Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-12-2015
    Postime
    16

    Fjalë të shkurtra të muhadithit të Egjiptit Ahmed Shakirit rreth ligjeve bashkohore.

    Fjalë të shkurtra të muhadithit të Egjiptit Ahmed Shakirit rreth ligjeve bashkohore.

    Ahmed Shakir[1] duke komentuar fjalën e ibn Kethirit rreth shpjegimit të ajetit (A mos po kërkojnë gjykimin e xhahilijetit (injorancës)?! E kush është më i mirë se Allahu në gjykim për ata që janë të bindur) shprehet:


    “Unë them:- Si u lejoka në sheriatin e Allahut që muslimanët në vendet e tyre të gjykojnë me ligje të huazuara prej ligjeve politesite të Europës pabesimtare, madje me ligje të mbushura me epshe dhe ide të kota të cilat i ndryshojnë dhe i zëvendësojnë sa herë të duan pa pyetur fare a përputhen apo jo me sheriatin islam.


    Muslimanët nuk janë sprovuar me këtë sprovë në të shkuarën _aq sa dimë prej historisë së tyre_përveçse në periudhën e tatarëve. Kjo periudhë ishte një nga më e errëtat dhe nga më të padrejtat. E megjithatë muslimanët nuk iu nënshtruan ligjit të tatarëve, përkundrazi islami pak nga pak mbizotëroi mbi tatarët derisa i futi ata nën hijen e sheriatit dhe ligjet e tyre u asimiluan plotësisht për shkak të qëndrimit të palëkundur ndaj fesë dhe ndaj sheriatit të tij.[2]


    Ky gjykim i keq dhe i padrejtë zbatohej vetëm në mesin e shtresës sunduese të asaj kohe[3], kurse masat e gjëra të muslimanëve nuk u përfshinë. Muslimanët as nuk e mësonin këtë ligj dhe as nuk ua mësonin fëmijëve të tyre, prandaj dhe pas një kohe të shkurtër ai u zhduk.



    Vërejeni këtë përshkrim kaq të forte të Ibën Kethirit, në shekullin e tetë të hixhretit, për këtë ligj të shpikur prej armikut të islamit Xhingiz Hanit? A nuk ju duket se po përshkruan gjëndjen e muslimanëve në këtë kohë, në shekullin e katërmbëdhjetë të hixhretit?[4] Dallimi i vetëm është se ky ligj dikur ka qënë për një shtresë të veçantë të sundimtarëve të cilët me kalimin e kohës u integruan në umetin islam dhe ligjet e tyre u zhdukën.


    Ndërsa sot, muslimanët janë në një gjëndje edhe më të keqe dhe në një padrejtësi dhe errësirë edhe më të madhe; sepse sot, shumica e popujve islamë pothuajse janë zhytur në këto ligje që kundërshtojë sheriatin, këto ligje të cilat janë njësoj si Jasiku që e vendosi një pabesimtar, kufri i të cilit ishte i mirënjohur.


    Këto ligje i vendosin disa njerëz të cilët identifikohen si muslimanë, e më pas i mësojnë ato fëmijët e muslimanëve, madje krenohen si fëmijët ashtu edhe prindërit dhe për çdo çështje u kthehen atyre që e përkrahin këtë Jasik bashkëkohor, duke i nënçmuar ata që i kundërshtojnë këta ligjvënësa dhe duke i quajtur thirrësat e fesë dhe të sheriatit si të prapambetur dhefanatikë ose me fjalë të tjera të ulta.


    Këta ligjëvënësa i shtrinë duart e tyre edhe në ato pak ligjeqë mbetën prej sheriatit islam dhe duan t’i zëvendësojnë me “Jasikun e tyrebashkëkohor” me urtësi e butësi ndonjëherë, me mashtrime dhe intrigadisa here të tjera, ose me dhunë dhe pushtet në shumicën e rasteve dhe flasinhaptazi pa pikën e turpit se punojnë për ndarjen e fesë nga pushteti (laicizmi).


    Si iu lejoka atëhere muslimanit të përqafojë këtë fe të re?! Kam për qëllim këto ligje të reja. A i lejohet babait t’i dërgojë fëmijëtpër të mësuar, për t’i përqafuar, për t’i besuar dhe për t’i zbatuar këto ligje, i ditur apo injorant qoftë?!


    Si i lejohet muslimanit të bëhet gjykatës nën hijen e këtij “jasiku bashkëkohor”, ta zbatojë atë e t’i kthejë shpinën sheriatit të qartë?!



    Nuk besoj se ndonjë musliman, që e njeh fenë e tij dhe e beson atë totalisht dhe beson se Kurani i është zbritur profetit s.a.v.s. prej Allahut dhe se ai është libër i përsosur, që nuk i qaset e kota nga asnjë anë, dhe gjithashtu beson se bindja ndaj Allahut dhe ndaj profetit s.a.v.s. është detyrë e prerë në çdo rast, nuk mendoj se ka ndonjë musliman që s’do të dëshmojë pa lëkundje se puna si gjykatës në këtë rast është e kotë që në themel dhe nuk mund të jetë e saktë dhe as e lejuar në vazhdim.


    Çështja e këtyre ligjeve të shpikura është e qartë si dielli. Padyshim dhe pa ia bërë qejfin askujt ato janë kufër i qartë. Asnjë pasues i islamit nuk ka justifikim, kushdo qoftë, për zbatimin e tyre, për nënshtrimin ndaj tyre ose për pohimin e tyre dhe njeriu duhet ta qortojë veten e tij dhe ta marrë atë në llogari.


    Dijetarët duhet ta shpalosin të vërtetën pa u tutur prej askujt dhe ta përcjellin atë me të cilën janë urdhëruar pa dobësi dhe pa mangësi.
    Adhuruesit dhe ithtarët e “Jasikut bashkohorë” do më quajnë fanatik dhe i prapambetur ose me do më cilësojnë me lloj-lloj fjalësh tëtjera[5]. Le të thonë çfarë të duan sepse unë kurrë nuk e kam vrarë mëndjen për atë që thonë për mua, por unë e thashë atë që e kisha detyrë për ta thënë”.[6]




    Përktheu: Florian Leli


    _____________________________________________


    [1] Ahmed Muhamed Shakir (1892-1958) i quajtur si “shemsuleimmeh” (dielli i imamëve) prej muhadithëve më të njohur të Egjiptit, është njohur edhe si fakih, korigjues librash, letrar dhe kritik, por më shumë ka qënë i njohur për shkencën e hadithit ku u konsiderua si njeriu më i ditur në hadith në kohën e tij.

    Studimet fillimisht i kreu në Fakultetin e Gordonit në Sudan, ku i ati i tij Muhamed Shakiri punonte si kryegjykatës i Sudanit. Pas kthimit nga Sudani u regjistrua në Institutin e Aleksandrisë të cilin e kishte themeluar i ati i tij.

    Më pas studimet i mbaroi në Ezher për medhhebin hanefi, por shumë shpejt do të thërriste për ndjekjen e fjalëve të selefit dhe fikhun e hadithit.
    Fillimisht punoi për një farë kohe si mësues, por shumë shpejt zuri postin e gjykatësit të sheriatit. Më pas u ngjit në detyrë derisa u bë kryetar gjykate dhe më pas antar i kolegjit të Gjykatës së Lartë të Sheriatit.



    Ka shkruar libra të dhe botuar ese të shumta dhe ka kryer tahkikun e shumë librave të njohur, prej tyre: Musnedi i imam Ahmedit, sahihu i Ibn Hibanit, dy vëllime prej sunenit të Tirmidhiut, librin e njohur “El muhala” të Ibn hazmit dhe kashpjegar librin “Përmbledhës i shkurtër i lëndës së hadithit” të Ibn Kethirit dhe ka sistemuar tefsirin e Ibn Kethirit si dhe shumë punime dhe vepra të tjera.]


    [2] Ka për qëllim se ndikimi i sheriatit te tatarët ishte më i madh se ndikimi i ligjeve dhe kanuneve të tyre, të cilat gradualisht u zbehën dhe u zhdukën përfundimisht,duke ia lënë vendin edhe njëherë sheriatit. Pra ndodhi një asimilim gradual i Jasikut të tatarëve deri sa e humbi tërësisht fuqinë zbatuese të tij.
    Në kohën e sotme, po ndodh e kundërta. Ligjet dhe dispozitat e sheriatit, në disa shtete ose janë hequr plotësisht, ose po pësojnë një asimilim të plotë përballë ligjeve dhe legjislacioneve perendimore, madje ndikimi i tyre nuk është vetëm në gjykata dhe institucione, por edhe në vetë shoqërinë islame dhe në botkuptimet e muslimanëve.


    [3] Tatarët sundonin me “Jasikun” vetëm në mesin e tyre ndërsa muslimanët e pushtuar prej tatarëve kanë pasur gjykatat e tyre sheriatike dhe kaditë e tyre sipas medhhebit të vendit.


    [4] Allahu e mëshiroftë Ahmed Shakirin. Çfarë dotë thoshte po të jetonte në shekullin e pesëmbëdhjetë të hixhretit, në të cilin jetojmë?


    [5] Allahu e mëshiroftë shejh Ahmed Shakirin sikur të ishte gjallë të dëgjonte ithtarët e jasikut bashkohorë që i quajnë ata që thërranin për gjykim dhe vendosjen e shtetit dhe ligjit islam si terroristë ndërsa vetë muslimanët ata i quajnë tekfirista. Allahu mustean.


    [6] Umdetul tefasir, 4/173 dhe libri “Gjykimi i xhahilijetit” i cili është një përmbledhje e fjalëve dhe kumtesave të shjeh Ahmed Shakirit rreth çështjeve të kësaj teme, i botuar nën kujdesjen e djalit të tij Usama Ahmed Shakirit, botim i Mektebetu Sunneh, botimi i parë 1992, fq: 27-30.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Fjalë të shkurtra të muhadithit të Egjiptit Ahmed Shakirit rreth ligjeve bashkohore.

    Egjyptianet dhe Afrikanet ne pergjithesi jane te popull i Faraonit(ne lufte me zjarrmet e shpirtit apo tendencat e xhineve predatoreve pushtues ketej rrotull), skllever te nje piramide historike te zhdukur drejtperdrejt nga Zoti dhe jane te ardhur ne fene Islame ne kohen pas vrasjes se familjes se tij apo pas perfundimit te kesaj feje. Pervec sorrollatjeve neper shkretetire qe ata mund ti ofrojne cdo shoqerie, mund ti ofrojne edhe paqen me sunduesin tiran, veti qe e kane ne gjak prej brezash dhe mund te zbusin konfliktin 'ISIS'.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •