Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Islandë: Drama e dy familjeve emigrante shqiptare me fëmijë të sëmurë

    Dëbimi i vogëlushit nga Islanda/ “Kevin mund të mos i bëjë 10 vjeç”

    Mediat në Islandë prej ditësh gëlojnë nga lajmet mbi familjen shqiptare të dëbuar nga vendi i tyre në një kohë kur fëmija i tyre 3 vjeç është i sëmurë kronik.

    Emri:  4ade5cb502ac5b267dff4e3dcda8092f.jpg

Shikime: 1739

Madhësia:  121.2 KB

    Gazeta DV, ka intervistuar një mjek pediatër i specializuar në Suedi. Mjeku Kristjan Dereksson shprehet se, djali i familjes shqiptare, Kevin rrezikon seriozisht jetën me vendimin e autoriteteve të Islandës për dëbimin e tyre në Shqipëri.

    Duke iu referuar një raporti të UNICEF që tregon se, Shqipëria është e fundit në Evropë për sistemin e shëndetësisë si dhe gjendjes shëndetësore të 3-vjeçarit, Dereksson thotë se Kevin me shumë mundësi nuk mund të arrijë 10 vjeç.

    Emri:  femijet.jpg

Shikime: 1624

Madhësia:  54.3 KB
    Kevin, 3 vjeç, me metrën e tij, Kleur

    “Në opinionin tim, vendimin mund ta shpjegon vetëm si një budallallëk dhe indiferencë”, thotë ai.

    Mjeku është shumë i befasuar që qeverisa e Islandës largon nga vendin një 3 vjeçar të prekur nga fibroza cistike.

    Emri:  deported.jpg

Shikime: 1588

Madhësia:  11.0 KB
    Kevin gjatë momentit të dëbimit

    “Në vitet e ardhshme djali do të preket nga një numër infeksionesh në mushkëri dhe vende të tjera për shkak të problemit në funksionimin e pankreasit. Me shumë mundësi nuk do ta festojë 10-vjetorin”, thotë Derekssson.

    Mjeku tregon se fëmija nuk mund të marrë në Shqipëri një trajtim të specializuar për këtë sëmundje. “Mendoj se stafi i Drejtorisë së Emigracionit nuk di asgjë për sistemin shëndetësor në Shqipëri ose e kanë injoruar faktin se atij duhet të paguajë ryshfet për të marrë shërbim”, shprehet ai.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Islandë: Drama e dy familjeve emigrante shqiptare me fëmijë të sëmurë

    Protestë para parlamentin islandez: Ktheni dy fëmijët e sëmurë shqiptarë

    Qindra protestues u mblodhën dje para sheshit të parlamentit të Islandës për të kërkuar kthimin e dy fëmijëve të vegjël shqiptarë të dëbuar javën e kaluar.

    Emri:  AR-151219285.jpg

Shikime: 1519

Madhësia:  25.8 KB
    Familja Lalaj

    Refuzimi i azilit për familjen Pepa ka shkaktuar debat në Islandë, nisur nga fakti se djali i tyre i vogël 3 vjeç është i sëmurë kronik. E njëjta gjë ka ndodhur edhe për rastin e familjes Lalaj.

    Emri:  dbcbf141fbbd3326f646d7e26177c35b1.jpg

Shikime: 1589

Madhësia:  109.0 KB
    Familja Pepa

    Kevin vuan nga një sëmundje që i kërcënon jetën (fibroza cistike), ndërsa djali tjetër Arjani vetëm 1 vjeç, ka një problem në zemër.

    Mediat në Islandë raportojnë se në protestë morën pjesë rreth 400 persona.

    Emri:  H2-151208484.jpg

Shikime: 1536

Madhësia:  20.5 KB
    Arjan Lalaj, 1 vjeç

    “Ne duhet të vazhdojmë të flasim për këtë dhe të ushtrojmë presion mbi qeverinë për ta çuar përpara këtë çështje”, tha organizatorja Una Maria Oinsdotir. “Duam që dy vogëlushët të kthehen në Islandë”.

    Mjekët kanë folur për mediat për dy fëmijët duke thënë se ata nuk do të marrin trajtimin e duhur pas kthimit në Shqipëri.

    Të dy familjet kanë aplikuar për shtetësi islandeze dhe çështjet po trajnohen nga komisionet parlamentare.

    Një llogari bankare për dhurimin e donacioneve për këto dy familje janë krijuar për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit për kthimin në Islandë, strehim dhe mjekim.

    Gjatë dy viteve të fundit asnjë shqiptar që ka aplikuar për azil në Islandë nuk e ka marrë këtë status në një kohë kur 1/3 e aplikimeve janë nga Shqipëria. Por, nga ana tjetër 16 shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi.

    Islanda ka refuzuar 75% të aplikimeve për azil, dhe nga ana tjetër ka pranuar 90% të aplikimeve për leje qëndrimi.

    Albönsk fjölskylda sem kom hingað til lands í leit að betra lífi var send aftur til heimalands síns í nótt. Það er hræðilegt að ekki skuli vera hægt að veita fólki/ fjölskyldum sem hingað koma í neyð hæli af mannúðarástæðum eins og þessari fjölskyldu. Allir þeir sem komu að ákvörðuninni um að senda þessa fjölskyldu til baka mættu skammast sín. Fulltrúar Lögreglunnar sem mættu á staðinn mættu gera slíkt hið sama. http://stundin.is/frett/logreglan-le...nsku-fjolskyl/

    Posted by Óðinn S. Ragnarsson on Wednesday, December 9, 2015


    Panorama

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Islandë: Drama e dy familjeve emigrante shqiptare me fëmijë të sëmurë

    Drama e familjes shqiptare me vogëlushin e sëmurë, tërhiqet Islanda

    Familja shqiptare e dëbuar, e cila shkaktoi mjaft debat në Islandë mund të marrë nënshtetësinë e këtij vendi pavarësisht se ndodhet në Shqipëri.

    Emri:  Familja-shqiptare2.jpg

Shikime: 1553

Madhësia:  62.9 KB
    Familja Pepa me katër anëtarë, u dëbua javën e kaluar pasi iu refuzua statusi i azilit pavarësisht se kishin një fëmijë të vogël 3 vjeç të sëmurë kronik.

    Kjo shkaktoi mjaft debat në opinionin publik dhe në parlament. Madje pati dhe një peticion për shkarkimin e ministres së Brendshme, ku deri tani ka marrë mbi 6 mijë firma.

    Mediat islandeze raportojnë se, ndonëse Komisioni i Emigrimit refuzoi statusin e azilit, fatin e tyre do ta marrë në dorë Komisioni Parlamentar për Çështjet Juridike dhe Edukimin.

    Gazeta “Kjarninn” shkruan se, familja Pepa ka vendosur të aplikojë për nënshtetësi dhe se Komisioni Parlamentar do ta miratojë një gjë të tillë. Katër anëtarët e familjes Pepa do të bëhen kështu qytetarë islandezë.

    Emri:  2f92c44608a62957f9b6ad20a33d1a9c1.jpg

Shikime: 1517

Madhësia:  71.6 KB

    Pas dëbimit në shumë intervista, mjekët islandezë u shprehën se, ky ishte një “dënim me vdekje” për 3-vjeçarin që vuan nga fibroza cistike.

    Kjo bëri që shumë parti politike ta cilësonin si të turpshëm vendimin e Komisionit të Emigrimit.

    Vetë ministrja e Brendshme i ka dërguar një letër Komisionit dhe Kryqyt të Kuq për të parë sesi është trajtuar kjo çështje.

    “Nëse ka mungesë besimi në çështje të tilla të ndjeshme, që shqetëson jetët e njerëzve dhe mirëqenien e tyre, atëherë ne kemi një problem serioz”, tha Olof Nordal.

    Ndërkohë një grup për të drejtat e njeriut i quajtur “No Borders Iceland” do të mbajë një koncert për të mbledhur të ardhura për mbrojtjen ligjore e atyre personave që duan të apelojnë vendimin për dëbimin nga Islanda.

    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Islandë: Drama e dy familjeve emigrante shqiptare me fëmijë të sëmurë

    Fundi i lumtur i dy familjeve shqiptare, rikthehen në Islandë

    Dy familjet shqiptare, të cilat në dhjetor u dëbuan nga Islanda pasi iu refuzua statusi i azilit, janë kthyer sërish në vendin ishullor.

    Emri:  vlcsnap-2015-12-19-21h11m08s244.jpg

Shikime: 1520

Madhësia:  24.5 KB

    Ata morën shtetësi islandeze me vendim të një komisioni të parlamentit të këtij vendi.

    Mediat raportojnë se organizatorët e mbërritjes së tyre kanë gjetur dhe shtëpi për strehimin e tyre. Njëra do të jetojë në Reykjanesbær, ndërsa tjetra në Reykjavik.

    Fondacionet kanë mbledhur 31 mijë euro kontribute që do të shkojnë në ndihmë të këtyre dy familjeve.

    Edhe pse të dy familjet kishin fëmijë me sëmundje serioze Drejtoria e Emigracionit refuzoi kërkesën e tyre për azil. Por, presioni publik bëri që vendimi të rishikohej dhe familjet të riktheheshin nga Shqipëria në Islandë.

    Panorama

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Islandë: Drama e dy familjeve emigrante shqiptare me fëmijë të sëmurë

    Lajme te tilla me gezojne edhe me deshperojne pa mase.

    Me gezojne pasi ja tek kemi nje shembull njeridashje: qytetaret islandeze dalin e protestojne dhe i bejne presion qeverise se tyre dhe parlamentit qe te lejoje dy familje shqiptare me femije te semure te strehohen ne Islande si azilkerkues, ne menyre qe femijet e emigranteve shqiptare te marrin ndihmen mjekesore qe nuk e marrin dot ne vendin e origjines. Asgje nuk i lidh keta qytetare islandeze me emigrantet shqiptare, por pasi degjojne historine e tyre nga goja e mjekut qe ngre zerin i pari, ata indinjohen dhe kerkojne zgjidhje per kete problem. Duke e bere kete gje, ata deshmojne qytetarine dhe njerezillekun e tyre.

    Lajme te tilla me deshperojne edhe pa mase, pasi e kuptoj se si shqiptaret si popull kane humbur tashme edhe njerzillekun e tyre. Ne te njejten dite qe nje lajm i tille vjen nga Islanda e larget dhe e ftohte, lajmet qe vijne nga Shqiperia jane vrasje mafioze, shitje vajzash per pak euro, permbytje te medha ku askush nuk del te ndihmoje njeri. Nje populli mund ti ndertosh rruge te mira, mund ti ofrosh pune me para shume, mund ta veshesh bukur, por nje gje nuk ia meson dot kollaj: njerzillekun. Te sillet karshi nje njeriu tjeter ne te njejten menyre se si do te deshironte qe te tjeret t'i sillen vete atij.

    Albo

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •