Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 1 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2006
    Postime
    459
    Faleminderit
    12
    49 falenderime nė 40 postime

    Bibla – Historia E Njerezve Me Plis

    Ky tekst shkencor do ju befason dhe trondit(V.ime-rrjeti)

    Nga Fatbardha Demi

    Janė tė shumtė studiuesit qė pohojnė se « Historia fillon me shkrimin » . Por gjithashtu duhet tė pranojmė se, pėrpara se njeriu tė krijonte alfabetin, pėr t’u shprehur, ai ka vizatuar apo gdhėndur figura dhe simbole nė kockė, objekte prej balte dhe faqe tė gurrta. Kjo veprimtari , qė sot emėrtohet « art », ka qenė dhe vijon tė jetė edhe nė kohėt moderne, njė nga rrugėt e rėndėsishme, pėr pasqyrimin e periudhave tė ndryshme tė Historisė sė njeriut.

    Nė materialin qė do tė trajtohet mė poshtė, lidhur me « shqipetarėt e vjetėr » siē shprehej filozofi i shquar Sami Frashėri, krahas fushave tė njohura si gjuhėsia, arkeologjia, etnografia apo dokumentet e shkruara, do ta shfrytėzojmė edhe pikturėn, pėr tė sjellė fakte mbi Lashtėsinė, qė nuk janė pėrmėndur kurrė nga historiografia botėrore. Nė kėtė rrugėtim do tė na ndihmojė Xhejms Tissot (James /Jacques-Joseph Tissot 1836 – 1902), njė nga portretistėt mė tė famshėm francez tė shk19, qė i pėrket brezit tė rymės realiste nė art.

    Xhejms Tissot u rit nė njė familje tė pėrkushtuar katolike dhe mbas vitit 1887 , nė pikturat e tij (365 punime nė vaj) autori ka trajtuar tema nga historia e Biblės (Testamenti i Vjetėr dhe Testamenti i Ri). Si piktor qė i jepte rėndėsi tė madhe detajeve, ai udhėtoi nė Jerusalem, Palestinė dhe shtete tė tjera tė Lindjes se Mesme, pėr t’u njohur me vėndet dhe popullsinė qė pėrfshiheshin nė historinė e Biblės dhe ku gjėndej njė material i pasur arkeologjik .

    (1)

    Autoportret (1865) ; Bibla Testamenti i Vjetėr e vitit 1611

    Po ēfarė lidhje kanė pikturat e Xhejms Tissot me historinė e iliro-shqipetarėve ? Pikėrisht kėtu qėndron edhe zbulimi , qė ndoshta autorit as nuk i shkoi ndėrmėnd, i njė FAKTI HISTORIK, tė pa pasqyruar ne Historiografinė botėrore .

    Nė pikturėn e parė (fig.1,poshtė) Xh.Tissot paraqet fiset hebreje nė momentin e ēfaqjes sė njė prej mrekullive tė Zotit. Duke e ndjerė veten nė prag tė vdekjes pėr mungesė tė ushqimit dhe ujit, hebrejt janė sulur tė rėmbejnė mana (ushqimin hyjnor) qė “dora” e Krijuesit ia ka hedhur nga qielli popullit tė zgjedhur. Tė habit fakti se nė pikturė, disa prej tyre mbajnė Plisin e shqipetarėve mbi kokė. Nė fig.2 piktori parqet njė burr tė moshuar. Tė tėrheq menjėherė pamja e tij gati-gati mitike: Balli i lartė, mjekra madhėshtore e sidomos vėshtrimi i tij qė shpreh brengė, por edhe vendosmėrinė e njė vendimi tė rėndėsishėm. Nė fig.3 Perėndesha hėnore Sellena, e cila nė skulptura jepet gjithėmonė duke vrapuar; Njė skulpturė e rrallė e Aleksandrit tė Madh me simbolin e besimit hėnor tė pellazgėve (ylli/hėna) (fig.4) dhe nė fig.5 njė bari nė malet e Labėrisė (Shqipėria e Jugut, shk20).

    Emri:  plis-2.png

Shikime: 547

Madhėsia:  64.5 KB



    Elementi i pėrbashkėt i tė gjithė grupit tė figurave, pavarsisht periudhave mijėvjeēare qė i ndajnė, ėshtė mbulesa e kokės, qė nė gjuhėn shqipe quhet Plis ose Qeleshe. Siē pohojnė studiuesit, Plisi ėshtė pjesė e traditės sė Kombit shqipetar. “Veēanrisht kėsula e bardhė ėshtė ajo qė, me gjithė ndryshimet e formės tė rrjedhura nga fisi , e dallon shqipetarin nėpėr gjithė Ballkan” (Eqrem Ēabej “Shqipetaret midis Perendimit dhe Lindjes” f29 )


    Plisi – simbol i tė zgjedhurve tė Zotit !

    Sipas mitit, Moisiu udhėhoqi drejt tokės sė premtuar, njė pėrzijerje popujsh, ku bėnte pjesė edhe fisi Levi, tė cilėt nuk kishin pėrfituar toka si fiset e tjera hebreje. Arėsyeja ishte se ky fis merrej me shėrbimin ndaj kultit tė Zotit (JHWH) dhe ishin tė vetmit qė kishin tė drejt tė ishin priftėrinj. Sipas Bibles, vete Zoti pohon: ” Unė kam zgjedhur levitėt, ndėrmjet Izraelitėve (…) levitėt do tė jenė tė mi” (Numeri 3:11). Piktori ka pėrdorur Plisin, pėr t’i dalluar levitėt nga njerėzit e fiseve tė tjera hebraike (fig.1,lart). E bardha, e kuqja dhe e zeza ishin ngjyrat e pėrkatėsisė ndaj fisit tė Moisiut. (2) Sipas etnografėve, kėto janė tre ngjyrat kryesore nė veshjen e traditės sė shqipetarėve dhe deri nė shk 19-20, Plisi qė pėrdorej prej tyre ishte i bardhė, i kuq dhe i zi. Megjithatė, tek shqipetarėt nė veshje, mbisundon ngjyra e bardhė , ngjyra e ndriēimit hyjnor e Krijuesit.

    Nė pikturėn (fig.2, lart) (3) autori paraqet vetė profetin Mojsi (120 vjeēar), i vetmi qė foli sy mė sy me tė Plotfuqishmin. (Nu 12:3; De 34:10; At 7:20; Eb 3:2-5). Xh.Tissot nuk ka lėnė ndonjė shpjegim se pėrse Mojsiu paraqitet nė tė gjitha pikturat e tij me Plisin historik tė shqipetarėve dhe ėshtė i vetmi portret nė botė, ku ka kėtė pamje. Lind pyetja : A ka patur Mojsiu origjinė iliro-shqipetare?

    Tė gjithė e njohin historinė e Mojsiut. Sipas Biblės, ai lindi mė 1571pk nė Egjipt, (4) por disa studiues mendojnė mė 1391/1386 pK( 7 Adar 2368 ) duke e cilėsuar si bashkohės tė faraonit Akhetaton. (5) Ai u birėsua nga motra e Faraonit dhe si pjestar i familjes mbretėrore, Mojsiu ishte prift dhe ishte paisur me tė gjitha dituritė e shkencės dhe besimit tė shkollės sė Thotit, (6). Nė Egjiptin e lashtė, Faraonėt dhe familjarėt e tyre mbanin disa emra , sikurse edhe Perėnditė pellazge tė hyjnizuar nė Olimp (Niko Stillo“Etruskishtja-Toskėrishtja”). Historikisht njihen disa emra tė Moisiut (Hosorsiphit), por kryesori mbeti ay qė pėrdoret edhe nė ditėt tona.

    Sipas Biblės, emri Moisi (nė hebraisht מֹשֶׁה – Mōsceh) do tė thotė “i nxjerrė jashtė”, por rrėnja “ms” ėshtė egjiptiane e do tė thotė “fėmijė”(Esodo 2,10). (7) M.Eliade (historian i besimeve, mitolog dhe filozof, 1907-1986) gjithashtu emrin e Moisiut e shpjegon si egjiptian me kuptimin “i lindur, fėmijė”.(8)

    Nė lashtėsi i kushtohej njė rėndėsi tė madhe emėrtimeve dhe tek pelazgėt emri, sidomos i figurave kryesore tė historisė sė tyre, lidhej me mitet e besimit. Shpjegimet e mėsipėrme nė Bibėl nuk dėshmojnė rolin e Moisiut si profet dhe si figurė qėndrore, nė besimin Ebraik, Kristian dhe Islam. Por njė legjendė e traditės gojore hebreje na ndihmon tė zbulojmė kuptimin e emrit dhe gjuhėn sė cilės i pėrket. Kur Zoti i diktoi Moisiut ligjet sipas tė cilave duhet tė silleshin hebrejt me njeri-tjetrin dhe me popujt e tjerė (Torah) pėr tė gėzuar vendin e njė populli tė zgjedhur, “Fėmijėt e Izraelit i thanė Moisiut: Moisi, mėsuesi ynė, na e mėso … na e shpjego Torah-un” (Midrash Tanchuma; Menachot 29b; Sotah 13b). (9) Kjo legjendė pėrputhet me emrin shqip “mėsues” dhe tregon profesionin e priftėrinjve dhe sot e kėsaj dite.

    Poeti dhe eruditi shqipetar, Pashko Vasa (1825– 1892) pohon se “emri i Moisiut , nipit tė Ramsesit tė II dhe pėrhapės i krishtėrimit, ka qenė tjetėr dhe mė vonė u quajt “Moisi” dmth mėsues. Muse, shqip mėsoj dhe musoj, do tė thotė : unė mėsoj ,unė jap mėsim. Musois ėshtė ai i cili jep mėsim, i cili na frymėzon dijen, qė lindi shkencėn”. (10)

    Pėrfundimi i parė : Kur tek njė fjalė, kuptimi mitik pėrputhet me atė gjuhėsor , origjina e emrit i pėrket popullit qė e flet atė gjuhė. Pėr rrjedhojė emri i Moisiut ėshtė i gjuhės shqipe dhe tregon detyrėn e tij si profet.

    Por pėrkatėsinė e tij etnike, nuk e dėshmon vetėm emri …

    Dhjetė urdhėresat e marra nga “ goja”e Zotit, Mojsiu i ka shkruar nė gjuhėn pellazgo-shqipe.



    Nė ditėn e parė tė muajit tė tretė qė nga largimi nga Egjypti, izraelitėt e lodhur dhe plot dyshime pėr fjalėt e Moisut dhe fatin e tyre, mbritėn nė kėmbė tė malit Sinai. Sipas urdhėrit tė Zotit, mbas tre ditė “pastrimi”, Moisiu i vetėm, ju ngjit malit Sinai ku qėndroi dyzet ditė dhe netė, pėr tė marrė nga goja e tė Plotfuqishmi dhjetė Urdhėresat ( Es17,8-13) , dy prej tė cilave tė shkruara “me gishtin e tij” mbi dy rasa guri qė njihen me emrin TORAH. (11) Vendosja jo e rastėsishme e ngjarjes, mbi njė mal me emrin e Perėndisė hėnore Sin tė panteonit sumer, babilonez dhe tė asirėve,( 12) dėshmon jo vetėm besimin hėnor tė pellazgėve nė kėto vėnde, por dhe origjinėn pellazgė, tė mitit kristian.


    Torah (nė hebraisht תורה) personifikon vetė figurėn e Zotit dhe pėrmban 613 urdhėresa. Sipas studiuesve ėshtė njė fjalė e vjetėr hebraike qė tregon “mėsimin” dhe shpesh pėrkthehet si “ligje”.( Stephen M. Wylen, Settings of Silver : An Introduction to Judaism, Paulist Press, 2001, p. 16) Siē vihet re, pėr kėtė fjalė nuk kemi njė pėrkthim gjuhėsor. Sipas P.Zheit, Gjuhėt e para kanė qenė simbolike dhe simboli ėshtė gjuha mė tė cilėn E (Qėndra, Zoti) shprehet. (13)


    Bazuar mbi tė njejtin parim, albanologu Xhuzepe Katapano (Thot Parlava Albanese, Bardi Editore, Roma 1984) sqaron se : “ TORA ka tė bėjė me ēdo ēast tė jetės, me krejt ekzistencėn njerėzore (…) rrjedh nga tingulli TR (tėrė) , ku e para (t-shėn im) tregon cakun dhe e dyta lėvizjen (r-rrota, rrethi -shėn im) (…)
    Ky shpjegim ėshtė shkencor dhe i bazuar mbi faktet gjuhėsore, por janė trashėguar edhe fakte grafike. Mund tė themi se, para pėrdorimit (ose krahas) tė fjalės, njeriu „ka folur“ nėpėrmjet gjesteve dhe vizatimit. Psikologu i njohur Karl Jang (Carl Gustav Jung ,1875 –1961) pohon se njeriu pėrdor fjalėn, pėr tė shprehur kuptimin e mendimit qė do tė trėgojė. Gjuha e tij ėshtė plot me simbole , por pėr tė dhėnė thelbin e mendimit, ai shpesh pėrdor vizatimin. (15)Ngaqė Zotit nuk mund t’i jepet njė emėr, qė tė shprehte thelbin e tij, realitetin pėrmbajtėsor, Thoti e emėrton : TĖRĖ : i tėri, i ploti, absoluti (…) Pra TORA-HA ėshtė Arbėrisht, pėrmbledh gjithė urtėsinė, tėrė dijen e drejtėsisė ! „ (14)



    Emėrtimi nė gjuhėn shqipe Torah / Tėrėsi, i Zotit ėshtė shprehur gjatė mijėra viteve, me tė njejtin gjest-simbolik: duart e hapura qė tregojnė gjithėsinė (gjithė horizontin, nga lindja nė perėndim, nga Alfa deri tek Omega). Ky simbol, nga mitologėt kristian iu pėrshtat mitit tė sakrificės sė Krishtit, pėr t’i dhėnė popullit idenė e tė dėrguarit tė Zotit. Nė fotot poshtė, shihet pėrcjellja e simbolit besimtar nė kohė.


    (16) (Nga e majta nė tė djathtė) Figura e Perėndeshės sė parė me trup njeriu e kokė zogu. Tre V posht qafės, dėshmojnė besimin hėnor tė pellazgėve ; Perėndesha e gjuetisė dhe mbrojtėse e kafshėve, Britomartis e periudhės minoike ; Perėndesha hėnore Iside nė Egjiptin e Lashtė ; Aleksandri i Madh nė njė diademė mbretėrore e ruajtur nė Kiev ; Kryqėzimi i Krishtit ,pikturė murale nė Manastirin e Decanit, Kosovė.

    Nuk mund tė lė pa pėrmėndur edhe njė fakt tjetėr, emėrtimin e vendit ku ruhen ligjet e urdhėruara nga Zoti (Torah) : “ARCA e Aleancės”. Nė gjuhėn hebreje lexohet (‘ārōn ha-bĕrīth),ku na bie nė sy emri i vėllait tė Moisiut Aaron, qė besoj se shpjegon mitin e bėrjes sė arkės sipas udhėzimit tė Zotit dhe jo kuptimin gjuhėsor. Origjina e fjalės shqip “arka” (arca) e ka nga emri “bark” nė kuptimin e barkut tė njeriut qė mban femijėn. Por siē dihet, nė gjuhėt natyrale (gjuhėt e njeriut primitiv) siē ėshtė shqipja, fjala ka edhe kuptim simbolik, tė cilin na e shpjegon Fjalori Teosofik i H.Blavatskit(Helena Petrovna von Hahn, 1831–1891): Arka (Argha- kald.) – nėnkupton mitrėn e Naturės; Hėnėn e Re, njė barkė shpėtimi; por edhe njė kupė qė pėrdoret pėr ritet fetare. (17) Herodoti e pėrmėnd emrin “Arka-ia”, si emėr tė krahinės sė Peloonezit, vend ku banonin « pellazgė aigia-lees ». (18) Kjo krahine me vone u emertua Man-i, qė ka qenė emri i lashtė nė gjuhėn shqipe i Hėnės (Mana) (F.Demi “Besimi henor deshmi e autoktonise se Kombit Arber”).

    Por le tė vijojmė tezėn tonė. Faktet dėshmuan se emėrtimi i librit tė ligjeve (Torah) ėshtė i gjuhės shqipe, por brenda saj ka fjalė qė pėrdoren edhe sot nga shqipetarėt. Historia e shenjte e popullit hebraik, kapitulli i Gjenezės hapet me krijimin e botės : „Nė fillim Zoti (Elohim) krijoi qiellin dhe tokėn…“ (Gen. 1:1). Fjalėn „nė fillim“ e tregon shigjeta nė (fig.1,poshtė) shkruar me alfabetin hebraik, por shqiptimi ėshtė nė gjuhėn shqipe.

    (Morris Jastrow’s Dictionary of thė Targumim, thė Talmud Babli and Yėrushalmi, and thė Midrashic Litėraturė , 1903; pag 923, PDF vol 2 )


    Janė dhėnė shpjegime tė ndryshme pėr kėtė fjalė: Nė Fjalorin e orientalistit amerikan M. Jastrou ( Morris Jastrow, Jr. (1861 – 1921) (fig.1,lart) kjo fjalė do tė thotė „gjigand“. Ata u quajtėn „n‘filim“ sepse ata shkaktuan shkatėrimin (pėrmbytjen) e botės; ėshtė emėr demoni. (19) Besoj sė autori ėshtė nisur pėr kėtė shpjegim nga mitet mbi fiset e para qė jetuan nė Tokė duke e lidhur me temėn e Gjenezės. Ka shumė mundėsi qė M.Jastrou tė jetė bazuar edhe tek Fjalori Teosofik i esoteristes mė tė shquar tė shekullit 19, H.P.Blavatskit ku shėnohet : „Nėfilim“ (ebr.) – Gjigandėt, Titanėt, Tė rėnėt (Ėngjėjt –N.d.T.) (20) Me sa duket edhe H.Balvatski ėshtė mbėshtetur tek pėrkthyesit grek tė Biblės hebraike ,tė cilėt fjalėn „nėphilim“ (nė gjuhėn origjinale hebreje ph=f) e kanė pėrkthyer- gjigand.


    Sipas Enciklopedise Treccani (Enciclopedia Italiana -1933), Titanėt „tė lindurit nga toka“ ishin brezi mė i lashtė i pellazgėve ku bėnte pjesė edhe Kroni, babai i Zeusit. Zeusi pėrfaqsonte brezin e ri tė Titanėve qė u hyjnizuan si perėndi nė Olimp. (21) Gjigandėt dhe Titanėt janė pellazge dhe i pėrkasin dy degėve tė tė njejtės famile etnike (gegė dhe toskė), gjė qė shpjegohet qart nga ana gjuhėsore e emrit: „titan“ dmth „tanėt“. Emėrtimi „gjigand“ shpreh vetėm dallimin fizik, qė dallon pellazgo-ilirėt (shqipetarėt) e veriut nga ata tė jugut, tė cilėt vijnė mė tė shkurtėr. Edhe sot popullsia e Shqipėrisė Veriore dhe ajo historike (Dardania), emėrtohet Gegė ,fjalė e rrjedhur nga Gigė (gjigandė). Pra ,shpjegimi qė i bėhet fjalės „nefilim“ tė ēon tek mitet pallazge.


    Qė nė Bibėl kemi njė histori pellazge vėrtetohet edhe me fakte gjuhėsore. Teksti i vjetėr, sipas studiuesve ėshtė shkruar nė gjuhėn aramaika dhe jo hebraike. Shkruesit hebrej duke mos e ditur kuptimin e fjalės e kanė lėnė nė origjinal. (22) Nė gjuhėn e sotme shqipe kjo fjalė shqiptohet qartėsisht nga ana gjuhėsore dhe ka kuptimin e „fillimit tė njė dukurie apo veprimi dmth zanafillėn e …“, qė nė Bibėl ėshtė emėrtuar „Gjeneza“. Tek fjala „nėfilim“ me gėrma hebraike, ndodhet edhe njė shenjė e vogėl (si apostrof, fig.1,2 lart) mbas gėrmės sė parė dhe quhet „yod“ dhe nė alfabėtin hebraik ka vlerėn numerike 10(numri perfekt, qė pėrfaqėson Zotin). Sipas Rabbi Aqiva (shk.1), njė prej themeluesve tė hebraizmit tradicional (shk. 1-6 pas Kr) , HaShem (njė nga emrat e Zotit nė Bibėl) iu dha fėmijve tė Izraelit jo vetėm dhuratėn e shenjtė Torah (ligjet) por nė tė, shtoi edhe njė dėshmi tė veēantė tė dashurisė ndaj tyre me anėn e shenjės sė yod-it, me tė cilin ishte krijuar Bota (23) Pra germa „yod“ dėshmon vetė Krijuesin. Ēdo germe, nė alfabetin hebraik, i pėrgjigjet njė pjesė e trupit tė njeriut apo kafshės dhe gėrma « yod » pėrfaqėson dorėn (dorėn e Zotit , siē paraqitet nė muret e Pirmidave dhe nė artin mesjetar tė kristianizmit) dhe shqiptohet « Yod » ose « Youd» (24) Gėrma „yod“ u bė emėrtimi i Zotit : „Got“ dhe „Gott“ nė gjuhėt gjermanike tė Europės Veriore.(25)


    Gjuhėtarėt pohojnė sė alfabeti hebraik e ka origjinėn nga alfabeti aramaik (araméen) dhe e kanė pėrdorur hebrejtė dhe diaspora judeo-arabe, judeo-gjermane dhe gjuhė tė tjėra semitike. (26) Vėtė alfabeti aramaik, e ka bazėn nga alfabeti i fenikasve qė ėshtė pėrhapur nė Lindjen e Aferme nė mijėvjeēarin e dytė pK. Ky alphabet u adoptua pėr tė shkruar shumė gjuhė tė tjera si hebraishten, nabetiane, siriane, palmiriane,mongole etj. mendohet edhe tė turqishten e vjetėr, i pėrdorur deri nė shk 8 pK. (27) Fenikasit, apo “ Popujt e detit”- siē dėshmon Dr. Arif Mati (Aref Mathieu) – pėrbėheshin nga fise tė ndryshme, nė shumicėn e tyre, tė tė njejtit trung etnik qė quhet ‘pellazg, proto-ilir,frigjian apo thrako-ilir’ ”. Nė Testamentin e Vjetėr ata emėrtohen si pasardhės tė drejtpėrdrejtė tė Noe, krijuesit tė racės sė re njerėzore .(28)

    Nė pasqyrėn I (poshtė) tregohet sė si ka ndryshuar shenja e Krijuesit, nga alfabeti i hershėm aramaik deri tek shenja « yod » e alfabetit hebraik :



    I –

    Alfabeti i hershėm Aramaik (shk 10 – 9pK) ku gėrma “Z” ėshtė e njejtė me alfabetin fenikas dhe greqishtes arkaike (pellazge) siē shihet nė pasqyrėn II poshtė.
    Alfabėti Impėrial Aramaik ( shk 5 pK)
    Alfabeti hebraik. Kjo shenjė shėnohet edhe si “I” e vogėl (29)

    Nė gjuhėn shqipe emri i Krijuesit fillon me gėrmėn Z (Zoti) sikurse edhe emri i Kryeperndisė sė Olimpit “Zeus”, rrėnja e tė cilit shpjegohet vetėm nė gjuhėn shqipe « zė, zėri » dmth ai qė lėshon zėrin si bubullimė. Nė pasqyrėn II, shihet se gėrma “Z” e alfabetit aramaik ėshtė e njejtė mė atė tė fenikasve dhe e alfabetit pellazg, tė cilin gjuhėtarėt e shekullit 19 e emėrtuan gabimisht greqishtja e lashtė.


    II –

    (30)

    Gėrma “Z”, mė vonė grafikisht u shndrua nė “ I ” qė tek hebrejtė lexohet « Yod » dhe paraqitet si apostrof ose “i” e vogėl. Nė pasqyrėn III (nga e djathta nė tė majtė), tregohet se gėrma « Yod » apo “Iota” tek grekėt dhe “I” e etruskėve dhe romakėve, e kanė origjinėn nga hieroglifi egjiptian qė pasqyron dorėn. (31)


    III –

    Perėndia Thot ,krijuesi i alfabetit tė lashtė egjiptian, si gėrma fonetike morri tingullin e parė te emrit tė figurės qė vizatohej, dhe emri i dorės fillon me gėrmėn D vetėm nė gjuhėn shqipe. Dora (mano) sipas gnosticizmit do tė thotė Zoti i Dritės. (32) Hiroglifi-figurė i dorės, me kalimin e kohės (grafika nr.III, lart) ka pėsuar ndryshime, por i pandryshuar mbeti fakti se nė mite, kėto gėrma kanė emėrtuar gjithėmonė Zotin. Pra jo vetėm fjala “nėfillim” ėshtė shqip, por edhe gėrma “yod” e alfabetit hebre (simbol i Zotit) e ka origjinėn nga gjuha shqipe/arbėrishte e Thotit pellazg.

    Por hebrenjtė nuk morrėn vetėm shkronjat nga egjiptianėt. Studiuesi Dr. Arif Mati pohon se “Hebrenjtė i kanė huazuar nga egjiptianėt bazat e tyre fetare, ligjet, rregullat e higjenės dhe supersticionet e tyre” (33) Studiues tė shumtė ,vėren edhe M.Eliade, pohojnė se besimi hebraik nuk kishtė “krijuar” asnjė mit (…) Gjenia e besimit tė Izraelit qėndronte nė faktin se “Lidhjen e Zotit me popullin e zgjedhur, e kishte transformuar nė njė histori tė shenjtė” .(34)

    Nė vijim tė tezės sonė, edhe Plisi ėshtė njė nga dėshmitė e origjinės pellazge tė Biblės hebraike.

    Nė pikturat e piramidės (qytetit Deir el-Medīneh ,Tebė) e cila mendohet sė i pėrket periudhės sė Ramsesit II , (fig.1 poshtė) vihen re figura femrore me qeleshe, qė besoj se pasqyron njė priftėreshė. Pamje tė tilla janė shumė tė ralla nė artin egjiptian. Me Plis (pak mė tė zgjatur) ėshtė paraqitur Perėndia Horos, Osiris dhe disa Faraonė . Kėtė formė tė Plisit e gjejmė edhe tek priftėrinjtė etruskė.

    Tė bije nė sy, se si Faraoni egjiptian (fig.2), Ismaili biblik, Danieli (fig.3) dhe Noe, nė pikturėn e Xh.Tissot, kanė tė lidhur mbi qeleshe njė rrobė apo shami, siē e pėrdorin edhe shqiptarėt e Veriut tė shk20 (fig.4,5 ) dhe tė Jugut historik (Arvanitasit). Ne vėrejmė tė habitur sė si trashėgohet pėr mijėra vjet njė traditė edhe nė veshje, e cila patjetėr do tė ketė njė kuptim besimtar meqėnėse lidhet tek Plisi. “Rėndėsia e njė ideje besimtare-pohon M.Eliade- faktohet nga aftėsia e saj ‘pėr tė mbijetuar’nė periudhat e mėvonshme” (36)

    (35)

    Siē pamė nga matėriali i deritanishėm, nė tė gjitha pikturat e Xh.Tissotit ku paraqiten figurat biblike dhe fisi hebre (levit) me Plisin e shqipetarėve tė sotėm (simbol i mitit pellazg tė krijimit), kemi pėrputhje edhe me faktet gjuhėsore dhe arkeologjike. Kjo i jep pikturave tė tij, vlerėn e njė dokumenti historik.


    Pėrfundimi i dytė : Emėrtimi i librit tė ligjeve tė shkruar nga Moisiu -Torah – ėshtė vetė emri i Zotit. Si fjalė simbolike, gjen shprehjen e saj tė plotė, vetėm nė gjuhėn shqipe. (Xh.Katapano) Brėnda saj, ka fjalė shqipe tė pa pėrkthyera dot, por tė shkruara me gėrma hebraike. SHENJA e Zotit nė alfabetin hebre (Yod) e ka origjinėn nga alfabeti fonetik i Perėndise pellazge Thot (Tot), nisur nga emri „dora“siē emertohet edhe sot nė shqip .

    Ndryshimi grafik dhe i tingullit tė gėrmės gjatė periudhave historike (D > Z > I > yod ), shpreh ndryshimin nė mite, por gjithėmonė ka pėrfaqsuar njė figurė : Krijuesin , dhe historikisht kanė shėrbyer si rrenjė pėr emrin apo simbolin e tij (lat :deus, sanskr : deva, iran : div ; kanaen: El ose Il; shqip:Zot; lit : diewas etj.) Rrėnja « Di » si emėr i Zotit (Dio), nė dialektin ēam tė gjuhės shqipe, shpreh Dijen dhe Driten. Tė gjitha kėto fakte, dėshmojnė sė historia e Biblės ėshtė shkruar nė gjuhėn pellazgo-shqipe nga Moisiu .

    Duhet tė shėnoj se: Shqipetaro-Arbėrit e sotėm janė pasardhėsit e mbetur e njė race shumė tė madhe pellazgjike tė Lashtėsisė. Sipas studiuesit austriak J.Hahn (Johann Georg von Hahn 1811 –1869) „ Shqipetarėt janė Pellazgėt e Rinj“ (37), tezė e mbėshtetur edhe nga shumė studiues tė tjerė tė mė vonshėm shqipetarė dhe tė huaj.

    Gjurmėt e Pellazgėve sot shfaqen nė gjuhė, arkeologji, mite dhe simbolet fetare, tek shumė popuj tė Europės , Azisė e mė gjerė. Shkruajmė „Pėllazgo-shqipetarėt“ sepse emėrtimi „shqipetar“ shpreh njė simbol shumė tė lashtė mitik –shqiponjėn, dhe ėshtė po aq i vjetėr sa emertimi pellazg apo ilir dhe jo i shekullit 15, siē e trajtojne disa studiues tė cilėt nuk kanė njohuri mbi besimin dhe mitollogjinė e Lashtė.

    Tissot shprehės i simboleve tė besimit pellazg dhe traditės sė shqipetarėve

    Xh.Tissot nuk bėn pjesė nė rradhėn e studiuesve , udhėtarėve apo tė punėsuarve nga Perandoria Osmane ,qė kane njohur trevat historike dhe popullin shqipetar. Por nė pikturat e tij (me aq sa kemi patur mundėsi tė njihemi) nė ciklin mbi Biblėn, figurat kryesore dhe pasuesit e tyre, shprehen me karakteristika tė veshjes dhe simboleve pellazgo-shqipetare, qė ruhen edhe nė ditėt e sotme , siē do ta vėrejme mė poshtė.

    Ngjashmėria nė tregimin biblik midis Moisiut dhe Noe ėshtė se tė dy kanė berė “marrėveshje me Zotin” pėr t’iu bindur dhe zbatuar ligjet e tij. Si shenjė tė marrėveshjes me Noe, pėr tė mos shkaktuar pėrmbytje qė do tė zhdukte njerėzimin, Zoti ēfaqi Ylberin (Genesi, IX, 6-17). (38) (39)

    Nė pikturėn (fig.1lartė) e Xh.Tissot duket “shenja” e Zotit- ylberi . Kjo fjalė nė gjuhėn shqipe shpreh qartėsisht mitin (yll+bėri) dmth tregoi praninė e tij. Edhe nė disa gjuhė tė tjera, emri i ylberit ka lidhje me emrin apo simbolin e Krijuesit (lat. Iridis; it. Arcobaleno; gr. ουράνιο τόξο[Ourįnio tóxo]; katalane. Arc de Sant Martķ, etj.), por aty gjen vetėm shpjegimin mitik dhe jo atė gjuhėsor.

    Nė pikturėn (fig.1,lartė) , pėrveē Plisit tė rrethuar me njė shami, na habit edhe njė detaj tjetėr nė veshjen e familjes biblike – thekėt – qė zbukurojnė pėrpaset e mbrapme tė femrave. Veshja e traditės shqipetare e ka tė theksuar pėrdorimin e thekėve si nė brez, pėrparset e vogla pėrpara dhe mbrapa trupit, nė shamitė e kokės , nė trasta, mbulesa si dhe nė veshjen e burrave tė Shqiperisė sė Mesme (Brooklyn Museum) (fig.2,3 lartė). Edhe sot ne i shikojmė tek besimtarėt hebrej fijet (simbolike) qė zgjaten nė veshjen e burrave , qė tregon rolin e tyre besimtar. Duke parė pikturat kushtuar Biblės hebraike, tė krijohet bindja se Xh.Tissot nuk ka qenė vetėm njohės i mirė i saj, por edhe i simboleve tė lashta tė besimit parakristian. Kėtė e dėshmon edhe njė detaj tjetėr nė veshjen e profetėve dhe ėngjėjve, por edhe tek shqipetarėt dhe ka lidhje me simbolin kryesor tė Kristianizmit : KRYQIN.


    Nė materialet arkeologjike Kryqi nė besimin pellazg pėrfaqson grafikisht Yllin, fytyrėn kozmike tė Zotit dhe origjina e ketij simboli, sqarohet me gjuhen shqipe. Ne Enciklopedine Judaike (Encyclopaedia Judaica, vol.7. NY, Gale, 2007 pag.672) emėrtimi i lashtė i Zotit ėshtė El qe korespondon me Ilu nė gjuhėn akadiane (akkadian) dhe El ose Il, nė gjuhėn e kanaene (caanite) por nuk dihet origjina e tij. Pranohet pėrgjithsisht se rrėnja vjen prej Yl ose Wl nėnkupton “tė jesh i fuqishem” ose “i pushtetshėm”.(40) Misteri i origjinės sė emrit tė Zotit nė gjuhėt e lashta semitike (akadiane, kanaene dhe me vone hebraike), zbulohet nė shqip, ku rrėnja “yll” (dial.ēam Il) jep kuptimin gjuhėsor e mitik, tė simbolit kozmik tė Zotit-Yllin.

    Studiuesja e shkrimeve nė gur nė Shqiperi, Greqi, Itali dhe shumė vėnde tė tjera, Nermin Vlora Falaski (“Patrimonio linguistico e genetico Probabilita della Monogenesi delle Parole”) pohon se : „Yll“ ( yj- yjnor – hyjneron) nuk e kam gjetur nė asnjė gjuhė tjetėr me perjashtim tė shqipes (…) megjithėse ishte e pėrhapur nė tė gjitha mbishkrimet e lashtėsisė, nga Egjeu deri nė Atllantik (41)



    Nė dy pikturat e para tė piktorit,(fig.1,2 poshte) profeti dhe ėngjėlli, zbatuesi i urdhėrave tė Zotit, kanė nė veshjen e tyre formėn e kryqit, sikurse edhe Ilirėt e lashtė, Faraoni egjiptian dhe shqipetarėt e ditėve tona. Ėshtė njė fill kohor dhjetra-mijė vjeēar i simbolit, po tė kemi parasysh, se shenja (X) ėshtė nga mė tė herėshmet tek njeriut i shpellave. Duke filluar nga e majta nė tė djathtė (poshtė): Profeti Ezekiel dhe (fragment) Engjėjt qė pėrzenė Adamin dhe Evėn nga Parajsa- Xh.Tissot ; objekt i periudhės ilire; Libri i tė vdekurve, Deir el – Madina , Dinastia XVIII (1428-1351 pK); Veshje e traditės nga Gjirokastra, shk20 Shqipėri.

    (42)

    Nė gjuhėn shqipe (dial.ēam) fjala Krijues, Kryq (Kri-q), Krisht (Kri-sht) kanė origjinė mitike prej emrit Kokė (Kri-et). Nė lashtėsi, shumė fjalė janė formuar nga e njejta rrėnjė, kur kanė patur lidhje nė mitin e besimit.

    Megjithatė na ngacmon mendimi se si e zbuloi, piktori i shquar francez, Plisin? Duke gėrmuar nė materialet arkeologjike nė vendet ku shėtiti piktori gjatė dhjetė viteve tė fundit tė jetės sė tij, ne kemi mundėsi t’i japim pėgjigje pyetjes sonė, duke u nisur nga faktet llogjike. Me qeleshe, simbolet pellazge, figurėn apo krahėt e shqiponjės, nuk janė “veshur” vetėm Faraonėt mė tė shquar tė Egjiptit tė lashtė , por edhe Mbretėr/Profetė tė hyjnizuar si Perėndi, tė Azisė sė Afėrme dhe Qėndrore (fig.poshtė). Ishte intuita e tij prej artisti dhe studiuesi, qė e ēoi tek idea, se nė lashtėsi , Plisi ishte njė simbol shumė i rėndėsishėm besimtar dhe tregonte lidhjen me Krijuesin.


    Emri:  plis-1.jpg

Shikime: 398

Madhėsia:  16.2 KB



    Njė kokė me Plis , fragment i statujave gjigande mbi 9 metra tė larta, tė shoqėruara nga shqiponja, pranė varrit tė Mbretit Antiochus Theos Commagene pranė Malit Nemrut . (Turqia lindore, nė kufi me Armeninė ) (43)

    Pėrfundimi: Qėllimi i studimit nuk ishte thjesht tė kėnaqim kureshtjen tonė nė lidhje me Plisin e shqipetarėve nė pikturat e Xh.Tissot. Synimi ishte tė dėshmonim se edhe njė popull si ay shqipetar, pėr tė cilin studiuesit ankohen se s’kanė tė dhėna historike pėr origjinėn, besimin dhe gjuhėn e tyre, mbart brenda traditės sė tij fakte, jo vetėm pėr Lashtėsinė e tij, por edhe tė shumė popujve tė tjerė, qė deri mė sot janė tė mbuluara me mister ose janė keq-shpjeguar nga ana shkencore. Detyra qė i vuri vetes Xh.Tissot pėr tė pasqyruar sa mė besnikėrisht Historine e Biblės hebraike, e ēoi nė mėnyrė tė pavetėdishme, nė zbulimin e Plisit tė pellazgo-shqipetarėve dhe tė simboleve tė besimit tė parė euro-afro-aziatik. Vetė emrat e lashtė dhe tė sotėm pėr Zotin dhe simbolin e tij, nuk mund tė shpjegohen pa ndihmėn e gjuhės dhe traditės sė shqipetarėve.

    Faktet e sjella tregojnė, se popujt e lashtė e dėshmonin pėrkatėsinė e tyre fisnore dhe besimin, edhe me gjestet, ngjyrat, zbukurimet, pjesėt dhe formėn e veshjes, e deri tek modeli i flokėve e detaje tė tjera, tė cilat nuk u pėrmėndėn pėr tė mos u zgjatur.

    Ky studim zbulon gjithashtu njė nga dukuritė universale tė shoqėrisė njerėzore: nga njėra anė « luftėn », pėrpjekjen titanike tė popujve drejt sė ardhmes dhe nga ana tjetėr, po njė « luftė » pėr tė ruajtur ēdo trashėgimi tė pasurisė sė tyre shpirtėrore qė nga zanafilla. Ky fill lidhės i dy poleve tė kundėrta kohore , (tė sė shkuarės dhe tė ardhmes), pėrbėn atė qė emėrtohet « palca kurrizore » e njė Kombi. Siē vėren eruditi arbėresh Xh.Krispi “Kombi i lashtė i ruan , si gjuhėn ashtu dhe zakonet “.(44)

    http://atunispoetry.com/2015/03/08/b...atbardha-demi/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Rrjeti : 05-01-2016 mė 09:20

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •