Postuar mė parė nga
Xhemis
Gjithashtu, kemi parashruar hadithin, tė cilin e transmeton Umejr b. El-Haniji, ky nga Xhunad b. Ebi Umejje, e ky nga Ubade b. Es-Samiti, se i Dėrguari i Allahut (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: Secili qė dėshmon se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut tė Vetėm, i Cili nuk ka shok, se Muhammedi ėshtė robi dhe i Dėrguari i Tij, se Isai ėshtė robi dhe i Dėrguari i Allahut dhe Fjala e Tij, tė cilėn ia ka frymėzuar Merjemes, dhe Fryma (Shpirti) nga Ai, se Xheneti ėshtė i vėrtetė dhe se Xhehenemi ėshtė i vėrtetė, Allahu do ta shpie nė Xhenet, nė pėrputhshmėri me veprat e tij. Kėtė hadith e shėnon edhe Buhariu edhe Muslimi, ndėrsa ky ėshtė citati i Buhariut.
Buhariu dhe Muslimi, gjithashtu, shėnojnė nga Shabiu, ky nga Ebu Burde, e ky nga Ebu Musai, se i Dėrguari i Allahut (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: Kur dikush e edukon mirė robėreshėn e vet dhe e mėson bukur, e pastaj e liron atė dhe e marton, ai ka shpėrblim tė dyfishtė. Kur ti besojė Isait, tė birit tė Merjemes, pastaj mė beson mua(Muhamedit a.s si profet), gjithashtu ka shpėrblim tė dyfishtė. Dhe, kur robi i frikėsohet Allahut, e njėkohėsisht ėshtė i dėgjueshėm ndaj zotėriut tė tij, edhe ai ka shpėrblim tė dyfishtė. Ky ėshtė citati i Buhariut.
Buhariu shėnon: Na ka treguar Ibrahim b. Musai, se ka dėgjuar nga Hishami, ky nga Mameri - dhe nga Mahmudi, ky nga Abdurrezaku, se ka rrėfyer qė ka dėgjuar nga Mameri, ky nga Ez-Zuhriu, ky nga Seid b. El-Musejjebi, e ky nga Ebu Hurejre, se I Dėrguari (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: Atė natė kur isha nė Isra, e takova Musain. Pastaj, ai thotė: Dhe e pėrshkroi atė: Ai ėshtė njeri, mendoj se ka thėnė flokėkaēurrel, sikur tė ishte nga fisi Shenue. I Dėrguari (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) thotė se e ka takuar edhe Isain(Jezusin), tė cilin e ka pėrshkruar kėshtu: Me shtat mesatar, fytyrėskuqur, sikur tė kishte dalė nga banjoja. E kam parė edhe Ibrahimin. Nga pasardhėsit e tij, unė mė sė shumti i pėrngjaj atij. Kėtė hadith e kemi cituar tanimė, nė rrėfimet mbi Ibrahimin dhe Musain.
Buhariu, mė tej, shėnon: Na ka treguar Muhammed b. Kethiri, se ka dėgjuar nga Israili, ky nga Uthman b. El-Mugire, ky nga Muxhahidi, e ky nga Ibni Umeri, se I Dėrguari (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: E kam parė Isain, Musain dhe Ibrahimin, Isai kishte lėkurėn tė kuqėrremtė, flokėt kaēurrel dhe supet tė gjera. Musai ishte zeshkan, i madh dhe i lartė, sikur tė ishte nga fisi Ez-Zutt. Kėtė hadith e shėnon vetėm Buhariu.
Na ka treguar Ibrahim b. Mundhiri, se ka dėgjuar nga Ebu Damre, ky nga Musa b. Ukbe, e ky nga Nafiu, se Abdullah b. Umeri ka thėnė: Njė ditė I Dėrguari (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) u fliste njerėzve pėr Mesih Ed-Dexhalin, me ērast tha: Allahu nuk ėshtė i verbėr, e Mesih Ed-Dexhali ėshtė i verbėr nė syrin e djathtė, sikur tė kishte njė kokėrr rrushi tė kalbur nė sy. Mbrėmė ėndėrrova Kaben ku pashė njė njeri zeshkan, tė bukur, ēfarė mund vetėm tė paramendohet. Krelat flokėsh kaēurrele i binin supeve, ndėrsa nga koka i pikonin djersėt. Pashė se si i mbante duart nė krahėt e dy njerėzve dhe bėnte tavaf rreth Kabes. Kush ėshtė ky?, pyeta, e mė thanė: Mesihu, i biri i Merjemes. Pastaj, pas tij pashė njė njeri me flokė tejet kaēurrelė, tė verbėr nė syrin e djathtė, prej njerėzve qė kam parė mė sė shumti i pėrngjante Ibni Kattanit dhe pyeta: Kush ėshtė ky? Mesih Ed-Dexhali, mu pėrgjigjėn.
Kėtė hadith e shėnon edhe Muslimi nga Musa b. Ukbe, ndėrsa Buhariu pėr tė thotė: Kėtė e transmeton edhe Abdullah b. Nafiu. Pastaj ai kėtė hadith e shėnon nga Ez-Zuhriu, e ky nga Salim b. Umeri.
Kėshtu I Dėrguari (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) i ka pėrshkruar dy Mesihėt: njėrin, i cili ėshtė nė rrugėn e drejtė(Isai), dhe tjetrin nė atė tė gabuar(Dexhallin), nė mėnyrė qė besimtarėt, kur tė zbresin ata, ta njohin dhe ta besojnė tė parin dhe tė kenė kujdes nga i dyti.
Buhariu, gjithashtu, shėnon: Na ka treguar Abdullah b. Ez-Zubejr el-Humejdi, se ka dėgjuar nga Sufjani, ky nga Ez-Zuhriu, ky nga Abdullah b. Abdullahu, se Ibni Abbasi ka dėgjuar nga Umeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) duke thėnė nga minberi: E kam dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), se ka thėnė: Mos mė ngrini gjer tek yjet duke mė lavdėruar, siē kanė bėrė tė krishterėt me Isain, tė birin e Merjemes. Unė jam robi i Allahut, andaj mė quani rob dhe i Dėrguari i Allahut!
Buhariu, gjithashtu, shėnon: Na ka treguar Ebul-Jemani, se ka dėgjuar nga Shuajbi, ky nga Ez-Zuhriu, e ky nga Ebu Seleme, se Ebu Hurejre ka thėnė: E kam dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) duke thėnė: Unė jam njeriu mė i afėrm me tė birin e Merjemes. Tė gjithė Pejgamberėt janė vėllezėr, vetėm qė nuk i ka lindur njė nėnė. Mes meje dhe atij nuk ka pasur Pejgamberė. Kėtė version e shėnon vetėm Buhariu.
Kėtė hadith e shėnon edhe Ibni Hibbani nė Sahihun e vet, por pėrmes El-Hafriut, ky nga Eth-Theuriu, ky nga Ebu Ez-Zinadi, ky nga Ebu Seleme, e ky nga Ebu Hurejre.
Duke e transmetuar kėtė hadith, Ahmedi thotė: Na ka treguar Vekiu: nga Sufjani, pėrkatėsisht Eth-Theuriu, ky nga Ebu Ez-Zinadi, e ky nga Arexhi, se Ebu Hurejre ka thėnė, se i Dėrguari i Allahut (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: Unė jam njeriu mė i afėrm me tė birin e Merjemes. Tė gjithė Pejgamberėt janė vėllezėr, vetėm qė nuk i ka lindur njė nėnė. Mes meje dhe atij nuk ka pasur Pejgamberė.
Ky sened ėshtė sahih dhe i plotėson kushtet e Buhariut dhe Muslimit, edhe pse ata nuk e shėnojnė nė version tė kėtillė.
Ahmedi, gjithashtu, shėnon njė hadith tė ngjashėm me kėtė, nga Abdurrezaku, ky nga Mameri, ky nga Hemmami, ky nga Ebu Hurejre, e ky nga I Dėrguari (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!). Edhe Ibni Hibbani shėnon njė hadith tė ngjashėm me kėtė pėrmes Abdurrezakut.
Imam Ahmedi shėnon: Na ka treguar Jahjai, se ka dėgjuar nga Ebu Arube, ky nga Katade, ky nga Abdurrahman b. Ademi, e ky nga Ebu Hurejre, se i Dėrguari i Allahut (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: Tė Dėrguarit janė vėllezėr, vetėm qė nuk i ka lindur njė nėnė. Feja e tyre ėshtė njė, ndėrsa nėnat i kanė tė ndryshme. Unė jam njeriu mė i afėrm me tė birin e Merjemes, ngase ndėrmjet meje dhe tij nuk ka pasur asnjė tė Dėrguar. Ai do tė zbresė, andaj njiheni atė kur ta shihni. Ai ėshtė njeri me shtat mesatar, me lekure te bukur si te bardhe me flokė tė lėmueshme, sikur ti pikonte uji nga koka edhe pse nuk ka dalė nga uji. Do ta thyejė kryqin, do ta vrasė derrin, do ta anulojė xhizjen dhe tė gjitha besimet do ti shfuqizojė, tė cilat nė kohėn e tij do tė dėshtojnė, pėrveē atyre tė sinqertėve. Nė kohėn e tij, Allahu do ta shkatėrrojė Mesih Ed-Dexhalin gėnjeshtarin. Nė Tokė do tė ketė aq siguri, saqė sė bashku do tė jenė devetė dhe luajt, tigrat dhe lopėt, ujqit dhe bagėtia, ndėrsa fėmijėt do tė luajnė me gjarpėrinj dhe askush askujt nuk do tia mendojė tė keqen. Do tė jetojė sa do tė dojė Allahu, pastaj do tė vdesė, ndėrsa muslimanėt do tia falin xhenazen dhe do ta varrosin.
Pastaj Ahmedi e shėnon kėtė hadith nga Affani, ky nga Hemmami, ky nga Katade, ky nga Abdurrahmani, e ky nga Ebu Hurejre, me atė qė nė tė qėndron: Do tė jetojė dyzet vjet, e pastaj do tė vdesė, ndėrsa muslimanėt do tia falin xhenazen.
Njė hadith tė ngjashėm e shėnon edhe Ebu Davudi, nga Hutbe b. Halidi, e ky nga Hemmam b. Jahjai, e kėshtu me radhė.
Hisham b. Urve transmeton nga robi i liruar i Ebu Hurejres, Salihut, e ky nga Ebu Hurejre, se i Dėrguari i Allahut (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė: Do tė jetojė nė Tokė dyzet vjet.
Zbritjen e tij para fundit tė botės, ne e kemi shpjeguar nė veprėn El-Melahim, e gjithashtu e kemi parashtruar edhe nė Tefsirin tonė, gjatė komentimit tė fjalėve tė tė Lartmadhėrishmit: Dhe, nuk ka asnjė ithtar tė librit, i cili, kur tė vdes, tė mos i besojė atij ashtu siē duhet besuar, e, nė Ditėn e gjykimit, ai do tė dėshmojė kundėr tyre! (Nisa, 159), dhe: Ai ėshtė parashenjė e Ditės sė Kiametit! (Zuhruf, 61)
Aty kemi thėnė se Isai do tė zbresė nė minaren e bardhė nė Damask, gjatė ikametit tė namazit tė sabahut, kurse imami do ti thotė: Kalo pėrpara dhe bėhu imami ynė, o shpirt prej Zotit, e ai do ti pėrgjigjet: Jo, Allahu ju ka nderuar juve me atė qė ti paraprini njėri-tjetrit.
Nė njė rivajet tjetėr qėndron se, Isai do ti thotė: Ikameti ėshtė kėnduar pėr ty, e do tė falet pas tij. Pastaj, sė bashku me muslimanėt do tė niset nė gjurmim pas Dexhalit(Antikrishtin), tė cilin do ta arrijė te Bab el-Ludda dhe do ta vrasė me dorėn e vet fisnike.
Gjithashtu kemi thėnė se nė pritje e sipėr e tėrė asaj qė ėshtė paralajmėruar mė parė, ėshtė shtuar shpresa atėherė kur nė pjesėn lindore tė Damaskut u ndėrtua minarja nga gurėt e bardhė. Kjo minare ėshtė ngritur nga mjetet e tė krishterėve, pasi qė atė para saj e patėn djegur sė bashku me ndėrtesat pėrreth, me ērast ajo ishte rrėzuar. Isai, i biri i Merjemes, do tė zbresė nė tė, do ta mbysė derrin, do ta thyejė kryqin dhe prej askujt nuk do tė pranojė fe tjetėr pėrveē Islamit.
Do tė niset nga vendi Er-Reuha qė ta kryejė haxhin ose umren, apo qė tė dyja. Do tė jetojė dyzet vjet, paskėtaj do tė vdesė dhe do tė varroset, sipas disave, nė dhomėn e I Dėrguarit, tek i Dėrguari i Allahut (paqja dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) dhe dy ashabėt e tij.
Krijoni Kontakt