-
Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden
GJYSEM FINALJA 2: 18 Garues - 10 FINALISTE
1. Letonia
2. Polonia
3. Zvicra
4. Izraeli
5. Bjellorusia
6. Serbia
7. Irlanda
8. Maqedonia
9. Lituania
10. Australia
11. Sllovenia
12. Bullgaria
13. Danimarka
14. Ukraina
15. Norvegjia
16. Gjeorgjia
17. Shqiperia
18. Belgjika
BIG 6 : Votojne ne kete Gjysem Finale - GJERMANIA, ANGLIA, ITALIA.
http://www.eurovision.tv/page/news?i...inals_revealed
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 10-05-2016 mė 17:25
-
-
Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden
LETONIA
Letonia e nisi rrugėn e Eurovizionit nė vitit 2000, me njė sukses tė vėrtetė sepse grupi Brainstorm me kėngėn "My star" (Ylli im) arriti tė renditej vendin e tretė. Nuk iu desh shumė kohė dhe vetėm 2 vite mė vonė, Letonia arriti tė fitojė ēmimin e parė nė Eurovizionin e vitit 2002 me kėngėn "I wanna" (Unė dua) kėnduar nga Marie N.
Kėtė vit Radio Televizioni Publik i Letonisė (LTV) pėrzgjodhi artistin dhe pėrfaqėsimin e tyre nėpėrmjet festivalit Supernova 2016, ndoshta pėr arsye tė suksesit qė patės vitin e shkuar me kėtė proces pėrzgjedhjeje.
Kėnga "Heartbeat" (Rrahje zemre) ėshtė kompozuar nga kėngėtarja Aminata Savadogo e cila arriti tė renditej nė vendin e pestė nė finalen Eurovizionin e vitit tė kaluar me kėngėn "Love injected" (Dashuri e injektuar), pas 6 vitesh ku nuk arritėn tė futeshin nė finale.Kėnga pėrfaqėsuese "Heartbeat" do tė kėndohet nga kėngėtari Justs Sirmais, i cili ėshtė 21 vjeē dhe sapo ka filluar karrierėn e tij nė muzikė.
http://www.ogaealbania.com/index.php...jme&Itemid=110
-
-
Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden
POLONIA
Polonia ka marrė pjesė nė Eurovizion 18 herė, por nėse kėrkon nė Google me fjalėt Polonia Eurovision, rezultati i parė ėshtė pėr pjesmarrjen e tyre e fundit, atė tė vitit 2014.Kush mund ti harrojė preformancėn e Donatan & Cleo dhe vajzave shoqėruese nė kėngėn "My Słowianie" (Ne jemi sllave).
Nė paraqitjen e tyre tė parė, ata arritėn edhe rezultatin e tyre mė tė mirė deri tani me kėngėtaren Edyta Górniak dhe kėngėn "To nie ja!" (Nuk isha unė) e cila arriti vendin e dytė nė Eurovizionin e vitit 1993.
Edyta Górniak e cila tashmė ėshtė 43 vjeē, ėshtė njė nga artistet mė tė dashura pėr publikun polak dhe ndonėse ajo ishte njė nga pretendet pėr tė fituar biletėn pėr Stokholm, televotimi nė festivali pėrzgjedhės, ēmimin e parė ia dha kėngėtarit Michał Szpak. Nė vend tė dytė, u rendit kėngėtarja Margaret, e cila gjithashtu ishte pėrfolur si njė pretendete e fortė pėr tė fituar, ndėrsa Edyta Górniak u rradhit e treta.
Kėnga e Polonisė kėtė vit, do tė jetė "Color of Your Life" (Ngjyra e Jetes tende) dhe kėndohet nga 25 vjeēari Michał Szpak. Ai ka njė karrierė 7 vjeēare nė muzikė dhe ka nė treg dy albume.
-
-
Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden
ZVICRA
Zvicra mori pjesė qė herėn e parė kur filloi Eurovizioni nė vitin 1956, i cili u mbajt nė Lugano tė Zvicrės. Madje edhe ēmimi i parė i Eurovizionit tė parė u fitua nga kėngėtarja zvicerane Rosa Mina Schärer e cila njihet mė mirė me emrin Lys Assia.Pėr fitoren e dytė, iu desh njė kohė shumė e gjatė dhe mobilizimi i kėngėtares tashmė me famė botėrore kanadeze Céline Dion dhe kėngės nė frėngjisht "Ne partez pas sans moi" (Mos u largo pa mė marrė dhe mua). Céline Dion nė momentin e fitores ishte 21 vjeē, fama e saj botėrore erdhi me albumin e saj "The colour of my love" publikuar nė vitin 1993.
Zvicra ėshtė njė nga vendet qė ka dhėnė disa herė vota pėr Shqipėrinė,por njė nga arsyet pėr kėtė gjė mund tė jetė edhe prezenca e diasporės shqiptare atje.
"ESC 2016 – Die Entscheidungsshow" i cili ėshtė spektakli pėrzgjedhės Radio Televizionit Publik tė Zvicrės kėtė herė votat e duhura ia dha kėngės "The Last of Our Kind" (Tė fundit e qenies tonė) tė kėnduar nga kėngėtarja 30 vjeēare kanadeze me emrin Christina Maria Rieder, por qė shkurt e thėrrasin Rykka. Lidhja e saj me Zvicrėn, ėshtė gjyshi i saj zviceran. Rykka e ndan kohėn duke jetuar nė Zürich tė Zvicrės dhe nė Vancouver tė Kanadasė. A do tė mundet ajo qė tė fitojė Eurovizionin, ashtu sikur Celine Dion?
http://www.ogaealbania.com/index.php...jme&Itemid=110
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 12-05-2016 mė 07:58
-
-
Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden
IZRAELI
Izraeli ka filluar pjesmarrjen nė Eurovizion nė vitin 1973 dhe ka arritur ta fitojė atė 3 herė, nė vitet 1978, 1979 dhe sė fundmi nė vitin 1998 me kėngėtaren Dana International.Megjithatė, Izraeli nuk ka patur shumė sukses kėto vitet e fundit duke mos arritur as nė finale.por gjithēka ndryshoi vitin e kaluar, me arritjen nė finale dhe renditjen e tyre nė vendin e 9-tė me kėngėn "Golden boy" (Djaloshi flori) e cila u kėndua nga kėngėtari simpatik Nadav Guedj. Kėsaj here Izraeli paraqitet me kėngėn "Made of stars" (I prodhuar nga yjet)kėnduar nga kėngėtari 29 vjeēar Hovav Sekulets (ose siē njihet mė mirė me emrin Hovi Star). Karriera e tij muzikore nisi qė nė moshėn 14 vjeēare. Ai arriti fitoren nė festivalin pėrzgjedhės izraelit "HaKokhav HaBa L'Eirovizion" (Ylli i ardhshėm i Eurovizionit). Kėnga "Made of stars" do tė jetė edhe pėrfaqėsimi i 39-tė i Izraelit nė Eurovizion.
http://www.ogaealbania.com/index.php...jme&Itemid=110
-
-
Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden
BJELLORUSIA
Bjellorusia filloi pėrfaqėsimin nė Eurovizion nė vitin 2004 dhe ashtu si Shqipėria ky vend po sjell pėrfaqėsimin e 13.Rezultati mė tė mirė deri tani e ka atė tė vitit 2007 duke u renditur si tė 6-tėt nė finale me kėngėtarin Dimitry Koldun.Bjellorusia normalisht i jep dhe i merr pikėt maksimale pėr dhe nga vendet e ish-bllokut Sovjetik si pėr shembull Rusia dhe Ukraina.Alexander Rybak i cili fitoi Eurovizionin nė vitin 2009 pėr Norvegjinė, ėshtė me prejardhje nga Bjellorusia.Kėsaj here Radito Televizioni Publik Bjellorus BTRC vendosi qė kėngėn dhe pėrfaqėsusein ta zgjedhin nėpėrmjet njė festivali i cili solli 10 kėngė nė konkurrim. Ishte Alexander Ivanov (Ivan) ai, i cili nėpėrmjet televotimit arriti tė fitonte ēmimin e parė, gjithashtu edhe biletėn pėr nė Stokholm,me kėngėn "Help you fly" (Tė ndihmoj tė fluturosh" .
http://www.ogaealbania.com/index.php...jme&Itemid=110
-
-
Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden
SERBIA
Serbia dhe Zvicra mbajnė rekordin e vendeve qė kanė fituar Eurovizionin qė me herėn e parė. Zvicra fitoi nė 1956 nė edicionin e parė dhe Serbia fitoi nė hyrjen e parė nė vitin 2007. Serbia ka marrė pjesė nė Eurovizion por duke qenė pjesė e Federatės Jugosllave dhe mė pas si pjesė e Federatės Serbi & Mali i Zi.Vitin e kaluar ata u pėrfaqėsuan nėpėrmjet kėngėtares Bojana Stamenov me kėngėn "Beauty never lies" (Bukuria nuk gėnjen kurrė), kėngė cila u rendit nė vendin e 10-tė nė finalen e Vienės. Kėsaj here Radio Televizioni Publik Serb RTS, ka vendosi qė pėrzgjedhjen t'a bėjė nė mėnyrė tė brendshme duke ia dhėnė biletėn pėr nė Stokholm kėngėtares Sanja Vučić dhe kėngės "Goodbye" (Lamtumirė). Kjo kėngė, me tekst dhe muzikė tė kompozitores Ivana Peters, flet pėr dhunėn nė familje, pėr femrat e dhunuara tė cilat gjejnė forcėn pėr tė tu larguar.
http://www.ogaealbania.com/index.php...jme&Itemid=110
-
-
Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden
IRLANDA
Irlanda mban rekordin me tė mirė nė kėtė konkurrencė tė cilėn e ka fituar jo mė pak se 7 herė nė 49 pjesmarrje. Irlanda filloi tė marrė pjesė nė vitin 1965 dhe fitoi 5 vjet pas kėsaj pjesmarrje nė vitin 1970, duke pasuar me fitoret nė vitet 1980, 1987, 1992, 1993, 1994 dhe 1996. Njė nga rekordet e arritura ėshtė edhe fitorja e njėpasnjėshme, sepse Irlanda fitoi Eurovizionin 3 herė rresht nė 1992,1993 dhe 1994. Por pas viteve 2000 dhe me ardhjen e gjysėmfinaleve, Irlanda nuk ka arritur ndonjė rezultat aq tė mirė. Kėtė herė Radio Televizioni Publik Irlandez RTÉ vendosi qė tė pėrzgjedhė kėngėtarin dhe kėngėn nė mėnyrė tė brendshme. Dhe ishte Nicky Byrne i cili ėshtė edhe ish-antari i grupit irlandez Westlife, i cili me kėngėn "Sunlight" (Dritė dielli) do tė provojė ti rikthejė shkėlqimin e dikurshėm Irlandės. 37 vjeēari Nicky Byrne ka njė karrierė tė gjatė nė muzikė, sport, radio dhe televizion. Ai e nisi karrierėn e tij me futbollin, si portier i ekipeve Home Farm dhe St. Kevins Boys nė Dublin, e mė pas si portier nė ekipin Leeds United. Karrierėn e tij nė muzikė, ai e nisi nė vitin 1998 me formimin e grupit Westlife, grup i cili u shpėrbė nė vitin 2012. Tashmė ai merret me prezantimin e disa programeve radiofonike si edhe me televizion.
http://www.ogaealbania.com/index.php...jme&Itemid=110
-
-
Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden
MAQEDONIA
Ish Republika Jugosllave e Maqedonisė ka marrė pjesė pėr herė tė parė nė Eurovizion nė vitin 1998, dhe rreshton 16 pjesmarrje. Rezultatin mė tė mirė deri tani e ka patur atė tė vitit 2006 me kėngėtaren Elena Risteska e cila u rendit e 12-ta nė finale.Ndonėse Maqedonia nuk ka fituar ndonjėherė, duhet vėnė nė dukje se kėngėt e tyre pėrfaqėsuese janė vlerėsuar me pikė tė larta nga Shqipėria.Daniel Kajmakoski ishte artisti i fundit i cili pėrfaqėsoi ata nė Eurovizion, por ai nuk arriti dot nė finale.Kėsaj here, Radio Televizioni Publik Maqedon MRT vendosi qė tė zgjedhė pėrfaqėsimin e tyre nė mėnyrė tė brendshme. Kėtė detyrė, ia kanė vėnė kėngėtares 49 vjeēare Kaliopi Bukle e cila ėshtė lindur nė qytetin e Ohrit.Kjo nuk ėshtė hera e parė pėr Kaliopin nė skenėn e Eurovizionit. Ajo pėrfaqėsoi vendin e saj nė vitin 2012 me kėngėn "Crno i belo" (Bardh & zi) Kaliopi, e cila ka njė karrierė shumė tė gjatė muzikore, ndėr tė tjerat ka qenė edhe nė panelin e jurisė pėr festivalin "Kėnga Magjike 2007" nė Klan TV. Kėsaj here, nė Eurovizion ajo vjen me kėngėn "Dona" (Grua) dhe ėshtė ndėr tė paktat kėngė tė cilat nuk kėndohen nė anglisht.
-
-
Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden
LITUANIA
Lituania ėshtė i vetmi vend balltik, i cili ende nuk e ka provuar shijen e fitores madje nė pjesmarrjen e parė nė vitin 1994 Lituania pėrfundoi e fundit me 0 pikė. Lituania ka marrė pjesė 16 herė nė Eurovizion por nuk e ka ende fitoren. Rezultati mė i mirė qė kanė, ėshtė vendi i 6-tė nė vitin 2006 me grupin LT United dhe me kėngėn me titull ironik "We are the winners" (Ne jemi fitimtarėt). Publiku i Lituanisė, nėpėrmjet festivalit tė tyre "Eurovizijos" pėrzgjodhi kėngėtarin 29 vjeēar Donny Montell (Donatas Montvydas) i cili ka e ka pėrfaqėsuar Lituaninė dhe mė parė nė Eurovizion, nshe vitin 2012 me kėngėn "Love is blind" (Dashuria ėshtė e verbėr).Kėtė herė, Donny Montell vjen me kėngėn "I've Been Waiting for This Night" (Kam pritur pėr kėtė natė)e cila ėshtė shkruar nga kompozitorėt suedezė Jonas Thander dhe Beatrice Robertsson.
-
-
Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden
AUSTRALIA
Po po, Australia merr pjesė nė Eurovizion, pas debutimit vitin e kaluar, por kėsaj here si konkurrent (vitin e kaluar ata u lejuan menjėherė nė finale. Duhet thėnė se ėshtė njė vendim i ēuditshėm nga enti organizator i Eurovizionit, sepse ata patėn thėnė se pjesmarrja e vitit tė kaluar ishte "one off" (vetėm pėr njė herė). Gjithashtu ky vendim duket ende mė i ēuditshėm, kur Radio Televizioni Publik i Kosovės RTK ka shprehur dėshirė tė zjarrtė pėr tė marrė pjesė por nuk i ėshtė mundėsuar pjesmarrja, ndėrsa Australisė po. Edhe kėtė herė, Radio Televizioni Publik Australian SBS, ka zgjedhur mėnyrėn e brendshme pėr tė pėrzgjedhur kėngėn dhe pjesmarrėsin e tyre. Kėtė herė ata kanė zgjedhur kėngėtaren Dami Im e cila ėshtė 27 vjeē dhe ka lindur nė Korenė e Jugut por ajo dhe familja e saj, emigroi nė Australi kur ishte 9 vjeē. Dami Im fitoi edicionin e pestė tė talent show-it "X-Factor Australia" nė vitin 2013 dhe ka patur njė sukses tė madh nė kontinentin Australian, duke hedhur nė treg 3 albume, njė prej tė tyre fitoi edhe ēmimin "ARIA No. 1 Chart Awards" (ēmimet e muzikės nė Australi) si albumi mė i mirė i vitit. Dami Im do tė pėrfaqėsojė Australinė me kėngėn "Sound of silence" (Zė i heshtjes)
http://www.ogaealbania.com/index.php...jme&Itemid=110
-
-
Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden
SLLOVENIA
Sllovenia ka marrė pjesė nė Eurovizion 4 herė me artistė sllovenė, por si pėrfaqėsues tė Jugosllavisė. Sllovenia mori pjesė pėr herė tė parė si shtet i pavarur nė 1993. Sllovenia ishte gjithashtu vendi i parė qė u shkėput nga federata jugosllave, nė vitin 1991. Rezultatet mė tė mira kanė qenė dy herė vend i shtatė, nė vitin 1995 dhe sė fundmi nė vitin 2001 me kėngėn "Energy" (Energji) Kėnduar nga Nuša Derenda. Nė kėto 12 vite qė Eurovizioni ka patur edhe natė gjysėmfinale, Sllovenia ka arritur tė shkojė nė finale vetėm 4 herė. Edhe kėtė vit here Radio Televizioni Publik Slloven RTV SLO, zgjodhi qė pėrfaqėsimin e tyre ta gjejė mes pjesmarrėsve tė festivalit "Evrovizijska Melodija" (EMA 2016) festival nė tė cilin morėn pjesė 10 artistė. Vota publike sllovene, vendosi qė biletėn pėr nė Stokholm t'ja japi kėngėtares 31 vjeēare Manuela Brečko, e cila njihet me emrin e artit ManuElla. Kėnga "Blue and red" (Blu dhe e kuqe) do tė interpretohet nė anglisht. Kjo ėshtė pjesmarrja e 13-tė e Sllovenisė.
http://www.ogaealbania.com/index.php...jme&Itemid=110
-
-
Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden
BULLGARIA
Bullgaria rikthehet nė Eurovizion pas njė shkėputje qė prej vitit 2013. Bullgaria ka marrė pjesė 9 herė, qė nga debutimi i tyre nė vitin 2005, Bullgaria ka arritur qė tė shkojė nė finale vetėm njė herė me kėngėn "Voda" (Ujė) kėnduar nga Elitsa & Stoyan, e cila u rendit nė vendin e pestė nė Eurovizionin e viti 2007. Kėsaj here Radio Televizioni Publik Bullgar BNT, vendosi nė mėnyrė tė brendshme qė biletėn pėr Stokholm t'ja japi kėngėtares Poli Genova me kėngėn "If Love Was a Crime" kėngė e cila ėshtė njė kompozim dhe bashkpunim bullgaro/suedez. Kėngėtarja 29 vjeēare Poli Genova, ka pėrfaqėsuar Bullgarinė edhe mė parė nė Eurovizion nė vitin 2011 me kėngėn "Na inat" (Pėr inat) Ndonėse Poli Genova po studion pėr regjisore filmi, ajo vazhdon karrierėn e saj nė muzikė me shumė projekte tė ndryshme. Kėnga pėrfaqėsuese e Bullgarisė pati premierė nė datėn 21 Mars, duke kompletuar listėn e 43 kėngėve pjesmarrėse nė edicionin e 61. tė Eurovizionit.
http://www.ogaealbania.com/index.php...jme&Itemid=110
-
-
Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden
DANIMARKA
Danimarka vjen nė Stokholm pas njė disfate qė pėsoi me mosarritjen nė finale tė vitit tė kaluar me kėngėn "The way you are" (Ashtu si je ti) e cila u kėndua nga grupi Anti Social Media, megjithatė kėto vitet e fundit, Danimarka ka arritur rezultate tė kėnaqshme nė Eurovizion, sidomos duke e fituar jo mė larg se nė vitin 2013 me kėngėtaren Emmelie De Forest nė Eurovizionin e zhvilluar nė Suedi. Danimarka ka fituar gjithashtu nė vitin 1963 dhe nė vitin 2000. Nė festivalin pėrzgjedhėz danez "Dansk Melodi Grand Prix " (Ēmimi i madh i melodisė daneze) kėtė herė u pėrcollėn 10 kėngė nga prej tė cilave votimi publik shaplli si fitues grupin Lighthouse me kėngėn "Soldiers of love" (Ushtarė dashurie" Kėta tre djema tė cilėt quhen, Sųren Bregendal, Johannes Nymark dhe Martin Skriver, kanė marrė pėrsipėr tė luftojnė pėr njė vend nė finalen e Eurovizionit dhe ndoshta edhe njė fitore tė katėrt pėr vendin e tyre.
-
-
Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden
UKRAINA
Ukraina i rikthehet Eurovizionit pas shkėputjes qė ata bėnė vitin e kaluar, pėr arsyetė problemeve qė u shaktuan gjatė krizės me Rusinė gjatė aneksimit qė Rusia i bėri krahinės autonome tė Krimesė. Ukraina ka marrė pjesė nė Eurovizion 12 herė, duke filluar prej vitit 2003. Ukraina ka arritur gjithmonė tė shkojė nė finale, pėrveē mungesės qė ata bėnė vitin e kaluar. Nė vitin 2004, i cili ishte edhe viti nė tė cilin Shqipėria debutoi nė Eurovizion, Ukraina arriti fitoren e tyre tė parė dhe tė vetme me kėngėtaren Ruslana dhe kėngėn "Wild dances" (Valle tė egra) Kėtė vit, Radio Televizioni Publik Ukrainas NTU organizoi njė festival pėrzgjedhės pėr tė gjetur pėrfaqėsimin e tyre pėr nė Stokholm. Nė natėn finale, votat e jurisė dhe tė televotimit shpallėn fituese kėngėtaren 32 vjeēare Susana Jamaladynova, e cila njihet mė mirė me emrin Jamala. Kėnga e cila do tė pėrfaqėsojė Ukrainėn quhet "1944" dhe flet pėr deportimin e e popullit Tartar tė Krimeas nė vitet 40, nė duart e Stalinit. Pėr shkrimin e kėsaj kėnge, Jamala u frymėzua nga historia e stėrgjyshes sė saj e cila nė moshėn 25 vjeēare e shpėrngulėn nė stepat e Azisė qėndrore sėbashku me katėr fėmijėt e saj dhe kur gjatė rrugės, njė nga fėmijėt i vdiq. Kėnga do tė kėndohet nė njė pėrzierje tė gjuhėve anglisht dhe tartarisht tė Krimesė.
http://www.ogaealbania.com/index.php...jme&Itemid=110
-
-
Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden
NORVEGJIA
Norvegjia hyri nė Eurovizion vetėm pak vjet pas fillimit tė tij, nė vitin 1960 me kėngėtaren Nora Brockstedt e cila kėndoi nė norvegjisht kėngėn me titull "Voi Voi" e cila ėshtė njė mėnyrė pėrshėndetje e kulturės Same. Iu deshėn 25 vjet qė ta arrinin fitoren e tyre tė parė me kėngėn "La det svinge" (Le tė tundet) kėnduar nga Bobbysocks!, e cila ėshtė njė duo-pop pėrbėrė nga Elisabeth Andreassen dhe Hanne Krogh. Mė pas kohėpritja per fitore u shkurtua, sepse nė vitin 1995 pra vetėm 10 vjet mė pas ishte grupi Secret Garden me kėngėn "Nocturne" i cili arriti tė korrė fitoren e dytė tė Norvegjisė. Fitorja e tretė dhe e fundit pėr ta ishte njė rekord. Alexander Rybak me kėngėn e tij "Fairytale" (Pėrrallė) arriti tė fitojė ēmimin e parė nė Eurovizionin e vitit 2009 me 387 pikė. Por krahas fitoreve rekord, Norvegjia rreshton edhe 11 renditje si tė fundit, ku katėr herė pa marrė dhe asnjė pikė. Nė festivalin pėrzgjedhės "Melodi Grand Prix 2016" morėn pjesė 10 kėngė, ku prej tyre publiku shpalli fitues kėngėtaren 21 vjeēare Agnete Johnsen me kėngėn "Icebreaker" (Akullthyes). Kjo kėngė, ėshtė edhe e vetmja kėngė qė vjen nė zhanrin electropop nė Eurovizion. Ky zhanėr muzikor, ėshtė pėrdorur shumė nga artistė si Lady Gaga, Kesha, Demi Lovato etj.
-
-
Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden
GJEORGJIA
Gjeorgjia mori pjesė pėr herė tė parė nė Eurovizion nė vitin 2007 dhe ndonėse e ka arritur finalen 6 herė nga 8 pjesmarrje, nuk ka ndonjė renditje shumė tė mirė nė Eurovizion, duke patur dy vende tė 9. atė tė vitit 2010 dhe 2011. Nė vitin 2014 ata patėn rezultatin mė tė keq nė historinė e tyre nė Eurovizion, duke u renditur tė fundit nė gjysėmfinalen e tyre. Gjeorgjia pati njė festival pėrzgjedhės me vetėm 5 kėngė, nga prej tė cilave juria profesionale dhe tolevotimi ia dhanė ēmimin e parė grupit Nika Kocharov & Young Georgian Lolitaz me kėngėn "Midnight Gold" (Mesnatė flori). Kjo ėshtė hera e parė qė Gjeorgjia vjen me njė grup tė pėrbėrė vetėm nga artistė tė gjinisė mashkullore, ata janė Nika Kocharov, Gia Iashvili, Nick Davitashvili dhe Dima Oganesian. Kjo ėshtė pjesmarrja e 9-tė pėr Gjeorgjinė.Gjeorgjia mori pjesė pėr herė tė parė nė Eurovizion nė vitin 2007 dhe ndonėse e ka arritur finalen 6 herė nga 8 pjesmarrje, nuk ka ndonjė renditje shumė tė mirė nė Eurovizion, duke patur dy vende tė 9. atė tė vitit 2010 dhe 2011. Nė vitin 2014 ata patėn rezultatin mė tė keq nė historinė e tyre nė Eurovizion, duke u renditur tė fundit nė gjysėmfinalen e tyre. Gjeorgjia pati njė festival pėrzgjedhės me vetėm 5 kėngė, nga prej tė cilave juria profesionale dhe tolevotimi ia dhanė ēmimin e parė grupit Nika Kocharov & Young Georgian Lolitaz me kėngėn "Midnight Gold" (Mesnatė flori). Kjo ėshtė hera e parė qė Gjeorgjia vjen me njė grup tė pėrbėrė vetėm nga artistė tė gjinisė mashkullore, ata janė Nika Kocharov, Gia Iashvili, Nick Davitashvili dhe Dima Oganesian. Kjo ėshtė pjesmarrja e 9-tė pėr Gjeorgjinė.
-
-
Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden
SHQIPERIA
Shqipėria ka pėrdorur Festivalin e Kėngės nė RTSH, i cili kėtė vit do tė mbushė 55 vjeē dhe tashmė ėshtė njė pjesė e traditės muzikore Shqiptare. Shqipėria filloi tė marrė pjesė nė Eurovizion nė vitin 2004 duke patur njė sukses tė menjėhershėm. Ishte Anjeza Shahini e cila i dha Shqipėrisė vendin e shtatė nė finale me kėngėn "The image of you" (Imazhi yt). Shqipėria ka marrė pjesė 12 herė gjithsej dhe rezultatin mė tė mirė e ka patur me pėrfaqėsimin e Rona Nishliut nė Baku tė Azerbajxhanit ku ajo doli nė vend tė 5-tė. Pėrfaqėsimet e Shqipėrisė nė Eurovizion kanė qenė nė pėrgjithshesi shumė dinjitoze ndonėse rezultatet e arritura nuk kanė qenė dhe aq tė mira. Vitin e kaluar Shqipėria arriti tė futej nė finale, por megjithėse pritshmėritė ishin shumė tė larta, Elhaida Dani dhe kėnga e saj "I'm alive" (Jam e gjallė) arriti tė renditej e 17-ta nė finale.Kėsaj here juria e festivalit tė kėngės nė Radiotelevizionin Publik Shqiptar, zgjodhi kėngėtaren 34 vjeēare Eneda Tarifa me kėngėn "Pėrrallė" e cila ėshtė shkruar dhe kompozuar nga Olsa Toqi. Thuajse menjėherė pas fitores, u vendos qė kėnga tė shkurtohej pak (pėr tė respektuar rregullat e Eurovizionit) dhe gjithashtu teksti tė adaptohej nė anglisht. Nė datėn 13 Mars, versioni anglisht pati premierė nė edicionin kryesor tė lajmeve nė RTVSH dhe menjėherė edhe nė YouTube dhe ka shaktuar shumė reagime pozitive dhe negative nė rrjetet sociale. Autorja e kėngės Olsa Toqi, reagoi nė njė debat shumė konstruktiv nėpėrmjet faqes tonė nė facebook dhe la hapur idenė e kėndimit tė njė versioni dygjuhėsor tė kėngės. Ky ėshtė pėrfaqėsimi ynė nė Eurovizionin e kėtij viti.
Shumė fat dhe sukses kėngėtares Eneda Tarifa !
http://www.ogaealbania.com/index.php...jme&Itemid=110
-
-
Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden
BELGJIKA
Belgjika merr pjesė pėr tė 58. herė, dhe ėshtė njė nga vendet me pjesmarrje mė tė shumta nė Eurovizion, tejkalohet nė vetėm nga Gjermania, Franca dhe Anglia. Megjithėse Belgjika ka qenė e pranishme nė kėtė event pėr shumė vite me rradhė, ata kanė arritur ta fitojnė Eurovizionin vetėm njėherė nė vitin 1986 me kėngėtaren Sandra Kim dhe kėngėn "J'ame la vie" (Unė e dua jetėn). Belgjika u prezantua vjet me kėngėtarin 18 vjeēar Loļc Nottet i cili kėndoi kėngėn "Rhythm Inside" (Ritmi i brendshėm) duke arritur njė rezultat shumė tė kėnaqshėm pėr Belgjikėn, vendin e katėrt nė finale.Nė festivalin pėrzgjedhės "Eurosong 2016" i cili u zhvillua nga Radio Televizioni Publik Belg VRT, ishin 5 kandidatė pėr njė biletė nė Stokholm dhe kėtė herė biletėn pėr nė Eurovizion e fitoi kėngėtarja 19 vjeēare Laura Tesoro, e cila vjen me kėngėn "What's the presure" (Cili ėshtė presioni)
http://www.ogaealbania.com/index.php...jme&Itemid=110
-
-
Pėr: Eurovision Song Contest 2016 - Sweden
Diskualifikimi i Rumanisė - garuese ne Gjysem Finalen e Dyte :
Radio Televizioni Publik Rumun TVRO, kishte njė borxh tė papaguar, qė prej vitit 2007, e pėr kėtė arsye, enti organizator kishte vendosur qė tė diskualifikonte pjesmarrjen e tyre nė Eurovizionin e kėtij viti.
Kjo ishte kenga e Rumanise :
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt