Rregullimi i shoqerise nuk ka te beje asgje me religjionin,kjo lirisht munde te llogaritet si mbetje historike,sepse besimi eshte/duhet te jete ceshtje private e njeriut-asgje me shume.
Cka eshte religjioni ne pergjithesi (fute edhe islamin),asgje me shume se sa nje kornize ku ndodhin procese te cilat nuk kane shume gjera prekese me faktin baze : qe NE jemi me Shume se sa ate qe na thote religjioni per ne,kuptohet edhe islami ne kete aspekt eshte steril.
Shiqo,demokracija nuk eshte vetem te dalesh ne zgjedhje,por ne vete ka edhe liberalizmin (munde te kaloje ne ultraliberalizem qe juve dogmatikeve fetare ju cohen flokt perpjete nga tmerri),por ne rradhe te pare eshte e percjellur edhe me shoqerite sekulare/laike ku cdo njeriu i garantohet lirija e besimit te tij ...je i vetedijshem qe mu per kete aspekt TI je i barabarte me besimtaret katolik ne nje shtet si Austrija.Deshiron ta presh degen ne te cilen je ulur.
Nese duam ta rregullojme shoqerine shqiptare sipas parimeve islame atehere Ligjet duhet te nxirren nga burimet islame (Kuran,hadith,ixhma,kijas...),ne nje rast te tille pushteti do ti takoje muslimaneve (me M te madhe) e jo shumices se qytetareve...Faliminderit per ate oferte,por Kushtetuta e dy shteteve shqiptare gjithmone do te bazohen mbi karten e te drejtave te njeriut,ndersa sherijati i shkel ato me te dyja kembet.
Krijoni Kontakt