Shqyrtimi i argumentimit me risalen “Aslu dini dhe shtyllat e saj”

(Demant ndaj tepruesve në tekfir)



Thotë hoxha Allahu e mëshiroftë: Themeli i Fesë dhe shtyllën e tij e përbëjnë dy gjëra:

E para:
URDHËRI PËR ADHURIMIN e Allahut të vetëm i cili nuk ka shok,
NXITJA në këtë,
MIQËSIMI për këtë dhe
TEKFIRI i atij që e braktis këtë, dhe e dyta:
TËRHEQJA E VËREJTJES nga shirku në Adhurimin e Allahut,
ASHPËRSIA në të,
ARMIQËSIA për të dhe
TEKFIRI i atij që vepron këtë.

Themi se fjala e Shejhut Allahu e mëshiroftë nuk është duke folur këtu për Aslu Dinin (Bazën e Fesë), përndryshe a thoni ju se Urdhëri për Adhurimin e Allahut të vetëm i pashok dhe Nxitja në të janë nga Aslu Dini, që nënkupton se nuk ka mundësi të pohohet apo vërtetohet për ndonjë person se ai është musliman derisa ai të urdhëron dhe të ndalon me NXITIMIN dhe a thoni ju se TËRHEQJA E VËREJTJES nga shirku në Adhurimin e Allahut dhe ASHPËRSIA në të, se këto të dyja janë nga Aslu Dini, atëherë cili është hukmi i personit i cili hyn në Islam me shqiptimin e Shehadetit duke e kuptuar domethënien e saj, i bindur në të, duke e pranuar dhe nënshtruar kësaj, i sinqertë dhe besnik në këtë fjalë, duke e dashur këtë, e pranon këtë fjalë dhe i nënshtrohet, dhe pastaj e adhuron Allahun të vetëm dhe nuk i ban shirk Allahut në asgjë, mirëpo ky person as nuk urdhëron në këtë, as nuk nxit as nuk ndalon të kundërtën e saj (pra shirkun) e as nuk është i ashpër, A ËSHTË KY PERSON MUSLIMAN? Apo ky person është injorant dhe nuk e njeh TEUHIDIN për shkak të mos njohjes së Aslu Dinit?

Në qoftë se ju e pranoni Islamin e këtij njeriu, ju keni pohuar se Shejhu nuk flet këtu për Aslu Dinin (bazën e fesë), nëse e mohoni Islamin e këtij personi, ju pyesim juve a u ka parapri juve dikush nga Selefi me këtë kuptim, në kushtëzimin e NXITJES dhe ASHPËRSISË për pohimin e Islamit të një njeriu: “...Nëse e thoni të vërtetën, më sillni ndonjë libër para këtij ose ndonjë gjurmë të mbetur prej diturisë”[El Ahkaf 4], apo ju mirrni nga tekstet çka të doni e çka nuk ju pëlqen e lini dhe pastaj i bëni tekfir të gjithë ata që ju kundërshtojnë juve, pse atëher ju e morët tekfirin dhe armiqësinë nga Asllu Dini dhe i braktisët të tjerat të cilat Shejhu i kshte bashkërenditur në risale?

Pastaj spjeguesi i Risales Allahu e mëshiroftë e ka këputur polemikën dhe konfliktin ku ai thotë se këto çështje janë nga çështjet të cilat e plotësojnë Teuhidin dhe nuk janë nga Baza e saj.

Thotë shpjeguesi: “Dhe Allahu i ka cilësuar apo sinjalizuar pasuesit e shirkut me kufër në shumë Ajete dhe patjetër duhet ti bëjmë tekfirë ata sepse kjo është e kërkuar nga fjala La ilahe il-Allah, fjala e Sinqeritetit, DHE NUK PLOTËSOHET KUPTIMI I SAJ VETËM SE ME TEKFIRIN E ATIJ I CILI I PËRSHKRUAN ALLAHUT SHOK NË ADHURIM, siç ka ardhur në Hadith: "Kush thotë La Ilahe ilAllh dhe mohon atë e cila adhurohet pos Allahut, ndalohet pasuria dhe gjaku i tij kurse llogaria e tij është tek Allahu tela", dhe fjala e tij mohon atë e cila adhurohet pos Allahut është fuqizim i mohimit dhe nuk ka mundësi të mbrohet pasuria dhe gjaku vetëm se me këtë, e nëse ka dyshim dhe është i lëkundshëm, nuk mbrohet pasuria dhe gjaku i tij, DHE KËTO ÇËSHTJE JANË NGA PLOTËSIMI I TEUHIDIT”.

Po ashtu ata u bazuan në një rregull tjetër të kotë, e ajo është se bashkërenditja nënkupton barazim, pra te gjitha çështjet të cilat i ka përmendur shejhu në risale janë të barabarta, e kjo mënyrë e argumentimit është prej mënyrave më të dobëta, për shkak se Allahu ka bashkërenditur në një fjali disa gjëra ku disa janë kufër e disa janë mëkat siç thotë Allahu teala: “Thuaj: “Zoti im i ndaloi vetëm të këqijat e turpshme, le të jenë të hapta ose të fshehta, ndaloi mëkatin, ndaloi shtypjen e tjetrit pa të drejtë, ndaloi t’i mvishni All-llahut shok pa patur për të kurrfarë argumenti dhe ndaloi të thoni për All-llahun atë që nuk e dini se është e vërtetë”. (El A’raf, 33)

Me të vërtetë Allahu i ka bashkërenditur me një fjali dhe i ka bashkuar: shirkun, mëkatin, shtypjen e tjetrit pa të drejtë dhe domosdodhmërisht duhët ti bashkoni dhe të thoni se të gjitha janë të njëjta, përndryshe bie poshtë argumentimi juaj. Nëse kjo ndodhë me fjalën e Allahut, tek fjalët e dijetarëve është më përparësore të ndodh, kjo duke e pasur parasysh se te fjala e dijetarëve ka mundësi të ketë mangësi ndoshta kjo sepse ata nuk kanë njohuri të përsosura me sheriatin kurse përsosmëria i takon vetëm Allahut, Zotit të botrave.

Fjalët e dijetarëve nuk janë argument në sheriat, ku nëse fjala e dijetarit vjen e zhveshur nga argumenti, ajo është e pa pranueshme dhe për këtë ka thënë shejh Muhammed ibn AbdulVehhab Allahu e mëshiroftë: Nuk është e saktë feja Islame vetëm se me distancimi nga ata taguta që adhurohen pos Allahut dhe tekfirin e tyre siç thotë Allahu: “...E kush mohon Tagutin e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë...”[El Bekare 256]...[Duraru Sennije 10/53].

Ebu Muhammed El-Arabi (Tebsirul hairi bi butlani itllaki tekfiri el-Adhiri 28-30)