Dëbimi i vogëlushit nga Islanda/ “Kevin mund të mos i bëjë 10 vjeç”
Mediat në Islandë prej ditësh gëlojnë nga lajmet mbi familjen shqiptare të dëbuar nga vendi i tyre në një kohë kur fëmija i tyre 3 vjeç është i sëmurë kronik.
Gazeta DV, ka intervistuar një mjek pediatër i specializuar në Suedi. Mjeku Kristjan Dereksson shprehet se, djali i familjes shqiptare, Kevin rrezikon seriozisht jetën me vendimin e autoriteteve të Islandës për dëbimin e tyre në Shqipëri.
Duke iu referuar një raporti të UNICEF që tregon se, Shqipëria është e fundit në Evropë për sistemin e shëndetësisë si dhe gjendjes shëndetësore të 3-vjeçarit, Dereksson thotë se Kevin me shumë mundësi nuk mund të arrijë 10 vjeç.
Kevin, 3 vjeç, me metrën e tij, Kleur
“Në opinionin tim, vendimin mund ta shpjegon vetëm si një budallallëk dhe indiferencë”, thotë ai.
Mjeku është shumë i befasuar që qeverisa e Islandës largon nga vendin një 3 vjeçar të prekur nga fibroza cistike.
Kevin gjatë momentit të dëbimit
“Në vitet e ardhshme djali do të preket nga një numër infeksionesh në mushkëri dhe vende të tjera për shkak të problemit në funksionimin e pankreasit. Me shumë mundësi nuk do ta festojë 10-vjetorin”, thotë Derekssson.
Mjeku tregon se fëmija nuk mund të marrë në Shqipëri një trajtim të specializuar për këtë sëmundje. “Mendoj se stafi i Drejtorisë së Emigracionit nuk di asgjë për sistemin shëndetësor në Shqipëri ose e kanë injoruar faktin se atij duhet të paguajë ryshfet për të marrë shërbim”, shprehet ai.
Panorama
Krijoni Kontakt