Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 65
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Jubileu i mëshirës, rizhbulimi i besimit të vërtetë

    Papa: të kalosh nëpër Portën e Shenjtë do të thotë

    të zbulosh thellësinë e mëshirës së Zotit



    08/02/2016

    “Të hysh nëpër Portën e Shenjtë

    domethënë të zbulosh thellësinë e mëshirës së Atit Qiellor

    që e kërkon çdonjërin personalisht”.

    Kështu shkruan Papa Françesku

    në një tweet të faqen e internetit @Potinfex

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Jubileu i mëshirës, rizhbulimi i besimit të vërtetë

    Mëkatet që zgjidhen vetëm nga Papa


    04/12/2015

    Mëkatet që nuk mund të zgjidhen jo vetëm nga meshtari, por as nga ipeshkvi, janë pesë. Sipas Kodit të së drejtës kanonike të vitit 1917, i vlefshëm edhe sot, ato i rezervohen Selisë së Shenjtë e për zgjidhjen e tyre duhet shkuar drejtpërdrejt tek Papa. Këto mëkate janë:
    - Profanimi i Eukaristisë. Neni 1367 parashikon se “kush hedh lëndët e shuguruara, ose i vjedh, ose i mban për sakrilegj, çkishërohet ‘latae sententae’ nga Selia Apostolike”. Formula “latae sententiae” do të thotë se nuk ka nevojë për ndonjë deklaratë të veçantë për këtë dënim të rreptë, por mjafton të kryesh aktin për të cilin është parashikuar.
    - Dhuna fizike kundër Papës: “Kush përdor dhunë fizike kundër Papës së Romës, çkishërohet ‘latae sententae’ nga Selia Apostolike” (Neni 1370, § 1).
    - Zgjidhja e bashkëfajtorit në mëkatin kundër urdhërimit të gjashtë, pra, kush kryen akte seksuale me një meshtar nuk mund ta marrë zgjidhjen e mëkatit prej tij. Nëse meshtari e bën këtë, zgjidhja nuk është e vlefshme, përveçse para vdekjes, siç parashikohet në Nenin 977. Kështu meshtari çkishërohet, siç thotë neni 1378, § 1, e zgjidhja e mëkatit i rezervohet Selisë së Shenjtë.
    - Shugurimi ipeshkvnor nga ana e një ipeshkvi, që nuk e ka mandatin e Papës. “Ipeshkvi që shuguron pa mandatin papnor dhe, njëlloj, ai që e merr shugurimin nga duart e tij, çkishërohen ‘latae sententae’ nga Selia Apostolike” (Neni 1382).
    - Dhunimi i vulës sakramentore (Neni 1388, §1), pra kur një meshtar zbulon përmbajtjen e rrëfimit. Vula apo sekreti sakramentor është i padhunueshëm, prandaj meshtarit nuk i lejohet ta tradhtojë të penduarin, edhe pjesërisht, me fjalë, ose me mënyra të tjera e për çfarëdolloj arsyeje. Detyrimit për ta ruajtur sekretin e rrëfimit i nënshtrohet edhe përkthyesi e të gjithë ata, që rastësisht, e kanë dëgjuar rrëfimin, ose u kanë ardhur lajme prej tij (Neni 983).
    Para vdekjes, nëse ndokush rrëfehet tek një meshtar i pezulluar “a divinis”, merr gjithnjë një zgjidhje të vlefshme të mëkateve. Me publikimin e Normave të reja mbi “gravioribus delictis”, në vitin 2010, janë shtuar edhe mëkate të tjera të rezervuara për Selinë e Shenjtë, si përpjekja për të shuguruar gra. Gjithashtu janë saktësuar normat për pesë mëkatet e para, si regjistrimi dhe botimi i qëllimshëm i mëkateve të rrefyera, për të cilët pati edhe një dekret të vitit 1988.

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Jubileu i mëshirës, rizhbulimi i besimit të vërtetë

    Papa Misionarëve të Mëshirës:

    mëkatarët e ndjejnë se Kisha është nënë



    10/02/2016

    Rrëfyesit t’i mbulojnë mëkatarët me mbulojën e mëshirës. Kjo, figura që krijoi Papa gjatë audiencës së djeshme, në Vatikan, me Misionarët e Mëshirës, në prag të mandatit të tyre, që do ta marrin sot pasdite gjatë Meshës për të Mërkurën e Përhime, në bazilikën e Shën Pjetrit. Papa nënvizoi se rrëfyesit janë të thirrur të shprehin amësinë e Kishës dhe pohoi se nuk duhet përdorur çomanga e gjykimit për ta kthyer rishtas në vathë delen e humbur, por dëshmia dhe shenjtëria e jetës. Duke përshëndetur Papën, në emër të të pranishëmve, imzot Rino Fisichella e quajti Françeskun “misionari i parë i mëshirës”.
    Të jesh Misionar i Mëshirës, do të thotë të jesh dëshmitar i afërsisë së Zotit e të duash, si di të dojë Ai i Lumi. Papa vuri menjëherë theksin mbi domethënien e kësaj shenje të posaçme të Jubileut. Ofroi, kështu, disa reflektime mbi mandatin e tyre, që të mund të kryhet në mënyrë koherente e si ndihmë konkrete për njerëzit, që do të shkojnë tek ata.

    Me mëkatarët, të dëshmohet amësia e Kishës
    Para së gjithash, tha Papa, dëshiroj t’ju kujtoj se në këtë shërbesë jeni thirrur të shprehni amësinë e Kishës:
    “Nuk mund të rrezikohemi që një pendestar të mos e perceptojë praninë amëtare të Kishës, e cila e mirëpret dhe e do. Po të mungonte ky perceptim, për shkak të rreptësisë sonë, do të ishte një dëm i madh për vetë fenë, sepse do ta pengonte pendestarin të radhitej në Korpin e Krishtit”.
    Në rrëfyestore, është vetë Krishti, që pret e fal
    Ne, shtoi Papa, jemi të thirrur për të qenë shprehje e gjallë e Kishës e cila, si nënë, mirëpret këdo, që i afrohet. Duke hyrë në rrëfyestore, duhet të kujtojmë gjithnjë se është Krishti, që pret, që pranon, që dëgjon, që fal, që jep paqe:
    “Ne jemi shërbëtorët e Krishtit e të parët, që kemi nevojë të falemi prej Tij. E, sidomos, sido të jetë mëkati, që rrëfehet ose që pendestari nuk guxon ta thotë, por e lë të nënkuptohet, kjo mjafton e secili misionar është i thirrur të kujtojë jetën e vet mëkatare e të bëhet përvujtërisht kanal i mëshirës së Hyjit”.

    Të dimë të depërtojmë në dëshirën e mëkatarit për falje
    Papa kujtoi, më pas, rrëfimin e tij të 21 shtatorit 1953, kur ishte ende djalosh: e kujtoi si gurrë gëzimi, që e drejtoi gjithë jetën e tij kah Zoti. I inkurajoi, më pas, Misionarët e Mëshirës të dinë të shikojnë në zemrën e pendestarit dëshirën për falje: zemër, shtoi Papa, që e ndjen fort mallin për Zotin, për dashurinë e Tij e për shtëpinë e Tij. Pikërisht kjo dëshirë, pohoi, është fillesa e kthimit në rrugën e Zotit:
    “Zemra drejtohet kah Zoti, duke e pranuar të keqen e kryer, por me shpresë për t’u falur. E kjo dëshirë forcohet kur njeriu vendos, në zemër të vet, të ndërrojë jetë e të mos mëkatojë më. Është çasti kur ia beson gjithë vetveten Mëshirës së Zotit, plot besim se Ai i Lumi do ta kuptojë, do ta falë, do ta mbështesë”.

    Nga turpi, lind kthesa, rrëfyesi ta respektojë
    Papa u kërkon Misionarëve të Mëshirës t’i krijojnë shumë hapësirë kësaj dëshire për Zotin e faljen e Tij, të veprojnë në mënyrë që të ndjehet si shprehje e hirit të Shpirtit Shenjt, i cili e shkakton kthesën e zemrës. Nganjëherë, vijoi, pendestari ka frikë ta thotë mëkatin, por kur nuk flet goja, flasin gjestet, flasin krahët e hapur, në kërkim të faljes:
    “Nëse ndokush vjen tek ti, e ndjen se duhet ta çlirosh nga ndonjë barrë, por ndoshta nuk di si të shprehet, po ti e kupton… E është mirë, e thotë kështu, me gjestin e ardhjes e të gjunjëzimit në rrëfyestore”.
    Më pas Papa u ndalua tek “turpi”, pjesë përbërëse me rëndësi të dorës së parë për kthimin në rrugën e Zotit: turp, si për atë që është bërë, ashtu edhe për faktin se duhet t’ia rrëfesh një tjetri:
    “Turpi është një ndjenjë intime, që ka të bëjë me jetën personale e kërkon, nga ana e rrëfyesit, sjellje plot respekt e inkurajim”.

    Të pranohet njeriu, me ligështitë e kufizimet e veta
    Françesku kujtoi Biblën, në të cilën flitet për turpin e Adamit e të Evës, e edhe të Noehit, kur u deh e bijtë ia mbuluan trupin e zhveshur lakuriq, që t’i rikthehej dinjuteti i atit. Prej këndej, Papa theksoi edhe një herë rolin e meshtarit në rrëfim:
    “Para nesh është një njeri ‘lakuriq’, edhe një njeri, që nuk di të flasë, as nuk di ç’të thotë, me ligështinë e kufizimeve të veta, me turpin se është mëkatar e nganjëherë s’di as ta thotë këtë. Të mos e harrojmë: para nesh nuk është mëkati, është mëkatari i penduar, mëkatari, që nuk do të dëshironte kurrë të ishte kështu, por që nuk mundet. Njeriu, që ndjen dëshirën e zjarrtë të mirëpritet e të falet”.

    Të mbulohet mëkatari me mbulojën e mëshirës
    Prandaj, vijoi, nuk jemi të thirrur të gjykojmë, me ndjesinë e epërsisë, si të ishim të mbrojtur nga mëkati. Nuk mund ta rikthejmë në vathë delen e humbur me çomangë, por me shenjtërinë e jetës, që është zanafilla e përtëritjes dhe e reformës në Kishë.
    Besojini forcës së mëshirës e merreni mbi shpatulla mëkatarin, ishte porosia e fundit e Papës në këtë takim, në pritje të takimit tjetër, audiencës së sotme të përgjithshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ribaldi : 11-02-2016 më 05:32

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Jubileu i mëshirës, rizhbulimi i besimit të vërtetë

    Çelësi i fjalëve të Kishës: Mëkati



    11/02/2016


    Rubrikën e sotme, në kuadrin e reflektimeve tona për Jubileun e Mëshirës, do t’ia kushtojmë “mëkatit” dhe perceptimit të tij nga njeriu.
    Kur të krishterët thonë se janë njerëz të lirë, pak u besojnë e madje, nganjëherë, ka edhe të krishterë që nuk e kuptojnë se janë krejtësisht të lirë. Natyrisht, ka rregulla, që na ndihmojnë të jetojmë së bashku, por njeriu është i lirë të zgjedhë nëse dëshiron t’i ndjekë, të bëhet i mirë, të ndihmojë të tjerët, ose t’ua shkatërrojë jetën me tekat e veta, zilitë e arrogancën.
    Megjithëse diskutohet pa fund, në të vërtetë, të gjithë e dimë se ç’duhet të bëjmë për të qenë të lumtur: të jetojmë në harmoni me të tjerët, të gëzojmë për çdo gjë të bukur që na dhuron jeta, të shohim gjithnjë anën pozitive të ngjarjeve. Por, shpesh jemi të pakënaqur, bëjmë gjëra që na krijojnë vuajtje si ne, ashtu edhe të tjerëve. Pse?
    Ky është misteri i mëkatit, kur zgjedhim gjithçka shkatërron e jo atë, që ndërton e zbukuron. Vetë Zoti na ka sugjeruar ç’duhet të bëjmë për të ndërtuar, na ka dhënë këshilla të sakta si dhjetë Urdhërimet e Tënzot. Në të vërtetë nuk janë urdhëra, nuk parashikojnë dënime e flasin për të ardhmen. Janë udhëzime! Udhëzime për të qenë të lumtur. Edhe Jezusi nuk erdhi për t’i ndryshuar, por i sintetizoi duke na thënë ta lejojmë Zotin të na dojë e ta duam edhe ne, të duam të afërmin, ashtu siç na do Hyji.
    E nëse gaboj? Nëse mëkatoj? Nëse largohem prej Zotit? Mund të ndodhë edhe kjo, por mund të kërkojmë falje, përmes Sakramentit të Pajtimit. E Jubileu i Mëshirës na ndihmon të zgjedhim Ungjillin, ta jetojmë e ta dhurojmë faljen, të zbulojmë dhembshurinë. Mjafton të mendojmë sa e bukur do të ishte bota, nëse në vend të dhunës e të hakmarrjes, njerëzit ta falnin njëri-tjetrin. Një botë, ku nuk fiton arroganti dhe njeriu i dhunës. Por për t’u pajtuar me Hyjin është e rëndësishme ta kuptojmë ku kemi gabuar e ta ndreqim dëmin e bërë me mëkatin tonë. Është një rrugë për të cilën do të flasim në emisionin e ardhshëm.

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Jubileu i mëshirës, rizhbulimi i besimit të vërtetë

    Papa: Jubileu i vërtetë prek xhepat, fajdeja është mëkat i rëndë.



    10/02/2016.

    Një periudhë stërvitjeje, për ta ndjerë thellësisht vëllazërimin: kjo është natyra e vërtetë e Jubileut. Nuk mjafton ta kapërcesh Portën Shenjte, nëse mesazhi i këtij Viti të posaçëm nuk kapërcen pragun e zemrave e nuk i shkund përtacitë e bujaritë e dremitura të atyre, që besojnë se mjafton një shenjë kryqi a një lëmoshë e hollë, lëshuar në shuplakën e zgjatur drejt teje.
    Papa Françesku e propozoi Jubileun me të gjithë forcën e tij revolucionare biblike. Për hebrenjtë e lashtë, shpjegoi në fillim të katekizmit të audiencës së përgjithshme, i 50-ti vit ishte i shenjtë, sepse kishte një ndikim të jashtëzakonshëm mbi jetën shoqërore. Funksiononte, shpjegoi, si falje e përgjithshme. Ndarja e pabarabartë dhe padrejtësitë niveloheshin nga stina e re e barazisë. Borxhlinjve u shlyheshin borxhet, të pasurit hapnin dorën për të varfërit, të patokët bëheshin përsëri me tokë:
    “Ideja qendrore është është se toka i përket që në zanafillë Zotit e iu besua njerëzve e, prej këndej, askush nuk mund ta përvetësojë plotësisht, duke krijuar situata pabarazie. Këtë, sot, mund ta mendojmë e ta rimendojmë: secili të mendojë në zemër të vet nëse ka shumë gjë e gjëra. E pse të mos ua japë atyre, që nuk kanë asgjë? 10%, 50% të njerëzve. Po ju them: ‘Shpirti Shenjt e frymëzoftë secilin nga ju!’”.
    Nëse askohe funksiononte, pse nuk mund të funksionojë edhe sot? Pse të mos jetë kështu Jubileu? - pyeti Françesku - që në vijim kujtoi se rreth 80% e pasurisë sot është në dorë të 20% të njerëzve. Shifra, këto, që nuk flasin për një shoqëri të bazuar mbi solidaritetin. Por pikërisht atje duhet arritur, pohoi me forcë Papa, përndryshe gjithçka është hipokrizi:
    "Nëse Jubileu nuk arrin ndër xhepa, nuk është Jubile i vërtetë. Kuptuat? Kjo është në Bibël, eh? Nuk e shpiku Papa: është në Bibël! Synimi, shtoi, ishte një shoqëri e bazuar mbi barazinë e solidaritetin. Ligji biblik, kujtoi Françesku, kërkonte të derdheshin “të dhjetat”; domethënë një e dhjeta pjesë e fryteve të tokës ose e fitimeve, t’u jepej të varfërve, jetimëve vejushave, levitëve, të ngarkuar me kultin, që nuk kishin tokë. Ose të derdheshin frytet e para, pjesa e parë e prodhimeve, e edhe sot, nënvizoi Papa, sa shumë do të mund të bëhej me frytet e para të punës, të rrogave, të kursimeve, që kanë njerëzit e që nga një herë i shkapërderdhin".
    Kjo ndodh edhe sot! Në Lëmoshtarinë Apostolike arrijnë shumë letra me pakëz të holla, pakëz gjë, shoqëruar me shkrimin: ‘Kjo është një pjesë e pagës sime për t’i ndihmuar të tjerët’…. E kjo është shumë e bukur: t’i ndihmosh të tjerët, institucionet e bamirësisë, spitalet, shtëpitë e pushimit. Janë të dhjetat, që mund t’u jepen edhe të huajve, atyre, që janë në kalim, si Jezusi, që kaloi nëpër Egjipt.
    Pastaj, shtoi Françesku, shpirti i Jubileut është në antitezë me llogaritë meskine e interesat e pamundura për t’u paguar, që shpesh shoqërojnë dhënien e borxhit. Borxhe, që shndërrohen në fajde. Sa familje kanë dalë në rrugë të madhe, viktima të kësaj plage, kujtoi me hidhërim të thellë Papa, i cili kërkoi të lutemi që në këtë Jubile, Zoti ta zhdukë nga zemrat e të gjithëve dëshirën për të fituar sa më shumë nga fajdeja:
    “Sa njerëz përfundojnë të vetëvrarë, sepse nuk ia dalin mbanë e nuk kanë shpresë. Nuk kanë një dorë të shtrirë, që t’i ndihmojë. Vetëm një dorë shtrihet drejt tyre: ajo, që u kërkon të paguajnë interesat. Është mëkat i madh fajdeja, mëkat, që arrin deri te froni i Zotit. Ndërsa Zoti i premton bekimin atij, që e hap dorën për të dhënë me begati. E Zoti do t’i japë dyfishin, ndoshta jo në para, por në gjëra të tjera. Zoti do t’i japë gjithnjë dyfishin e asaj, që dhuroi”.

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Jubileu i mëshirës, rizhbulimi i besimit të vërtetë

    Papa ipeshkvijve meksikanë:

    vetëm dhembshuria e Zotit i pushton zemrat




    14/02/2016

    Mos kini frikë nga transparenca, jini pranë njerëzve, dëshmitarë të Zotit, jo princa. Këto, disa nga porositë, që u dha Papa, përmes një fjalimi të gjatë e të hollësishëm, ipeshkvijve të Meksikës, mbledhur në katedralen e të Ngjiturit të Zojës në Qiell, në zemër të kryeqytetit. Atyre ua besoi të rinjtë, respektin e mirënjohjen për popujt vendas dhe për emigrantët, që duhen ndjekur, shtoi, edhe përtej kufijve. E fortë, thirrja e Françeskut për luftë kundër trafikut të drogës, përmes një projekti baritor serioz e cilësor, që duhet t’i përfshijë të gjithë.
    Vetëm 800 metra e ndajnë Pallatin Kombëtar të Qytetit të Meksikos, nga Katedralja e Të Ngjiturit të Zojës në Qiell: për Papën, hapësirë e re për një turmë të pafundme, gazmore, që e përcolli me këngë e valle, deri në hyrje të Kishës, ku mori kyçet e Qytetit, për të hyrë, pastaj e për t’u gjunjëzuar gjatë, në heshtje, para Elterit të Faljes.

    Dhembshuria e Zotit është e vetmja forcë, që e pushton zemrën e njeriut
    “Entro con pasos suaves...
    “Hyj me hap të pandjeshëm në këtë shtëpi të shenjtë, që e deshi vetë Zoja Zeshkane. Këtu gjindet zemra sekrete e çdo meksikani”. Kështu Papa, që më pas kaloi menjëherë tek fjalimi drejtuar ipeshkvijve, përqendruar tek modeli i Zojës së Guadalupes. Sa do të desha, theksoi Françesku, që Ajo vetë ta çojë në thellësitë e shpirtit tuaj, atë që gufon nga zemra e Papës:
    “Ante todo, la Virgen Morenita nos enseña que la única fuerza capaz...
    Mbi të gjitha, Zoja Zeshkane na mëson se e vetmja forcë, e aftë për të fituar zemrën e njerëzve, është dhembshuria e Zotit. Çka magjeps e josh, çka përkul e fiton, çka copëton zinxhirët e hap portat, nuk është forca e mjeteve, as rreptësia e ligjit, por ligështia e gjithëpushtetshme e dashurisë hyjnore, forca e pakundërshtueshme e ëmbëlsisë dhe e premtimit të paprapësueshëm të mëshirës së Zotit”.

    T’i jepet popullit, si në zanafillën e ungjillëzimit të Kontinentit, “prehëri” i fesë së krishterë, që pranon e pajton.
    Këtë kërkon Papa:
    “Reclínense pues, con delicadeza y respeto, sobre el alma profunda de su gente...
    Përkuluni me delikatesë mbi shpirtin e njerëzve tuaj, jini ipeshkvij me sy të kthjelltë, me shpirt transparent, me fytyrë plot dritë. E mos kini frikë nga transparenca. Kisha nuk punon kurrë në terr. Vigjëloni, që sytë tuaj të mos i terratisë mjegulla e mendësisë së botës. Mos lejoni t’ju korruptojë materializmi i ulët e as iluzionet joshëse të marrëveshjeve nën banak. Në botën e sotme, tejet të ndërlikuar, shpjegoi Papa, me lojëra force e me koncept të lëkundur mbi jetën, duhet ta kapni sa më shpejt pyetjen, që bërtet në zemrën e njerëzve tuaj e t’i përgjigjeni menjëherë se Zoti ekziston e është aty pranë. Se ka fytyrë njerëzore. Sytë tuaj të dëshmojnë se e keni parë Jezusin, përndryshe fjalët, që kujtojmë prej Tij, do të mbeten figura retorike boshe, belbëzim jetimësh pranë varresh”.

    Një shikim i vëmendshëm e i afërt
    Me një vështrim të thellë shpirtëror, Papa e porositi Kishën meksikane, përballë tij, për kthesë guximtare baritore, që të mund t’i kërkojë, t’i lindë e t’i ushqejë dishepujt e sotëm të Jezu Krishtit, duke pasur gjithnjë si model, Zojën Zeshkane, e cila e ruan dhe e pasqyron fytyrën e atij, që e takon:
    “Sólo una Iglesia que sepa resguardar el rostro de los hombres...
    Vetëm një Kishë, që di ta mbrojë fytyrën e njerëzve, të cilët trokasin në portën e saj, është e aftë t’u flasë atyre për Zotin. Në se nuk i deshifrojmë vuajtjet e tyre, nuk kujtohemi për nevojat e tyre, nuk mund t’u ofrojmë gjë prej gjëje. T’i themi, prandaj ‘jo’ klerikalizmit e vetëkënaqësisë”:
    “No se necesitan «príncipes», sino una comunidad de testigos del Señor...
    Nuk kemi nevojë për princa, por për një bashkësi dëshmitarësh të Zotit. Duhet ruajtur, prandaj, bashkimi e uniteti. Kisha shumëformëshe e Meksikës ka nevojë për ipeshkvij shërbëtorë e ruajtës të unitetit, ngritur mbi Fjalën e Zotit, ushqyer me Korpin e Tij, udhëhequr nga Shpirti i Tij, frymëmarrje jetike e Kishës”.
    Vëmendje e veçantë të rinjve dhe luftës kundër trafikut të drogës
    Zelli misionar dhe formimi i laikëve ishte një nga porositë kryesore të Papës për ipeshkvijtë, të cilëve ua besoi posaçërisht të rinjtë e, në veçanti, ata që joshen nga paraja dhe nga tregtarët e vdekjes, të trafikut të drogës, sfidë etike për Kishën e shoqërinë, për të cilën Papa u lut të mos nënvleftësohet:
    “La proporción del fenómeno, la complejidad de sus causas, la inmensidad de su extensión...
    Përpjestimet e fenomenit, kompleksiteti i shkaqeve të tij, shtrirja e pamasë, si metastazë, që grin e korr, kërkojnë guxim profetik dhe projekt serioz baritor, duke nisur nga familjet”.

    Delikatesë për popujt vendas, kërkoi më pas Papa.
    “Il México tiene necesidad de sus raíces amerindias para no quedarse en un enigma irresuelto...
    Meksika ka nevojë për rrënjët e veta amerinde, që të mos mbetet enigmë e pashpjegueshme. Indianët e Amerikës presin akoma t’u njihet faktikisht pasuria e kontributit të tyre dhe fekonditeti i pranisë së tyre, për të trashëguar atë identitet, që e bën Meksikën komb unik, e jo thjesht një komb, ndërmjet sa e sa të tjerëve. Ipeshkvijtë duhet t‘i vlerësojnë rrënjët e lashta, ta ruajnë kujtesën, të ngjallin shpresa”.

    Të ndiqen emigrantët përtej kufijve
    Fjala e fundit e Atit të Shenjtë, në mbyllje të fjalimit të tij të gjatë drejtuar ipeshkvijve, iu kushtua pikërisht sfidës së emigracionit. Miliona bij të Meksikës largohen nga vendi, nga rrënjët e tyre, nga familjet e tyre. Prej këndej, ftesa:
    “Hermanos, que sus corazones sean capaces de seguirlos y alcanzarlos más allá de las fronteras...
    Vëllezër, zemrat tuaja duhet të jenë të afta t’i ndjekin e t’i arrijnë përtej kufijve, edhe me ndihmën e episkopatit amerikan, që të mos shndërrohen ‘në mërgimtarë, që s’janë më në gjendje as ta njohin vetveten’. Dëshmoni, të bashkuar, se Kisha është rojtare e një vizioni unitar të njeriut e nuk mund të lejojë të rrëgjohet thjesht në burim njerëzor”

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ribaldi për postimin:

    toni77_toni (14-02-2016)

  8. #47
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Jubileu i mëshirës, rizhbulimi i besimit të vërtetë

    Katolikët e ortodoksët të bashkuar

    përballë sfidave të botës.

    Teksti i deklaratës




    12/02/2016

    “Gëzim i madh për takimin, kemi folur me çiltërsi”. Papa Françesku takon gazetarët në avion pas fluturimit nga Kuba në drejtim të Meksikës: “Deklarata e përbashkët nuk është politike, nuk është sociologjike, është deklaratë baritore duke përfshirë edhe aty ku flitet për shekullarizimin e për manipulimin biogjenetik”. Mirënjohje për rolin e Raul Castro-s. Në vijim teksti plotë i Deklaratës së përbashkët firmosur në Havanë nga Papa Françesku e Patriarku Kirill ka 30 pika.
    “Hiri i Zotit Jezu Krisht, dashuria e Hyjit Atë dhe bashkimi me Shpirtin Shenjt qofshin me ju të gjithë” (2 Kor 13,13)

    1. Për vullnet të Hyjit Atë, nga i cili vjen çdo dhuratë, në emër të Zotit tonë Jezu Krishtit e me ndihmën e Shpirtit Shenjt Ngushëllues, ne, Papa Françesku e Kirilli, Patrik i Moskës dhe i gjithë Rusisë, u takuam sot, në Havanë. Falënderojmë Hyjin, lumnuar në Trininë Shenjte, për këtë takim, i pari në histori.
    Me gëzim u rigjetëm si vëllezër në fenë e krishterë, që takohen për të “folur gojarisht” (2 Gjn 12) si i flet zemra-zemrës e për të diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet Kishave, për problemet themelore të besimtarëve tanë e perspektivat e zhvillimit të qytetërimit njerëzor.

    2. Takimi ynë vëllazëror u bë në Kubë, në udhëkryq ndërmjet Veriut e Jugut, Lindjes e Perëndimit. Nga ky ishull, simbol i shpresave të “Botës së Re” e ngjarjeve dramatike të historisë së shekullit XX, ia drejtojmë fjalën tonë të gjithë popujve të Amerikës Latine dhe të Kontinenteve të tjera.
    Gëzohemi që feja e krishterë po rritet e po fiton gjallëri të re. Potenciali i fuqishëm fetar i Amerikës Latine, tradita e saj shekullore kristiane, realizuar përmes përvojës personale të mijëra njerëzve, janë garanci e një ardhmërie të madhe për këtë zonë.

    3.Takohemi larg kundërshtive të lashta të “Botës së vjetër”: e ndjejmë me forcë të veçantë nevojën e një pune të përbashkët ndërmjet katolikëve e ortodoksëve, të thirrur, me ëmbëlsi e respekt, për t’i dhënë llogari botës për shpresën, që është në ne (cfr 1 Pt 3,15).

    4. Ta falënderojmë Zotin për dhuratat, që morëm nga ardhja në botë e Birit të Tij. Ta ndajmë Traditën e përbashkët shpirtërore të mijëvjeçarit të parë të krishterimit. Dëshmitarë të kësaj tradite janë Nëna e Shenjtnueshme e Zotit, Virgjëra Mari dhe Shenjtorët, që i nderojmë. Ndërmjet tyre, një mori martirësh, që e dëshmuan besnikërinë e tyre ndaj Krishtit e u bënë farë e të krishterëve.

    5. Pavarësisht nga kjo traditë e përbashkët e shekujve të parë, katolikëve e ortodoksëve, gati prej një mijë vjetësh, u mungoi bashkimi në Eukaristi. U ndamë nga plagët, që hapën konfliktet e së kaluarës së largët e të afërme, nga mosmarrëveshjet e trashëguara nga të parët tanë, në kuptimin e në ushtrimin e besimit tonë në Zotin, një i vetëm në Tri Vetje – Ati, Biri e Shpirti Shenjt. E dënojmë humbjen e unitetit, pasojë e ligështisë njerëzore dhe e mëkatit, që ndodhi megjithë Lutjen meshtarake të Krishtit Shëlbues: “Që të gjithë të jenë një gjë e vetme. Si ti, o Atë je në mua e unë në ty, ashtu edhe ata të jenë në ne një gjë e vetme” (Gjn 17,21).

    6. Të vetëdijshëm për vazhdimësinë e pengesave të panumërta, urojmë që takimi ynë të ndihmojë për rivendosjen e këtij uniteti të dëshiruar nga Zoti, për të cilin u lut Krishti. Urojmë që takimi ynë t’i frymëzojë të krishterët e mbarë botës t’i luten përsëri Zotit me gjithë zemër për bashkimin e plotë të të gjithë dishepujve të Tij. Në një botë, që pret nga ne jo vetëm fjalë, por gjeste konkrete, ky takim qoftë shenjë shprese për të gjithë njerëzit vullnetmirë!

    7. Të vendosur për të bërë gjithçka është e nevojshme për t’i kapërcyer divergjencat historike që trashëguam, duam t’i bashkojmë përpjekjet tona për ta dëshmuar Ungjillin e Krishtit dhe trashëgiminë e përbashkët të Kishës së mijëvjeçarit të parë, duke iu përgjigjur së bashku sfidave të botës bashkëkohore. Ortodoksë e katolikë duhet të mësohen të japin dëshmi të njëzëshme për të vërtetën, në fushat ku kjo është e mundur dhe e nevojshme. Qytetërimi njerëzor ka hyrë në një periudhë ndryshimesh epokale. Ndërgjegjja jonë e krishterë dhe përgjegjësia baritore nuk na lejojnë të rrimë duarkryq përballë sfidave, që kërkojnë përgjigje të përbashkët.

    8. Shikimi ynë drejtohet, në radhë të parë, drejt zonave të botës, ku të krishterët janë viktima të persekutimeve. Në shumë vende të Lindjes së Mesme e të Veriut të Afrikës, vëllezërit e motrat tona në Krishtin shfarosen me familje, fshatra e qytete të tëra. Kishat e tyre rrënohen e plaçkiten barbarisht, objektet e tyre të shenjta dhunohen, monumentet kthehen në gërmadhë. Në Siri, Irak e në vendet tjera të Lindjes së Mesme, vërejmë me dhimbje ikjen masive të të krishterëve nga tokat, ku nisi të përhapet feja jonë e ku ata jetuan që nga kohët e apostujve, njëherësh me bashkësitë e tjera fetare.

    9. I kërkojmë bashkësisë ndërkombëtare të veprojë urgjentisht për të parandaluar dëbimet e reja të të krishterëve të Lindjes së Mesme. Duke ngritur zërin në mbrojtje të të krishterëve të persekutuar, dëshirojmë të shprehim dhembshurinë tonë për vuajtjet e pësuara nga besimtarët e traditave të tjera fetare, edhe ata viktima të luftës civile, të kaosit terrorist.

    10. Në Siri e në Irak dhuna ka shkaktuar tashmë mijëra viktima, duke lënë miliona njerëz pa strehë e pa kurrfarë pasjeje. E nxisim bashkësinë ndërkombëtare të bashkohet për t’i dhënë fund dhunës e terrorizmit dhe njëkohësisht, për të kontribuar përmes dialogut në rivendosjen e paqes civile. Është themelore të sigurohen ndihmat humanitare në shkallë të gjerë për popullsitë e martirizuara si dhe për refugjatët e shumtë në viset fqinje.
    U kërkojmë të gjithë atyre që mund të ndikojnë mbi fatin e njerëzve të rrëmbyer, ndërmjet të cilëve, Metropolitët e Halebit, Pali e Gjoni Ibrahim, të rrëmbyer në muajin prill 2013, të bëjnë ç’është e nevojshme për lirimin e tyre të shpejtë.

    11. I lartojmë lutjet tona Krishtit, Shëlbuesit të Botës, për rivendosjen e paqes në Lindjen e Mesme, si “fryt i drejtësisë” (cfr Is 32,17), për fuqizimin e bashkëjetesës vëllazërore ndërmjet popullsive të ndryshme, Kishave e feve të pranishme, për rikthimin e refugjatëve në shtëpitë e tyre, për shërimin e të plagosurve e pushimin në paqe të shpirtrave të njerëzve të pafajshëm, të vrarë.
    U drejtojmë një thirrje të flaktë të gjitha palëve, që mund të kenë gisht në konflikte, të tregojnë vullnet të mirë e të ulen në tryezën e bisedimeve. Njëkohësisht është e nevojshme që bashkësia ndërkombëtare të bëjë çdo përpjekje të mundshme për t’i dhënë fund terrorizmit me ndihmën e veprimtarive të përbashkëta, të bashkërenditura e të koordinuara. U bëjmë thirrje të gjitha vendeve, që marrin pjesë në luftën kundër terrorizmit, të veprojnë me përgjegjësi e maturi. I nxisim të gjithë të krishterët dhe të gjithë besimtarët në Zotin, ta lusin me gjithë shpirt Zotin Krijues të botës, që ta mbrojë krijesën e tij nga shkatërrimi e të mos lejojë një luftë të re botërore. Që paqja të jetë e qëndrueshme dhe e besueshme, duhen bërë përpjekje për rizbulimin e vlerave të përbashkëta, që na bashkojnë, të bazuara mbi Ungjillin e Zotit tonë Jezu Krishtit.

    12. Përkulemi para martirizimit të atyre, që me çmimin e jetës, e dëshmojnë të vërtetën e Ungjillit, duke pranuar më mirë vdekjen, sesa mohimin e Krishtit. Besojmë se këta martirë të kohës sonë, që u përkasin Kishave të ndryshme, por që bëhen një përmes vuajtjes së përbashkët, janë peng i bashkimit të të krishterëve. E pikërisht juve, që vuani për Krishtin, ju drejtohet fjala e Apostullit: “Gëzohuni, në atë masë që merrni pjesë në mundimet e Krishtit, gëzohuni, që edhe në zbulesën e lumnisë së tij, të mund të gëzoni e të galdoni” (1 Pt 4, 12-13).

    13. Në këtë epokë të shqetë, dialogu ndërfetar është i domosdoshëm. Ndryshimet në kuptimin e të vërtetave fetare, nuk duhet t’i pengojnë njerëzit me fe të ndryshme të jetojnë në paqe e harmoni. Në rrethanat aktuale, liderët fetarë kanë përgjegjësi të posaçme në edukimin e besimtarëve të vet me frymën e respektit për bindjet e atyre, që u përkasin traditave të ndryshme fetare. Janë absolutisht të papranueshme përpjekjet për t’i përligjur veprimet kriminale me parulla fetare. Asnjë krim nuk mund të kryhet në emër të Zotit, “sepse Zoti nuk është Perëndi i çrregullimit, por i paqes” (1 Kor 14,33).

    14. Duke pohuar vlerën e lartë të lirisë fetare, e falënderojmë Zotin për përtëritjen e paparë të fesë së krishterë, që vërehet sot në Rusi e në shumë vende të Evropës lindore, ku regjimet ateiste sunduan për dhjetra vjet. Sot zinxhirët e ateizmit militant u copëtuan e, në shumë vende, të krishterët mund ta praktikojnë tashmë lirisht fenë e tyre. Në një çerek shekulli, u ngritën dhjetra mijëra Kisha të reja, u hapën qindra manastire e shkolla teologjike. Bashkësitë e krishtera çojnë përpara veprimtari të shumta bamirëse e shoqërore, duke u dhënë ndihma nga më të ndryshmet nevojtarëve. Ortodoksë e katolikë shpesh herë punojnë krah për krah. Ata vërtetojnë ekzistencën e bazave të përbashkëta shpirtërore të bashkëjetesës njerëzore, duke dëshmuar vlerat e Ungjillit.

    15. Njëkohësisht shqetësohemi për situatën në shumë vende, në të cilat të krishterët ndeshen gjithnjë më shumë me kufizimin e lirisë fetare, të së drejtës për t’i dëshmuar bindjet e tyre dhe të mundësisë për të jetuar në përkim me to. Posaçërisht vërejmë se shndërrimi i disa vendeve në shoqëri të shekullarizuara, për të cilat Zoti dhe të vërtetat e Tij janë të huaja, përbëjnë një kërcënim të rrezikshëm për lirinë fetare. Është për ne burim shqetësimi, kufizimi i sotëm i të drejtave të të krishterëve, për të mos folur këtu për diskriminimin e tyre, kur disa forca politike, të udhëhequra nga ideologjia e shekullarizimit, shpesh herë agresiv, kërkojnë t’i mbyllin në skutat e jetës publike.

    16. Procesi i integrimit evropian, i nisur pas shekujve të konflikteve të përgjakshme, u prit nga shumëkush me shpresë, si garanci për paqen e sigurinë. Gjithsesi, ftojmë për vigjilencë kundër integrimit, që nuk respekton identitetet fetare. Duke e pranuar kontributin, që i japin fetë e tjera qytetërimit tonë, jemi të bindur se Evropa duhet të vijojë t’u qëndrojë besnike rrënjëve të veta të krishtera. U kërkojmë të krishterëve të Evropës lindore e perëndimore të bashkohen për ta dëshmuar së bashku Krishtin e Ungjillin, në mënyrë që Evropa ta ruajë shpirtin e saj, të formuar prej dymijë vjetësh nga tradita e krishterë.

    17. Sytë tanë drejtohen kah njerëzit, që kalojnë çaste vështirësish të mëdha, që jetojnë në kushte nevojash të jashtëzakonshme, që janë krejtësisht të varfër, ndërsa shtohen gjithnjë më shumë pasuritë materiale të njerëzimit. Nuk mund të qëndrojmë indiferentë përballë fatit të miliona emigrantëve dhe refugjatëve, që trokasin në portat e vendeve të pasura. Konsumi i shfrenuar, siç vërehet në disa nga vendet e zhvilluara, po i shterron gradualisht burimet e Planetit tonë. Pabarazia në rritje në shpërndarjen e pasurive tokësore, e thellon ndjenjën e padrejtësisë përballë sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare, që është vendosur.

    18. Kishat e krishtera janë të thirrura t’i mbrojnë kërkesat e drejtësisë, të respektit ndaj traditave të popujve si dhe të solidaritetit të vërtetë me të gjithë ata, që vuajnë. Ne, të krishterët, nuk duhet të harrojmë se “Zoti zgjodhi të marrët për sytë e botës, për t’i turpëruar të mençurit, Zoti zgjodhi të ligshtit në sytë e botës, për t’i ngatërruar të fortët, Zoti zgjodhi çka në botë është e përbuzur dhe e poshtëruar, e çka s’ka kurrfarë vlere, për t’i asgjësuar gjërat, që janë, që askush të mos mburret para Hyjit” (1 Kor 1,27-29).

    19. Familja është qendra natyrore e jetës njerëzore dhe e shoqërisë. Shqetësohemi për shkak të krizës së familjes në shumë vende. Ortodoksë e katolikë kanë të njëjtin koncept për familjen e janë të thirrur të tregojnë se ajo është udhë shenjtërie, që dëshmon besnikërinë e bashkëshortëve në marrëdhëniet reciproke, dëshirën për të krijuar jetë të re e për t’i edukuar fëmijët, solidaritetin ndërmjet breznive dhe respektin ndaj më të ligshtëve.

    20. Familja bazohet mbi martesën, akt i lirë e besnik i dashurisë së një burri me një grua. Është dashuria ajo, që vulos bashkimin e tyre dhe u mëson ta pranojnë njëri-tjetrin, si dhuratë. Martesa është shkollë e dashurisë dhe e besnikërisë. Shprehim keqardhjen tonë që format e tjera të martesës vihen tashmë në të njëjtin nivel me këtë bashkim, ndërsa koncepti i atësisë e i amësisë, si thirrje e veçantë e burrit dhe e gruas në martesë, shenjtëruar nga tradita biblike, përjashtohet nga ndërgjegjja publike.

    21. Kërkojmë nga të gjithë ta respektojnë të drejtën e pamohueshme për jetën. Miliona fëmijëve u mohohet deri e drejta për të lindur në botë. Zëri i gjakut të fëmijëve të palindur bërtet aq, sa të arrijë para fronit të Zotit (cfr Zan 4,10).
    Zhvillimi i të ashtuquajturës eutanazi bën që njerëzit e moshuar e të sëmurë të nisin e ta shikojnë veten si barrë të rëndë për familjet e tyre e edhe për shoqërinë, në përgjithësi.
    Shqetësohemi edhe për teknikat e lindjes të asistuar mjekësisht, sepse manipulimi i jetës njerëzore është sulm kundër bazave të jetës së njeriut, krijuar sipas shëmbëlltyrës së Zotit. Besojmë se e kemi për detyrë të kujtojmë pandryshueshmërinë e parimeve morale të krishtera, bazuar mbi respektin dhe dinjitetin e njeriut, të thirrur për t’i hapur rrugën jetës, sipas planit të Krijuesit.

    22. Sot dëshirojmë t’u drejtohemi posaçërisht të rinjve të krishterë. Ju, të rinj, e keni për detyrë të mos i fshihni talentet nën tokë (cfr Mt 25,25), por t’i përdorni të gjitha aftësitë, që Zoti ju dha, për të përforcuar në botë të vërtetat e Krishtit e për t’i mishëruar në jetën tuaj urdhërimet ungjillore të dashurisë për Zotin e për të afërmin. Mos kini frikë të shkoni kundër rrymës, duke mbrojtur të vërtetën e Zotit, nga e cila normat shekullare largohen gjithnjë më shumë.

    23. Zoti ju do e pret nga secili prej jush të jeni dishepujt dhe apostujt e Tij. Të jeni drita e botës, në mënyrë që kush ju rrethon, duke parë veprat tuaja të mira, t’i japë lumni Atit tuaj, që është në qiell (cfr Mt 5,14,16). Edukojini bijtë tuaj në fenë e krishterë, transmetojuni margaritarin e çmuar të fesë (cfr Mt 13, 46) që e morët nga prindërit tuaj e nga të parët tuaj! Kujtojuni se u bletë me çmim shumë të lartë” (1 Kor 6,290), me çmimin e vdekjes në kryq të Njeriut-Zot, Jezu Krishtit.

    24. Ortodoksë e katolikë janë të bashkuar jo vetëm nga Tradita e përbashkët e Kishës së mijëvjeçarit të parë, por edhe nga misioni për të predikuar Ungjillin e Krishtit në botën e sotme. Ky mision kërkon respekt reciprok për anëtarët e bashkësisë së krishterë dhe përjashton çdo formë të prozelitizmit.
    Nuk jemi konkurrentë, por vëllezër, e nga ky koncept duhet të udhëhiqen të gjitha veprimtaritë ndërmjet nesh e me botën e jashtme. I nxisim katolikët dhe ortodoksët e të gjitha vendeve të mësojnë të jetojnë së bashku në paqe e në dashuri e "të kenë njëri për tjetrin të njëjtat ndjenja” (Rom 15,5). Nuk mund të pranohet përdorimi i mjeteve të paligjshme për t’i nxitur besimtarët të kalojnë nga njëra Kishë, në tjetrën, duke u mohuar lirinë e tyre fetare, ose traditat e tyre. Jemi të thirrur të vëmë në jetë mësimin e Shën Palit Apostull: “U përpoqa ta shpall Ungjillin jo atje, ku ishte i njohur emri i Krishtit, që të mos ndërtoja mbi themelet e të tjerëve” (Rom 15,20).

    25. Shpresojmë se takimi ynë do të kontribuojë edhe për pajtimin, atje ku ekzistojnë tensione ndërmjet greko-katolikëve e ortodoksëve. Sot është e qartë se metoda e “uniatizmit” e së kaluarës, e kuptuar si unifikim i një bashkësie me tjetrën, duke e shkëputur nga Kisha e vet, nuk është mënyrë që mundëson unitetin. Gjithsesi, bashkësitë kishtare, të cilat u dukën në këto rrethana historike, kanë të drejtë të ekzistojnë e të kenë gjithçka u duhet për të plotësuar kërkesat shpirtërore të besimtarëve të tyre, duke kërkuar, në të njëjtën kohë, të jetojnë në paqe me të afërmit. Ortodoksë e greko-katolikë kanë nevojë të bashkohen e të gjejnë forma të pranueshme bashkëjetese.

    26. Dënojmë ndeshjen në Ukrainë, që u shkaktoi shumë viktima dhe plagë të panumërta banorëve paqësorë, duke e flakur shoqërinë në një krizë të thellë ekonomike e humanitare. I ftojmë të gjitha palët në konflikt për maturi, solidaritet shoqëror dhe veprimtari për të ndërtuar paqen. I ftojmë Kishat tona në Ukrainë të punojnë për harmoninë shoqërore, të mos pranojnë të marrin pjesë në ndeshje e të mos e mbështesin zhvillimin e mëtejshëm të konfliktit.

    27. Urojmë që skizma ndërmjet besimtarëve ortodoksë të Ukrainës të kapërcehet mbi bazë të normave kanonike ekzistuese, që të gjithë të krishterët ortodoksë të Ukrainës të jetojnë në paqe e në harmoni e që bashkësitë katolike të vendit të japin ndihmesën e tyre, në mënyrë që të dalë sa më në pah vëllazëria jonë e krishterë.

    28. Në botën bashkëkohore, shumëformëshe, e megjithatë, me një fat të përbashkët, katolikë e ortodoksë janë të thirrur të bashkëpunojnë vëllazërisht për kumtimin e Lajmit të Mirë të shëlbimit e ta dëshmojnë së bashku dinjitetin moral dhe lirinë e vërtetë të njeriut “që bota të besojë”(Gjn 17,21). Kjo botë, në të cilën zhduken progresivisht bazat shpirtërore të jetës njerëzore, pret nga ne një dëshmi të fortë të krishterë në të gjitha fushat e jetës personale e shoqërore. Nga aftësia jonë për të dhënë së bashku dëshmi të Shpirtit të së vërtetës në këto kohë të vështira, varet shumë ardhmëria e njerëzimit.

    29. Në këtë dëshmi të ndritshme të së vërtetës së Zotit e të Lajmit të Mirë shëlbues, na ndihmoftë Njeriu-Zot Jezu Krishti, Zoti ynë e Shëlbuesi ynë, që na përforcon shpirtërisht me premtimin e Tij të pagabueshëm: “Mos ki frikë, grigjë e vogël, sepse Atit tuaj i pëlqeu t’ju japë mbretërinë e Tij” (Lk 12,32).
    Krishti është burim gëzimi e shprese! Besimi në Të e shndërron jetën njerëzore, e mbush përplot me kuptim. Për këtë u bindën, përmes përvojës së tyre, të gjithë ata, që mundën t’i vënë në jetë fjalët e Pjetrit Apostull: “Ju, që një herë e një kohë nuk ishit popull, tani jeni populli i Zotit; ju, që një kohë ishit të përjashtuar nga mëshira, fituat, ndërkaq, mëshirën”. (1 Pt 2,10).

    30. Plot me mirënjohje për dhuratën e mirëkuptimit reciprok të shprehur gjatë takimit tonë, shikojmë me shpresë Nënën e Zotit, duke iu lutur me fjalët e kësaj lutjeje të lashtë: “Nën mbrojtjen e mëshirës sate strehohemi, o Nënë e Zotit". E Lumja Virgjëra Mari, me ndërmjetësimin e saj, e inkurajoftë vëllazërimin e atyre, të cilët e nderojnë, që të bashkohen në kohën e caktuar nga Zoti, në paqe e në harmoni, në një popull të vetëm të Zotit, për lumninë e së Shenjtërueshmes e të së Pandarshmes Trini!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ribaldi : 15-02-2016 më 03:51

  9. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Jubileu i mëshirës, rizhbulimi i besimit të vërtetë

    Papa në Ekatepek:

    të mos joshemi nga paratë, nga fama e nga pushteti,

    t’i ndjekim gjurmët e Jezusit



    14/02/2016.

    Në ditën e tretë të vizitës në Meksikë, sot Papa Françesku nga Meksiko në Ecatepec, qytet-satelit me një milion e 650 mijë banorë, afër 30 km nga kryeqyteti, seli ipeshkëvnore, zgjedhur nga Papa Bergoglio sepse është ndër ato dioqeza që nuk është vizituar ndonjëherë nga paraardhësit e tij. Këtu, në ora 11.30 lokale (18.30 evropiane) Papa kremtoi Meshën në zonën e Qendrës së Studimeve të Larta, ku pastaj luti uratën e mesditës të Engjëllit të Tënzot.
    Duhet t’ia “çjerrim maskën” tre “formave të mëdha të tundimeve” që i joshin njerëzit, dinarit, famës e pushtetit, që e “kërcënojnë” “planin e Zotit”, emri i të cilit është “mëshirë” e dëshira e të cilit është “shërimi i zemrave tona nga gjithçka degradon, që është degraduese apo degradon”. Kështu tha Papa në homelinë e meshës kremtuar në fushën e Qendrës së Studimeve të Larta në Ecatepec: “Kemi zgjedhur Jezusin e jo djallin”.
    Në Meshën e dielës së parë të Kreshmëve, Papa Françesku nuk mundi të mos ndalej në ndihmën që na jep kjo Kohë liturgjike e shpirtërore, që paraprin Pashkët, për t’i luftuar tundimet e djallit e për t’i thënë po Jezusit. Në homelinë e meshës, kremtuar në Qendrën e Studimeve të Ekatepekut, para mëse 400 mijë vetëve, të mbledhur në “kodrinën e erës”, siç quhet ky vend në gjuhën e banorëve, Ati i Shenjtë Bergoglio mori shkas nga Ungjilli i së dielës, që flet për tundimet e Jezusit, për ta vënë theksin mbi tundimet tona e për të na këshilluar t’i shfrytëzojmë Kreshmët për t’u çliruar nga lodhja, apatia, mosbesimi, për t’u larguar nga ati i gënjeshtrës, nga ai që vjen të ndajë, duke krijuar një shoqëri plot konflikte, një shoqëri të pak vetëve për pak vetë.
    Kjo është Koha për ta ndjerë sërish gëzimin dhe shpresën, që na jep të qenit bij të Atit Qiellor, për ta njohur brenda nesh e tek të tjerët dinjitetin, me të cilin na vesh Zoti, që është Atë për të gjithë, tërhoqi vëmendjen Papa Françesku e theksoi:
    “Ati ynë është Atë i një familjeje të madhe, është Ati ynë. Di të dojë, por nuk di të lindë e të krijojë ‘bij të vetëm’. Është Zot, me shijen e familjes, të vëllazërimit, të bukës së thyer e të ndarë me të tjerët. Është Zoti i ‘Atynës’, jo i ‘atit tim’ dhe i ‘njerkut tuaj’”.
    Pikërisht në kohën e Pashkëve e në çdo hoste të shuguruar të Eukaristisë, nënvizoi Papa, kërkojmë këtë atësi të Zotit, duam ta njohim veten si bij të Hyjit. E për ta realizuar këtë ëndërr, që e kanë kërkuar edhe me gjak martirët e shumtë të djeshëm e të sotëm, theksoi Ati i Shenjtë Bergoglio, duhet të largohemi nga tundimet e djallit. Tre tundimet e Jezusit, tre tundimet e të krishterit, që synojnë ta shkatërrojnë të vërtetën për të cilën jemi thirrur në këtë jetë, që përpiqen të na prishin nga brenda. E Papa i numëroi:
    “Pasuria, duke shtënë në dorë të mira, që janë dhënë për të gjithë e duke i përdorur vetëm për mua, ose për miqtë ‘e mi’. Është edhe fitimi i bukës me djersën e tjetërkujt, ose, madje, edhe me jetën e tjetërkujt. Ajo pasuri, që është bukë me shijen e dhimbjes, të hidhërimit, të vuajtjes. Në një familje apo në një shoqëri të korruptuar, kjo është buka, që u jepet fëmijëve të hanë”.
    Pa mëdyshje, Papa Françesku kaloi në tundimin tjetër, të njëjtë me atë që përballoi Jezusi, kur djalli e joshte në shkretëtirë:
    “Kotësia. Ai kërkim prestigji, bazuar në skualifikimin e vazhdueshëm e të përhershëm të atyre, që ‘nuk janë askush’. Kërkimi i dëshpëruar i atyre pesë minutave famë, që nuk e fal ‘famën’ e të tjerëve. ‘Duke bërë dru nga pema e rënë’, i lë vendin tundimit të tretë:
    Kryelartësia, krenia, që do të thotë ta vesh veten në një plan më të lartë të çdo lloji, duke u ndjerë sikur nuk mund ta ndash ‘jetën me njerëzit e zakonshëm’ e duke u lutur çdo ditë: ‘Faleminderit o Zot, që s’më ke bërë si ata’”.
    Ta pyesim veten, ngriti zërin Papa, nëse jemi edhe ne kështu, sepse këto tre tundime na mbyllin në rrethin vicioz të shkatërrimit e të mëkatit, duke na e marrë frymën e duke na privuar nga gëzimi e freskia e Ungjillit:
    “Kemi zgjedhur Jezusin e jo demonin; duam t’i ndjekim gjurmët e tij, por e dimë se nuk është e lehtë. E dimë ç’do të thotë të joshesh nga paratë, nga fama e nga pushteti. Prandaj Kisha na dhuron këtë kohë, na fton të kthehemi tek Zoti, me një siguri të vetme: Ai na pret e dëshiron ta shërojë zemrën tonë nga çdo gjë që e degradon… Është ai Zot, që ka emrin e mëshirës. Emri i Tij është pasuria jonë, emri i Tij është fama jonë, emri i Tij është pushteti ynë; e në emrin e Tij, edhe një herë, përsërisim me Psalmin: ‘Zoti im, në të cilin shpresoj’ (91/90,2)”.

  10. #49
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Jubileu i mëshirës, rizhbulimi i besimit të vërtetë

    Papa në Meshën me vendasit e Meksikës:

    Ligji i Zotit është i përkryer.

    Mjaft më me përbuzje, padrejtësi e dhunë!



    15/02/2016

    Papa Françesku, në ditën e katërt të udhëtimit të tij në Meksikë, në Tuxtla Gutierrez, kryeqytetin e Shtetit Chiapas, në San Cristobal de Las Casas, në orën 10.30 (17.15 me orën evropiane) kremtoi Meshën Shenjte me bashkësitë indiane vendase, në Qendrën sportive bashkiake. Meshë kjo jo e zakonshme, e kremtuar në tri gjuhët e bashkësisë vendase. Më pas, rreth orës 13.00 (20.00 me atë evropiane) Papa u ul në sofër, i rrethuar nga përfaqësuesit e indianëve.
    “Li smantal Kajvaltike toj lek” – këto, fjalët e para të Papës Bergoglio, shqiptuar në një nga dialektet indiane, që do të dëgjohej më pas shpesh gjatë Meshës. “Ligji i Zotit është i përkryer, freskon shpirtin”. Ishin fjalët e Psalmit (Ps.19/18,8), që e fymëzuan Atin e Shenjtë Bergoglio për ta përqendruar homelinë pikërisht tek Ligji i Zotit, që “freskon shpirtin, e bën të urtë njeriun e zakonshëm, gazmon zemrën, ndriçon rrugën”.
    Është ligji, që populli i Izraelit e mori nga duart e Moisut, ligj, që do ta kishte ndihmuar popullin e Zotit të jetonte në lirinë, për të cilën ishte i thirrur. Ligj, që do të ishte dritë për hapat e popullit në shtegtim.
    Më pas, duke u frymëzuar nga Leximi i parë (cfr. Es 3, 9), Papa përshkoi çastet më dramatike të historisë së popullit të zgjedhur, tejet të ngjashme me ato të chiapasëve, që po e ndiqnin. Kujtoi se Izraeli pati provuar skllavërinë, despotizmin e faraonit, vuajtjen, keqtrajtimet, derisa u mbush kupa e Zoti tha: “Mjaft më!”. “Nuk i lejoj më t’i shtypin!”. “I pashë mundimet e tyre, ua dëgjova britmën, ua njoha ankthin”. E ata e panë fytyrën e Zotit, fytyrën e Atit, i cili vuan përballë padrejtësive, që u bëhen bijve të tij. Atëherë, me një paralelizëm të gjetur, Papa kujtoi se ligji i Zotit u bë simbol lirie, simbol gëzimi e drite. E dëshmon përvoja e Popol Vuh, aktualizoi, i cili prej kohësh shumë të lashta kujtonte: “Agimi shkrepi mbi të gjitha fiset e mbledhura bashkë. Fytyra e vrugnuar e tokës u rinua nga dielli”(33). Agimi ndriti për popujt, që ecën tepër shpesh nëpër errësirën e historisë, kujtoi Françesku, me etjen për të jetuar të lirë, larg shtypjes, poshtërimit, keqtrajtimit:
    “Në zemrën e njeriut e në kujtesën e shumë prej popujve tanë është e shkruar dëshira për tokën e për kohën, në të cilën vendin e përbuzjes e zë vëllazërimi, vendin e padrejtësisë, solidariteti e atë të dhunës, paqja”.
    E solidaritetin e vërtetë të Atit, që ecën pranë nesh, shtoi Papa Françesku, e gjejmë vetëm në Jezu Krishtin:
    “Në Të shikojmë sesi ky ligj i përkryer merr korp, merr fytyrë, merr histori, për ta shoqëruar e për ta mbështetur popullin e Tij: bëhet Rruga, bëhet e Vërteta, bëhet Jeta, që errësira të mos e thotë fjalën e fundit e agu të mos pushojë së ndrituri mbi jetën e bijve të Tij”.
    Pastaj Papa Françesku u ndalua tek vetë historia e besimtarëve të pranishëm. Foli për mijëra format, që u përdorën për t’ua shuar dëshirën për dritë, për t’u ndaluar, më pas, përsëri, tek tema e tij aq të dashur, ajo e mbrojtjes së Krijimit, duke theksuar se njeriu nuk është pronar, e as sundues i gjithësisë, i autorizuar ta plaçkisë e ta rrënojë. Dhuna, që gjindet në zemrën njerëzore, të plagosur nga mëkati, theksoi Françesku, gjen shprehjen e vet edhe në simptomat e sëmundjes, që vërehet në tokë, në ujë, në ajër e në të gjitha qeniet e gjalla. Prandaj, ndërmjet të varfërve më të braktisur e më të keqtrajtuar, kujtoi edhe tokën tonë të shkretuar e të shtypur, që “gjëmon e vuan në dhimbjet e lindjes” (Rm 8.22); (Enc. Qofsh lëvduar, 2).
    Nuk mund t’i mbyllim sytë para krizës më të thellë të historisë ambientale, shtoi Papa. E, duke iu drejtuar chiapasëve, vijoi:
    “Në këtë drejtim, siç pohojnë edhe ipeshkvijtë e Amerikës Latine, popujt tuaj kanë shumë për të na mësuar, sepse jetojnë në harmoni me natyrën, të cilën e respektojnë si burim të ushqimit, si shtëpi të përbashkët e si elter për të bashkëndarë pasuritë e tokës” (Dokumenti i Aparesidës, 472).
    Pastaj, denoncimi kundër shfrytëzimit e shfrytëzuesve të këtyre popujve, të keqkuptuar e të përjashtuar padrejtësisht nga shoqëria:
    “Disa i shikuan si të prapambetura vlerat e tyre. Të tjerë, të magjepsur nga pushteti, nga paraja e nga ligjet e tregut, i plaçkitën tokat e tyre ose realizuan vepra, që e ndotën ajrin e tyre. Ç’trishtim! Sa mirë do të na bënte ne të gjithëve një rrëmin i ndërgjegjes, për t’u thënë pastaj: ‘Na falni’! Bota e sotme, e zhveshur nga kultura e hedhurinës, ka nevojë për ju” .
    Të rinjtë, nënvizoi akoma Papa, kanë nevojë ta ruajnë urtinë e të parëve. Bota e sotme, e pushtuar nga ethet e pragmatizmit, ka nevojë ta mësojë përsëri vlerën e dhurimit, pa pritur asnjë shpërblim:
    “Jezu Krishti vijon të vdesë e të rilindë në çdo gjest ndaj më të voglit nga vëllezërit e Tij. Të marrim zemër e të vijojmë të jemi dëshmitarët e Mundimeve të Tij, të Ringjalljes së Tij, duke e mishëruar”.
    Kështu u shpreh Papa Bergoglio, që e përfundoi homelinë me të njëjtën shprehje, në gjuhën e chiapasëve, që e kishte nisur: “Li smantal Kajvaltike toj lek”; “Ligji i Zotit , që është i përkryer, ta freskon shpirtin!”.

  11. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Jubileu i mëshirës, rizhbulimi i besimit të vërtetë

    Papa Francesku: FITO MBI INDIFERENCËN DHE ARRIJE PAQEN


    Hyji nuk është indiferent! Njerëzimi është i rëndësishëm për Hyjin, Hyji nuk e braktis atë! Në fillim të Vitit të Ri, do të doja t’i shoqëroja me këtë bindjen time të thellë urimet për bekime dhe paqe të bollshme, në shenjën e shpresës, për të ardhmen e çdo burri dhe të çdo gruaje, të çdo familjeje, populli dhe kombi në botë, si edhe të Krerëve të Shteteve e të Qeverive dhe të Përgjegjësve të besimeve fetare. Në fakt, nuk e humbim shpresën që viti 2016 të na shohë të gjithëve me ngulm dhe besim të angazhuar në nivele të ndryshme për të zbatuar drejtësinë dhe për të punuar për paqen. Po, kjo e fundit është dhuratë e Hyjit dhe vepër e njerëzve. Paqja është dhuratë e Hyjit, por u është besuar të gjithë burrave dhe grave, që janë thirrur ta realizojnë atë.
    Të ruash arsyet e shpresës

    Luftrat dhe veprimet terroriste, me pasojat e tyre tragjike, sekuestrimi i personave, përndjekjet për motive etnike apo fetare, shpërdorimi i detyrës, kanë shënuar qysh prej fillimit deri në fund vitin e kaluar duke u shumëzuar dhimbshëm në shumë vende të botës, aq sa kanë marrë tiparet e asaj që mund të quhet “lufta e tretë botërore vende-vende”. Por disa ngjarje të viteve të kaluara dhe të vitit që sapo kaluam më ftojnë, në perspektivën e vitit të ri, të ripërtërij nxitjen që të mos e humb shpresën në aftësinë e njeriut, me hirin e Hyjit, që ta tejkalojë të keqen dhe që të mos bjerë në nënshtrim e në indiferencë. Ngjarjeve të cilave u referohem paraqesin aftësinë e njerëzimit për të punuar në solidaritet, përtej interesave individualistike, apatisë dhe indiferencës ndaj situatave kritike.
    Mes këtyre do të doja të kujtoja përpjekjen e bërë për të favorizuar takimin e lidërve botërorë, në rrethin e COP-it 21, me qëllim që të kërkonin rrugë të reja për të trajtuar ndryshimet klimaterike dhe për të ruajtur Tokën, shtëpinë tonë të përbashkët. Dhe për këtë po kujtoj dy ngjarje të mëparshme në nivel global: Samiti i Adis Abebës për të mbledhur fonde për zhvillimin që ia vlen të mbrohet të botës; dhe zgjedhja, nga ana e Kombeve të Bashkuara, e kalendarit 2030 për Zhvillimin që ia vlen të mbrohet, me qëllim sigurimin e një ekzistence më të denjë për të gjithë, sidomos të popullatave të varfra të planetit, brenda këtij viti.

    Viti 2015 ka qenë një vit i veçantë për Kishën, edhe sepse ka shënuar 50-vjetorin e botimit të dy dokumenteve të Koncilit II të Vatikanit, që shprehin në mënyrë shumë të qartë ndjenjën e solidaritetit të Kishës me botën. Papa Gjoni XXIII, në fillim të Koncilit, deshi t’i hapte krejt dritaret e Kishës me qëllim që mes saj dhe botës të kishte një komunikim më të hapur. Dy dokumentet, Nostra ætate e Gaudium et spes, janë shprehje emblematike të marrëdhënies së re të dialogut, të solidaritetit dhe të shoqërimit që Kisha donte të fuste brenda njerëzimit. Në Deklaratën Nostra ætate Kisha është thirrur t’i hapet dialogut me besimet fetare jo të krishtera. Me Kushtetutën baritore Gaudium et spes, prej momentit që «gëzimet dhe shpresat, trishtimet dhe ankthet e njerëzve të sotëm, sidomos të të varfërve dhe të të gjithë atyre që vuajnë, janë edhe gëzimet dhe shpresat, trishtimet dhe ankthet e nxënësve të Krishtit»[1], Kisha dëshironte vendosjen e një dialogu me familjen njerëzore rreth problemeve të botës, si shenjë solidariteti dhe afekti të respektshëm[2].

    Po në këtë perspektivë, me Jubileun e Mëshirës dua ta ftoj Kishën që të lutet dhe të punojë, me qëllim që çdo i krishterë të ketë një zemër të butë dhe të përvuajtë, të aftë të kumtojë dhe të dëshmojë mëshirën, «të falë dhe të dhurojë», t’u hapet «të gjithë atyre që jetojnë në periferitë më të largëta ekzistenciale, që shpesh bota moderne krijon në mënyrë dramatike», pa rënë «në indiferencën që na poshtëron, në zakonshmërinë që na paralizon shpirtin dhe që na pengon të zbulojmë risinë, në cinizmin që shkatërron»[3]..

    Ka shumë arsye për të besuar në aftësinë e njerëzimit për të vepruar së bashku në solidaritet, në njohjen e ndërlidhjes dhe të ndërvarësisë së tyre, duke pasur për zemër pjesëtarët më të brishtë dhe ruajtjen e të mirës së përbashkët. Ky qëndrim bashkëpërgjegjësie solidare është në rrënjë të thirrjes themelore për vëllazëri dhe jetë të përbashkët. Dinjiteti dhe marrëdhëniet ndërpersonale na bëjnë qenie njerëzore, të dashur prej Hyjit në shëmbëlltyrë dhe në përngjasim të tij. Si krijesa të pajisura me dinjitet të patjetërsueshëm ne ekzistojmë në marrëdhënie me vëllezërit dhe motrat tona, ndaj të cilëve kemi një përgjegjësi dhe me të cilët veprojmë në solidaritet. Jashtë kësaj marrëdhënieje, do të ishim më pak njerëzorë. Është pikërisht për këtë që indiferenca përbën një kërcënim për familjen njerëzore. Ndërsa vihemi në ecje drejt një viti të ri, do të doja t’i ftoja të gjithë që ta njohin këtë fakt, për të fituar mbi indiferencën dhe për të arritur paqen.

    Disa forma indiference

    E sigurt është që qëndrimi i indiferentit, i atij që mbyll zemrën për të mos marrë parasysh të tjerët, i atij që mbyll sytë për të mos parë atë që e rrethon apo që largohet për të mos e lënë veten të preket prej problemeve të të tjerëve, karakterizon një tipologji njerëzore mjaft të përhapur dhe të pranishme në çdo epokë të historisë. Megjithatë, në ditët tona ajo e ka tejkaluar shumë cakun individual për të marrë një përmasë globale dhe për të krijuar fenomenin e “globalizimit të indiferencës”.
    Forma e parë e indiferencës në shoqërinë njerëzore është ajo ndaj Hyjit, prej të cilës buron edhe indiferenca ndaj të afërmit dhe ndaj krijimit. Kjo është njëra prej efekteve të rënda të një humanizmi të rremë dhe të materializmit praktik, të gërshetuar me një mendim relativistik dhe nikilistik. Njeriu mendon se është autori i vetes së vet, i jetës së vet dhe i shoqërisë; ai ndihet i vetëmjaftueshëm dhe synon jo vetëm ta zëvendësojë Hyjin, por edhe të bëjë krejt pa të; si rrjedhojë, mendon se nuk i detyrohet për asgjë askujt, me përjashtim të vetes së vet, dhe pretendon të ketë vetëm të drejta[4]. Kundër këtij vetëkuptimi të gabuar të personit, Benedikti XVI kujton se as njeriu dhe as zhvillimi i tij nuk janë të aftë t’i japin vetes domethënien e tyre të fundit[5]; dhe përpara tij Pali VI kishte pohuar se «nuk ka një humanizëm të vërtetë nëse nuk është i hapur ndaj Absolutit, në pranimin e një thirrjeje, që jep idenë e vërtetë të jetës njerëzore»[6]. Indiferenca ndaj të afërmit merr fytyra të ndryshme. Ka prej atyre që janë të mirëinformuar, dëgjojnë radion, lexojnë gazetat apo marrin pjesë në programe televizive, por e bëjnë në mënyrë të vakët, gati si një zakon: këta persona i njohin krejt pak dramat që brengosin njerëzimin, por nuk ndihen të përfshirë, nuk ndiejnë dhembshuri. Ky është qëndrimi i atij që di, por e mban shikimin, mendimin dhe veprimin të drejtuar kah vetja e vet. Për fat të keq duhet të konstatojmë se shtimi i informacionit, tipik i kohës sonë, nuk do të thotë në vetvete shtim i vëmendjes ndaj problemeve, nëse nuk shoqërohet prej një hapjeje të ndërgjegjes në kuptimin solidar[7]. Madje, ai mund të sjellë njëfarë ngopjeje që anestetizon dhe, në njëfarë mase, relativizon rëndesën e problemeve. «Disa thjeshtë mjaftohen duke fajësuar të varfrit dhe vendet e varfra për të këqijat e tyre, me përgjithësime të padrejta, dhe duke pretenduar që ta gjejnë zgjidhjen në një “edukim” që t’i qetësojë dhe t’i shndërrojë ata në qenie të zbutura dhe të padëmshme. Kjo bëhet edhe më acaruese nëse të përjashtuarit shohin se ky kancer shoqëror po rritet, që është korrupsioni i rrënjosur thellë në shumë Vende – në qeveri, në sipërmarrje dhe në institucione – cilado qoftë ideologjia politike e qeveritarëve»[8]. Në raste të tjera, indiferenca shfaqet si mungesë vëmendjeje ndaj realitetit rrethues, sidomos atij që është më larg. Disa persona parapëlqejnë të mos kërkojnë, të mos informohen dhe e jetojnë mirëqenien e rehatinë e tyre të shurdhët ndaj britmës së dhimbjes që lëshon njerëzimi që vuan. Gati pa e kuptuar, jemi bërë të paaftë të provojmë dhembshuri për të tjerët, për dramat e tyre, nuk na intereson të kujdesemi për ta sikur ajo që u ndodh atyre është një përgjegjësi që nuk na përket neve[9]. «Kur ne jemi mirë dhe ndihemi rehat, me siguri i harrojmë të tjerët (gjë që Hyji Atë nuk e bën), nuk interesohemi për problemet e tyre, për vuajtjet e tyre dhe për padrejtësitë që pësojnë… Atëherë zemra jonë bie në indiferencë: ndërsa unë jam relativisht mirë dhe rehat, i harroj ata që nuk janë mirë»[10].

    Duke jetuar në një shtëpi të përbashkët, nuk mund të mos e pyesim veten për shëndetin e saj, siç jam përpjekur të bëj në Letrën enciklike “Laudato sì”. Ndotja e ujërave dhe e ajrit, shfrytëzimi pa kriter i pyjeve, shkatërrimi i mjedisit, shpesh janë fryt i indiferencës së njeriut ndaj të tjerëve, sepse gjithçka është e lidhur. Ashtu si edhe sjellja e njeriut me kafshët ndikon në marrëdhëniet e tij me të tjerët[11], për të mos folur për atë që ia lejon vetes të bëjë tjetërkund atë që nuk guxon të bëjë në shtëpitë e vet[12].

    Në këto dhe në raste të tjera, indiferenca shkakton sidomos mbyllje e mosangazhim, dhe kështu ndihmon që të mos ketë paqe me Hyjin, me të afërmin dhe me krijimin.

    Paqja e kërcënuar prej indiferencës së globalizuar

    Indiferenca ndaj Hyjit tejkalon sferën intime dhe shpirtërore të çdo personi dhe vesh sferën publike e sociale. Siç pohonte Benedikti XVI, «ekziston një ndërlidhje intime mes lavdërimit të Hyjit dhe paqes së njerëzve në tokë»[13]. Në fakt, «pa një hapje transhendente, njeriu bie lehtësisht në relativizëm dhe pastaj e ka të vështirë të veprojë sipas drejtësisë dhe të angazhohet për paqen»[14]. Harrimi dhe mohimi i Hyjit, që e çojnë njeriun të mos njohë asnjë normë përtej vetes së vet dhe të marrë si normë vetëm veten e vet, kanë krijuar mizori dhe dhunë të pamasë[15].
    Në nivel individual dhe bashkësior indiferenca ndaj të afërmit, bijë e asaj ndaj Hyjit, merr aspektin e inercisë dhe të çangazhimit, që ushqejnë vazhdimin e situatave të padrejtësisë dhe të një çekuilibri të rëndë shoqëror, të cilat, nga ana e tyre, mund të çojnë në konflikte apo, në çdo rast, mund të krijojnë një klimë pakënaqësie që rrezikon të degjenerojë, herët apo vonë, në dhunë dhe pasiguri.

    Në këtë kuptim indiferenca, dhe çangazhimi që pason, përbëjnë një mungesë të rëndë ndaj detyrës që çdo person ka për të kontribuar, në masën e aftësive të veta dhe të rolit që ka në shoqëri, për të mirën e përbashkët, në veçanti për paqen, që është njëra prej të mirave më të çmuara të njerëzimit[16].

    Kur pastaj vesh nivelin institucional, indiferenca ndaj tjetrit, ndaj dinjitetit të tij, ndaj të drejtave themelore dhe lirisë së tij, e bashkuar me një kulturë që është e shënuar prej përfitimit dhe hedonizmit, favorizon dhe ndonjëherë justifikon veprime dhe politika që janë kërcënim për paqen. Ky qëndrim indiference mund të arrijë edhe të justifikojë disa politika ekonomike të dënueshme, paralajmëruese për padrejtësi, ndarje dhe dhunë, në parapamje të arritjes së mirëqenies së vet apo atë të vendit të vet. Jo rrallëherë, në fakt, projektet ekonomike dhe politike të njerëzve kanë si qëllim arritjen apo mbajtjen e pushtetit dhe të pasurive, edhe nëse kjo kërkon shkeljen e të drejtave dhe të nevojave themelore të të tjerëve. Kur popullatat shohin se po ua mohojnë të drejtat themelore, si ushqimin, ujin, ndihmën mjekësore apo punën, ata janë të tunduara që t’i marrin me forcë[17].

    Po ashtu, indiferenca ndaj mjedisit natyror, duke favorizuar shpyllëzimin, ndotjen dhe katastrofat natyrore që çrrënjosin bashkësi të tëra prej mjedisit të tyre jetësor, duke i detyruar të jetojnë në kushte të paqëndrueshme dhe të pasigurta, krijon varfëri të reja, situata të reja padrejtësie prej rrjedhojave shpesh të zeza në terma sigurie dhe paqeje shoqërore. Sa luftra janë bërë dhe sa do të bëhen për shkak të mungesës së burimeve apo për t’iu përgjigjur kërkesës së pangopur për burime natyrore[18]?

    Prej indiferencës te mëshira: kthimi i zemrës

    Kur, një vit më parë, në Mesazhin për Ditën Botërore të Paqes: “Jo më skllevër, por vëllezër”, rikujtoja ikonën e parë biblike të vëllazërisë njerëzore, atë të Kainit dhe të Abelit (krh. Zan 4,1-16), ishte për të tërhequr vëmendjen se si është tradhtuar kjo vëllazëri e parë. Kaini dhe Abeli janë vëllezër. Vijnë të dy prej të njëjtit kraharor, janë të njëjtë në dinjitet dhe të krijuar në shëmbëlltyrë dhe përngjasim të Hyjit; por vëllazëria e tyre si krijesa prishet. «Kaini jo vetëm nuk e duron vëllanë e vet Abelin, por e vret prej zilisë»[19].Vëllavrasja atëherë bëhet forma e tradhtisë dhe mospranimi nga ana e Kainit e vëllazërisë me Abelin është prishja e parë në marrëdhëniet familjare të vëllazërisë, të solidaritetit dhe të respektimit të ndërsjellë.
    Atëherë, Hyji ndërhyn për ta thirrur njeriun në përgjegjësi ndaj të afërmit të vet, pikërisht siç bëri kur Adami dhe Eva, prindërit e parë, prishën bashkësinë me Krijuesin.

    «Atëherë Zoti e pyeti Kainin: “Ku është vëllai yt, Abeli?”. Ky i përgjigji: “Nuk di. Pse a mos jam unë rojtari i tim vëllai?”. Zoti i tha: “Po çka bëre!? Zëri i gjakut të vëllait tënd bërtet tek unë prej dheut!”» (Zan 4,9-10).

    Kaini thotë se nuk e di se çfarë i ndodhi të vëllait, thotë se nuk është rojtari i tij. Nuk ndihet përgjegjës për jetën e tij, për fatin e tij. Nuk ndihet i përfshirë. Është indiferent ndaj vëllait të vet, megjithëse ata janë të lidhur prej zanafillës së përbashkët. Çfarë trishtimi! Çfarë drame vëllazërore, familjare, njerëzore! Kjo është shfaqja e parë e indiferencës mes vëllezërve. Kurse Hyji nuk është indiferent: gjaku i Abelit ka vlerë të madhe në sytë e tij dhe i kërkon Kainit të japë llogari. Pra, Hyji zbulohet, qysh prej fillimit të njerëzimit, si Ai që interesohet për fatin e njeriut. Kur më vonë bijtë e Izraelit gjenden në skllavëri në Egjipt, Hyji ndërhyn sërish. I thotë Moisiut: «E pashë mjerimin e popullit tim në Egjipt dhe e dëgjova klithjen e tij për ndihmë për shkak të pashpirtësisë së mbikëqyrësve të tyre. Dhe, duke e ditur vuajtjen e tij, zbrita për ta çliruar nga duart e egjiptianëve, ta nxjerr nga ajo tokë dhe ta çoj në një vend të mirë e të gjerë, në dheun ku rrjedh qumësht dhe mjaltë» (Dal 3,7-8). Është e rëndësishme të vihen re foljet që përshkruajnë ndërhyrjen e Hyjit: Ai sheh, dëgjon, njeh, zbret, liron. Hyji nuk është indiferent. Është i vëmendshëm dhe vepron.

    Në të njëjtën mënyrë, në Birin e tij Jezus, Hyji ka zbritur mes njerëzve, është mishëruar dhe është treguar solidar me njerëzimin, në çdo gjë, me përjashtim të mëkatit. Jezusi identifikohej me njerëzimin: «vëllai i parë në mes të shumë vëllezërve» (Rom 8,29). Ai nuk mjaftohej vetëm duke mësuar turmat, por shqetësohej për ta, sidomos kur i shihte të uritura (krh. Mk 6,34-44) apo të papuna (krh. Mt 20,3). Shikimi i tij nuk u drejtohej vetëm njerëzve, por edhe peshqve të detit, zogjve të qiellit, bimëve dhe pemëve, të vegjëlve dhe të mëdhenjve; përqafonte gjithë krijimin. Ai sheh, sigurisht, por nuk kufizohet me kaq, sepse prek personat, flet me ta, vepron në dobi të tyre dhe i bën mirë atij që ka nevojë. Jo vetëm, por e lë veten të mallëngjehet dhe të qajë (krh. Gjn 11,33-44). Dhe vepron për t’i dhënë fund vuajtjes, trishtimit, mjerimit dhe vdekjes.

    Jezusi na mëson të jemi të mëshirshëm si Ati (krh. Lk 6,36). Në shëmbëlltyrën e samaritanit të mirë (krh. Lk 10,29-37) denoncon mosdhënien e ndihmës përpara nevojës urgjente të të ngjashmëve të vet: «E pa, iu shmang e vazhdoi rrugën» (krh. Lk 10,31.32). Në të njëjtën kohë, nëpërmjet këtij shembulli, Ai i fton dëgjuesit e vet, dhe në veçanti nxënësit e vet, të mësojnë të ndalen përpara vuajtjes së kësaj bote për ta lehtësuar atë, përpara plagëve të të tjerëve për t’i mjekuar ato, me mjetet që kanë, duke u nisur nga koha e tyre, me gjithë punët e shumta të mund të kenë. Në fakt, indiferenca, shpesh kërkon pretekste: në zbatimin e normave rituale, në numrin e gjërave që duhen bërë, në antagonizmat që na mbajnë larg njëri-tjetrit, në paragjykimet e çdo lloji që na pengojnë të bëhemi të afërm.

    Mëshira është zemra e Hyjit. Për këtë arsye duhet të jetë edhe zemra e të gjithë atyre që e njohin veten si pjesëtarë të një familjeje të madhe të vetme të bijve të tij; një zemër që rreh fort kudo ku dinjiteti njerëzor – pasqyrë e fytyrës së Hyjit në krijesat e veta – është në lojë. Jezusi na paralajmëron: dashuria për të tjerët – të huaj, të sëmurë, të burgosur, të pastrehë, madje edhe armiq – është e vetmja masë e Hyjit për të gjykuar veprimet tona. Prej kësaj varet fati ynë i amshuar. Nuk kemi pse të habitemi që Pali apostull i fton të krishterët e Romës të gëzohen me ata që gëzohen dhe të qajnë me ata që qajnë (krh. Rom 12,15), apo që i porosit ata të Korintit të mbledhin ndihma në shenjë solidariteti me ata pjesëtarë të Kishës që vuajnë (krh. 1Kor 16,2-3). Dhe Shën Gjon shkruan: «Kush i ka të mirat e kësaj bote dhe e sheh vëllanë e vet në ngushticë dhe e mbyll zemrën e vet para tij – në ç’mënyrë dashuria e Hyjit qëndron në të?» (1Gjn 3,17; krh. Jak 2,15-16).

    Ja pse «është përcaktuese për Kishën dhe besueshmërinë e kumtimit të saj që ajo ta jetojë dhe ta dëshmojë mëshirën në vetën e parë. Gjestet dhe të folurit e saj duhet të përçojnë mëshirë për të hyrë në zemrën e personave dhe t’i nxisë ata të rigjejnë rrugën për t’u rikthyer te Ati. E vërteta e parë e Kishës është dashuria e Krishtit. Për këtë dashuri, që arrin deri në faljen dhe dhurimin e vetes, Kisha bëhet shërbëtore dhe ndërmjetësuese pranë njerëzve. Prandaj, aty ku Kisha është e pranishme, aty duhet të jetë e dukshme mëshira e Atit. Në famullitë tona, në bashkësitë, në shoqatat dhe lëvizjet, me një fjalë, kudo që ka të krishterë, çdokush duhet të gjejë një oaz mëshire»[20].

    Kështu, edhe ne jemi të thirrur ta bëjmë dashurinë, dhembshurinë, mëshirën dhe solidaritetin një program të vërtetë jete, një stil sjelljeje në marrëdhëniet tona me njëri-tjetrin[21]. Kjo kërkon kthimin e zemrës: domethënë që hiri i Hyjit ta shndërrojë zemrën tonë prej guri në një zemër prej mishi (krh. Ez 36,26), të aftë për t’iu hapur të tjerëve me solidaritet autentik. Kjo, në fakt, është më shumë se një «ndjenjë e vakët dhembshurie apo mallëngjimi sipërfaqësor për të këqijat e shumë personave, afër apo larg»[22]. Solidariteti «është vendosmëria e qëndrueshme dhe ngulmuese për t’u angazhuar për të mirën e përbashkët: apo për të mirën e të gjithëve dhe të secilit, sepse të gjithë jemi me të vërtetë përgjegjës për të gjithë»[23], sepse dhembshuria buron prej vëllazërisë.

    E kuptuar në këtë mënyrë, solidariteti përbën qëndrimin moral dhe shoqëror që më mirë i përgjigjet vetëdijësimit për plagët e kohës sonë dhe të ndër-varësisë së pamohueshme që gjithnjë e më shumë ekziston, sidomos në një botë të globalizuar, mes jetës së individit dhe bashkësisë së tij në një vend të caktuar dhe asaj të burrave e grave në vende të tjera të botës[24].



    Të nxitësh një kulturë solidariteti dhe mëshire për të fituar mbi indiferencën

    Solidariteti si virtyt moral dhe qëndrim social, fryt i kthimit personal, kërkon një angazhim prej anës së shumë subjekteve, që kanë përgjegjësi të karakterit edukativ dhe formativ.
    Mendimi im i parë shkon te familjet, të thirrura për një mision parësor edukativ dhe prej të cilit nuk mund të heqin dorë. Ato përbëjnë vendin e parë ku jetohen dhe përçohen vlerat e dashurisë dhe të vëllazërisë, të bashkëjetesës dhe të bashkëndarjes, të vëmendjes dhe të përkujdesjes ndaj tjetrit. Ato janë edhe vende të privilegjuara për përçimin e fesë, duke filluar prej atyre gjesteve të para të thjeshta të devocionit që nënat u mësojnë fëmijëve të tyre[25].

    Për sa u përket edukatorëve dhe formatorëve që, në shkollë apo në qendra të ndryshme ku mblidhen fëmijët dhe të rinjtë, kanë detyrën angazhuese për të edukuar fëmijët dhe të rinjtë, janë të thirrur që të jenë të vetëdijshëm që përgjegjësia e tyre ka të bëjë me përmasat morale, shpirtërore dhe shoqërore të personit. Vlerat e lirisë, të respektit të ndërsjellë dhe të solidaritetit mund të përçohen qysh në moshë të njomë. Duke iu drejtuar përgjegjësve të institucioneve që kanë detyra edukative, Benedikti XVI pohonte: «çdo mjedis edukativ të jetë një vend i hapur ndaj transhendentes dhe të tjerëve; vend dialogu, kohezioni dhe dëgjimi, në të cilin i riu duhet të ndihet i vlerësuar në potencialitetet e veta dhe në pasuritë e brendshme, si dhe duhet të mësojë t’i vlerësojë vëllezërit. Duhet të mësojë ta shijojë gëzimin që buron prej të jetuarit ditë pas dite dashurinë dhe dhembshurinë ndaj të afërmit dhe prej marrjes pjesë në mënyrë aktive në ndërtimin e një shoqërie më njerëzore dhe më vëllazërore»[26].

    Edhe operatorët kulturorë dhe të mjeteve të komunikimit shoqëror kanë përgjegjësi në fushën e edukimit dhe të formimit, sidomos në shoqëritë bashkëkohore, ku mundësia për të përdorur mjetet e informimit dhe të komunikimit është gjithnjë e më e përhapur. Është detyrë e tyre para së gjithash të vihen në shërbim të së vërtetës dhe jo të interesave individuale. Mjetet e komunikimit, në fakt, «jo vetëm informojnë, por edhe formojnë shpirtin e spektatorëve dhe për këtë arsye mund të japin një ndihmë me vlerë në edukimin e të rinjve. Është e rëndësishme të kihet parasysh që lidhja mes edukimit dhe komunikimit është shumë e ngushtë: edukimi ndodh në fakt përmes komunikimit, që ndikon, pozitivisht apo negativisht, në formimin e personit»[27]. Operatorët kulturorë dhe të medias do të duhej edhe të vigjëlonin me qëllim që mënyra me të cilën merren dhe përhapen informacionet të jetë juridikisht dhe moralisht e ligjshme.

    Paqja: fryt i një kulture solidariteti, mëshire dhe dhembshurie

    Të vetëdijshëm për kërcënimin e një globalizimi të indiferencës, nuk mund të mos njohim që, në skenarin e sipërparaqitur, përfshihen edhe shumë nisma dhe veprime pozitive që dëshmojnë dhembshurinë, mëshirën dhe solidaritetin që njeriu është i aftë të tregojë. Do të doja të kujtoja disa shembuj të lavdërueshëm angazhimi, që tregojnë se si secili mund të fitojë mbi indiferencën kur zgjedh të mos e heqë shikimin prej të afërmit të vet dhe që janë praktika të mira në ecjen drejt një shoqërie më njerëzore.
    Ka shumë organizata jo qeveritare dhe grupe bamirëse, brenda Kishës dhe jashtë saj, ku pjesëtarët e saj, në raste epidemish, tërmetesh apo konfliktesh të armatosura, u bëjnë ballë vështirësive dhe rreziqeve për të mjekuar të plagosurit e të sëmurët dhe për të varrosur të vdekurit. Përveç tyre, do të doja të përmendja personat dhe shoqatat që ndihmojnë emigrantët, që përshkojnë shkretëtira dhe kapërcejnë dete për të kërkuar kushte më të mira pune. Këto veprime janë vepra mëshire trupore dhe shpirtërore, mbi të cilat do të gjykohemi në fund të jetës sonë.

    Mendimi im shkon edhe te gazetarët dhe fotografët që informojnë opinionin publik mbi situatat e vështira që pyesin ndërgjegjet tona, si edhe te ata që angazhohen për mbrojtjen e të drejtave njerëzore, në veçanti ato të pakicave etnike dhe fetare, të popujve vendas, të grave dhe të fëmijëve, si edhe të të gjithë atyre që jetojnë në kushte cënueshmërie më të madhe. Mes tyre ka edhe shumë meshtarë dhe misionarë që, si barinj të mirë, qëndrojnë pranë besimtarëve të tyre dhe i mbështesin me gjithë rreziqet dhe vështirësitë, në veçanti gjatë konflikteve të armatosura.

    Sa familje, pastaj, mes shumë vështirësive të punës dhe atyre sociale, angazhohen konkretisht për t’i edukuar fëmijët e tyre “kundër-rrjedhës”, duke bërë shumë sakrifica, me vlerat e solidaritetit, të dhembshurisë dhe të vëllazërisë! Sa familje ua hapin zemrat dhe shtëpitë e tyre atyre që kanë nevojë, si refugjatëve dhe emigrantëve! Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë të gjithë personat, familjet, famullitë, bashkësitë rregulltare, manastiret dhe shenjtëroret, që i janë përgjigjur menjëherë apelit tim për të mikpritur një familje refugjatësh[28].

    Në fund, do të doja të përmendja të rinjtë që bashkohen për të realizuar projekte solidariteti dhe të gjithë ata që i hapin duart e tyre për të ndihmuar të afërmin në nevojë në qytetin e tyre, në Vendin e tyre dhe në vende të tjera të botës. Dua të falënderoj dhe të nxis të gjithë ata që angazhohen në veprime të tilla, edhe pse nuk u bëhet reklamë: uria dhe etja e tyre për drejtësi do të plotësohet, mëshira e tyre do të bëjë që ata të gjejnë mëshirë dhe, si punëtorë të paqes, do të quhen bij të Hyjit (krh. Mt 5,6-9).

    Paqja në shenjën e Jubileut të Mëshirës

    Në shpirtin e Jubileut të Mëshirës, secili është i thirrur të njohë se si indiferenca shfaqet në jetën e tij dhe të marrë një angazhim konkret për të ndihmuar në përmirësimin e realitetit ku jeton, duke u nisur prej familjes së vet, prej komshive apo prej mjedisit të punës.
    Edhe Shtetet janë të thirrur për të bërë gjeste konkrete, për akte të guximshme ndaj personave më të dobët të shoqërisë së tyre, si të burgosur, emigrantë, të papunë dhe të sëmurë.

    Për sa u përket të burgosurve, në shumë raste është urgjente të merren masa konkrete për të përmirësuar kushtet e tyre të jetesës në burgje, duke u kushtuar një vëmendje të veçantë atyre që janë në pritje të dënimit[29], duke pasur në mendje qëllimin riedukativ të dënimit penal dhe duke vlerësuar mundësinë për të futur në legjislacionet kombëtare dënime alternative në vend të dënimeve me burg. Në këtë kontekst, dëshiroj të përtërij apelin bërë autoriteteve shtetërore për shfuqizimin e dënimit me vdekje, aty ku është ende në fuqi, dhe për të parë mundësinë e një amnistie.

    Për sa u përket emigrantëve, do të doja të bëja ftesën për rimendimin e legjislacioneve mbi emigrimin, me qëllim që të gjallërohen prej vullnetit të mikpritjes, në respektimin e detyrave dhe të përgjegjësive të ndërsjella, dhe të lehtësojnë integrimin e emigrantëve. Në këtë perspektivë, një vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet kushteve të jetesës së emigrantëve, duke kujtuar që klandestiniteti rrezikon t’i çojë ata në kriminalitet.

    Po ashtu, dëshiroj, në këtë Vit Jubilar, t’u bëj një apel të ngutshëm përgjegjësve të Shteteve që të bëjnë gjeste konkrete në dobi të vëllezërve dhe të motrave tona që vuajnë për mungesën e punës, të tokës dhe të banesës. Mendoj për krijimin e vendeve të dinjitetshme të punës për t’iu kundërvënë plagës sociale të papunësisë, që ka prekur një numër të madh të familjeve dhe të të rinjve dhe ka pasoja shumë të rënda në mbajtjen e krejt shoqërisë. Mungesa e punës prek shumë rëndë ndjenjën e dinjitetit dhe të shpresës, dhe mund të kompensohet pjesërisht prej ndihmave, të nevojshme, për të papunët dhe familjet e tyre. Një vëmendje e veçantë do të duhej t’u kushtohej grave – për fat të keq ende të diskriminuara në fushën e punës – dhe kategorive të tjera të punëtorëve, kushtet e të cilëve janë të paqëndrueshme apo të rrezikshme dhe pagesat e të cilëve nuk janë të përshtatshme për rëndësinë e misionit të tyre shoqëror.

    Në fund, do të doja të ftoja për të bërë veprime të efektshme për përmirësimin e kushteve të jetesës të të sëmurëve, duke u garantuar të gjithëve mundësinë për mjekime dhe për ilaçe të domosdoshme për jetën, përfshirë mundësinë për mjekim në shtëpi.

    Duke hedhur shikimin përtej kufijve të tyre, përgjegjësit e Shteteve janë të thirrur edhe për të ripërtërirë marrëdhëniet e tyre me popujt e tjerë, duke u mundësuar të gjithëve një pjesëmarrje efektive dhe përfshirëse në jetën e bashkësisë ndërkombëtare, me qëllim që të realizohet vëllazëria edhe brenda familjes së kombeve.

    Në këtë perspektivë, dëshiroj të drejtoj një apel të trefishtë për të mos i tërhequr popujt e tjerë në konflikte apo luftra që shkatërrojnë jo vetëm pasuritë materiale, kulturore dhe sociale, por edhe – dhe për një kohë të gjatë – integritetin moral dhe shpirtëror të tyre; për fshirjen apo mbarështimin e borxhit ndërkombëtar të Shteteve më të varfra; për zbatimin e politikave të bashkëpunimit që, në vend që t’i nënshtrohen diktaturës së disa ideologjive, të respektojnë vlerat e popullatave vendore dhe që, në çdo rast, të mos dëmtojnë të drejtën themelore dhe të patjetërsueshme të fetusit për të ardhur në jetë.

    Ia besoj këto reflektime, së bashku me urimet më të mira për vitin e ri, ndërmjetësimit të Marisë shumë të Shenjtë, Nënës që kujdeset për nevojat e njerëzimit, me qëllim që të marrë prej Birit të saj, Princit të Paqes, plotësimin e lutjeve tona dhe bekimin e angazhimit tonë të përditshëm për një botë vëllazërore dhe solidare

  12. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Jubileu i mëshirës, rizhbulimi i besimit të vërtetë

    Jubileu. Veprat e mëshirës: “T’u japësh të pinë të eturve”



    19/02/2016

    I gjithë Shkrimi Shenjt përshkohet nga vetëdija e vlerës së ujit. Elementi natyror më i thjeshtë në botë: i tejdukshëm, i kthjelltë, pa erë, pa shije, i kulluar, mbetet simbol i jetës, i pastërtisë, i shkëlqimit. E është i domosdoshëm për jetën. Trupi i njeriut ka 60% ujë e gjatë jetës, sipas statistikave, pi rreth 25.000 litra, për të shuar etjen. Pa këtë sasi uji, nuk mund të jetojë.
    E pra, jo të gjithë e gëzojnë këtë pasuri. Bota është e rrethuar nga ujërat. E megjithatë, ka njerëz që nuk kanë asnjë pikë uji për të pirë. E jetojnë etshëm.
    Është e natyrshme prandaj, që në Bibël të kujtohet vazhdimisht detyra për t’ua siguruar ujin e pijshëm të gjitha krijesave, pa dallim race, kulture e feje. E pa krijuar asnjë lloj pengese: “Nëse armiku yt ka etje, jepi të pijë!” lexojmë në Librin e Proverbave (Pr 25,21).
    E Jezusi na kujton se vetëm për një kupë uji të freskët, dhënë në emër të Tij, domethënë me drejtësi e dashuri, do të shpërblehesh begatisht në jetën e amshuar.
    Natyrisht çështja e sigurimit të ujit të pijshën për të gjithë duhet mbarështuar në nivel planetar e nga institucione të posaçme, gjithsesi secili e ka për detyrë të bashkëpunojë në këtë drejtim. Po si? Mund të bashkëpunosh duke e ruajtur ujin. Duke mos e shpërdoruar. Duke mos e ndotur me prodhime të rrezikshme kimike…Këto gjeste të thjeshta, që mund t’i bëjnë të gjithë, nuk janë të rëndomta, as të panevojshme, por absolutisht të nevojshme për të mirën e të gjithëve. Kujtojeni ujin e nevojën e tij, kur keni etje… E do ta kuptoni më mirë ç’do të thotë t’i japësh të pijë ujë, njeriut të shkrumbuar nga etja!
    Fytyrat e Jubileut: Mëshira dhe pendesa
    Tema e Mëshirës, me të cilën Papa Françesku i prin Kishës në rrugën jubilare, mund të jetë një çast i vërtetë hiri për gjithë të krishterët. E njëkohësisht, edhe thirrje për të vijuar angazhimin në udhën e ungjillëzimit të ri e të kthesës baritore të mbarë Kishës, që të mund t’u përgjigjet, kështu. nevojave të njerëzve të sotëm dhe situatave të vështira, të cilat krijohen vazhdimisht në botën e sotme, e cila ka etje për shumë gjëra, jo vetëm për ujë!

  13. #52
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Jubileu i mëshirës, rizhbulimi i besimit të vërtetë

    Çelesi të Kishës: Rrëfimi, udha e pajtimit me Zotinësi i fjalëve.



    18/02/2016


    Pasi folëm për mëkatin, në emisionin e kaluar, sot, do të reflektojmë së bashku për mënyrën e daljes nga gjendja e mëkatit, për udhën e pajtimit me Zotin. Hapi i parë për këtë është “rrëfimi”.
    Natyrisht, kush është ai i krishterë, që nuk është rrëfyer asnjëherë? Të gjithë i jemi afruar rrëfyestores, kur na ka brerë ndërgjegjja për ndonjë gabim e faj, me të cilin mendojmë se e kemi fyer Zotin. Jezusi u pati kërkuar apostujve të vet të falin në emër të Tij e kështu, gjatë historisë e në mënyra të ndryshme, ata e kanë plotësuar këtë detyrë.
    Sot, nëse dua e nëse vërej se kam bërë diçka, që më largon nga Zoti, ose edhe nga vetvetja, nga thelbi i qenies sime, i kërkoj një meshtari të më ndihmojë, pikërisht sepse ai është trashëgimtari i apostujve, të cilëve Krishti u kërkoi t’i falin të penduarit. Përmes meshtarëve i rrëfej Atit Qiellor mëkatet e mia, me dëshirën për të ndryshuar e vetëm pas kësaj, marr faljen e tyre.
    Ndokush mund të thotë: pse vallë duhet t’i tregoj mëkatet e mia një prifti, që gabon si unë? Pikërisht për këtë arsye! Pikërisht sepse ai di si të më këshillojë, pa më gjykuar, sepse në çastin e Rrëfimit, mbi të zbret vetë Ati Qiellor e atij ia lë gjykimin meshtari. Kisha nuk është ndonjë lloj organizate priftërinjsh e murgeshash, por një bashkësi të krishterësh, që dëshirojnë ta jetojnë Ungjillin. Të krishterët nuk janë më të mirë se të tjerët, nuk janë të përsosur, por të falur. Kjo është dhurata, që u bën atyre Ati Qiellor. E gjatë Rrëfimit e ndjejmë dorën e Atit, që na mban në krahët e vet e na tërheq gjithnjë në rrugën, që Ai i Lumi ka përcaktuar për ne. E gjatë Rrëfimit e njohim më mirë…

  14. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Jubileu i mëshirës, rizhbulimi i besimit të vërtetë

    Papa: mëshira është angazhim konkret,

    që e shndërron zemrën




    20/02/2016

    Dita e sotme ishte një nga të shtunat e audiencës së përgjithshme jubilare në Sheshin e Shën Pjetrit. Rreth 50 mijë vetë, ndër të cilët, një përfaqësi e veprimtarëve të turizmit dhe të dhuruesve të gjakut, që kremtonin Jubileun e tyre të Mëshirës, u mblodhën për të dëgjuar katekizmin e Atit të Shenjtë në këtë audiencë të veçantë, që Papa e mban një të shtunë në muaj, gjatë gjithë Vitit Jubilar. Kësaj radhe, Papa Françesku u përqendrua në impenjimin e krishterë për t’u dëshmuar të gjithëve shenjat konkrete të afërsisë së Zotit.
    “Kur impenjohem – tha Papa – do të thotë se marr përsipër një përgjegjësi, një detyrë ndaj dikujt; e këtu përfshihet edhe stili, qëndrimi besnik e i përkushtuar, kujdesi i veçantë me të cilin e plotësoj këtë detyrë. Çdo ditë na kërkohet të impenjohemi në gjërat që bëjmë: në lutje, në punë, në studim, por edhe në sport, në veprimtaritë e kohës së lirë… Pra, të impenjohemi, do të thotë të përdorim vullnetin e mirë e forcat tona për ta përmirësuar jetën”.
    Edhe Zoti, vijoi Ati i Shenjtë, është impenjuar me ne. Fillimisht krijoi botën e, pavarësisht nga përpjekjet tona për ta shkatërruar, Hyji impenjohet për ta mbajtur gjallë. Por impenjimi më i madh i Zotit është fakti që i dhuroi botës Jezu Krishtin. “E Jezusi Zot u impenjua plotësisht për t’iu kthyer shpresën të varfërve, të privuarve nga dinjiteti, të huajve, të sëmurëve, të burgosurve e mëkatarëve, të cilët i priste me mirësi. Në të gjitha këto gjëra, Jezusi ishte shprehje e gjallë e mëshirës së Atit”.
    Duke u nisur pikërisht nga kjo dashuri e mëshirshme, me të cilën Jezusi shprehu impenjimin e Zotit në favor të njerëzve, këshilloi Papa Françesku, edhe ne mund e duhet t’i përgjigjemi dashurisë së Tij me impenjimin tonë. Edhe një herë, Ati i Shenjtë vuri në dukje situatat më të rënda, ku do t’i pëlqente t’i shihte të krishterët të impenjuar me të braktisurit, me invalidët, me të sëmurët rëndë, me njerëzit në prag të vdekjes, me ata, që nuk janë në gjendje ta shprehin mirënjohjen e tyre. “Ky Jubile – uroi Ati i Shenjtë në fund – e ndihmoftë mendjen e zemrën tonë ta prekin me dorë impenjimin e Zotit për secilin prej nesh e, falë kësaj, e shndërroftë jetën tonë në impenjim mëshire për të gjithë”.

  15. #54
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Jubileu i mëshirës, rizhbulimi i besimit të vërtetë

    Papa në Engjëllin e Tënzot: shtegtimi në Meksikë, përvojë shndërrimi


    21/02/2016


    E diela e dytë e Kreshmëve na paraqet Ungjillin e Shndërrimit të Jezusit. Këtë kujtoi Papa në lutjen e Engjëllit të Tënzot e, në vijim, bëri përsëri thirrje kundër dënimit me vdekje dhe kujtoi shtegtimin e tij apostolik në Meksikë.
    “Shtegtimi apostolik, që bëra këto ditë në Meksikë, ishte për ne të gjithë përvojë shndërrimi. E si kështu? Zoti na dëftoi dritën e lumnisë përmes korpit të Kishës së Tij, të popullit të Tij shenjt, që jeton në këtë tokë”.
    Një korp - kujtoi - i plagosur shumë herë, i shtypur, i poshtëruar, i dhunuar në dinjitetin e tij:
    “Në fakt, takimet e ndryshme, të jetuara në Meksikë, ishin të gjitha përplot me dritë; me dritën e fesë, që shndërron fytyrat e ndriçon udhët”.
    Një udhëtim - ky i Papës në Meksikë - që e pati bariqendrën shpirtërore në shtegtimin tek Shenjtërorja e Zojës së Gudalupes:
    “Të rrija në heshtje para figures së Nënës, ishte gjëja që e dëshiroja më shumë. E falënderoj Zotin, që ma plotësoi këtë dëshirë. E kundrova dhe e lashë të më shikonte. Atë, që i ka të vulosur ndër sy, sytë e gjithë bijve; e në zemër, dhimbjet për dhunën, rrëmbimet, vrasjet, dhunimin e shumë burrave e grave të varfëra”.
    Njerëz nga e gjithë Amerika - shtoi Papa - shkojnë të luten atje, ku Zoja iu duk Shën Juan Diegos duke shënuar, me këtë dukje, fillimet e ungjillëzimit të Kontinentit. E ky është trashëgimi, që i dorëzoi Zoti Meksikës:
    “Të ruajë pasurinë e larmive e, njëkohësisht, të manifestojë harmoninë e fesë së përbashkët, fesë së kulluar e të fortë, të shoqëruar me një ngarkesë të madhe gjallërie e humaniteti. Ashtu si paraardhësit e mi, edhe unë shkova për ta përforcuar fenë e popullit meksikan, por njëkohësisht, edhe për t’u përfocuar; i mbusha duart plot me këtë dhuratë, që të jetë në dobi të Kishës universale”.
    Ati i Shenjtë kujtoi edhe se u prit me gëzim të madh nga familjet meksikane, që i dhanë dëshmi të pastra e të forta. Të njëjtën gjë, vijoi të pohojë, mund të them edhe për të rinjtë, për rregulltarët, për priftërinjtë, për punëtorët, për të burgosurit. E më pas u ndalua tek takimi në Kubë, me Patrikun e Moskës dhe të gjithë Rusisë, Kirill:
    “Takim shumë i dëshiruar edhe nga paraardhësit e mi. Edhe kjo ngjarje e madhe është dritë profetike e Ngjalljes, për të cilën bota e sotme ka nevojë më shumë se kurrë. Nëna e Shenjtë e Zotit vijoftë të na prijë në udhën e unitetit”.
    Pas lutjes së Engjëllit të Tënzot, Papa kujtoi se nesër, në Romë, do të mbahet një kuvëndim ndërkombëtar me temë “Për një botë pa dënime me vdekje”, organizuar nga Bashkësia e Shën Egjidit. Një shenjë shprese - pohoi - është qëndrimi, gjithnjë më i përhapur, i opinionit publik kundër dënimit me vdekje:
    “Në të vërtetë, shoqëritë moderne kanë mundësi ta dënojnë me sukses krimin, pa ia mohuar përfundimisht atij, që e kreu, mundësinë për t’u rikthyer në rrugë të drejtë. Problemi duhet inkuadruar në optikën e drejtësisë penale, e cila duhet të jetë gjithnjë më shumë në përkim me dinjitetin e njeriut e me planin e Zotit për njeriun dhe shoqërinë. Urdhërimi ‘mos vra!’ ka vlerë absolute si për të pafajshmin, ashtu edhe për fajtorin”.
    Edhe krimineli - tha Papa duke bërë thirrje - ka të drejtë të paprekshme për të jetuar:
    “I bëj thirrje ndergjegjes së qeveritarëve të arrihet në një mirëkuptim ndërkombëtar për heqjen e dënimit me vdekje. E u propozoj gjithë katolikëve të bëjnë një gjest guximtar e shembullor: që asnjë dënim me vdekje të mos zbatohet në këtë Vit Shenjt të Mëshirës”

  16. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Jubileu i mëshirës, rizhbulimi i besimit të vërtetë

    Françesku: Kisha, ndonëse e trazuar nga ngjarjet historike, nuk shembet!



    22/02/2016

    Ditën e Jubileut të Kuries Romake, Papa kryesoi Meshën në Bazilikën e Shën Pjetrit. U mblodhëm, kujtoi në fillim të homelisë, për të kremtuar Jubileun e Mëshirës si bashkësi shërbimi e Kuries Romake, e Governatoratit dhe e institucioneve, që lidhen me Selinë Apostolike. Kapërcyem Portën Shenjte e arritëm tek Varri i Shën Pjetrit, për të bërë dëshminë tonë të fesë. Sot Fjala e Zotit i shndriti posaçërisht gjestet tona, theksoi Papa në vijim të homelisë. E, një nga rezultatet e Vitit Shenjt, duhet të jetë fundi i arrogancës së atyre që, duke punuar në Vatikan, kanë ndonjë farë pushteti mbi vartësit:

    “Edhe në mjediset e punës - u shpjegoi Papa kardinajve, krerëve të dikastereve, ipeshkvijve sekretarë e punonjësve të thjeshtë - mund të kultivojmë e të praktikojmë një ndjenjë të fortë baritore, posaçërisht ndaj njerëzve, me të cilët punojmë ditë për ditë. Që askush të mos e ndjejë veten të lënë pas dore, ose të keqtrajtuar, por secili të mund të provojë, para së gjithash në këtë vend, kujdesin e dhembshur të Bariut të Mirë”.
    Barinjve u kërkohet të kenë si model vetë Zotin, që kujdeset për grigjën e vet, që shkon në kërkim të deles së bjerrun, i prin në vathë së humburës, ia lidh plagët të plagosurës e kujdeset për të sëmurën. Sipas Papës, secili duhet të ketë një sjellje, e cila është shenjë e dashurisë pa kufij, siç përshkruhet, kujtoi, në profecinë e Ezekielit, që merr shkas nga mungesa e barinjve të Izraelit:
    “Na bën mirë edhe ne, shtoi Papa, të thirrur siç jemi për të qenë barinj të Kishës, ta lëmë fytyrën e Zotit, Bariut të Mirë, të na ndriçojë, të na pastrojë, të na shndërrojë e të na rikthejë krejtësisht të rinuar në misionin tonë”.
    Në Shkrimin Shenjt, vijoi të kujtojë Françesku, besnikëria dhe mëshira janë binom i pandashëm. Ku është njëra, atje gjindet edhe tjetra, e pikërisht në përkimin dhe përplotësimin ndërmjet tyre, mund të shikojmë edhe vetë praninë e Bariut të Mirë.
    “Kisha, ndonëse e tundur dhe e shkundur nga ngjarjet e historisë, nuk shembet!”.
    Ky, pohimi i Papës. Nuk shembet, shpjegoi, duke cituar Shën Agostinin, sepse i ka themelet mbi shkëmbin, prej të cilit rrjedh edhe emri Pjetër. Nuk është shkëmbi, që e merr emrin nga Pjetri, por Pjetri nga shkëmbi. Kështu emri Krisht nuk rrjedh nga emri i krishterë, por emri i krishterë, nga Krishti, mbi themelin e të cilit ngrihet Kisha:
    “Është Jezusi, prandaj, guri i themelit e shkëmbi, mbi të cilin duhet të ndërtojmë!”.

  17. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Jubileu i mëshirës, rizhbulimi i besimit të vërtetë

    Papa: Zoti është konkret, jo “fesë vetëm me fjalë”



    23/02/2016


    Krishterimi është fe konkrete, që vepron, duke bërë mirë e jo vetëm me fjalë; nuk është fe e hipokrizisë dhe e kotësive të kësaj bote. Papa Françesku e theksoi disa herë këtë, gjatë homelisë në meshën e kremtuar në Shtëpinë e Shën Martës. Gjatë Kreshmëve, nënvizoi, Zoti na tregon rrugën, në të cilën duhet të ecim.
    Zoti është konkret, theksoi Ati i Shenjtë, duke komentuar Ungjillin e ditës, në të cilin Krishti u thotë dishepujve të vet të bëhen shërbëtorë të të tjerëve, pa u mburrur si farisenjtë. Si ata, edhe sot, shumë të krishterë mburren me përkatësinë e tyre në Kishë, por nuk bëjnë asgjë për të qenë anëtarë të denjë të saj, nuk marrin përsipër asnjë impenjim, duke e jetuar krishterimin si ndonjë prestigj e jo si shërbim për më të varfërit.
    Rruga e veprave
    Papa Françesku shpjegoi mirë dialektikën ungjillore ndërmjet fjalëve e veprave, duke kujtuar si i kritikon Jezu Krishti në Ungjill skribët e farisenjtë, i cili u kërkon dishepujve dhe njerëzve të pranishëm të bëjnë ashtu siç u thonë ata, por të mos sillen si ata:
    “Zoti na mëson udhën e veprave. E sa herë hasim njerëz – edhe ne, eh! – sa herë themi në Kishë: ‘O, unë jam shumë katolik!’. ‘Po çfarë bën?’. Sa prindër i thonë vetes katolikë, por s’kanë kurrë kohë për të folur me fëmijët, për të luajtur me fëmijët, për t’i dëgjuar ata. Ndoshta, prindërit e tyre ndodhen në shtëpi për pleq, por janë gjithnjë tepër të zënë e nuk munden të shkojnë t’i shohin e i braktisin aty. ‘Por, jam katolik, eh! Marr pjesë në këtë apo në atë shoqatë’. Kjo është feja e fjalëve: them se jam kështu, por shkoj pas kësaj bote”.
    Çfarë do Zoti
    Kur fjalët nuk shoqërohen me vepra përfundojmë në mashtrim, nënvizoi Papa. Fjalët e Isaisë profet, në leximin e parë të liturgjisë së sotme, tregojnë se Zoti preferon që njerëzit të mos bëjnë keq, por të mësojnë si të bëjnë mirë. E fjalët e Biblës janë mëse të qarta: “Ndihmoni të shtypurin, jepini të drejtën bonjakut, mbrojeni vejushën”. E tregojnë edhe mëshirën pa fund të Zotit, që i thotë njerëzimit se edhe nëse mëkatet e tij janë tejet të dukshme, “kuq si gjaku, do të bëhen bardh si bora”, siç thuhet në Librin e Isaisë:
    “Mëshira e Zotit arrin tek ata, që kanë guxim ta pleqërojnë punën me Të, por diskutojnë mbi të vërtetën, mbi gjërat që bëjnë e nuk bëjnë për t’u ndrequr. E kjo është dashuria e madhe e Zotit, në këtë dialektikë nga e thëna tek e bëra. Të jesh i krishterë do të thotë të bësh: të bësh vullnetin e Zotit. E në ditën e fundit – sepse të gjithë do ta kemi një ditë të tillë! – atë ditë, ç’do të na pyesë Zoti? Mos vallë do të na thotë: ‘Çfarë keni thënë për mua?’ Jo! Do të na pyesë për gjërat që kemi bërë”.
    Gjoja të krishterë
    E këtu Papa përmendi kapitullin e Gjyqit të Mbramë në Ungjillin sipas Mateut, kur Zoti i kërkon llogari njeriut për mënyrën si sillet me të uriturit, të eturit, të burgosurit e të huajt. “Kjo – pohoi Ati i Shenjtë – është jeta e krishterë. Vetëm fjalët janë të kota, bëjmë gjoja se jemi të krishterë”:
    “Zoti na dhashtë urtinë për ta kuptuar mirë ndryshimin ndërmjet fjalëve e veprave, na mësoftë rrugën e veprave e na ndihmoftë të ecim në këtë rrugë, sepse udha e fjalëve na çon në vendin, ku ishin të gjithë këta… dijetarët e ligjit, këta klerikë, të cilëve u pëlqente të visheshin sikur të ishin mbretër, apo jo? Por ky nuk është realiteti i Ungjillit! Zoti na tregoftë rrugën e drejtë”.

  18. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Jubileu i mëshirës, rizhbulimi i besimit të vërtetë

    Papa: të pushtetshmit t’i shërbejnë të mirës së përbashkët,

    prepo tentët të kërkojnë falje!


    24/02/2016.

    Kush ka pushtet e pasuri t’i përdorë në shërbim të së mirës së përbashkët; e kush i përdor si mjete dhune e shfrytëzimi, të marrë guximin e të pendohet, të ndërrojë jetë. Ky ishte thelbi i katekizmit të Papës Françesku në audiencën e sotme të përgjithshme të së mërkurës, mbajtur në Sheshin e Shën Pjetrit. Zoti, vijoi Papa, është më i madh se lojërat e ndyra të njerëzve e nuk ia mohon faljen, atij që ia kërkon.
    Zgjodhi një simbol tejet shprehës Papa, duke e parë pushtetin si dy faqet e një medaljeje. Medalje, që shkëlqen me faqen e vet të ndritshme – pushtetin e jetuar si shërbim – e tmerron me faqen tjetër të frikshme e mizore - pushtetin arrogant, që bëhet sundim e dhunë, edhe pa shpirt.
    Mjete drejtësie apo korrupsioni?
    Përballë rreth 30 mijë vetëve, mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit, nën një diell gati pranveror, Papa Françesku shpjegoi një aspekt të Mëshirës hyjnore, duke e vënë ballë për ballë me një dilemë të lashtë, gati sa vetë bota: atë të autoritetit të ushtruar për të mirën e të gjithëve, ose në shërbim të ndonjë lakmie private:
    “Pasuria e pushteti duhen parë si realitete, që mund të jenë të dobishme për të mirën e përbashkët, nëse vihen në shërbim të të varfërve e të të gjithëve, me drejtësi e dashuri. Por kur, siç ndodh tepër shpesh, jetohen si privilegj, me egoizëm e prepotencë, shndërrohen në mjete korrupsioni e vdekjeje”.
    Një histori e lashtë-aktuale
    Për ta konkretizuar këtë, Papa u mbështet mbi një histori simbolike të Biblës, që flet për mbrapshti, dhunë e pendim. Është fjala për rrëfimin biblik të Mbretit Akab, që donte të shtinte në dorë vreshtin e Nabotit për të zgjeruar trojet e pallatit e që, për ta realizuar këtë dëshirë, e shndërroi pushtetin në arrogancë, sundim e dhunë. Pikërisht kjo ndodhi me vreshtin e Nabotit. Mbretëresha Jezabelë, grua pa kurrfarë skrupulli, vendosi ta zhdukë Nabotin. E për ta vënë në jetë planin e saj kriminal, shfrytëzoi pozitën. Jo vetëm shpifi, por edhe u dha urdhër autoriteteve të qytetit ta akuzonin Nabotin se kishte mallkuar mbretin. Mbretëresha mashtruese e dinte mirë se për një faj të tillë Naboti do të dënohej me vdekje. Gruaja e pushtetshme e dënoi vreshtarin e pafajshëm. E dënoi dhe e grabiti. E kështu përfundon edhe historia: si vdiq Naboti, mbreti mundi ta shtjerë lirisht në dorë vreshtin e huaj, aq të dëshiruar:
    “E kjo nuk është histori e kohëve të lashta, të perënduara. Jo! Është histori e kohëve tona! Histori e njerëzve të pushtetshëm, që për të fituar sa më shumë para, i shfrytëzojnë të varfërit, i shfrytëzojnë të tjerët. Është historia e trafikut të njerëzve, e punës prej skllavi, e të varfërve që punojnë në të zezë e marrin aq sa për të mbajtur frymën gjallë, për t’i pasuruar, kështu, njerëzit e pushtetshëm. Është edhe historia e politikanëve të korruptuar, që duan gjithnjë shumë e më shumë”.
    Mëshira i shëron plagët
    Ja pra, ku të çon ushtrimi i autoritetit pa respekt për jetën, pa drejtësi, pa mëshirë, vërejti Françesku, që tregoi edhe fundin e historisë. Mbreti Akab, duke e ndjerë veten të shtypur nën barrën e mëkatit që i rëndonte fort mbi ndërgjegje, e kuptoi se kishte bërë keq, u përul e kërkoi ndjesë:
    “Sa gjë e bukur do të ishte sikur pushtetarët shfrytëzues të ditëve tona të bënin të njëjtën gjë. Zoti e pranoi pendimin e tij; pa harruar, veç, se një i pafajshëm kishte humbur jetën e faji i bërë nuk mund të mos kishte pasojat e veta. E keqja e bërë, lë gjurmë të dhimbshme në historinë e njerëzve, duke i hapur plagë, që nuk mbyllen lehtë. E vetëm mëshira tregon, edhe në këtë rast, rrugën që duhet ndjekur. Mëshira mund t’i shërojë plagët, ta ndryshojë rrjedhën e historisë”.
    Tundimi për privilegje
    Ta shikojmë Krishtin, përfundoi Françesku, Mbretin, që ka për fron “kryqin”. Nuk është mbret që vret, por përkundrazi, mbret që jep jetë. E shembulli i tij, shtoi duke u folur shtegtarëve të gjuhës polake, duhet të jetë nxitje për të rrëmuar zemrën:
    “Sot, në udhën kreshmore të Vitit të Mëshirës, të bëjmë rrëmimin e ndërgjegjes e ta pyesim veten sa ndikon mënyra jonë e mendimit, e vlerësimit dhe e veprimit për të na tunduar ta shpërdorojmë pushtetin mbi të tjerët, thjesht për të fituar privilegje për vete”.

    .

  19. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Jubileu i mëshirës, rizhbulimi i besimit të vërtetë

    Papa: të gjithë ta përjetojnë çdo formë të pushtetit si shërbim



    24/02/2016


    “Në këtë Jubile të jashtëzakonshëm të Mëshirës, të gjithë duhet të jetojnë çdo formë të pushtetit si shërbim për Zotin e për vëllezërit, me kriteret e dashurisë për drejtësinë dhe të shërbimit për të mirën e përbashkët”. Ky urimi që Papa Françesku shpreh, në përshëndetjen drejtuar shtegtarëve italianë, në përfundimin e audiencës së përgjithshme, mbajtur sot paradite në sheshin e shën Pjetrit në Vatikan.

  20. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Jubileu i mëshirës, rizhbulimi i besimit të vërtetë

    Papa: i varfëri që troket në zemrën tonë është hir



    25/02/2016

    Feja e vërtetë kërkon të mos jemi indiferentë ndaj të varfërve, që na kalojnë pranë. Në ta është Jezusi, i cili troket në dyert e zemrës sonë. Kështu tha sot Papa Françesku, gjatë meshës së mëngjesit në Shtëpinë e Shën Martës.

    Të krishterët, të rrethuar me kotësi
    Në Ungjillin e ditës, Jezusi tregon shembëlltyrën e njeriut të pasur, të veshur mirë, që çdo ditë bënte gosti, mbushte tryezat plot e nuk e vinte re Lazrin e varfër e plot me plagë tek dera e shtëpisë. Papa na fton t’i bëjmë vetes këtë pyetje: “A jam i krishterë në udhën e gënjeshtrës, në udhën e fjalëve apo jam i krishterë në udhën e jetës, pra, të veprave, të veprimit”. I pasuri, vërejti Ati i Shenjtë, i njihte Urdhërimet e Tënzot, me siguri shkonte në sinagogë çdo të shtunë e një herë në vit në tempull. Ishte pra, njeri i rregullt fetar:
    “Por ishte njeri i mbyllur, i mbyllur në botën e vet të vogël – në botën e gostive, të veshjeve, të kotësive, të miqve – njeri i mbyllur në guaskën e tij të kotësive. Nuk kishte aftësi për të shikuar përtej botës së vet. E ky njeri as që e shihte ç’ndodhte jashtë botës së vet të mbyllur. Nuk mendonte, për shembull, për nevojat e sa e sa njerëzve, ose për nevojën e të sëmurëve për shoqëri, mendonte vetëm për vete, për pasurinë e për jetën e tij: jetonte në mirëqënien e vet”.


    I varfëri është Zoti, që troket në derën e zemrave tona
    Ishte, pra, njeri fetar në dukje, nuk njihte asnjë lloj periferie, ishte i mbyllur në vetvete. Pavarësisht se “periferia”, nënvizoi Papa, i trokiste pikërisht në derën e vet. Ky njeri ecte në udhën e gënjeshtrës, sepse i besonte vetëm vetvetes e gjërave të veta dhe jo Zotit. Njeriu i tillë, vërejti Ati i Shenjtë, nuk lë pas asnjë lloj trashëgimie, asnjë lloj jete, sepse mbyllet në veten e vet. E Ungjilli nuk ia përmend emrin, duke ia kthyer vetëm në mbiemrin “i pasur”, sepse është e vetmja fjalë, që mund ta karakterizonte:
    “Ky është i pasur, ky ka pushtet, ky mund të bëjë gjithçka, ky është prift në karrierë, ipeshkëv në karrierë… Sa herë, edhe neve, na duket normale t’i thërrasim njerëzit me mbiemra, jo me emra, sepse nuk kanë asgjë tjetër thelbësore. Por unë pyes: ‘Zoti, që është Atë, a s’ka pasur mëshirë për këtë njeri? A s’ka trokitur në zemrën e tij për ta shkundur?’. Natyrisht që po, ishte aty, tek dera…ishte tek dera… në personin e Lazrit, i cili, po, përmendet me emër. E ai Lazër, me nevojat e mjerimin e tij, me sëmundjet e tij, ishte pikërisht Zoti, që trokiste në derë, që i pasuri ta hapte zemrën e ta linte mëshirën të hyjë. Por jo, ai nuk shikonte, rrinte i mbyllur: për të, përtej derës, s’kishte asgjë”.


    Hiri për t’i parë të varfërit
    Jemi në periudhë Kreshmësh, kujtoi Papa Françesku, e do të na bëjë mirë të ngremë pikëpyetje për udhën, që kemi ndërmarrë:
    “‘Jam në udhën e jetës apo në udhën e gënjeshtrës? Sa dyer të mbyllura kam akoma në zemër? Ku gjej gëzim: në fjalët apo në veprat? A dal nga vetvetja për të shkuar drejt të tjerëve, për t’i ndihmuar? …Veprat e mëshirës, eh! Apo gëzimin e gjej kur kam gjithçka të sistemuar, vetëm për vete?’. T’i kërkojmë Zotit, ndërsa mendojmë këto gjëra për jetën, hirin që t’i shohim gjithnjë njerëzit si Lazri në portën tonë, ata që trokasin në derën e zemrës, e të dalim nga vetvetja me bujari, me mëshirë, që mëshira e Zotit të na hyjë në zemër!”.

  21. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2013
    Postime
    559

    Për: Jubileu i mëshirës, rizhbulimi i besimit të vërtetë

    Françesku: sa “lugina me hijen e vdekjes”, por Zoti është me ne


    I pastrehu, që vdiq nga të ftohtët në Romë, motrat e Nënë Terezës vrarë në Jemen, njerëzit që sëmuren në “Tokën e zjarreve” në Itali. Në meshën e mëngjesit, në Shtëpinë e Shën Martës, Papa Françesku përmendi disa fakte dramatike të kohëve të fundit. Para “luginave me hijen e vdekjes” të ditëve tona, pohoi, e vetmja përgjigje është t’ia besojmë vetveten Zotit. Edhe kur nuk kuptojmë, si përpara sëmundjes së rrallë të një fëmije, ta lëshojmë veten në duart e Hyjit, që nuk e lë kurrë vetëm popullin e tij.
    Suzana, grua e drejtë, “përlyhet” nga “dëshira e ulët” e dy gjykatësve, por preferon t’ia besojë veten Zotit e të vdesë e pafajshme, se sa të bënte ç’donin këta burra të poshtër. Papa Françesku mori shkas nga Leximi i Parë, i shkëputur nga Libri i Danielit profet, për të nënvizuar se edhe kur na duhet të ecim në një “luginë me hijen e vdekjes” në të, nuk duhet të kemi frikë.

    Sa lugina të errta, ku je o Zot?
    Zoti, tha Ati i Shenjtë, ecën gjithnjë me ne, na do e nuk na braktis. E pastaj, Papa e hodhi vështrimin mbi “luginat e errta” të kohës sonë:
    “Kur ne, sot, shohim gjithë ato lugina të errta, shumë fatkeqësi, kaq e kaq njerëz, që vdesin nga uria, nga lufta, sa e sa fëmijë invalidë… shumë e shumë nga ata që ti, kur i pyet prindërit: ‘Ç’sëmundje ka?’. Asnjë nuk e di: quhet ‘sëmundje e rrallë’. Është ajo që vjen përmes gjërave, të cilat i bëjmë ne vetë: të mendojmë për tumoret në Tokën e zjarreve… Kur sheh gjithë këtë, pyet ku është Zoti, …ku je o Zot? A ecën me mua? Këtë ndjente Suzana. E, edhe ne. Ti sheh këto katër motra të masakruara: po a nuk shërbenin me dashuri…e përfunduan të masakruara me urrejtje! Kur sheh si u mbyllen dyert refugjatëve dhe i lënë jashtë, në ajër, në të ftohtë… O Zot, po ku je Ti?”.

    Pse vuajnë fëmijët? Nuk e di, por i besoj Zotit
    “Si mund të kemi besim tek Zoti, kur shohim gjithë këto të këqia?”, vijoi arsyetimin e tij Papa Françesku. Kësaj pyetje të vështirë, theksoi Ati i Shenjtë, mund t’i japim një përgjigje të vetme. “Nuk mund të shpjegohet, sepse unë nuk jam në gjendje ta shpjegoj”:
    “Pse vuan një fëmijë? Nuk e di: është mister për mua. Më shndrit disi – e jo mendjen, por shpirtin – vetëm Jezusi në Gjetsemani. ‘O Atë, largoje këtë kelk prej meje. Por të bëhet vullneti Yt’. E ia beson veten vullnetit të Atit. Jezusi e di se nuk përfundon aty gjithçka, me vdekje o me ankth, prandaj fjala e fundit në Kryq është: ‘O Atë, në duart e Tua besoj veten time!’. E kështu, vdes! T’ia besosh veten Zotit, që ecën me mua, që ecën me popullin, që ecën me Kishën: ky është akt feje. Unë i besoj. Nuk e di, nuk e di pse ndodh kjo, por kam besim. Ti, o Zot, e di psenë”.

    E keqja nuk është përfundimtare, Zoti është gjithnjë me ne
    E ky, nënvizoi Papa Françesku, është mësimi i Jezusit: kush i beson Zotit, që është Bari, nuk i mungon asgjë. Edhe nëse i duhet të kalojë në “luginën me hijen e vdekjes”, e di se e keqja është vetëm kalimtare e jo përfundimtare, sepse Zoti është me të e i jep siguri. Ati i Shenjtë u kërkoi të pranishmëve t’i luten Hyjit të na mësojë t’ia besojmë plotësisht vetveten edhe në çastet më të errta të jetës, edhe në çastin e vdekjes:
    “Do të na bëjë mirë sot, të mendojmë për jetën tonë, për problemet që kemi e të kërkojmë hirin për t’iu besuar duarve të Zotit. Të mendojmë për sa e sa njerëz, të cilëve u mungon edhe përkëdhelja e fundit në çastin e vdekjes. Para tri ditësh vdiq njëri, këtu në rrugë, një i pastrehë: vdiq nga të ftohtët. E kjo në Romë, në një qytet me të gjitha mundësitë për ta ndihmuar. Pse o Zot? As edhe një përkëdhelje… Por unë ta besoj Ty, sepse Ti nuk zhgënjen”.
    “O Zot – përfundoi Papa Françesku – nuk të kuptoj. Kjo është lutje e bukur. Por pa kuptuar, e lëshoj vetveten në duart e tua”.

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •