Autobiografia e vitit 1951, Mehmet Shehu: Kam pasur prirje terroriste!

Emri:  Enver_Hoxha_dhe_Mehmet_Shehu.jpg

Shikime: 292

Madhėsia:  69.5 KB

Mehmet Shehu nuk ka qenė ai qė prezantonte Enver Hoxha nė kongreset e Partisė. Ato qė nuk iu pėrmendėn kurrė nė biografinė zyrtare, Mehmet Shehu i ka shėnuar me dorėn e vet nė jetėshkrimin e tij nė vitin e largėt 1951. Dokumenti i panjohur ėshtė zbuluar vetėm pas (vet)vrasjes sė ish kryeministrit, kur Hoxha urdhėroi hapjen e kasafortės personale, nė tė cilėn u gjet dosja me emėrtimin “Autobiografia-Mehmet Shehu”.

Nė rrethana krejt tė tjera nga ato tė mėvonshmet, kur shkėlqente nė majėn e piramidės politike, Shehu ka dokumentuar aty nė mėnyrė kronologjike e me njė lloj sinqeriteti momentet mė tė rėndėsishme tė jetės dhe veprimtarisė sė tij, pa menduar pėr aspektet qė mund ta penalizonin.

Nė tė ndriēohen mjaft ngjarje e fakte tė panjohura qė konturojnė njė profil tjetėr tė ish-kryeministrit. Ėshtė rasti i vetėm qė Shehu zbardh me vėrtetėsi rininė problematike tė tij, ku spikat natyra prej aventurieri nė vitet e shkollimit, por jo vetėm. Nė aq sa pohon nė autobiografi, nuk kuptohet qartė nėse ka pėrfunduar apo jo arsimin e mesėm.

(Pėrveē shkollės teknike, ka lėnė nė mes Shkollėn e Oficerėve; ka marrė bursė pėr Kolegjin e Napolit, por ėshtė pėrjashtuar pa e pėrfunduar). I prirur tė shpjegojė karakterin luftarak qė ia admironte vetes, ishkryeministri hedh dritė nė njė tjetėr aspekt tė padėgjuar tė personalitetit tė tij. “Nė kohėn e Zogut, shkuan ai, m’u shfaq ideja pėr akte terrori qė tė asgjėsoja deputetėt dhe Qeverinė nė sallėn e Parlamentit me granata”.

Sakaq, nė dokumentin nė fjalė, Shehu pranon se ka pasur prirje ekstremiste, qė lidhen me tipin impulsiv dhe nxitimin nė dhėnien e mendimeve tė prera. Pa dyshim qė kjo s’ka kaluar pa pasoja, nėnvizon ai, duke pėrmendur rastin e pushkatimit tė 66 nacionalistėve nė Lushnjė nė vitet e luftės dhe pėrpjekjet e fshehta pėr tė vrarė Sadik Premten.

Pjesėt mė interesante tė jetėshkrimit tė njeriut qė drejtoi qeverinė komuniste shqiptare 27 vite me radhė, janė ato ku pėrmenden emrat e shokėve dhe miqve, raportet me tė cilėt kanė lėnė gjurmė tė pashlyera nė formimin dhe karakterin e tij.

Jo pak syresh (Qazim Koculi, Beqir Valteri, Azis Ēami, Zai Fundo, Mane Nishova, Zef Prela, Kadri Hoxha, Shyqyri Rroqi, Halit Zogolli, Xhemal Punavia etj.), pėr regjimin qė pėrfaqėsoi autori i autobiografisė, ishin jo thjesht tė padėshirueshėm, por tradhtarė e agjentė tė tė huajve. Nė vitet qė pasuan Shehu nuk i zuri mė nė gojė dhe iu bashkua korit tė propagandės komuniste qė i stigmatizonte si antishqiptarė.

Nė autobiografinė e vitit ’51, ish-kryeministri i vetėvrarė nė kushte tė dyshimta 34 vjet mė parė, duke u gdhirė 18 dhjetor 1981, shpjegon disi ndryshe mėnyrėn si u gjend nė Luftėn e Spanjės dhe rastet e burgosjes nė Francė, Itali e Shqipėri.

Emri:  1-Mehmet-Shehu.jpg

Shikime: 257

Madhėsia:  16.7 KB

SHKOLLA
Shkollėn Teknike tė Tiranės e kam kryer nė vitin 1932. Aty shkova pasi fitova konkursin. Pastaj jam regjistruar nė Shkollėn e Oficerėve nė Tiranė ku mė pranuan mbasi bėra kėrkesė pėr tė kryer shėrbimin ushtarak me qė nuk gjeja punė, por mė liruan se nė letėrnjoftim figuroja me moshė tė vogėl. Mė 1934 u futa traktorist nė Fermėn e Shkollės Teknike, por me ndė- rhyrjen e miqve tė familjes m’u dha njė bursė ushtarake pėr nė Kolegjin e Napolit.

Nė Tiranė kam pasur kontakt me Skėnder Rusin, Shyqyri Rroqin, Mane Nishovėn, Mustafa Gjinishin e Demir Godellin, me tė cilėt diskutonim kundėr regjimit. Nga Mustafa Gjinishi merrja rregullisht shtypin e emigracionit shqiptar nė Francė dhe kam marrė dhe disa broshura nė gjuhėn angleze pėr kolkozet e sovjetikėve. Mustafanė e konsideroja “revolucionar tė pjekur”, prandaj i kėrkova dhe mendimin pėr tė shkuar nė Kolegjin e Napolit, i cili m’u dha.

Nė kėtė kohė tek unė u shfaq ideja e luftimit tė regjimit tė Zogut me anėn e terrorit e tė heronjve dhe isha i vendosur tė kryeja akte tė tilla. Unė propozoja plane tė ēuditshme, si p.sh. asgjėsimin e deputetėve dhe tė qeverisė gjatė mbledhjes sė tyre nė Parlament me anėn e granatave. Nga Kolegji i Napolit kam mbajtur korrespodencė me Shyqyri Rroqin. I kam shkruar nė kėtė kohė edhe Qazim Koculit nė Francė etj.

Nga Kolegji i Napolit u largova pa e mbaruar, sepse m’u krijua njė situatė e vėshtirė: Bashkėnxėnėsit Xhafer Kurti, Halit Zogolli e Xhemal Punavia mė vodhėn disa vjersha e dokumente, tė cilat ua rimora duke u thyer valixhen. Veē kėsaj, i kisha dorėzuar disa dokumente Kadri Hoxhės pėr t’i ruajtur, por ai ua dorėzoi njerėzve tė Zogut dhe mua mė tha se ia vodhėn. Kėshtu mendova se do mė arrestonin dhe u lidha me familjen, e cila mė dėrgoi para dhe njė telegram sikur kisha nėnėn sėmurė dhe u ktheva nė atdhe. Nė fshat hyra nė kontakt me njė kushėri qė rrinte i fshehur se e kėrkonte xhandarmėria.

Rashė dakord mė tė tė arratisemi nė Greqi, por dy orė para nisjes u rrethuam nga xhandarmėria. Nuk na zunė dot. Nė Kalivaē na takoi babai dhe na bindi tė dorėzoheshim. Kėshtu mė ēuan nė burgun e Tiranės dhe pastaj nė burgun ushtarak ku qėndrova dy muaj. Nė pyetje mė mori prokurori i shtetit, Kiēo Bisha, i cili mė akuzoi pėr dokumentet e Napolit, por unė i thashė se ato drejtoheshin jo kundėr Zogut, por kundėr Xhelal Nushit, i cili kur isha traktorist mė kishte caktuar rrogė tė vogėl. Kėshtu u lirova pėr mungesė faktesh.

Nė kėtė kohė dėgjova se Italia do tė jepte ca bursa pėr djem shqiptarė dhe i bėra lutje Qeverisė italiane, por kjo nuk ma dha. Nė verėn e vitit 1936 punova pėrsėri ca kohė si traktorist nė Fermėn e Shkollės Teknike e pastaj mė kėrkuan tė kryeja shėrbimin ushtarak nė Shkollėn e Plotėsimit tė Oficerėve, tė cilėn e pėrfundova nė vitin 1937.

DREJT SPANJĖS

Nė vitin 1937 ndoqa me vėmendje zhvillimin e luftės sė Spanjės dhe vendosa tė shkoja atje. Kėtė gjė e dinte Mane Nishova dhe Skėnder Rusi, i cili mė dha adresėn e Ali Kelmendit. Tė hollat ia mora Rami Mamaqit. Nė Ministri tė Arsimit drejtova lutjen se gjoja do tė shkoja me studime nė Itali, duke kaluar nga Franca ku do tė vizitoja gjoja njė ekspozitė ndėrkombėtare, pėr tė cilėn mė ishte bėrė garant Abedin Ēiēi. Nė Paris takova Qazim Koculin, Beqir Valterin, Azis Ēamin e Zai Fundon. Qėllimin ia tregova Zoi Fundos. Ai mė vuri nė lidhje me qendrėn e vullnetarėve pėr nė Spanjė. Nė dhjetor tė vitit 1937 arrita nė Spanjė. Nė Spanjė u takova me Skėnder Luarasin dhe Luixhi Longon, me kėshillėn e tė cilit vajta nė Brigadėn “Garibaldi”. Nė fund tė dhjetorit u pranova nė Partinė Komuniste, duke dhėnė si rekomandues pėr nė Parti Zai Fundon. Nė shkurt tė vitit 1939 u ktheva nė Francė, ku mė ēarmatosėn dhe mė internuan nė Cyprien, pastaj nė Gurs e nė Vernet bashkė me tė tjerė vullnetarė.

Nė Gurs u burgosa 70 ditė bashkė me Hulsi Spahinė. Kur Franca u pushtua nga Gjermania, nė kamp erdhi njė komision ushtarak italo-gjerman qė merrej me riatdhesimin e vullnetarėve. Unė, Mane Nishova dhe Zef Prela kėrkuam tė ktheheshim nė Shqipėri, Hulsiu u arratis, kurse Skėnder Luarasi kėrkoi tė shkonte nė Amerikė.

Nga qė komisioni nuk i mori parasysh kėrkesat tona, unė i drejtova njė lutje qeverisė sė Mustafa Krujės nė Tiranė dhe ministrit shqiptar nė Romė, Fred Vokopola. Nė qershor tė vitit 1942, qeveria franceze na nxori nė kufirin italian mua, Manen dhe Zef Prelėn, ku hymė pa dokumente identiteti, sepse gjatė rrugės e bindėm kapterin e shoqėruesit francez, duke i dhėnė 1000 franga qė tė mos i dorėzonte dokumentet tona. Nė kufi mė pyetėn vetėm 20 minuta. Unė thashė se isha punėtor nė Francė e kur u shpall lufta, qeveria franceze mė internoi. Italianėt mė ēuan nė burgun e Ventimigias e me radhė nė burgjet e Genovės, Ankonės e Barit.

Pas dy muajve nė kėto burgje erdha nė Durrės, kurse Mane e Zefi mbetėn nė Bari. Nė Durrės mė burgosėn e mė ēuan nė kuesturėn e Tiranės. U lirova pas 24 ditėsh me ndėrmjetėsimin e Qazim Koculit e tė Fred Vokopolės.

ILEGAL ME HYSNI KAPON

Nga Tirana shkova te njė kushėri qė ishte toger nė Durrės, ku mora njė pistoletė e prej andej shkova nė Vlorė e nė fshat, ku dola menjėherė nė ilegalitet e u lidha me shokun Hysni Kapo. Fashizmi kuptoi gabimin qė bėri qė mė liroi dhe vuri ēmim pėr tė mė vrarė, por dy atentatorėt u kapėn nga ne dhe u pushkatuan.

Nė Vlorė kam pasur grindje me Liri Gegėn dhe kur dėgjova pėr vrasjen e Mynir Xhindit, e kuptova se ky ishte kombinacion i Liri Gegės, prandaj m’u fiksua ideja se Liria ishte armike e Partisė. Kurse ndaj Sadik Premtes mė mungoi vigjilenca dhe mė vonė nuk e likuidova, mbasi Dushan Mugosha mė dha direktivėn jo tė drejtė, sipas sė cilės duhej ta likuidoja, por nė mėnyrė shumė tė kujdesshme. Unė vetė nė kėtė kohė kam qenė shumė sektar dhe i ngurtė kundėr elementit nacionalist.

KOMANDANT NĖ LUFTĖ

Nga gushti i vitit 1943 deri nė ēlirimin e vendit kam ndjerė sadisfaksionin qė KQ mė besoi t’i veja nė ndihmė Shtabit tė Pėrgjithshėm. Nė Brigadėn e Parė kam pasur pakėnaqėsi ndaj Tuk Jakovės, se e konsideroja pengesė pėr sukseset e Brigadės. Liri Gega mė bėnte intriga, shikoja mospėrfillje nga ana e saj ndaj meje si kandidat i KQ.

Gabimin qė pushkatova 66 ballistė nė Lushnjė e bėra, sepse ekzistonte tek unė fryma ekstremiste dhe po kėshtu mė influencoi Dushan Mugosha, i cili ishte mė ekstremist se unė. Nuk kam qenė dakord me ngritjen nė pėrgjegjėsi tė Liri Gegės, Ramadan Ēitakut dhe Dali Ndreut. Pėr kėtė kam kėrkuar sqarime dhe nė maj 1944 mė thirri nė KQ shoku Enver, ku ishte edhe Liria e Ramadani. Aty unė heshta, se po tė flisja, fjalėt e mia do tė ktheheshin nė armė kundėr meje. Nė fund tė vitit 1944, kur dėgjova qė Liria e Ramadani u pėrjashtuan nga KQ e sekretar organizativ u zgjodh Koēi Xoxe, u gėzova shumė. Vendimet e Plenumit tė Dytė tė KQ i mora vesh nė vitin 1948, se mua nuk mė vihej veshi nė KQ, mė mbanin nė periferi, prandaj isha i pakėnaqur.

PAS ĒLIRIMIT
Shenjat e para tė jugosllavėve pėr tė shkrirė ushtrinė tonė me atė tė tyre fillova t’i shihja qė nė vitin 1946, por zemėrimi i tyre (jugosllavėve) ndaj meje u shtua pas konferencės sė shtatmadhorisė sonė, nė prill tė vitit 1947, dhe ata intensifikuan intrigat e tyre derisa nga fundi i vitit 1947 ata morėn nė dorė drejtim e Drejtorisė Politike e tė Shtatmadhorisė. Periudha mė e tmerrshme pėr mua ka qenė nga nėntori 1947 deri nė shtator 1948. Me vetėvrasjen e Nako Spiros pėr mua u bė e qartė se Partia kish rėnė nė duart e trockistėve dhe shoku Enver qe izoluar.

Qysh atė ditė, unė e humba besimin nė udhėheqjen e atėhershme tė Partisė. Nako mė kish folur se Koēi po pėrgatitej ta akuzonte Nakon si armik e unė i kėshillova durim dhe tė bisedonte me shokun Enver. Po Nako mė tha se do tė vriste veten. Unė nuk e besova dhe e nėnvleftėsova guximin e tij. U krijua gjendja: Nako vrau veten, shokėt e tjerė tė Byrosė e kishin humbur orientimin, mua mė kanosej arrestimi. Kėtė tablo ia kam shprehur shokut Sokolov (ambasadorit tė BS nė Tiranė-shėnim i red.).

Ne s’e dinim fytyrėn e Titos, por antisovjetizmi i jugosllavėve dhe sjellja prej trockisti e K. Xoxes ish e qartė. Po tė ishim kapur pas thelbit tė ēėshtjes, ne do ta kishim evituar Plenumin VIII. Plenumi, megjithėse e dėnoi veprimtarinė, e lejoi Koēi Xoxen tė qėndronte nė udhėheqje tė Partisė, punė kjo qė karakterizohet nga pėrmbajtja e saj oportuniste. Procesin qė organizoi Koēi Xoxe kundėr atyre qė kishin kryer Shkollėn Teknike tė Fullcit, se kishin kryer kurs si agjentė amerikanė, nuk e quajta tė drejtė. Koēi e bėnte kėtė manovėr qė edhe unė tė konsiderohesha agjent i amerikanėve. Dhe, po tė provohej kjo tezė me metodat e Koēit, mund tė provohej dhe implikimi i Nakos e Liri Belishovės, sepse ata tė dy kishin afinitete me mua. Pas ndonjė procesi tė kurdisur pėr Nakon dhe pėr mua, do kurdisej dhe procesi i fundit ku tė implikohej shoku Enver. Kėtė e vėrteton provokacioni i K. Xoxes me anėn e letrave tė Pandi Frashėrit.

AFRIM IMAJ

Lapsi