Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Post Vlera e Leximit tė Librave

    Vlera e Leximit tė Librave

    Autor: Ibn ‘Abdul-Berr (Rahimullah)

    Burimi: “Xhami’ Bejan el-‘Ilm ue Fadlihi ”


    - 2414: Ebu ‘Abdullah Muhamed bin Isma’il el-Bukhari ėshtė pyetur:

    “Ēfarė e forcon kujtesėn?”

    Ai u pėrgjigj: “Shikimi i shpeshtė mbi libra.”

    - 2415: Ahmed bin Ebi ‘Imran ka thėnė:

    “Isha me Ebu Ejub Ahmed bin Muhamed bin Shuxhe’ i cili po rrinte nė shtėpinė e tij. Ai dėrgoi njė nga djemtė e tij tek Ebu ‘Abdilah bin el-A’rabi pėr ta ftuar. Djali u kthye duke thėnė: “I kėrkova atij dhe ai ma ktheu: “Unė jam me njė grup. Dhe kur tė mbaroj sė mėsuari nga ata, do tė jem aty.” Unė s’pashė as edhe njė njeri tė vetėm nė shtėpinė e tij. Por, ai kishte para vetes libra tė cilėt po i shqyrtonte. Ai shikonte pėr njėfarė kohe tek ky libėr dhe pastaj shikonte tek njė libėr tjetėr.”

    Pak kohė mė vonė, ai erdhi. Kėshtu, Ebu Ejubi i tha: “O Ebu ‘Abdilah! I Lartėsuar qoftė Allahu i Madhėruar! Ti ndenjte pas dhe na privove nga prania jote; biri im tha se ai nuk kishte parė asnjė njeri me ty dhe se ti the qė ishe me njė grup dhe se do tė vije menjėherė sa tė mbaroje sė mėsuari nga ata!”

    - Ibnul-A’rabi tha:

    “Ne kemi shokė tė cilėt ulen me ne dhe nuk na shqetėsojnė, besnikė qė mund t’u zėsh besė kur janė tė pranishėm ose kur mungojnė. Ata na bėjnė dobi me dijen e tyre rreth ngjarjeve tė shkuara; dhe menēuri, sjellje dhe mendime qė janė tė kulluara; Pa patur frikė pėr konflikte apo shoqėri tė keqe, dhe nga gjuha dhe dora e tyre nuk ke asfarė frike; Kėshtu, nėse thua se ata janė tė vdekur! Ti po rrenė, dhe nėse thua se ata janė tė gjallė, tė vėrtetėn e ke pranė...”1

    - 2416: I thanė Ebil-‘Abbas Ahmed bin Jahja (Tha’leb):

    “Njerėzit e ndiejnė shumė mungesėn tėnde. Sikur ta lije shtėpinė pėr pak dhe tė dilje tek njerėzit qė ata tė mund tė pėrfitojnė nga ty dhe t’i t’u bėsh dobi atyre.” Ai ndenjti i heshtur gati njė orė dhe tha: “Sikur tė shoqėronim mbretėrit, ata do tė silleshin me ne plot mendjemadhėsi, dhe do t’i shkelnin me kėmbė tė drejtat e atyre qė po i mbajnė nė shoqėri. Ose sikur tregėtarėt t’i shoqėronim, ne do tė ishim pikėlluar, dhe veē para do tė numėronim. Kėshtu, qėndruam nė shtėpitė tona duke nxjerrė dije, dhe duke mbushur me tė stomaqet e kėtyre faqeve.”

    - 2419: Nga ajo ēfarė ėshtė mbajtur mend nė tė kaluarėn:

    “Ēfarė ligjėruesi dhe ēfarė shoku i mirė qė ėshtė libri! Mund ta izolosh veten me tė nėse shokėt tė mbysin nė mėrzi; Ai nuk t’i nxjerr sekretet dhe nuk ka mendjemadhėsi, dhe prej tij mund tė fitosh urtėsi dhe mirėsi...”

    - 2420: Ahmed bin Muhamed bin Ahmed recitoi:

    “Gjėja mė e ėmbėl pas devotshmėrisė qė njė i ri mund tė dojė, ėshtė dija e zubukuruar pėr tė qė ai ta kėrkojė. Dhe pėr ēdo kėrkues ka njė kėnaqėsi tė cilėn ai e dėshiron, kurse kėnaqėsia e dijetarit tek librat e tij qėndron.”

    - 2421: Ai mė kėrkoi qė t’i bashkangjisja as qė tha mė parė kėtė qė vijon dhe e bėra menjėherė nė praninė e tij: “Libri ia heq lexuesit merakun, dhe kur ai lexon, lodhja e tij sakaq shkon. Ēfarė shoku i mirė ėshtė ai nėse me tė izolohesh, E s’ke frikė nga ai mos nė kurthe a probleme tė biesh.”

    - 2424: Ebu ‘Amr bin el-‘Ala’ ka thėnė:

    “Nuk ka ndodhur asnjėherė qė tė kem hyrė tek ndonjė njeri apo tė kaloj pranė derės sė tij – duke e parė atė me njė libėr nė dorė ndėrsa shoku i tij rri kot – pėrveē se kam gjykuar se ai ėshtė mė i menēuri.”

    - 2425: ‘Abdullah bin ‘Abdul-‘Aziz bin ‘Umer bin ‘Abdul-‘Aziz ka thėnė:

    “Kurrė nuk kam parė ndonjėherė kėshillues mė tė mirė sesa varri, apo ndonjė gjė tjetėr qė tė jep mė shumė kėnaqėsi sesa libri, apo ndonjė gjė mė tė sigurtė sesa mospatja shoqėri.”

    - 2426: el-Hasen el-Lu’lu’i ka thėnė:

    “Dyzetė vjet kanė kaluar nga jeta ime nė tė cilėn kurrė nuk jam zgjuar apo tė kem rėnė nė gjumė e tė mos kem patur njė libėr qė rrinte mbi kraharorin tim.”

    1 - Shp: Ai nuk gėnjeu sepse e kishte fjalėn pėr librat qė ishin miqtė e tij dhe kėto janė fjalė metaforike (me’arid) qė nuk konsiderohen si gėnjeshtėr, sikurse ėshtė transmetuar saktėsisht nga ‘Imran bin Husejni, ‘Umer bin el-Khattab dhe Ibn ‘Abbasi (radij-Allahu ‘anhum).

  2. #2

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-09-2015
    Postime
    21

    Pėr: Vlera e Leximit tė Librave

    Shume e drejte libri te fal qetesi dhe dije, eshte miku me i mire i cdo njeriu. Pergezime per temen.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Pėr: Vlera e Leximit tė Librave

    Kur'ani nuk ka qene i shkruar dhe si nje dije e fshehte e Zotit, e perjetshme, tregon per origjinen e shkrimit qe eshte intriguese. Origjine nga engjejt e zinj, te mallkuarit ne fshehtesi te Tij, apo armiqte qe duan ta vrasin. Ata jane Gjermanet e qiejve, naziste shpirtrash dhe kriminele te ligjshem pothuaj ushtarake apo gjoja mbrojtes. Pra edhe pse shkrimi nuk ka origjine djajsh prapeseprape eshte i rrezikshem dhe nje gjuhe e tipit mors me vlera negative dhe me ngjyra depresuese ne art.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •