Disa njerëz thojnë se ju keni dhënë fetva atyre për lejimin e aleancës me mosbesimtarët dhe në bashkimin e komunistave...

Shejh Abdulaziz ibn Baz

(Është me rëndësi këtu të përmendim se kjo fetva është marrë nga libri të cilën e kanë botuar rebiovcat - pseudoselefit, dhe pastaj si në çdo mesele të imanit dhe kufrit gjithashtu edhe në këtë mesele e kanë kundërshtuar këtë dijetarë dhe dijetarët tjerë që i përkatësohen atyre siç janë: Ibn Uthejmini, Salih Fevzan, Abdul-Azijz er-Rraxhihi, etj. Kontradiktat e tyre nuk kanë fund, këtë e di vetëm ai të cilën Allahu subhanehu ve teala i ka dhënë dituri dhe e ka mëshiruar atë).

Pyetje: Falenderimi i takon Allahut , paqja e mëshira e tij qofshin mbi atë, pas të cilit më nuk ka të dërguar’

Shejh i nderuar Abdulaziz ibn baz, disa njerëz thonë dhe përhapin fjalë se ju u keni dhënë fetva atyre për lejimin e aleancës me mosbesimtarët prej atdhetarëve, ata që thërrasin në bashkimin e arabëve, popullorëve dhe komunistëve .... A lejohet bashkëpunimi me ta, apo bashkimi për rrëzimin e një zullumqari dhe në vijim për ngritjen e një shteti, feja e të cilit do të jetë islami dhe që do të bazohet në lirinë e bindjeve fetare dhe në lirinë e partive politike?

Përgjigjja:

Falenderimi i takon Allahut, paqja dhe mëshira e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij, mbi familjen, shokët dhe ata që ndjekin udhëzimin e tij.

Prej meje nuk ka dal ndonjë fetva për lejimin e alenacës me mosbesimtarët, qofshin ata prej arabëve apo prej të huajve, por ajo që ka dalë prej meje është se nuk lejohet alenaca me askënd prej kufarëve. Ajo prej të cilën jam pyetur ka qenë për atë të cilin dëshiron të kthehet nga ajo që ka pas besuar prej besimeve të kufarëve, që të pendohet prej saj dhe të bashkëpunojë me muslimanët në luftën kundër një grupi prej kufarëve. Kjo është diçka e qëndrueshme për të, sepse ai që pendohet nga gjynahu është sikur mos të kishte bërë gjynah. Kush pendohet nga kufri dhe shirku i tij, pastaj dëshiron të luftoj me vëllezerit e tij muslimanë në xhihad të ligjshëm, kjo nuk ka ndonjë problem, sepse pendimi e fshin atë që ka qenë më parë ...

Ndërsa që të bëjë aleancë me kafirin komunist, çifut, të krishter, apo çdo lloj kafiri, bashkëpunimi dhe aleanca me ta nuk lejohet, sepse ka ardhur hadith i saktë nga i Dërguari se ,, atij i erdhi një burrë në luftën e Bedrit dhe i tha: O i Dërguari i Allahut, dua të luftoj përkrah teje. Ai Salallahu alejhi ve selem i tha: A je bërë musliman? Ai i tha: ,, Jo ,, . Ai i tha: ‘’Atëhere kthehu, sepse unë nuk i kërkoj ndihmë idhujtarit’’

i Dërguari bëri të qartë se ai nuk i kërkon ndihmë idhujtarëve për të luftuar kurejshët, po kështu, nuk u kërkohet ndihmë idhujtarëve dhe kufarve për të luftuar çdo lloj grupi, sepse ata nuk besojnë. Ndihma u kërkohet besimtarëve të udhëzuar dhe muslimanëve edhe nëse bëjnë gjynahe, ndërsa kufarëve nuk u kërkohet ndihmë dhe nuk bashkohemi me ta për të luftuar ndaj çdo lloj grupi qoftë ...’’

Shih:’’ Metoda e selefëve në trajtimin e fitneve’’ F. 55-56.