Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 46
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Antarsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Pr: Demokracia sht fe e shpifur‏

    Rregullimi i shoqerise nuk ka te beje asgje me religjionin,kjo lirisht munde te llogaritet si mbetje historike,sepse besimi eshte/duhet te jete ceshtje private e njeriut-asgje me shume.
    Cka eshte religjioni ne pergjithesi (fute edhe islamin),asgje me shume se sa nje kornize ku ndodhin procese te cilat nuk kane shume gjera prekese me faktin baze : qe NE jemi me Shume se sa ate qe na thote religjioni per ne,kuptohet edhe islami ne kete aspekt eshte steril.

    Shiqo,demokracija nuk eshte vetem te dalesh ne zgjedhje,por ne vete ka edhe liberalizmin (munde te kaloje ne ultraliberalizem qe juve dogmatikeve fetare ju cohen flokt perpjete nga tmerri),por ne rradhe te pare eshte e percjellur edhe me shoqerite sekulare/laike ku cdo njeriu i garantohet lirija e besimit te tij ...je i vetedijshem qe mu per kete aspekt TI je i barabarte me besimtaret katolik ne nje shtet si Austrija.Deshiron ta presh degen ne te cilen je ulur.
    Nese duam ta rregullojme shoqerine shqiptare sipas parimeve islame atehere Ligjet duhet te nxirren nga burimet islame (Kuran,hadith,ixhma,kijas...),ne nje rast te tille pushteti do ti takoje muslimaneve (me M te madhe) e jo shumices se qytetareve...Faliminderit per ate oferte,por Kushtetuta e dy shteteve shqiptare gjithmone do te bazohen mbi karten e te drejtave te njeriut,ndersa sherijati i shkel ato me te dyja kembet.
    Rri qet dhe fol Shqip !

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Antarsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Pr: Demokracia sht fe e shpifur‏

    Citim Postuar m par nga Nuh Musa Lexo Postimin
    [Ne shoqerite patriarhale demokracia nuk funksionon.....se aty ku p'shtin plaku, nuk lepin me kush....kush e din kete me mire se shqiptaret.
    Cka ka lidhje demokracija me pshtymen e plakut ?
    Demokracija te shqiptaret formalisht funksionon,mbahen zgjedhjet,pushteti ndryshon - kjo eshte esenca e demokracise qytetari te kete mundesi ta ndryshon pushtetmbjatesin cdo 4 vjet.Pse demokracija funksionon te Austrija jote,jo ore,jo askund nuk funksionon ne menyre ideale,i vetmi vend qe ju ofrohet demokracise se vertete eshte fqinji juaj Zvicrra ( me ato referendume ).
    Por kjo e gjitha eshte retorike e islamikeve,ne stilin : e shihni demonkracija nuk funksionon,ta fusim sherijatin dhe do te krijojme xhenetin ne toke...uuupppp
    Fole per shqiptaret, apo ?
    Shkruajta,e nuk fola.
    Mesoni njehet cka eshte islami, pastaj nuk do ti ngatetoni konceptet.
    A vlen kjo edhe per Ramush Haradinaj dhe Kimete Berishen ?
    Ti ngaterrohesh ne nje varg te shkruar,e na porosite te mos i NGATETOJME konceptetet
    Islami eshte i lindur per demokracine....ne te kunderten, demokracia me ideologji islame do te ishte jashtzakonisht kualitative dhe jetegjate...
    Athu ?
    Nga cili univerz paralel na vjen ti ?
    Rri qet dhe fol Shqip !

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Antarsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Pr: Demokracia sht fe e shpifur‏

    Citim Postuar m par nga jarigas Lexo Postimin
    Cfare ndodh ne kosove me myslimanet sot??!
    A ngrihen kunder ligjeve dhe rregullave demokratike??! Po!
    A synojne vendosjen e Sheriatit?! Po!
    Kjo ndodh edhe ne Shqiperi.
    Cka jane ata musliman me mjekrra ne Gjyq ne Tirane.Refuzojne te ngriten kur hyn gjyqtari,deklarojne qe nuk i pranojme ligjet e shtetit shqiptar.Nuk munde te me gjykoje shteti shqiptar por vetem ligjet e Allahut.

    Anketimet serioze bere ne Kosove ne pyetjen "A deshironi te jetoni me ligjet e sherijatit" kane dale diku 3%,ne Shqiperi diku 1.7%,dhe ne kete aspekt qenkeni pak me mire,dallim i madh !
    Une nuk kam ndegjuar per ndonje shqiptar musliman i devotshem nga Kosova qe eshte ulur ne banken e te akuzuarit dhe nuk e ka pranuar rendin kushtetues ne Kosove.Por ndodh e kunderta,muslimanet e devotshem ne Kosove kane formuar partine e tyre dhe permes nje koalicioni jane futur ne Parlamentin e Kosoves per ti realizuar qellimet e tyre.Une personalisht nuk e perkrahi as kete forme,por eshte nje gje legjitime.
    E tani struktura e shqiptareve te Kosoves sa i perket fese,eshte 98% shqiptar tradicional nominalisht te besimit islam qe nuk e dine as ne cilin shekull ka jetuar Muhamedi,kjo shtrese qe ka formuar parti politike diku 2 % dhe shtresa tjeter eshte e atyre qe e djegin pasaporten e Kosoves per kalifatin e Al_Bagdatit qe perben 0.01% ...eshte shqetesuese ?
    Jo qe nuk eshte shqetesuese,por keto shifra ne asnje popull qe e ka fene islame nuk do ti hasish,pra teresisht laik.(tani pse pjellin idiot si Arid Uka,Shefqet Krasniqa etj. eshte ne nivelin e gabimit statistikor,pra e paevitueshme !!!)

    Mendoj qe duhesh te ndalesh qe ti marresh fenomenet margjinale dhe ti pergjithesosh.I nencmon shqiptaret e Kosoves (dhe neve nga Maqedonija),nuk jemi ne ate nivel qe dikush te na shes koe ne vend te bubregeve.(koe - lexo : ekstremizmin dhe interpretimin e fese islame ne stilin vehaboselafist).

    P.s: koe dmth b.o.l.e se nuk ma mundeson forumi ta shkruaj,me dalin do ylla **** :P
    Ndryshuar pr her t fundit nga semiku : 14-01-2016 m 00:07
    Rri qet dhe fol Shqip !

  4. #34
    Revolucioni sht afr Maska e Nuh Musa
    Antarsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjen, austri
    Postime
    4,463

    Pr: Demokracia sht fe e shpifur‏

    Citim Postuar m par nga semiku Lexo Postimin
    Rregullimi i shoqerise nuk ka te beje asgje me religjionin,kjo lirisht munde te llogaritet si mbetje historike,sepse besimi eshte/duhet te jete ceshtje private e njeriut-asgje me shume.
    Cka eshte religjioni ne pergjithesi (fute edhe islamin),asgje me shume se sa nje kornize ku ndodhin procese te cilat nuk kane shume gjera prekese me faktin baze : qe NE jemi me Shume se sa ate qe na thote religjioni per ne,kuptohet edhe islami ne kete aspekt eshte steril.
    Nese feja eshte shpikje e njeriut, atehere si rrezulltat i nevojes per fee me effektin i cili e nxit evoluimin kulturore...
    Nese feja eshte hyjnore, atehere si udherefyes i evoluimit kulturore...

    Ne te dy rastet, feja eshte motori kryesore per kultivimin e ndersjelljes njerezore, i cili na dallon nga natyra e krijesave/gjallesave tjera biollogjike.

    Jemi dakor, se feja eshte arsyeja e pare, berthama, xixa, e cila e ka filluar rroten e kultures se njeriut ???....bukur pra.

    Njerezit kane pershtypjen se njerezia e ka perjetuar nje kohe te ngjajshme si kjo bashkekohorja, ku FEJA ka qene e NDARE nga pushteti.....dhe kete ja referojne kohes antike, me sakte periudhes se sundimit romak, ku barazpeshuar me mesjeten e "eret" ajo kohe ka qene superiore, dhe tash, sot, i jemi kthyer te njejtes fryme, dhe edhe sot po "lulezojme" (se ndryshe vajhalli do te ishim prap si ne mesjete).....njerezia nuk ka kaluar ne asnje kohe faza "ateiste".....tan kohen ka qene e zhytur ne "besim", qofte ai i "drejte" ose i "devijuar", sipas definicioneve te ndryshme....

    Edhe sot shumica e gjysmakave tone mendojne se ne perendim, si prototyp i shtetit ideal qe "lulezon", vetem me "ndarjen" e fese eshte arrijtur ki "lulezim".
    Nje gje ketu nuk kuptohet, del televizor me boja, ne perendim feja nuk eshte e ndare ne ndonje forme (KISHA si institut "politik" eshte asgjesuar), ajo eshte e reglementuar, dita e shtune dhe e diel jane akoma dite te lira, ditat festive jane akoma dite te lira, dhe edhe ne perendim po ndertohen kisha e tempuj fetare panderprere, mesohet feja ne shkolla publike, subvencionohen manastire, shkolla private, kopshte etj.....

    Citim Postuar m par nga semiku Lexo Postimin
    Shiqo,demokracija nuk eshte vetem te dalesh ne zgjedhje,por ne vete ka edhe liberalizmin (munde te kaloje ne ultraliberalizem qe juve dogmatikeve fetare ju cohen flokt perpjete nga tmerri),por ne rradhe te pare eshte e percjellur edhe me shoqerite sekulare/laike ku cdo njeriu i garantohet lirija e besimit te tij ...je i vetedijshem qe mu per kete aspekt TI je i barabarte me besimtaret katolik ne nje shtet si Austrija.Deshiron ta presh degen ne te cilen je ulur.
    Nese duam ta rregullojme shoqerine shqiptare sipas parimeve islame atehere Ligjet duhet te nxirren nga burimet islame (Kuran,hadith,ixhma,kijas...),ne nje rast te tille pushteti do ti takoje muslimaneve (me M te madhe) e jo shumices se qytetareve...Faliminderit per ate oferte,por Kushtetuta e dy shteteve shqiptare gjithmone do te bazohen mbi karten e te drejtave te njeriut,ndersa sherijati i shkel ato me te dyja kembet.
    Liria e besimit ne perendim garantohet faktikisht pas luftes se dyte boterore (lufterat e panderprera te perendimoreve deri ne ditet tona baze e kane natyrisht "pushtetin", por ai pushtet eshte arsyetuar pikerisht me motive fetare, pra, FEJA eshte perdore e sterperdore per interesse politike, nga kjo edhe rrezullton mllefi i larte qe u pa ne rev. francez karshi monarkise, njejte edhe ne rrusi, ku monarkia barazvleresohej me feene, ngase MBRETI ishte si papa i romes, nga vullneti i Zotit, se Zoti e donte ashtu, se paku ju behej njerezve mendja dhall, se ashtu eshte)....dhe nuk jane pak zerat qe duan panderprere ta kufizojne kete liri....pyeti edhe forumistet tane ketu, nder te paret, ish-muslimanet.

    Ne shoqerite islame nuk udheheq, nuk sundon, nuk dikton MUSLIMANI (me krejt shkronjat e medhaja)......apo ishte Pashko Vaza musliman ???....sa per ilustrim, edhe xhelatet e isis-it te krishtereve dhe cifuteve ju "garantojne" liri fetare.....kurse lirite "civile" sipas sheriatit nuk bejne dallim ndaj njerezve, qofte ne rrace, qofte ne gjini, qofte ne fee....qe te gjithe jane te barabarte !!!

    tung
    albanish by nature

  5. #35
    Revolucioni sht afr Maska e Nuh Musa
    Antarsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjen, austri
    Postime
    4,463

    Pr: Demokracia sht fe e shpifur‏

    Citim Postuar m par nga semiku Lexo Postimin
    Cka ka lidhje demokracija me pshtymen e plakut ?
    Demokracija te shqiptaret formalisht funksionon,mbahen zgjedhjet,pushteti ndryshon - kjo eshte esenca e demokracise qytetari te kete mundesi ta ndryshon pushtetmbjatesin cdo 4 vjet.Pse demokracija funksionon te Austrija jote,jo ore,jo askund nuk funksionon ne menyre ideale,i vetmi vend qe ju ofrohet demokracise se vertete eshte fqinji juaj Zvicrra ( me ato referendume ).
    Por kjo e gjitha eshte retorike e islamikeve,ne stilin : e shihni demonkracija nuk funksionon,ta fusim sherijatin dhe do te krijojme xhenetin ne toke...uuupppp
    Demokracia ne perendim funksionon ne krejt shtetet.....nuk funksionon ne republikat e bananeve qe i kemi ne TRE ne numer.....e natyrisht edhe te kojshite jo....
    Ne perendim funksionon, pasiqe fuqite shtetnore jane metevertet te PAMVARURA, dhe mbi te gjithe qendron si shpata e damoklit "gjykata kushtetuese".....

    Demokracia eshte nje PROCESS si krejt processet tjera te jetes, i cili per tu MESUAR, kerkon kohe.....islami ja filloj me demokraci, pikerisht periudha e halifeve te pare, "hulefai rashidine", njihet edhe si periudha IDEALE e islamit.....ne ate periudhe, halifet nuk i lidhte gjaku.....i lidhte vetem IDEALI....


    Citim Postuar m par nga semiku Lexo Postimin
    Shkruajta,e nuk fola.

    A vlen kjo edhe per Ramush Haradinaj dhe Kimete Berishen ?
    Ti ngaterrohesh ne nje varg te shkruar,e na porosite te mos i NGATETOJME konceptetet

    Athu ?
    Nga cili univerz paralel na vjen ti ?

    Folim pas 10 vjeteve.....
    Ndryshuar pr her t fundit nga Nuh Musa : 14-01-2016 m 10:29
    albanish by nature

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Antarsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Pr: Demokracia sht fe e shpifur‏

    Citim Postuar m par nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Nese feja eshte shpikje e njeriut, atehere si rrezulltat i nevojes per fee me effektin i cili e nxit evoluimin kulturore...
    Nese feja eshte hyjnore, atehere si udherefyes i evoluimit kulturore...
    Ne te dy rastet, feja eshte motori kryesore per kultivimin e ndersjelljes njerezore, i cili na dallon nga natyra e krijesave/gjallesave tjera biollogjike.
    Jemi dakor, se feja eshte arsyeja e pare, berthama, xixa, e cila e ka filluar rroten e kultures se njeriut ???....bukur pra.
    Natyrisht qe nuk pajtohem.Keto teza koheve te fundit i shperndan ai sociologu nga Shqiperija A.Fuga (btw edhe ai Hysamedin Ferraj qe e filloi si filozof dhe tani eshte dogmatizuar si nje fetar islamik...).Ky eshte nje pseudoargument i fetareve kur duan ta mbrojne besimin e vet (konkretisht monoteizmin) duke pretenduar qe besimi (keshtu kuptuar ne pergjithesi) sjell/formon kulturen (btw cka eshte kultura),sjell vlera etike,i fisnikeron marredheniet njerezore.Por, nuk na pergjigjen pse atehere edhe pabesimtaret i ndajne te njejta vlera ? ... kjo te hysh thell na con te morali/etika dhe eshte pyetje e vjeter.Siperfaqesisht thene as kultura,as morali nuk dalin nga besimi por nga ndjenjat e thella njerzore dhe atehere tendeciozet ja faturojne religjionit sepse jane shume ngushte emocionalisht te lidhur me traditen fetare.
    Ndersa sa i perket vete Monoteizmit (Islam,Krishterim,Judaizem),problemi qendron ne dogmatiken e tyre te pavertetueshme,nuk munde te vertetohet,ndersa mesim i tyre bazohet ne kete dogme,atehere na del qarte qe vete monoteizmi ne esence,nga vetvetja eshte jomoral/joetik.Eshte akt jomoral sepse kerkon per vete te mos rishikohet ndersa nga ata qe nuk e besojne dhe nuk e respektojne kete dogmatike i konsideron te pamoralshem...gjithcka duhet te rishikohet,rivleresohet (nuk ka tema qe nuk guxon te flasesh,nuk ka lopa te shenjta)sepse te rishikosh,rivleresosh eshte akti me i larte moral i njeriut,ndersa ne religjion kjo nuk ekziston,eshte e ndaluar (nuk me ke thene qe Ti si besimtare ke vetem argumentin e autoritetit e asgje tjeter,dhe kjo te mjafton).

    Religjionet kane bere (hajt ta cilesojme nje akt kriminal) - e kane uzurpuar moralin apsolut dhe e kane futur nen dogmat e tyre.Pra keqperdorim klasik.Rregulla baze qe "mos i ben dikujt ,ate qe nuk don teje te ta bejne " religjionet i kane shtuar derivatet qe munde te nxjerren nga kjo rregull,si "mos vrit","mos genje","respekto tjeterin" dhe mandej ja fusin ate te tyren : "Vetem neqoftese..." dhe te gjithen e fusin ne nje imperativ "Beso...","falu...","lutu...","Nuk ka tjeter perendi tjeter ..." se ne instancen e fundit mosrespektimi i ketij imperativi fals te diskriminon,madje edhe e humb koken.

    Nxjerri perfundimet edhe me "kulturen",se nuk me jipet te shkruaj gjate.
    Njerezit kane pershtypjen se njerezia e ka perjetuar nje kohe te ngjajshme si kjo bashkekohorja, ku FEJA ka qene e NDARE nga pushteti.....dhe kete ja referojne kohes antike, me sakte periudhes se sundimit romak, ku barazpeshuar me mesjeten e "eret" ajo kohe ka qene superiore, dhe tash, sot, i jemi kthyer te njejtes fryme, dhe edhe sot po "lulezojme" (se ndryshe vajhalli do te ishim prap si ne mesjete)....
    Shteti romak e ka pasur religjion kultin Romak,dhe dispozitat nese se respekton ate kult kane qene te ndeshkuar ne menyren me te ashper dhe te lidhura ngushte me shtetin.Apo nuk eshte religjion nese nuk ka folur Jezu Krishti,Muhamedi,Mojsije...Cka ka qene Pontifex Maximusi,nuk ka pasur nderpreje as gjate perandorise romake,as ne mesjete madje edhe sot egziston formalisht.Papa e ka pontifikatin apo jo ?
    njerezia nuk ka kaluar ne asnje kohe faza "ateiste"....
    Jo nuk ka kaluar,pervec Evropes se sotme qe eshte agnostiko-ateiste.Jemi duke e kaluar pra.Cdo njeri lind si ateist...tabula rase,indoktrinohet me besim nga rrethi.

    Edhe sot shumica e gjysmakave tone mendojne se ne perendim, si prototyp i shtetit ideal qe "lulezon", vetem me "ndarjen" e fese eshte arrijtur ki "lulezim".
    Quaj si te duash.Por kane te drejte,ndarja e shtetit me religjionin/fene eshte rezultat i implementimit te filozofise greke ne civilizmin perendimor,pra laicitet,sekularizim dhe kjo ndarje ka sjellur revulucion ne shkence,lirine e mendimit dhe te gjitha te mirat qe rrjedhin pastaj.
    Shiqo fenomeneta ne Evrope mbas ndarjes se religjionit nga shteti : revulucioni shkencor,revulucioni industrial,revulucioni ne informatike dhe tani jetojme ne nje epoke postmoderne....e sheh sa faza shoqerite muslimane ende nuk i kane kaluar dhe sipas teje edhe nuk duhet ti kalojne,edhe pretendon qe revulucioni eshte afer.Cili revulucion ?
    Nje gje ketu nuk kuptohet, del televizor me boja, ne perendim feja nuk eshte e ndare ne ndonje forme (KISHA si institut "politik" eshte asgjesuar), ajo eshte e reglementuar, dita e shtune dhe e diel jane akoma dite te lira, ditat festive jane akoma dite te lira, dhe edhe ne perendim po ndertohen kisha e tempuj fetare panderprere, mesohet feja ne shkolla publike, subvencionohen manastire, shkolla private, kopshte etj.....
    Ashtu pra,ate qe permend jane vetem forma,simbole qe ne Evrope e kane humbur permbajtjen thelbsore,nuk kane te bejne me ligjet qe sjell shteti.
    I ngaterron konceptet,shtete evropiane jane sekulare,laike - sekularizmi eshte rregullim shteteror ku Kisha eshte e ndare nga aparati shteterore,pushtetit,normave dhe Kishes ja kane treguar moti kohe vendin ku e ka.E njeta e pret edhe Islamin.
    Ne shoqerite islame nuk udheheq, nuk sundon, nuk dikton MUSLIMANI (me krejt shkronjat e medhaja)......apo ishte Pashko Vaza musliman ???...
    Hajde mos manipulo.Jo nje shoqeri muslimane por tregona ne nje shoqeri muslimane te rregulluar me sherijat kush udheheq,kush sundon...sa i perket Pashko Vases ai eshte vendosur si guvernator i Libanit per shkak te trysnise se nderkombetraeve qe Libanin duhet ta administroj nje Katolik shtetas i Perandorise Osmane.Pra,ka qene vendim politik i marre nen trysni,e jo vendim i bazuar mbi sherijatin.
    Ne administraten islame te rregulluar me sherijat nuk munde te perparosh si jomusliman,por duhesh te konvertohesh qe te marresh detyra me pergjegjesi.
    sa per ilustrim, edhe xhelatet e isis-it te krishtereve dhe cifuteve ju "garantojne" liri fetare....
    Cilet liri fetare ... njehere ju ofrohet konvertimi ne islam,nese refuzojne duhet te paguajne tatim te posacem ,e nese nuk paguajne duhet te shperngulen nga shteti sherijatik,e nese nuk shperngulen hapet sezoni i gjahut,vrisni...kjo eshte garantim i lirive fetare ?
    Vetem mbasi ta paguajne te krishteret dhe hebrejet tatimin vendosen nen mbrojtjen e shtetit sherijatik islamik,ndersa deri sa e refuzojne konevrtimin dhe pagesen e xhizjes ata munde te vriten,roberohen.Pra,me pagesen e ketij tatimi ata praktikisht e mbrojne jeten e tyre,te drjeten per te marre fryme.Ndersa me pagimin,nenshtrimin ndaj ketij shantazhi nuk fitojne te drejta as per se afermi sa muslimanet.
    Eshte perralle toleranca dhe garantimi i te drejtave te krishtereve dhe hebrejeve nen shtet sherijatik islamik,sepse e tere doktrina islame eshte e bere e tille qe e ka per detyre te krijoje besimatre per vete (lexo-musliman) nga te krishteret dhe hebrejet - pra ofrim i tolerances qe i sjell ne pozite qe nese deshiron te jesh i barabarte ne te gjitha sferat,Islami atehere vete te imponohet...
    ISISi drejt vepron ne keteo raste,thjesht nuk ka argument nga fikhu ne baze te se ciles munde te thuash qe ISISi vepron ne kundershtim me islamin.
    Mos ti permendim te drejta e pabesimtarve,...
    kurse lirite "civile" sipas sheriatit nuk bejne dallim ndaj njerezve, qofte ne rrace, qofte ne gjini, qofte ne fee....qe te gjithe jane te barabarte !!!
    Dhe kete e shkruan si qytetare vjenez,ne zemer te Evropes !
    E cka te shkruaj une,hajt lexo nje aktgjykim nga Gjykata evropiane per te drejtat e njeriut.Kshtu perkthim i lire nga une.

    "...Ligji i sherijatit eshte ne kundershtim me parimet themelore mbi te cilat jane bazuar shtetet demokratike perendimore.Sherijati paraqet opozite per shtetin,i cili i garanton te drejtat dhe lirite individuale te qytetarit.Do te shkelte parimin e mosdiskriminimit te lirise se individt qe ti gezoje lirite e tij...Sherijati eshte i bazuar ne dogmen fetare dhe ligjet jane te natyres religjioze.Parimet si pluralizmi ne poltike nuk kan vend,gjithashtu nuk mundeson evoluimin konstant te lirise se individit..."
    Rri qet dhe fol Shqip !

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Antarsuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Pr: Demokracia sht fe e shpifur‏

    Citim Postuar m par nga Nuh Musa Lexo Postimin
    Demokracia ne perendim funksionon ne krejt shtetet...
    Funksionon de,duke i mbrojtur interesat e kapitalit te madh.Kjo duhet te jete demokracia,po demos-dmth popull e jo ti mbrosh intereat e shtrese se kapitalisteve.
    Ne perendim funksionon, pasiqe fuqite shtetnore jane metevertet te PAMVARURA, dhe mbi te gjithe qendron si shpata e damoklit "gjykata kushtetuese".....
    Ashtu pra,parakusht per demokracine eshte ndarja e pushteteve - gjyqsori ne vete,parlamenti ne vete dhe Qeverija ne vete...ligjet qe sjell parlamenti i mbikqyr tjeter Gjykate qe edhe ajo eshte nje far arbitri,Kushtetusja....e tash ne modelin tend sherijatik,si do te funksiononte ndarja e pushteteve kur i gjithe pushteti eshte ne duar e Kalifit ?!
    Demokracia eshte nje PROCESS si krejt processet tjera te jetes, i cili per tu MESUAR, kerkon kohe...
    Natyrisht qe duhet kohe,por demokracija seshte tjeter gje pervec Procedure,respektim i rregullave qe kemi vendosur - une dhe ti luftojme per pushtet vendos tjetri (populli).
    ..islami ja filloj me demokraci, pikerisht periudha e halifeve te pare, "hulefai rashidine", njihet edhe si periudha IDEALE e islamit...
    Hamamin ja ka nisur me demokraci.Votoi populli qe te vendosen ligjet e Muhamedit,u votua Muhamedi nga populli arab.Vdiq Muhamedi dhe pasarrdhesi u zgjodh ne votime te pergjithshem dhe madje me vote te fshehte,apo u mblodhen 3-4 bashkepunetor me te aferte te Muhamedit dhe e zgjodhen njerin prej tyre.
    Nuk ka demokraci ne Islam,e as qe ka filluar me demokraci Islami por ka egzistuar Shure ( a si i thuhet).
    ..ne ate periudhe, halifet nuk i lidhte gjaku.....i lidhte vetem IDEALI....
    Nuk i lidhte gjaku...cka e kishte kalifin Alija Muhamedi,po te tjeret nuk ishin te martuar ndermjet veti.
    Ideal,po si me pas u masakruan ndermjet veti,e masakruan edhe familjen e Muhamedit.
    Folim pas 10 vjeteve.....
    Cka do te ndodh me 2026...
    Rri qet dhe fol Shqip !

  8. Anetart m posht kan falenderuar semiku pr postimin:

    jarigas (14-01-2016)

  9. #38
    Revolucioni sht afr Maska e Nuh Musa
    Antarsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjen, austri
    Postime
    4,463

    Pr: Demokracia sht fe e shpifur‏

    Citim Postuar m par nga semiku Lexo Postimin
    Funksionon de,duke i mbrojtur interesat e kapitalit te madh.Kjo duhet te jete demokracia,po demos-dmth popull e jo ti mbrosh intereat e shtrese se kapitalisteve.
    Ki nuk eshte kusht vetem i demokratise por i krejt sistemeve qeverisese......KAPITALI eshte kurrizi i krejt sistemeve qeverisese.....pa ekonomi, nuk ka rrend shtetnore, cfaredo sistemi te jete.....perandorite e ndryshme jane shkateruar ose duke falimentuar, ose duke ja marr rrangun ne ekonomi tjetri (keshtu ndodhi me perandorine osmane, ku perendimi me industrializimin thjeshte u be ekonomikisht ma i forte).....e ne sot bejme vrap per ne perendim, jo se ketu garantohen te drejtat e njeriut, por se ketu ka thjeshte per me e ngi barkun.....kjo puna e te drejtave, e ekonomise, e "kultures" e "civilizimit" etj. eshte sa per alibi....apo nuk iken shqiptaret edhe per ne "irak" e "afghanistan" me ekologung e tetoves ???....nje i njohur i imi iki per ne dubai, perderisa e pa atje se fitonte me pak se ne tetove....nje axhe ju mbush mendja para 10 vjeteve me ik per ne zelanden e re.....e keshtu me rradhe...

    Citim Postuar m par nga semiku Lexo Postimin
    Ashtu pra,parakusht per demokracine eshte ndarja e pushteteve - gjyqsori ne vete,parlamenti ne vete dhe Qeverija ne vete...ligjet qe sjell parlamenti i mbikqyr tjeter Gjykate qe edhe ajo eshte nje far arbitri,Kushtetusja....e tash ne modelin tend sherijatik,si do te funksiononte ndarja e pushteteve kur i gjithe pushteti eshte ne duar e Kalifit ?!
    Modeli im eshte demokracia parlamentare.......tollosum i imi eshte fuqia e mbledhur ne duart e nje individi....une jam edhe kunder demokracise presidenciale (si ne kohen e hulefai rashidineve, si ne amerike, si ne turqine e sulltan erdoganit)....

    Administrata osmane zyrtaret jo se i ndante mbi krejt territorin, por edhe mandatin nuk e kishin me te gjate se dy vjet....imagjino sa perparimtare ka qene ne relacion me qeverite bashkkohase !!!


    Citim Postuar m par nga semiku Lexo Postimin
    Natyrisht qe duhet kohe,por demokracija seshte tjeter gje pervec Procedure,respektim i rregullave qe kemi vendosur - une dhe ti luftojme per pushtet vendos tjetri (populli).
    Qeverisja eshte nje proces i "pafundshem".......me sfida te panderprera, si nje trup biollogjik i cili duhet ta perballoje veren, dimrin, ftohtin, ngrohtin, kohen e gripit, etj.....apo nuk keshillon Allahu se i "nderon" popujt ne sundim ???....sfida me e rrendesishme eshte se kush ja kalon kujt me "drejtesi", jo me potence dynjalleku, me numer, me territor, apo me medalje te arta ne lojerat olimpike....

    Citim Postuar m par nga semiku Lexo Postimin
    Hamamin ja ka nisur me demokraci.Votoi populli qe te vendosen ligjet e Muhamedit,u votua Muhamedi nga populli arab.Vdiq Muhamedi dhe pasarrdhesi u zgjodh ne votime te pergjithshem dhe madje me vote te fshehte,apo u mblodhen 3-4 bashkepunetor me te aferte te Muhamedit dhe e zgjodhen njerin prej tyre.
    Nuk ka demokraci ne Islam,e as qe ka filluar me demokraci Islami por ka egzistuar Shure ( a si i thuhet).
    Si filloj islami ???......Pejgamberi predikonte....."populli", ne fillim dy, tri njerez.....PAJTOHESHIN me ate qe Ai predikonte, dhe e ndiqnin....keshtu GRADUALISHT u formua islami nga NJE ne disa mije me vdekjen e pejgamberit...ishte POPULLI qe e solli islamin deri ne ditet tona, apo mendon se pejgamberi eshte akoma gjalle ???....demokrati me te kulluar ku ke ???

    Citim Postuar m par nga semiku Lexo Postimin
    Nuk i lidhte gjaku...cka e kishte kalifin Alija Muhamedi,po te tjeret nuk ishin te martuar ndermjet veti.
    Ideal,po si me pas u masakruan ndermjet veti,e masakruan edhe familjen e Muhamedit.
    Eshte ceshtje probabiliteti.....Aliu eshte thjeshte "rastesi" (ishte nder muslimanet e pare, jo se e kishte axhe pejgamberin, te gjakut e kishte edhe ebu xhehlin)......te kish qen rregull, as Abu Bakr, as Omeri, as Osmani nuk do te rrenditeshin para Aliut.....a nuk eshte pikerisht ki problemi i shiiteve ???....dhe njekohesisht deshmi per racionalitetin e islamit ???

    Citim Postuar m par nga semiku Lexo Postimin
    Cka do te ndodh me 2026...
    Ku ta dije une se cka do te ndodhe...une thash vetem se folim ne 2026, inshallah, si te jena gjalle....ndoshta atehere do te kesh mesuar me shume per islamin dhe do ti kesh disa gjera me te qarta se sot....

    tung
    albanish by nature

  10. #39
    Revolucioni sht afr Maska e Nuh Musa
    Antarsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjen, austri
    Postime
    4,463

    Pr: Demokracia sht fe e shpifur‏

    Citim Postuar m par nga semiku Lexo Postimin
    Natyrisht qe nuk pajtohem.Keto teza koheve te fundit i shperndan ai sociologu nga Shqiperija A.Fuga (btw edhe ai Hysamedin Ferraj qe e filloi si filozof dhe tani eshte dogmatizuar si nje fetar islamik...).Ky eshte nje pseudoargument i fetareve kur duan ta mbrojne besimin e vet (konkretisht monoteizmin) duke pretenduar qe besimi (keshtu kuptuar ne pergjithesi) sjell/formon kulturen (btw cka eshte kultura),sjell vlera etike,i fisnikeron marredheniet njerezore.Por, nuk na pergjigjen pse atehere edhe pabesimtaret i ndajne te njejta vlera ? ... kjo te hysh thell na con te morali/etika dhe eshte pyetje e vjeter.Siperfaqesisht thene as kultura,as morali nuk dalin nga besimi por nga ndjenjat e thella njerzore dhe atehere tendeciozet ja faturojne religjionit sepse ja...........................

    Duhet ta kuptosh, se sheriati vlen vetem per MUSLIMANET.....e jeteson dhe e varros MUSLIMANI....une nuk kam thane asnjehere se "qeverisja" islame eshte per jomuslimanet e verdha e vose....kam thane, dhe kjo eshte e vertete historike, se ne qeverisjte islame, si ne asnje qeverisje tjeter, jane trajtuar te drejtat e njerezve, cfaredo rrace, gjinie apo feje te ishin, ne shkallen me te larte te mundshme ne mbrojtje te dinjitetit, te jetes, te moralit dhe te etikes.....se brenda kohes ka patur padrejtesi, ka patur abuzime eshte evidente. Gjithe keto mendime qe i keni, jane prodhim i "popkultures" e cila eshte siperfaqesore. Pikerisht pra, gjykohet me stereotipizma, mbi vleresime subjektive. Fakt eshte se "ajetet" medinense (te cilat kane te bejne me sheriatin), jane nga nje periudhe, ku muslimanet ishin ne vetembrojtje nga mushriket e mekkes qe u erdhen edhe ne medine ti luftojne....si pasqyrim simbolik qendrojn pra ajetet e medines ne shenje "mbrojtje".....thash me larte, muslimani nuk e kthen dy here faqen....ki eshte kontektsi i vetem ne te cilin mund te interpretohen ajetet medinense qe kane te bejne me luften.....te permendet isisi dhe te lidhet me kete kontekst eshte thjeshte nonsens.....e kam thane disa here dhe po perseritem. Ne rajon ku vepron isisi ka shtete legjitime, dhe sipas sheriatit, vleresimet e situates sipas parimeve islame ju takon shteteve legjitime, e jo isisit......ketu nuk ka vend per spekulime, ceshtja eshte e qarte, vetemse nese doni te beni muhabet kafehanesh.

    Nje shtet ideal islame nuk do te ishte gje tjeter, vetemse nje konglomerat shtetesh te pamvarura, ku njerezit do te kishin jetuar sipas deshires te tyre ne pamvaresi te plote.....me kete, ne LIRI ABSOLUTE....ku terhjekja e njerezve ne ISLAM do te ndodhte nepermjet te shembullit......apo mendon edhe ti se islamin na kane imponuar, me taksa a ???

    Eshte ABZURDE te mendohet se sheriati vlen edhe per te krishterin (ose jomuslimanin) !!!.....kurse maredhenjet mjedis muslimaneve dhe te krishtereve ne ceshtje "civile" i rregullojne ligje te ndryshme te kohes.......aty ketu njeh historia e shkruar ndalesen e ndertimit te ndonje kishe, sic e njohim ne sot ndalesen e ndertimit te minareve ne zvicer, apo thirjen e ezanit ne publik.....

    Mendon se ne perendim jeton ne LIRI ???....perkufizoje lirine atehere, dhe do te shohim se SA I LIRE je ne perendim....me mare fryme, me ngran, me pi rehatshem nuk eshte LIRI....por meqenese njerezit kete e quajn LIRI, atehere duhet ta kemi te qarte, se nuk qenka bash normale me ngran, me pi, e me mar fryme....

    Citim Postuar m par nga semiku Lexo Postimin
    "...Ligji i sherijatit eshte ne kundershtim me parimet themelore mbi te cilat jane bazuar shtetet demokratike perendimore.Sherijati paraqet opozite per shtetin,i cili i garanton te drejtat dhe lirite individuale te qytetarit.Do te shkelte parimin e mosdiskriminimit te lirise se individt qe ti gezoje lirite e tij...Sherijati eshte i bazuar ne dogmen fetare dhe ligjet jane te natyres religjioze.Parimet si pluralizmi ne poltike nuk kan vend,gjithashtu nuk mundeson evoluimin konstant te lirise se individit..."
    Absolut irracionale dhe jokausale.....sheriati vlen VETEM PER MUSLIMANET, dhe jane muslimanet ato qe e kerkojne....mohimi i sheriatit ndaj muslimanit qe e kerkon quhet ndryshe LIRI ???...apo ???

    tung
    albanish by nature

  11. Anetart m posht kan falenderuar Nuh Musa pr postimin:

    Vinjol (18-01-2016)

  12. #40
    Revolucioni sht afr Maska e Nuh Musa
    Antarsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjen, austri
    Postime
    4,463

    Pr: Demokracia sht fe e shpifur‏

    Citim Postuar m par nga jarigas Lexo Postimin
    Historia esh.... duke diskutuar ne kete teme qe quhet "Demikracia eshte fe e shpifur"???!
    Cfare pergjigje ke per hapesin e temes??!
    Jarush, ne greqine e vjeter sofizmi ka qene zanat, dhe sofistet jane paguar me para per te bere propagande...
    Kane luajtur rolin e programeve propagandistike te televizioneve te sodit, kane shitur MALL te dikujt...

    Cka shet ti ?

    Per keto qe shkruan me larte nuk ke kapacitet intelektual. Zhvillimi i islamit dhe i krishterimit ne fillimet e tyre nuk mund te krahasohen ngase kane gjetur parakushte terresisht te ndryshme.....krishti u gjet ne nje sistem politik me krejt fuqite shtetnore, si judikative dhe ekzekutive, tejet funksionale, qe ne fakt edhe ja sollen fundin veprimtarise se tije, andaj edhe metoda e predikimit paqesore ishte rruga e vetme reale e tije.....njejte sie edhe situata e pejgamberit tone ne mekke....prandaj pejgamberi i jone u shperngul dhe filloj jetesimin e "idese" se tije nen kushte tejet te lira, ne medine...

    Se ti per rehatine tende shpirterote kerkon cdohere krahasimin e drejtperdrejte mes krishtit dhe pejgamberit per ti larguar dyshimet kur te shfaqen, eshte methode e jotja dhe natyrisht se nuk i hin kujt ne pune, por na lere neve rehat me kete lloj kontroverz, jollogjik, jokausal te te shqyrtuarit te gjerave....te kam thane se kur sherbehesh nga burime islame, nuk mund ato ti interpretosh ne konnotacione negative, ngase nuk jane kultivuar ne ate fryme, por ne te kunderten. Nese "plaka" e karaveneve ka qene legjitime per jomuslimanet, ajo ka qene legjitime edhe per muslimanet....nese jomuslimanet e kane pare te arsyeshme ti luftojne muslimanet, keto e kane pare te arsyeshne te mbrohen....etj..
    Muhamedi alejhiselam na meson, mos e rreh "asnjehere" shuplaken e pare, aman mos e tolero te te bjerin dy here.

    TI....je arsyeja, pse muslimanet jane ne kete gjendje....TI si musliman i lindur nuk ke dijt ta mbajsh amanetin e islamit.....per islamin jane muslimanet pergjegjes...

    Tungi
    albanish by nature

  13. Anetart m posht kan falenderuar Nuh Musa pr postimin:

    Vinjol (18-01-2016)

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund t hapni tema t reja.
  • Ju nuk mund t postoni n tema.
  • Ju nuk mund t bashkngjitni skedar.
  • Ju nuk mund t ndryshoni postimet tuaja.
  •