshtrat dhe varri i tij u mblodhën që të gjithë kush e kush më parë, sepse kujtonin se do të ishe fatbardhë, shumë i lumtur ai që do të siguronte për vete një copëz prej tyre, të cilën e qepnin dhe e zbukuronin një palë me argjend, një palë me ar dhe e varnin në qafë, si ndonjë gjë hyjnore, të shenjtë dhe vendimtare për fatin e tyre dhe e nderonin me respekt shumë të madh, duke kujtuar se të gjithë ata që i mbanin me vete ato thërrmija do të kishin në jetë po atë fat e mbarësi që pat edhe gëzoi sa qe gjallë vetë Skënderbeu”.
    Kur osmanet gjetne varrin e Skenderbeut ne Kishen e Shen Nikolles ata e hapen dhe i moren kockat si hajmali duke besuar qe nga ato do te beheshin trima.
    T. Spanducci, shkrimtar i shek 17th ne librin e tij"Historia“ shkruante se…Varri i Skenderbeut eshte ne nje varreze orthodokse te Kishes Shen Nikolla….
    Kockat e tij të futura nën dhe u prehën në paqe gjer ditën kur në Epir erdhi Mehmeti II, katër vite më pas turqit të cilët pushtuan qytetin e Lezhës, kërkuan të etur trupin e Skënderbeut, duke ja shkulur kockat e tij. Kockat e atij njeriu që dikur me ti dëgjuar emrin merrnin arratinë, tani i rrëmbenin si diçka të shenjtë. Ata vërsuleshin drejt skeletit dhe i lumtur ish ai që i prekte e akoma më shumë, ai që i varte ato si hajmali, pra si diçka përrallore…….”.
    (abati francez Zhak de Lavardin. Në vitin 1573 ky autor e botoi veprën e tij në Paris me titullin “Histoire de Georgis Castriotis Syrnome Scanderbeg, Roy de l’Albanie”)
    Mendohet se varri i Skenderbeut gjendet nen xhamine Selimije e cila u ndertua mbi Kishen e Shen Nikolles prandaj quhet edhe Kisha-Xhami).
    Xhamija u quajt Selimije sipas urdherit te Sulltan Sulejmanit.
    Kisha e Shën Nikolles (Shen Kollit) u shndërrua në xhami në vitin 1580.
    Sot aty eshte ndertuar Mauzoleumi.
    Kisha e Shen Nikolles (Shen Koll) ishte Kishe orthodokse, dhe ne fund te shek XIV u bë perseri kishe katolike. (http://www.catholic.com/encyclopedia/diocese-of-alessio).
    Hekardin-Ja seç thotë më tej ai per Kishen Shen Nikolla: “…nga ato që kanë mbetur nga pallati i feudalëve të vjetër, sheh tre emblema të vjetra mermeri, në njërën prej të cilave mund të dallosh ende një grua dhe një burrë, me kokën e rrethuar me një brerore dhe me një kryq grek mes tyre, në të dytën shihet një luan i ngritur mbi të dy këmbët e pasme dhe në të tretën një shqiponjë me krahë të shpalosur, që shtrëngon në kthetrat e saj një gjarpër, emblem e cila siç thonë gjendej në armaturën e kastriotëve” (H. Hecquard. Po aty. F 73).
    Barleti thekson se ai u varros sipas zakonit të stërgjyshërve të tij. Por cili ishte ky zakon? Këtu mendoj se duhet të ndalemi dhe të bëjmë një analogji me zakonet dhe traditën e varrimit të shekullit të XV. Ne sot kemi disa dëshmi nga tradita e varrimit të Kastriotëve. Njëra prej tyre është ajo mbi varrin të vëllait të Skënderbeut, Reposhit, varrosur në manastirin e Hilandarit, në Malin e Shenjtë në Greqi. Varri ndodhet brenda katedrales, nën nartekstin (portikun), në murin verior (K. Balli-L. Gliozheni; Mali i Shenjtë-Mikrokozmosi i Botës Bizantine. Tempulli. Korçë 2001.
    …………………………………………………………………………
    Dyshimet për vend ndodhjen e varrit.
    Sipas studiuesit Dhosi Liperi ne Konferencen e 2 te studimeve Albanologjike, 1968–turqit nuk e kane cvarosur varrin e Gergj Kastriotit-Skenderbeu, sic pohon Marin Barleti, sepse sipas tij nuk ka asnje dokument Osman apo venecian qe e pohon kete. 47 vjet pas vdekjes se Autorit u botua libri I tij ``Mitologjia Skenderiane``.
    Sipas Dhosi Liperi (vdekur me 1968), historianet turq Ibn Kemali, Hoxha Sadedini, Idris Bitlisi, Tursuni, te cilet pershkruajne hollesisht pushtimin e Lezhes me 1478, nuk e permendin cvarrimin e varrit te Gjergj Kastrotit. Deshmite e tyre ne librin ``lufta shqiptaro-turke ne shek XV``, Tirane 1968.
    Dëshmite e mbledhura sipas z.Liperi ne Mat, Zadrime,Kruje e Mirdite, osmanet nuk e gjeten asnjëhere varrin e Skenderbeut.
    Dhe, si etnograf, Liperi u mor kryesisht me mbledhjen e të dhënave verbale që mori nga 173 kallëzonjës, të cilët i intervistoi gjatë periudhës 1929-1961.
    Pikërisht rreth këtij fakti shprehej edhe Indro Montaneli, një nga përfaqësuesit më në zë të gazetarisë dhe historisë italiane ne shkrimin “Skënderbeu është ushtari i panjohur i Shqipërisë”, shkroi ai kur e vizitoi Lezhën në vitin 1938 (Indro Montanelli: Albania Una e Mille. Torino (etc.)-G. B. Paravia. 1939).
    Ai pohon se Gjergj Kastrioti ka patur dhe nje vajze –`Vojsava e Re`, qe luftoi dhe u hodh nga kalaja e Cidhnes, per te mos rene ne duar te osmaneve.
    ……………………………………………………………….
    Gjoni, djali i vetëm i Skënderbeut, u largua në Napoli pas vdekjes së të atit, ku mori titullin “Dukë” dhe “Kont”. U martua me Irena Brankoviç Paleologu, pasardhësja e fundit e familjes perandorake të Bizantit dhe patën shumë fëmijë. Pasardhësit u shpërngulën në Leçe, në vitin 1700.
    Shqiptaret e atyshen mbajne religjionin kristian orthodoks e cila eshte nje karakteristike e arberesheve te ketushem. Kjo etni respektohet nga italianet fqinje duke e ditur se ata qe mbeten ne vendin e tyre kane nje maxhorance myslimane.
    Ka shume fshtara. Ne Italine e Jugut. Mbi 800.000 arbereshe flasin gjuhen arbereshe te formes `toske` e cila permban edhe fjale greke dhe latine..
    Kane dialekte te ndryshme si : Sicilian Albanian, Calabrian Albanian, Malesise se Shqiperse se Mesme, dhe te bregdetit te Shqiperise.
    Familja e Gjergj Kastriotit pati nje prone ne Mbreterine e Napolit- Dukati I San Pietro ne Galantina pas largimit nga Epiri-Arberiadhe nje Konte ne Soleto –Lece.
    Djali I tij Gjon Kastrioti II u martua me Irene Brankovic Paleilogina vajza e Despotit serb Llazar Brankovic e cila ishte edhe nje nga pasardhesiet e familjes mbreterore Bizantine Paleigologus.
    Dy linjat fisnore te Kastrioteve zbresin nga Duka e Ferrantes ose nipi I GjonKastrioti i II apo sternipi I Skenderbeut: Akile Castriota Scanderbeg dhe Pardo Castriota Scanderbeg, jane pjese e fisnikerise italiane dhe te Urdhrit Ushtarak te Maltes.
    Linja mashkullore nderpritet qe ne vitet 1550, por e bija legjitime e Dukes se Ferrantes, Irena Castrioti trashegoi Kontene e Soletos, ne Sanseverino. Martesa e saj me Princin Pietrantonio Sanseverino paten nje djale Nikolo Sanseverino (1541-1606).Katranipi I fund shek XIX Filipo Castrioti ishte bashkepuntor I Ismail Bej Qemal Vlores.
    Egzistojne me qindar piktura, skulptura, per Heroin tone kombetar. Njihen ato ne Rome, Paris, Gdansk, Shibenik, etj.
    Kështu p.sh., Papa Kalisti III i dha Skënderbeut titullin "Athleta Christi"(Atlet i Krishtit), e bëri kryegjeneral dhe e ndihmoi me para e me ndihma të tjera, në gusht të vitit 1464 Papa Piu II kërkoi të vinte në Shqipëri, me qellim që të kurorëzonte Skënderbeun mbret të Epirit dhe të shuguronte kardinal Pal Engjëllin, por mjerisht një sëmundje e papritur nuk e la ta realizonte këtë dëshirë;
    Piktura me e hershme. Në Katedralen mesjetare të Shibenikut në Kroaci ndodhet një portret në skulpturë. Mbështetur në identifikimin e bërë nga studiuesja kroate Ivana Pavicic, mendohet se kjo vepër i takon artistit të njohur me origjinë shqiptare Andrea Aleksi (1425-1507) dhe është realizuar midis viteve 1443-1448.

    Referencat
    http://www.eupedia.com/forum/threads...milarity/page2)
    http://shqiperiaebashkuar.info/2015/...entet-e-fundit
    (https://en.wikipedia.org/wiki/Selimie_Mosque)
    http://www.eupedia.com/forum/threads...milarity/page2)
    (abati francez Zhak de Lavardin. Në vitin 1573 ky autor e botoi veprën e tij në Paris me titullin “Histoire de Georgis Castriotis Syrnome Scanderbeg, Roy de l’Albanie”)
    (http://www.gazetaexpress.com/arkiva/...erbeut-117049/)
    (http://www.catholic.com/encyclopedia/diocese-of-alessio).
    (K. Balli-L. Gliozheni; Mali i Shenjtë-Mikrokozmosi i Botës Bizantine. Tempulli. Korçë 2001.

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar pirro10 për postimin:

    bili99 (25-01-2018)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: 17-janar 1468-17 Janar 2016….Ku ndodhet Varri i Gjergj Kastriotit –Skwnderbeu?

    Asnje gazete sot nuk perkujtoi 548 vjetorin e vdekjes se Heroit Kombetar GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU.
    Keto jane Mediat shqiptare anti kombetare.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar pirro10 për postimin:

    bili99 (25-01-2018)

  5. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: 17-janar 1468-17 Janar 2016….Ku ndodhet Varri i Gjergj Kastriotit –Skwnderbeu?

    Artikull i bukur,bravo.
    Shume interesante,varri mbetet aty kurse
    eshtrat e Skenderbeut i nxorren nga varri dhe i moren turqit.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  6. #4
    i/e regjistruar Maska e Vinjol
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Fier
    Postime
    1,540

    Për: 17-janar 1468-17 Janar 2016….Ku ndodhet Varri i Gjergj Kastriotit –Skwnderbeu?

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Asnje gazete sot nuk perkujtoi 548 vjetorin e vdekjes se Heroit Kombetar GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU.
    Keto jane Mediat shqiptare anti kombetare.

    e ke gabim i nderuar
    hidh nji sy nga google
    atje do te gjesh sa nga to kane kujtuar diten e sotshne
    Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..

  7. #5
    i/e regjistruar Maska e Akuamarini
    Anëtarësuar
    19-02-2015
    Postime
    2,565

    Për: 17-janar 1468-17 Janar 2016….Ku ndodhet Varri i Gjergj Kastriotit –Skenderbeu?

    Gjurmë Shqiptare - Enigma e varrit të Gjergj Kastriot Skënderbeut
    Top Channel Albania
    Published on Jan 13, 2018

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •