Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Umberto Eco: Interneti u ka dhënë të drejtën e fjalës budallenjve

    Emri:  ecooo.jpg

Shikime: 3052

Madhësia:  54.3 KB

    "Mediat sociale u kanë dhënë të drejtën e fjalës budallenjve”. Janë fjalët e Umberto Eco që sulmon në këtë mënyrë internetin në ceremoninë e dhënies së diplomës së tij honoris causa në Universitetin e Torinos për merita në çështje të komunikimit, kulturës dhe medias.

    “Më përpara ata flisnin vetëm në bare pas një gote me verë, pa e dëmtuar komunitetin. Ua mbyllnin menjëherë gojën, ndërsa tani kanë të njëjtën të drejtë fjale me një fitues të çmimit Nobel. Është pushtim nga budallenjtë”, citon lapsi.al.

    Për Eco, interneti është një dramë e vërtetë sepse promovon “budallain e fshatit si mbajtës të së vërtetës”. Struktura e internetit sipas Eco favorizon përhapjen e atyre që propagandojnë budallallëqe. Në këtë pikë sipas tij, roli i gazetave është shumë i rëndësishëm sepse “duhet të filtrojë me ekipe specialistësh informacionet që vijnë nga interneti sepse askush nga ne nuk është i aftë të kuptojë sot nëse një informacion është i besueshëm apo jo”. Për të bërë këtë sipas tij “gazetat duhet tu dedikojnë të paktën 2 faqe analizave dhe kritikave mbi faqet online, njëlloj si mësuesve u duhet tu mësojnë nxënesve si të përdorin të dhënat për të ndërtuar një çështje”.

    Para studentëve ai tha se ishte hera e dytë që vinte në këtë universitet, pasi në vitin 1954 ishte laureuar në filozofi. “Do të doja të isha laureuar në fizikën bërthamore ose në matematikë” – tha me shaka Umberto Eco.

    Lapsi

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Marya (05-01-2016)

  3. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-01-2016
    Postime
    19

    Për: Umberto Eco: Interneti u ka dhënë të drejtën e fjalës budallenjve


  4. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Umberto Eco: Interneti u ka dhënë të drejtën e fjalës budallenjve

    Umberto Eko thote qe mediat sociale u kane dhene te drejten e fjales budallenjve.
    E drejta e fjales eshte e siguruar nga kushtetuta ne demokraci.
    Liria dhe shkembimi i informacionit jane te lejuara me ligj dhe interneti eshte nje rrjet gjigand social ideal ku percohen mendime,
    ide,opinione dhe shkembehet informacion
    Cdo njeri ka te drejte te shprehe mendimin/opinionin e tij/ te saj.
    Jam dakort qe ka shume budallenj,te papjekur ,injorante ne kete bote,
    Prandaj edhe lexon shume budalliqe.
    Sot pothuaj gjithe familjet e kane te pakten nje kompjuter ne shtepi dhe kjo u ka siguruar mundesite te futen dhe
    komunikojne ne internet.
    Dikur shume budalliqe te njerzve I degjoje neper kafe/lokale/birrari/plazhe grumbullime,mitingje,sot i sheh ne internet.
    Nga Eco shihet vetem negativiteti ne internet dhe nuk permendet fare ndikimi I forte dhe shume pozitiv qe interneti I ka dhene
    komunikimit te shpejte si emaili,ai telefonik si skype,sistemi i komunikimeve video live, progresi dhe nxitja
    e aktiviteteve te bizneseve,rritja e njohurive nga njerezit etj.
    Shume kompani te reja jane krijuar dhe zhvilluar biznes ne internet dhe kane fituar biliona dollare si psh .Google,Amazoni,Ebay etj
    Eshte e vertete qe internet ka ndihmuar shume ne zhvillimin e teknologjise pasi ka qene nje medium shume efektiv ne shkembimin
    e njohurive dhe ideve te reja qe ka nxitur progresin ne teknologji te re dhe ne ekonomi ne gjithe boten.
    Interneti ua ka lehtesuar jeten njerezve dhe kjo eshte e vertete.
    Censurimi i fjales se lire dhe mohimi I te drejtes se fjales sepse dikush nuk eshte korrekt ne mendime apo opinione,duket si filtrim ,por ne fakt eshte fashizem.
    Umberto Eco ka tendenca fashisti.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 08-01-2016 më 21:45
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    245

    Për: Umberto Eco: Interneti u ka dhënë të drejtën e fjalës budallenjve

    Eco ka te drejte . Po tu hedhesh nje sy komenteve qe behen neper gazeta ,fb apo youtube e kupton menjehere qe po lundron i vetem ne nje det injorance.Fenomeni nuk eshte vetem shqiptar por ,me sa di, boteror.

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Umberto Eco: Interneti u ka dhënë të drejtën e fjalës budallenjve

    Eko eshte gomar per vete dhe nuk e perdor organin e burrit per burreri por per llafazaneri. Marrezia e organit te burrit ka zbuluar edhe qe askush nuk e ka mendjen. Po valle cfare kafshesh budallaqe jemi, apo jemi femije lakuriqesh, vampire te parealizuar!

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur italian Umberto Eco

    Emri:  umberto.jpg

Shikime: 2492

Madhësia:  22.5 KB

    Bota humbet një nga shkrimtarët dhe filozofët më të rëndësishëm bashkëkohorë. Umberto Eco, i njohur për lexuesin ndërkombëtar me romanin “Emri i trëndafilit”, është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare. Lajmin e dha në mbrëmje vonë familja e tij për gazetën “La Repubblica”.

    Umberto Eco ishte një nga filozofët, kritikët letrarë dhe novelistët më të shquar të kulturës italiane dhe ndërkombëtare. Librat e tij janë të përkthyer në shumë gjuhë të huaja.

    Eco ishte gjithashtu president i Universitetit të Bolonjës dhe person nderi në Universitetin e Oksfordit. Ai ka shkruar tekste akademike, libra për fëmije dhe shumë ese.

    Top Channel
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 23-02-2016 më 23:00

  8. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,025
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Umberto Eco: Interneti u ka dhënë të drejtën e fjalës budallenjve

    Une kujtoja se te drejten e fjales na e kish dhene Krijuesi, Zoti, por me sa duket e paskam ditur gabim. Tani qe foli Umberto Eco, vetem njerezit e zgjuar duhet te kene te drejten e fjales. Ne njerezit budallenj, vetem duhet te rrime urte e te degjojme te zgjuarit si puna e Ecos te ligjerojne.

    Halli i madh i ka zene mediat ne gjithe boten me Internetin. Njerezit e pushtetshem te politikes e biznesit nuk i perdorin dot me si filtra te informacionit mediat e komanduara prej tyre per te mashtruar publikun e gjere. Dhe monopolin e fjales, dhe monpolin e te vertetes, nuk e kane me Umberto Ecot me shoke.

    Une them, rrofte Interneti, qe edhe njerezit e papushtetshem gjeten zerin e tyre te humbur ne arenen publike.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 31-03-2016 më 22:14

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    luleshtrydhe (20-04-2016)

  10. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Umberto Eco: Interneti u ka dhënë të drejtën e fjalës budallenjve

    Umberto u tregua budalla qe iku, vdiq dhe nuk ndenji me ne te benim gallate, lloqe ne internet!

  11. #9
    i/e regjistruar Maska e luleshtrydhe
    Anëtarësuar
    23-01-2009
    Postime
    152

    Për: Umberto Eco: Interneti u ka dhënë të drejtën e fjalës budallenjve

    Pa pranine e budallenjve edhe i mencuri nuk do te kishte vleren qe meriton.
    Une jam per lirin e fjales, vetem duke u shprehur ti kupton, korigjohesh dhe meson. E ku ka me bukur se liria qe gezojne te gjithe sot nepermjet internetit. Bien barrierat e paragjykimit dhe njeriu flet ate qe mendon pa e ndjer peshen e shikimeve tallese apo perbuzjen e injorances.
    https://m.youtube.com/watch?v=drMWD6kOyb4

  12. #10
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Umberto Eco: Interneti u ka dhënë të drejtën e fjalës budallenjve

    Kjo thenie eshte e vertete, ky forum eshte prove e kesaj. Shfleto postimet e disa ateisteve dhe myslimaneve, por fatkeqesisht edhe te disa ortodokseve te ketij forumi ku me pretendimet e tyre ta ikin trurin.

  13. #11
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,317
    Postimet në Bllog
    7

    “Interneti është një dramë e vërtetë sepse promovon budallain e fshatit si mbajtës të së vërtetës”

    “Mediat sociale u kanë dhënë të drejtën e fjalës budallenjve”. Janë fjalët e Umberto Eco që sulmon në këtë mënyrë internetin në ceremoninë e dhënies së diplomës së tij honoris causa në Universitetin e Torinos për merita në çështje të komunikimit, kulturës dhe medias.
    “Më përpara ata flisnin vetëm në bare pas një gote me verë, pa e dëmtuar komunitetin. Ua mbyllnin menjëherë gojën, ndërsa tani kanë të njëjtën të drejtë fjale me një fitues të çmimit Nobel. Është pushtim nga budallenjtë”.

    Për Eco, interneti është një dramë e vërtetë sepse promovon “budallain e fshatit si mbajtës të së vërtetës”. Struktura e internetit sipas Eco favorizon përhapjen e atyre që propagandojnë budallallëqe. Në këtë pikë sipas tij, roli i gazetave është shumë i rëndësishëm sepse “duhet të filtrojë me ekipe specialistësh informacionet që vijnë nga interneti sepse askush nga ne nuk është i aftë të kuptojë sot nëse një informacion është i besueshëm apo jo”. Për të bërë këtë sipas tij “gazetat duhet tu dedikojnë të paktën 2 faqe analizave dhe kritikave mbi faqet online, njëlloj si mësuesve u duhet tu mësojnë nxënesve si të përdorin të dhënat për të ndërtuar një çështje”.

    Para studentëve ai tha se ishte hera e dytë që vinte në këtë universitet, pasi në vitin 1954 ishte laureuar në filozofi. “Do të doja të isha laureuar në fizikën bërthamore ose në matematikë”, tha me shaka Umberto Eco

  14. #12
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,482

    Për: “Interneti është një dramë e vërtetë sepse promovon budallain e fshatit si mbajtës të së vërtet

    Lazo,ky eshte mesazh mesianik ku natyrisht asnje nuk ve ne diskutim edhe mundesin e ringjalljes te Umbertos.

    Shakan me studentet mos e ka bere Umberto Bossi se momentalisht Eco ka pune te tjera.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 05-01-2017 më 08:12

  15. #13
    Ushtar i larte Maska e Neteorm
    Anëtarësuar
    04-01-2011
    Vendndodhja
    127.0.0.1
    Postime
    2,317
    Postimet në Bllog
    7

    Për: “Interneti është një dramë e vërtetë sepse promovon budallain e fshatit si mbajtës të së vërtet

    Eshte nje e vertet e madhe. Rrjetet sociale u kane dhene vertet goje, injoranteve qe ne jeten e perditshme nuk do guxonin te nxirrnin asnje fjale nga goja.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •